Tag: manchester

  • Fitore me përmbysje! Manchester United feston me golat e Zirkzee dhe Mason Mount

    Fitore me përmbysje! Manchester United feston me golat e Zirkzee dhe Mason Mount

    30 Nëntor 2025

    15:32

    Telesport

    Manchester United sot pasdite fitoi 1-2 me përmbysje në transfertën delikate të Crystal Palace.
    Skuadra vendase fillimisht dha sinjale se mund ta fitonte ndeshjen. Crystal Palace luajti disi më mirë në pjesën e parë dhe mori avantazhin.
    Në minutën e 36-të. Jean Mateta shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Pas këtij momenti, vendasit u mbyllën kryesisht në gjysmëfushën e tyre.
    Pjesa e dytë ishte dominuese nga Djajtë e Kuq. Ata qarkulluan topin më shpejt dhe zhbllokuan lojën fiks kur u duhej për pikët.  Në minutën e 54-të, Joshua Zirkzee shënoi golin e barazimit pas asistimit të Bruno Fernandes. Gol fantastik nga holandezi!
    9 minuta më vonë, Bruno Fernandes asistoi sërish, kësaj radhe te Mason Mount, i cili dha fitoren skuadres mike në një betejë të vështirë. Me këtë fitore, United shkon në vendin e gjashtë në tabelën e Premier League, me 21 pikë.

  • VIDEO/ 5 gola në Manchester, Foden nderon Cityn

    VIDEO/ 5 gola në Manchester, Foden nderon Cityn

    Pas humbjes ndaj Neëcastle, Manchester City kthehet te suksesi në Premier League. Ekipi i Guardiolës kaloi pengesën e Leeds, me sfidën që e fitoi me rezultatin 3-2. U mendua se gjërat do të ishin të thjeshta pas golave të Foden dhe Gvardiol, por nuk ndodhi kështu.
    Mysafirët nuk u dorëzuan dhe vendosën ekuilibrat me Calvert-Lewin dhe Nmecha. Foden u shndërrua në heroin e Cityt, duke i dhuruar fitoren me një gol në fund.

     

  • Bernardo Silva: Kam fituar gjithçka me Manchester City, tani ëndërroj Botërorin

    Bernardo Silva: Kam fituar gjithçka me Manchester City, tani ëndërroj Botërorin

    26 Nëntor 2025

    11:01

    Alfred Lleshi

    Për Bernardo Silva, që ka fituar pothuajse gjithçka me Manchester City, duket se sezoni 2025/26 mund të jetë i fundit me klubin anglez: “Gjithmonë kam ëndërruar të fitoj tituj, por nuk do ta imagjinoja të fitoja 6 Premier League në 8 vite. Futbolli më ka dhënë më shumë se ç’mund ta imagjinoja, por nuk përfundon këtu. Kam ambicie të mëdha dhe dua të vazhdoj në nivelet më të larta”.
    Mesazhi i tij është gjithashtu për kombëtaren portugeze: “Kemi një objektiv të qartë dhe do të luftojmë për të. Pa bërë plane afatgjata, jam i fokusuar te sezoni i fundit te Manchester City. Dua ta përfundoj sa më mirë, të përpiqem të fitoj sërish dhe pastaj të bëhem kampion bote me kombëtaren, ëndrra e çdo portugezi”.
    Që nga ardhja te City, Silva është bërë një element kyç, jo vetëm për golat dhe asistet, por edhe lidershipin e ndikimin në momentet vendimtare. Ai përgatitet ta mbyllë kapitullin anglez duke synuar kurorën më të madhe botërore.

  • VIDEO/ Chelsea udhëheq ndaj Barcelonës në Champions, surprizohen Juve dhe City

    VIDEO/ Chelsea udhëheq ndaj Barcelonës në Champions, surprizohen Juve dhe City

    Pjesët e para të ndeshjeve në Champions dhuruan emocione të mëdha. Chelsea po fiton 1-0 ndaj Barcelonës, falë një autogoli të Kounde.
    Në Norvegji, Juventus po pëson disfatë 1-0 ndaj Bodo/Glimt. Nuk ka gol në ndeshjet Napoli-Qarabag dhe Slavia Prague-Bilbao. Ndërkaq, Manchester City po mundet 0-1 në Manchester nga Leverkusen.

