Tag: manchester

  • “Nuk isha më i lumtur, doja të largohesha që një vit më parë nga Manchester City”

    “Nuk isha më i lumtur, doja të largohesha që një vit më parë nga Manchester City”

    13 Nëntor 2025

    8:29

    Telesport

    “Doja të largohesha që vjet, para sezonit tim të fundit, por nuk ishte e mundur.” Kështu e filloi rrëfimin e tij Ederson, në lidhje me dëshirën e tij për t’u larguar nga Manchester City dhe për t’i thënë lamtumirë trajnerit Pep Guardiola dhe shokëve të tij të ekipit edhe më herët se këtë verë.
    Portieri 32-vjeçar brazilian u ble nga Fenerbahce për 11 milionë euro. Lojtari kishte dashur të largohej nga stadiumi “Etihad” dhe arsyeja shpjegohet lehtësisht. “Kjo ndikoi pak në vitin tim të fundit, gjatë të cilit pata edhe disa lëndime. Kisha folur tashmë me familjen time për mundësinë e largimit nga City, sepse kisha nevojë për një ndryshim“, tha Ederson.
    “Nuk ka kuptim të luash në një klub të madh nëse nuk je i lumtur. Nëse do të kisha qëndruar edhe këtë vit do të kisha ndjerë të njëjtën gjë,” pranoi Ederson. Kjo pavarësisht përpjekjeve të përsëritura të Guardiola për ta bindur atë të qëndronte.
    Tani Ederson po e shijon veten te Fenerbahce: “Jam i lumtur që kam një sfidë të re që më jep energji dhe një ndjenjë pozitive“, tha portieri 32-vjeçar, që shtoi: “Është sikur mund të marr frymë përsëri në futboll. Të luash para tifozëve turq është e pabesueshme“.

  • Po shkëlqen në fushë, Manchester City gati t’i shtyjë kontratën deri në vitin 2030 yllit të skuadrës

    Po shkëlqen në fushë, Manchester City gati t’i shtyjë kontratën deri në vitin 2030 yllit të skuadrës

    11 Nëntor 2025

    10:14

    Telesport

    Manchester City nuk ka ndërmend ta humbasë yllin e skuadrës Phil Foden. Sipas thashethemeve, klubi i “citizens” është gati të sigurojnë kontratën e mesfushorit anglez deri në vitin 2030, duke ia zgjatur kontratën aktuale me tre vjet.
    Foden ka bërë 333 paraqitje zyrtare për City, duke shënuar 104 gola dhe duke dhënë 64 asiste. Pas disa sezonesh në hije, këtë vit ai ka shpërthyer sërish, duke qenë protagonist me skuadrën e trajnerit Pep Guardiola.
    Phil Foden është një nga shtyllat e skuadrës angleze, që pas një sezoni zhgënjyes është rikthyer protagonist. Për pasojë, klubi është gati të bëjë gjithçka për 25-vjeçarin, duke i ofruar edhe një rrogë më të mirë.

  • Amorim konfirmon: Kemi shumë dëmtime, pres përforcime në merkaton e janarit

    Amorim konfirmon: Kemi shumë dëmtime, pres përforcime në merkaton e janarit

    Tjetër ndalesë në Premier League për Manchester United, që barazoi 2-2 ndaj Tottenham, në një ndeshje me shumë përmbysje. “Djajtë e kuq” shpërdoruan avantazhin fillestar, kur u përmbysën nga Spurs në pak minuta dhe më pas arritën të barazojnë në shtesë.
    Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, diskutoi hapur mundësinë e nënshkrimit të një sulmuesi të ri në janar. Ndeshja kundër Tottenham u ndikua edhe nga dëmtimet e Benjamin Šesko, Harry Maguire dhe Casemiro, me sulmuesin slloven që la fushën me një dëmtim në gju.
    Portugezi konfirmoi qëllimin e tij për të forcuar skuadrën gjatë merkatos së dimrit, veçanërisht duke marrë parasysh largimet e Bryan Mbeumo, Amad Diallo dhe Noussair Mazraoui për Kupën e Kombeve të Afrikës: “Duhet të monitorojmë gjithçka, të shohim se çfarë i ndodhi Šesko”.
    “Sigurisht, do të kemi një problem me Kupën e Kombeve të Afrikës, por e dinim tashmë këtë. Do ta shohim, kur të hapet afati kalimtar, nëse mund ta përmirësojmë skuadrën dhe të rregullojmë disa gjëra“, deklaroi Amorim, që mund të mbajë Joshua Zirkzee nëse do të gjendet pa sulmues.

