Tag: mançester

  • Junajtid gaboi me afrimin e tij, Onana del në shitje

    Junajtid gaboi me afrimin e tij, Onana del në shitje

    Mediat angleze: Largimi i De Geas për Onanën duket gabimi më i madh që ka bërë Mançester Junajtid

    Sezon i shkëlqyer te Interi, dështim te Mançester Junajtid. Andre Onana po largohet gjithnjë e më shumë nga Old Trafford:

    Në ditët e fundit portieri kamerunas nuk u thirr për ndeshjen e humbur nga Djajtë e Kuq kundër Njukasëll dhe ka shumë të ngjarë të shitet në verë, por me një kusht:

    Klubi legjendar anglez, pasi ka paguar rreth 50 milionë euro për të nga Interi, nuk dëshiron humbje të mëdha.

    Vazhdo leximin

  • Derbi i Mançesterit pa fitues, Liverpul thyhet në Londër

    Derbi i Mançesterit pa fitues, Liverpul thyhet në Londër

    Derbi i Mançesterit ndërmjet Junajtid dhe Sitit luajtur këtë pasdite në ‘Old Trafford’ përfundoi 0-0

    Mundësia e parë i përket Qytetarëve dhe vjen në minutën e 40-të, me gjuajtjen e fuqishme të Gundogan duke rrezikuar portën e mbrojtur nga Onana. Në pjesën e dytë skuadra e Guardiolës tentoi sërish me disa goditje nga distanca të De Brynje dhe Marmoush por Onana u përgjigj mirë.

    Rasti më i rrezikshëm për skuadrën e Amorimit, në derbin e parë të Mançesterit, erdhi në minutën e 70-të me gjuajtjen e Ugartes. Edhe në vijim ishte Mançester Junajtid që shtyu me forcë mirpo portieri Ederson arriti të ndalë Zirkze me shokë.

    Ndërkohë po sot erdhi humbja e rëndë e Liverpulit. Skuadra e Slot pasi ka mësuar barazimin e Arsenalit dje nuk ndjeu presion dhe sfida e humbur me Fulhem 3-2 me gjasë nuk ndikon te udha e tyre drejt titullit të 20-të në histori. Diferenca aktuale 11 pikë.

    Java e 31-tëSotBrentford-Çelsi 0-0Fulhem-Liverpul 3-2Totenham-Southampton 3-1Mançester Junajtid -Mançester Siti 0-0

    Luajtur dje:Everton-Arsenal 1-1Kristal Palasë -Brajton 2-1Ipsuiç-Uolverhampton 1-2Uest Hem-Bournemouth 2-2Aston Vila-Notinghem Forest 2-1

    Të hënën:Leiçester-Njukasëll 21:00

    Vazhdo leximin

  • De Bryne njoftoi largimin, Pep: Më i madhi që ka luajtur në Angli

    De Bryne njoftoi largimin, Pep: Më i madhi që ka luajtur në Angli

    Pep Guardiola: “Kevin është një nga mesfushorët më të mirë që ka luajtur në këtë vend dhe është ndër më të mëdhenjtë në historinë e këtij klubi. Ndoshta më i madhi.”

    Një letër e shkruar me mjaft empati për klubin e Mançester Sitit nga Kevin De Bryne ka si bazë epilogun e një dekade të mesfushorit belg me ‘Qytetarët’ e Pep Guardiolës. Ai shkruan se në fund të këtij edicioni do mbyllë me Sitin…

    “I dashur Mançester,

    Duke parë këtë, e dini çfarë do të vijë. Kështu do tregohemi të drejtpërdrejt duke iu thënë që do jenë muajt e fundit si lojtar i Mançester Sitit.

    Nuk është e lehtë të shkruash, por si futbollistë, do e dimë se kjo ditë do të vijë. Kjo ditë ka ardhur, dhe është mirë që ta zbuloni më parë.

    Futbolli më dërgoi te të gjithë ju, dhe te ky qytet. Duke ndjekur me ëndrrën time duke mos e ditur se do të ndryshojë jetën. Ky qytet. Ky klub. Këto njerëz, më dhanë çdo gjë. Nuk kisha zgjedhje tjetër, përveç të japësh çdo gjesh. Dhe ne fituam çdo gjë.

    Ta pëlqesh apo jo, është koha për të thënë mirupafshim. Suri, Rom, Mejson, Mishel dhe unë jam mirënjohës për çfarë do të thotë ky vend për ne. Pasaporta e fëmijëve tonë do të jetë gjithmonë Mançesteri.

    Do të jetë gjithmonë për shtëpia jonë. Nuk mund të mjaftojmë mjaftueshëm për 10 vitet që kaluan. Çdo histori fillojnë një fund, por ky është kapitulli më i mirë. Le të shijojmë këtë momentet e fundit. Me dashuri, Kevin”, shkruan De Bryne.

    Vazhdo leximin

  • Arsenal kërkon tri pikë në derbi, në fushë edhe Mançester Junajtid

    Arsenal kërkon tri pikë në derbi, në fushë edhe Mançester Junajtid

    Pas pak nisin tre ndeshje të Premier League të cilat vlejnë për javën e 30-të të kampionatit elitar në Angli.

    Kështu në Londër vjen derbi Arsenal- Fulhem ndërsa në program janë dhe takimet;

    Uolves- Uest Hem dhe Notingham Forest- Mançester Junajtid. Dy takimet e para nisin në 20:45 ndërsa sfida tjetër starton në orën 21:00.

    Java e 30-të në Premier League

    Arsenal- Fulhem

    Uolves- Uest Hem

    Notingham Forest- Mançester Junajtid

    Vazhdo leximin