Tag: mançester

  • Mundi në finale Mançester Junajtid, Totenhem fiton Europa League

    Finale e Europa League: Totenhem-Mançester Junajtid 1-0 (B. Xhonson 42′)

    Feliks Zvajer vërshëllen fundin e finales Totenhem- Mançester Junajtid të luajtur këtë mbrëmje për finalen e Europa League në Bilbao. Stoli i Spurs zbrazet dhe vrapon në fushë me një gëzim të madh. I zhgënjyeri, Ruben Amorim, shkon drejt tij dhe me sportivitet e përqafon homologun e tij.

    Më pas, Ange Postecoglou shikon nga tribuna, me një buzëqeshje të madhe gëzimi dhe lehtësimi të përhapur në fytyrë. Të dy grushtat e shtrënguar në shenjë triumfi. Hej, ai gjithmonë fiton një trofe në vitin e tij të dytë! Brennan Johnson, fituesi i ndeshjes, e shijon këtë. Ai ka pësuar disa goditje këtë sezon, por tani e ka gdhendur emrin e tij në mënyrë të pashlyeshme në historinë e Tottenhem

  • Kristal Palasë në histori, fiton FA Cup

    Finale FA Cup në “Wembley”: Kristal Palasë- Mançester Siti 1-0 (Eze 16′)

    Skuadra londineze e Kristal Palasë fitoi pak minuta më parë trofeun më të vjetër në Angli, FA Cup. Me një gol të shënuar nga Eze në minutën e 16-të ekipi i asutriakut Oliver Glasner i’a doli të qëndojë i pathyer nga Mançester Siti deri në fund.

    Një sukses i jashtëzakonshëm i Kristal Palasë i cili vjen pas 120 viteve. Në fushë Siti bëri gjithçka për të barazuar. Madje humbi dhe një penallti me Marmush të pritur nga porteri i dalluar Dean Henderson. Në fakt Palasë goditi edhe me një gol tjetër në pjesën e dytë por që më pas u vlerësua i parregullut.

    Kështu festa e madhe e londinezëve mbyll dhe një kapitul të errët për Mançseter Sitin i cili nuk arriti të fitojë asgjë këtë sezon.

    Vazhdo leximin

  • “Kemi qenë zhgënjyes në Premier Ligë”, trajneri i Mançester Junajtedit kërkon trofeun në Europë: Dua t’i jap diçka lojtarëve

    “Kemi qenë zhgënjyes në Premier Ligë”, trajneri i Mançester Junajtedit kërkon trofeun në Europë: Dua t’i jap diçka lojtarëve

    Mançester Junajtedi është finalisti i Ligës së Europës, ku do të përballet me një tjetër ekip anglez, Totenhemin. Ruben Amorimi ka thënë pas fitores 4-1 kundër Atletik Bilbaos se dëshiron që t’i japë diçka mbrapsht tifozëve, në mënyrë që të kompensojë sezonin zhgënjyes të zhvilluar në kampionat.
    “Dua vërtetë që t’i jap diçka tifozëve, sepse kemi qenë shumë zhgënjyes në Premier Ligë këtë sezon. Është më shumë e rëndësishme që t’ju japim diçka tifozëve, se sa të shtoj diçka në CV-në time si fitues”, ka thënë Ruben Amorimi./Sport Ekspres/

  • Mançester- Totenhem finalja e Bilbaos, Çelsi-Betis në Conference

    Mançester- Totenhem finalja e Bilbaos, Çelsi-Betis në Conference

    U përcaktuan emrat e finalstëve në Europa League dhe në Conference League.

    Në Norvegji, Bodo/ Glimt u mund sërish nga londinezët e Totenhem 0-2 ndërsa Mançester Jujantid pas fitores në Bilbao 0-3 arrin të tiumfojë dhe sot 4-1.

    Ndërkohë në Ligën e Konferencës Çelsi kaloi 1-0 Djrgarden dhe shkon në finale. Sfida e Firences ndërmjet Fiorentinës dhe Betis Sevilje përfundoi 2-1 dhe duke marrë parasysh fitoren e Betis 2-1 në Sevilje sfida shkon në shtesë.Betis shënoi në të 97′ dhe siguroi finalen me Çelsin.

    Në kllapa ndeshjet e para

    Gjysmëfinale Europa League, kthim:

    Bodo/Glimt- Totenhem 0-2 (1-3)

    Mançester Junajtid– Bilbao 4-1 (3-0)

    Gjysmëfinale Conference League, kthim:

    Fiorentina- Betis 2-2 (1-2) në shtesë

    Çelsi- Djurgarden 1-0 (4-1)

    Vazhdo leximin

  • Mançester- Totenhem finalja e Bilbaos, Çelsi…

    Mançester- Totenhem finalja e Bilbaos, Çelsi…

    U përcaktuan emrat e finalstëve në Europa League dhe në Conference League.