  • Liverpool katastrofë, gola dhe spektakël nga Manchester City. Guardiola i jep “leksione” Slot (video)

    Liverpool katastrofë, gola dhe spektakël nga Manchester City. Guardiola i jep “leksione” Slot (video)

    Manchester City ka fituar 3-0 ndaj Liverpool-it në sfidën e luajtur në “Etihad”, e vlefshme për javën e 11-të në Premier League.
    “Qytetarët” e filluan vrullshëm takimin dhe kishin shansin e artë për të kaluar në avantazh që në minutën e 11-të, por Erling Haaland gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Goditja e norvegjezit u ndal në mënyrë fantastike nga Mamardashvili, i cili e shkaktoi vetë pas një fualli në zonë ndaj Jeremy Doku.
    Haaland korrigjon gabimin pak minuta më pas, ku gjen golin me kokë pas krosimit të Matheus Nunes. Norvegjezi kërcen mbi Konate dhe shkund rrjetën.
    Në minutën e 38-të, Van Dijk gjeti golin me kokë pas krosimit të Mohamed Salah nga këndi, por goli u anullua për pozicion jashtë loje të Andy Roberteson.
    Në minutat shtesë, City dyfishoi shifrat me golin e Nico. Mesfushori shënoi me një goditje të bukur nga distanca. Pjesa e parë, City 2-0 Liverpool.
    Në minutën e 63-të, ishte Jeremy Doku që shënoi një gol spektakolar, me një goditje fantastike, duke mposhtur për herë të tretë Mamardashvili.
    Rezultati final, Man. City 3-0 Liverpool. Pas kësaj fitoreje, City ngjitet në vendin e dytë me 22 pikë, 4 pikë më pak se Arsenal i vendit të parë. Liverpool gjendet në vendin e tetë me 18 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • SUPERSFIDA E FUNDJAVËS! MAN. CITY-LIVERPOOL, formacionet zyrtare. Guardiola dhe Slot nuk lënë vend për surpriza

    SUPERSFIDA E FUNDJAVËS! MAN. CITY-LIVERPOOL, formacionet zyrtare. Guardiola dhe Slot nuk lënë vend për surpriza

    Janë publikuar formacionet zyrtare të supersfidës Manchester City-Liverpool, e vlefshme për javën e 11-të në Premier League. Një sfidë ku rëndësi ka vetëm fitorja. Man. City momentalisht renditet në vendin e tretë me 19 pikë dhe do të kërkojë fitoren sot, për të marrë vendin e dytë dhe për të ribalizuar Arsenalin.
    Në anën tjetër, Liverpool vjen pas një periudhe shumë të vështirë, me disa humbje rresht, por me dy fitore në dy ndeshjet e fundit, njëra prej tyre në mësajvë në Champions League ndaj Real Madridit. Aktualisht, të kuqtë renditen në vendin e 6-të me 18 pikë.
    MANCHESTER CITY XI: Donnarumma; Nunes, Dias, Gvardiol, O’Reilly; Nico, Bernardo Silva, Foden; Cherki, Haaland, Doku.
    LIVERPOOL XI: Mamardashvili; Bradley, Konate, Van Dijk, Robertson; Gravenberch, Szoboszlai, Mac Allister; Wirtz, Ekitike, Salah.