    Rezultatet pas 45 minutash: 
    Bodo/Glimt – Juventus 1- 0
     

     
    Chelsea- Barcelona 1- 0
     

     
    Dortmund – Villarreal 1 – 0
    Manchester City – Bayer Leverkusen 0 – 1
    Marseille  – Newcastle 0- 1
    Napoli – Qarabag 0- 0
    Slavia Prague – Ath Bilbao 0- 0
     

  • Manchester United me mungesa ndaj Everton, trajneri Amorim: Mentaliteti ynë duhet të jetë fitorja

    Manchester United me mungesa ndaj Everton, trajneri Amorim: Mentaliteti ynë duhet të jetë fitorja

    24 Nëntor 2025

    12:12

    Telesport

    Java e 12-tgë e Premier League do të mbyllet sonte me ndeshjen mes Manchester United dhe Everton. Një përballje delikate për “djajtë e kuq”, që do të jenë pa 2 lojtarë kryesorë: Benjamin Sesko dhe Harry Maguire.
    Në dyshim edhe Kobbie Mainoo, por ai mund të jetë në stol. “Ai do të qëndrojë disa javë jashtë. Nuk e di sa gjatë,” tha Ruben Amorim për Sesko. “Dëmtimi i tij nuk është aq serioz, por duhet të jemi të kujdesshëm”, shtoi trajneri portugez.
    Më tej, trajneri i ”djajve të kuq” foli për gjendjen e mbrojtësit Harry Maguire: “Harry nuk është gati, ndërsa Kobbie Mainoo nuk u stërvit të shtunën. Do ta shohim. Më vjen keq, pasi janë lojtarë të rëndësishëm për skuadrën tonë”.
    “Me mungesa apo jo, tani kemi një ndeshje tjetër përpara që duhet ta fitojmë. Kjo është alternativa e vetme për të qenë mes ekipeve më të mira. Duhet reagim i mirë që në fillim, pasi ky do të jetë mentaliteti që na dërgon te suksesi”, tha Amorim.

  • 3-vjeçari mahnit mjekët pas terapisë së parë gjenetike në botë për sindromën vdekjeprurëse

    3-vjeçari mahnit mjekët pas terapisë së parë gjenetike në botë për sindromën vdekjeprurëse

    Një djalë trevjeçar nga SHBA ka habitur mjekët në Britaninë e Madhe me përmirësimin e jashtëzakonshëm që ka treguar pas marrjes së terapisë së parë gjenetike të këtij lloji në botë për sindromën e rrallë ‘Hunter’. 

    Oliver Chu, që vuan nga një sëmundje e trashëguar që dëmton progresivisht trupin dhe trurin, nuk ishte në gjendje të prodhonte një enzimë jetike për organizmin. Forma e rëndë e sëmundjes shpesh çon në vdekje para moshës 20 vjeç dhe përshkruhet si një lloj “demence e fëmijërisë”.

    Mjekët në Royal Manchester Children’s Hospital u përpoqën të ndalonin përparimin e sëmundjes duke modifikuar qelizat e Oliver-it me anë të terapisë gjenetike, një aplikim që bëhej për herë të parë në botë.

    “Kam 20 vite që pres të shoh një fëmijë me këtë gjendje të përmirësohet kaq shumë. Është jashtëzakonisht emocionuese,” tha Prof. Simon Jones, drejtues i studimit.

    Oliver është fëmija i parë nga pesë djem në mbarë botën që janë përfshirë në këtë provë mjekësore. Familja e tij nga Kalifornia u zhvendos për muaj të tërë në Manchester për këtë mundësi unike.

    Në dhjetor 2024, mjekët i nxorën Oliver-it qelizat staminale, të cilat u dërguan në laboratorin e Great Ormond Street Hospital në Londër. Aty, shkencëtarët futën në qeliza versionin e shëndetshëm të gjenit IDS – një gjen që te sindroma Hunter është i dëmtuar dhe pengon trupin të prodhojë enzima që pastrojnë organizmin nga molekulat toksike.