  • Ndeshje e çmendur, fund dramatik mes Tottenham dhe Manchester United

    Ndeshje e çmendur, fund dramatik mes Tottenham dhe Manchester United

    8 Nëntor 2025

    15:30

    Alfred Lleshi

    Ka përfunduar me përmbysje spektakolare, sa nga njëra anë në tjetrën, ndeshja shumë e luftuar e Premier League mes Tottenham dhe Manchester United 2-2. “Djajtë e Kuq” e mbyllën pjesën e parë me avantazhin 1-0, falë golit të shënuar nga Bryan Mbeumo, por vendësit ia dolën të shënojnë dy herë në pjesën e dytë, me Mathys Tel dhe Richarlison.
    Epërsia 2-1 ishte në fuqi deri në minutën e parë të kohës shtesë, por në fund fare, në minutën e 6-të shtesë, miqtë nga Manchesteri barazuan me De Ligt. Të dyja skuadrat ndajnë mes tyre nga një pikë tepër të luftuar. Duhet përmendur fakti se Mbeumo po kalon një formë të jashtëzakonshme; me 4 gola në 4 ndeshjet e fundit, fitues i çmimeve “Premier League Player of the Month” dhe “Manchester United Player of the Month”.
    Skuadra e Ruben Amorim ishte deri diku e pafat, sepse Harry Maguire u detyrua të largohej nga fusha pas një lëndimi në “hamstring”, ndërsa Van de Ven shpëtoi “Spurs” me një pritje të jashtëzakonshme ndaj Sesko. Ky i fundit u dëmtua po ashtu afër fundit të ndeshjes dhe e la skuadrën e tij me 10 lojtarë, pasi i kishte kryer të gjitha zëvendësimet e mundshme.
     KLIKO linkun për të parë 4 golat e ndeshjes dramatike.

  • Ndaj Manchester City, sfidë vendimtare për titullin? Slot: Renditja nuk është prioriteti ynë i vetëm tani

    Ndaj Manchester City, sfidë vendimtare për titullin? Slot: Renditja nuk është prioriteti ynë i vetëm tani

    8 Nëntor 2025

    13:08

    Alfred Lleshi

    Arne Slot, trajner i Liverpool-it, komentoi në konferencën për shtyp ndeshjen e së nesërmes ndaj Manchester City: “Është një kundërshtar i veçantë. Të luash atje, jashtë fushe, është një nga sfidat më të vështira të sezonit, edhe pse është po aq e vështirë të luash kundër Brentford apo Crystal Palace në transfertë”.
    Mbi rëndësinë e ndeshjes në garën për titull: “Fokusohem te vetja, qëllimi kryesor tani është të jemi konstantë. Humbëm disa ndeshje më shumë se zakonisht, tani kemi fituar dy. Duhet të përmirësohemi, të rikthejmë formën e lojtarëve dhe pastaj të shohim ku na çon kjo rrugë. Renditja nuk është prioriteti ynë i vetëm tani”.
    Slot foli edhe për performancën në Champions ndaj Real Madridit: “E kemi arritur atë nivel edhe në ndeshje të tjera. E dinim se mund ta bënim; nuk ishte befasi si përfunduan të dyja ndeshjet”.

  • Yoro mbron zgjedhjen e tij për Man United: “Nuk kam keqardhje që nuk shkova te Real Madrid”

    Yoro mbron zgjedhjen e tij për Man United: “Nuk kam keqardhje që nuk shkova te Real Madrid”

    Leny Yoro vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Mbrojtësi francez i lindur në vitin 2005 zgjodhi t’i bashkohej Manchester United në verën e vitit 2024, duke nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me kartonin e paguar nga Djajte gati 62 milionë euro. Ky vendim ka ngjallur debate, veçanërisht pasi Real Madridi ishte konsideruar prej kohësh si favoriti për të siguruar francezin e talentuar.
    Një vit më vonë, duke u rikthyer në formacionin titullar pas një demtimi në këmbë që ia kishte ngadalësuar fillimin e sezonit, Yoro riafirmoi me forcë mençurinë e vendimit të tij. “Nuk kam pasur kurrë ndonjë keqardhje. E di që Manchester United mund të kalojë nëpër kohë të vështira, por ata mbeten një klub i madh”, i tha ai Telegraph.
    “Në vitin tim të parë, nuk prisja të përfundoja i 15-ti, por kjo është pjesë e udhëtimit. Nuk ishte vetëm Madridi apo Manchesteri: kaq shumë klube më donin. Unë zgjodha United dhe jam i lumtur me vendimin tim.”
    Fjalë që i mbyllin derën – të paktën për tani – çdo nostalgjie të mundshme për Juventusin. Yoro thekson besimin e tij në projekt dhe mbështetjen që ka marrë: “Kam drejtorin, trajnerin dhe shokët e mi të ekipit pas meje: të gjithë më shtyjnë çdo ditë.”
    Real Madridi, i cili e konsideronte atë një lojtar kyç për mbrojtjen e tyre, pa francezin e ri të merrte një rrugë tjetër. United, megjithatë, po mbështetet tek ai për të ndërtuar mbrojtjen e tyre për vitet e ardhshme.