    Pas modifikimit, qelizat u rikthyen në Manchester dhe në shkurt 2025 fëmija mori dy infuzione me rreth 125 milionë qeliza të modifikuara gjenetikisht.

    Në maj 2025, vetëm tre muaj pas trajtimit, Oliver u kthye për kontrolle. Mjekët panë përmirësim të qartë: ai po fliste më shumë, po ecte më mirë, dukej më energjik dhe më i përqendruar. Ai madje ndaloi edhe marrjen javore të enzimës artificiale që i duhej për të mbijetuar.

    “Nuk mund ta besoj sa shumë ka ndryshuar. Çdo herë që flasim për këtë dua të qaj nga gëzimi,” tha nëna e tij, Jingru.

    Edhe vëllai i madh i Oliver-it, Skyler, ka të njëjtën sëmundje, por te ai dëmet kanë nisur më herët dhe trajtimi nuk mund t’i kthejë pas dëmtimet ekzistuese. Megjithatë, familja shpreson që studimi të zgjerohet edhe për të.

    Në gusht, kontrollet e tjera treguan se terapia po funksiononte plotësisht. Oliver po prodhon tani qindra herë më shumë nga enzima që më parë trupi i tij nuk e prodhonte fare.

    Prof. Jones tha se djali po fiton fjalë të reja, aftësi të reja dhe po lëviz shumë më lehtë. “Duhet të jemi të kujdesshëm, por rezultatet janë sa më të mira që mund të shpresonim,” theksoi ai.

    Terapia u zhvillua për 15 vite nga Universiteti i Manchester, por financimi u rrezikua në minutën e fundit kur kompania amerikane që e mbështeste kërkimin u tërhoq. Vetëm pas ndërhyrjes së fondacionit britanik LifeArc, që dha 2.5 milionë paund, prova arriti të nisë.

    Përveç sindromës Hunter, e njëjta metodë po testohet edhe për sëmundje të tjera të rralla si sindroma Hurler (MPS I) dhe Sanfilippo (MPS III).

    Familja Chu thotë se është përjetësisht mirënjohëse që Oliver u pranua në studim.

    “Jeta e tij nuk është më e lidhur me gjilpëra dhe vizita spitalore,” tha babai, Ricky. “Zhvillimi i tij ka kthyer për mirë që nga momenti i transplantit. Është si të kishte marrë një ‘fillim të ri’.”

  • Sadio Mané pranë Manchester United: “Më kërkoi vetë Van Gaal më 2015”. Pastaj edhe Tottenham

    Sadio Mané pranë Manchester United: “Më kërkoi vetë Van Gaal më 2015”. Pastaj edhe Tottenham

    21 Nëntor 2025

    9:51

    Alfred Lleshi

    Sadio Mané, i ftuar special në podcastin e Rio Ferdinand, ka zbuluar detaje nga karriera e tij dhe mundësitë e transferimeve në Premier League. Ai fitoi 6 trofe me Liverpool-in (Premier League, “FA Cup”, “Carabao Cup”, Champions League, Superkupën Europiane dhe Botërorin për Klube).
    33-vjeçari tregoi se më 2015 ishte afër Manchester United, kur luante te Southampton: “Më thirri direkt Van Gaal dhe më tha: Dua të vish te Manchester United. Pata hezitim, mendova me veten: Nëse kanë Depay, Rooney, Di María dhe Van Persie…, ku do të luaja unë? Doja të luaja rregullisht dhe Manchester United kishte shumë lojtarë të mëdhenj, ndërsa unë isha ende i ri dhe pak i paqëndrueshëm”.
    Mané pati edhe biseda me Mauricio Pochettino te Tottenham, që e bindën më shumë, por asgjë nuk u realizua. Në 2016, Jurgen Klopp e transferoi te Liverpool-i, duke nisur një etapë të suksesshme, ku fitoi gjashtë trofe.

  • Manchester United me 3 objektiva konkretë për mesfushën në merkaton e janarit, ja emrat

    Manchester United me 3 objektiva konkretë për mesfushën në merkaton e janarit, ja emrat

    Manchester United po përgatitet për një tjetër merkato të rëndësishme transferimesh në janar dhe trajneri Ruben Amorim ka identifikuar përparësinë kryesore për rindërtimin e skuadrës së tij. Ndërhyrjet më të mëdha do të prekin mesfushën.
    “Djajtë e Kuq” synojnë dy nënshkrime të profilit të lartë dhe Elliot Anderson i Nottingham Forest është në krye të listës së tyre të dëshirave. Anderson, 23 vjeç, po tërheq vëmendje të konsiderueshme falë performancave të tij mbresëlënëse dhe shkathtësisë. Ai mund të luajë edhe si mesfushor sulmues.
    Objektivi tjetër kryesor është Carlos Baleba i Brighton. Klubi i rezistoi ofertave të United verën e kaluar për 21-vjeçarin kamerunas. Gjithsesi, “Djajtë e Kuq” mbeten të interesuar, pasi edhe vetë lojtari synon një transferim në “Old Trafford”.
    Megjithatë, vlera e Baleba është e lartë, me një çmim prej rreth 100 milionë eurosh. Për këtë arsye, Anderson shihet si një lojtar potencial më i fortë. Këto investime synojnë të zëvendësojnë lojtarë kyç si veterani Casemiro, kontrata e të cilit po skadon.
    Ndërkohë, United po monitoron gjithashtu Conor Gallagher të Atletico Madrid, me qëllim një huazim të mundshëm në janar, gjë që do të ishte e dobishme për lojtarin për të siguruar një vend në ekipin kombëtar përpara Kupës së Botës.

  • Çfarë ndryshimi ka mes futbollit spanjoll, anglez dhe italian? Ibrahimovic e shpjegon shumë qartë

    Çfarë ndryshimi ka mes futbollit spanjoll, anglez dhe italian? Ibrahimovic e shpjegon shumë qartë

    Zlatan Ibrahimovic, një nga futbollistët më “shëtitës” të brezit të tij, ka përjetuar nga afër stilin e lojës në disa nga ligat më të forta të botës. Pas një karriere që kaloi nga Malmö tek Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG, Manchester United dhe LA Galaxy, suedezi është në pozicionin ideal për të krahasuar mënyrën si luhet futbolli në vende të ndryshme.
    Për futbollin spanjoll, Ibra thekson cilësinë teknike dhe frymën e lojës: “Në La Liga përpiqen ta ndërtojnë lojën nga prapa. Edhe nëse niveli nuk është më i larti, ekipet gjithmonë përpiqen të luajnë futboll”.
    Për Italinë, ku ka luajtur me Juventusin, Interin dhe Milanin, ai thotë: “Është një futboll shumë taktik dhe i studiuar. Është më e rëndësishme të mbrohesh sesa të sulmosh. Për një sulmues është shumë e vështirë, por kur arrin të triumfosh, ndjenja është e mrekullueshme”.
    Ndërsa për Anglinë, ku veshi fanellën e Manchester United, përshkrimi është i qartë: “Në Premier League luhet me ritëm të çmendur, në sulm dhe mbrojtje. Edhe nëse je teknikisht i jashtëzakonshëm, nëse nuk përballon ritmin, nuk mund të ecësh përpara”.
     

  • Man. United nuk pret dot më, 100 milionë euro për yllin e rivalëve në PL

    Man. United nuk pret dot më, 100 milionë euro për yllin e rivalëve në PL

    13 Nëntor 2025

    17:45

    Telesport

    Objektivi i madh i Manchester United për vitin e ardhshëm është transferimi i Elliot Anderson, mesfushori i Nottingham Forest. 23-vjeçari u transferua në verën e vitit 2024 nga Newcastle te Nottingham Forest për 40 milionë euro dhe që nga ai moment vlera e tij është rritur në treg, duke parë paraqitjet shumë të mira që ka bërë gjatë kësaj periudhe.
    Sipas medieve angleze, Nottingham Forest e vlerëson mesfushorin 100-120 milionë euro dhe mesa duket Manchester United është i gatshëm të paguajë këtë shifër. Ruben Amorim e sheh Anderson si profilin ideal për t’i dhënë “çelësat” e mesfushës.
    Vetë lojtari është gati për të bërë hapin e madh në karrierë. “Djajtë” do të provojnë transferimin e tij që në merkaton e janarit, ndryshe mbetet për verën e ardhshme.