  • Asnjë ndeshje si titullar me Manchester United, mesfushori anglez pranë transferimit te Napoli në janar

    Asnjë ndeshje si titullar me Manchester United, mesfushori anglez pranë transferimit te Napoli në janar

    Kampionët e Serie A, Napoli, po përgatiten për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester United, Kobbie Mainoo, në merkaton e janarit. Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja “The Sun”.
    20-vjeçari nuk është pjesë e planeve të trajnerit Ruben Amorim, pasi ende nuk ka luajtur si titullar në Premier League këtë sezon për United.
    Muajin e kaluar, Amorim pranoi se në janar, disa lojtarë mund të kërkojnë të largohen nga “Old Trafford”, në një përpjekje për të siguruar një vend në skuadrat përkatëse të Kupës së Botës për vendet e tyre.
    Mainoo, i cili luajti si titullar për Anglinë në finalen e Kampionatit Evropian 2024, ende nuk është grumbulluar nën drejtimin e trajnerit të ri të Anglisë, Thomas Tuchel, për shkak të mungesës së kohës së lojës.
    Nëse Mainoo siguron një transferim në Napoli, ai do të ndjekë lojtarë si Scott McTominay dhe lojtarin e huazuar Rasmus Hojlund, të cilët kanë arritur të ringjallin karrierën e tyre me transferime në Itali.
    Mesfushori, i rritur në i akademinë e United ka një kontratë aktuale që zgjat deri në vitin 2027 qëndrimin e tij në Old Trafford. Megjithatë, klubi ka mundësinë e rinovimit edhe të një viti tjetër.

  • Heroi i Manchester City: Mëson shumë kur kalon një periudhë të vështirë, ekipi ka ndryshuar totalisht

    Heroi i Manchester City: Mëson shumë kur kalon një periudhë të vështirë, ekipi ka ndryshuar totalisht

    Manchester City fitoi 4-1 ndaj Borussia Dortmund në raundin e katërt të Champions League dhe protagonist për “qytetarët” ishte mesfushori Phil Foden, autor i dy golave. Duket se është rikthyer lojtari i disa sezoneve më parë, kur shpallej më i miri në Premier League.
    “Është më e lehtë të jesh në krye, por nëse nuk je duhet të gjesh mënyra të ndryshme për të fituar. Sidomos këtë vit. Tani struktura mbrojtëse është shumë më e mirë. Vitin e kaluar, do të kishim pësuar shumë më tepër gola në një ndeshje të tillë ndaj Borussia”, tha Foden.
    Më tej, mesfushori anglez tha: “Kur gjërat nuk shkojnë mirë, ne qëndrojmë të bashkuar dhe e shohim ndeshjen tani. Këtë vit, ne jemi pak më të drejtpërdrejtë. Nuk duam që skuadra tjetër të ketë posedimin e topit, por është Liga e Kampionëve dhe përballë kemi vetëm skuadra cilësore”.
    “Gjithçka ka të bëjë vetëm me qëndrimin e bashkuar dhe zgjedhjen e kohërave të duhura për të sulmuar. Mëson shumë kur kalon nëpër një periudhë të vështirë. Tani flasim se si mund të rikthehemi në rrugën e duhur. Kemi afruar edhe lojtarë të shkëlqyer në skuadër, të cilët kanë fituar një uri dhe bashkim të vërtetë”, shtoi Foden.
    “Këtë sezon, po shohim pamje të ekipit që ishim dikur. Viti i kaluar ishte i vështirë, jo vetëm për veten time, por për të gjithë. Ka një bashkim të ri këtë sezon dhe kjo po na ndihmon të arrijmë këto rezultate”, deklaroi Foden, njeriu i ndeshjes.