    Në Norvegji, Bodo/ Glimt u mund sërish nga londinezët e Totenhem 0-2 ndërsa Mançester Jujantid pas fitores në Bilbao 0-3 arrin të tiumfojë dhe sot 4-1.

    Ndërkohë në Ligën e Konferencës Çelsi kaloi 1-0 Djrgarden dhe shkon në finale. Sfida e Firences ndërmjet Fiorentinës dhe Betis Sevilje përfundoi 2-1 dhe duke marrë parasysh fitoren e Betis 2-1 në Sevilje sfida shkon në shtesë…vijon.

    Në kllapa ndeshjet e para

    Gjysmëfinale Europa League, kthim:

    Bodo/Glimt- Totenhem 0-2 (1-3)

    Mançester Junajtid– Bilbao 4-1 (3-0)

    Gjysmëfinale Conference League, kthim:

    Fiorentina- Betis 2-1 (1-2) në shtesë…

    Çelsi- Djurgarden 1-0 (4-1)

    Vazhdo leximin

  • “Njerëzit le të më kujtojnë si të duan”, puna si trajner lodh Guardiolën: Do të bëj një pushim sapo të largohem nga Siti

    “Njerëzit le të më kujtojnë si të duan”, puna si trajner lodh Guardiolën: Do të bëj një pushim sapo të largohem nga Siti

    Periudha e gjatë e Mançester Siti duket se ka qenë shteruese për energjitë e Pep Guardiolës. Trajneri katalanas e ka bërë të qartë se pasi të largohet nga “qytetarët” do të bëjë pushim për një periudhë të pacaktuar kohe. Ai ka deklaruar se nuk i intereson se si do ta kujtojnë njerëzit, por shpreson që tifozët e skuadrave që ka drejtuar të jenë kënaqur duke i parë ato në fushën e blertë.
    “Nuk kam thënë që do të largohem tani ose në fund të sezonit. Po them që kur të mbarojë koha ime këtu, nuk e di nëse do të jetë për një, dy, tre, katër, pesë apo gjashtë vite… Do të bëj një pushim. Nuk do të pensionohem, por është e sigurt që do të bëj një pushim. Njerëzit le të më kujtojnë si të duan. Shpresoj që tifozët e Barcelonës, Bajernit të Mynihut dhe Mançester Sitit të kenë kaluar mirë duke parë skuadrat e mia duke luajtur”, ka thënë Pep Guardiola./Sport Ekspres/

  • Guardiola si Klop: Do ndal sapo të mbyll me Sitin

    Guardiola si Klop: Do ndal sapo të mbyll me Sitin

    Pep Guardiola ka një ndeshje të rëndëshishme me skuadrën e tij Mançester Siti teksa këtë mbrëmje zhvillon duelin e javës së 35 me Volves (21:00).

    Mirpo spanjoli ka konfirmuar për ESPN se do të bëjë një pushim nga futbolli sapo të mbarojë koha e tij te Mançester Sitin. Trajneri spanjoll, aktualisht i lidhur me Citizens deri në vitin 2027.

    Ai pranoi se nuk e di nëse do të dalë në pension përgjithmonë, por është i sigurt se do të ndalet për një kohë: “Pasi të skadojë kontrata ime me Cityn, do të ndalem. Jam i sigurt për këtë. Nuk e di nëse do të dal në pension, por do të bëj një pushim.”

    Vazhdo leximin

  • Liverpul për festën e titullit të 20-të, Premier League pretendon 6 bileta Champions-i

    Liverpul për festën e titullit të 20-të, Premier League pretendon 6 bileta Champions-i

    Liverpul i Arne Slot është gati të festojë titullin e njëzetë në historinë e tij, duke ndërprerë dominimin e Mançester Sitit dhe duke u rikthyer në krye të Anglisë pas pesë vitesh. Festimet – këtë herë pa kufizime për shkak të COVID 19- mund të zhvillohen të dielën, kur Totenhem do të vizitojë ‘Anfield’ teksa një pikë do të jetë e mjaftueshme për Reds për të fituar Premier League 2024/2025.

    Të Kuqtë tashmë e kanë siguruar matematikisht aksesin në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm, ku do të ketë pesë ekipe angleze (gjashtë nëse Mançester Junajtid ose Totenhem fitojnë Ligën e Evropës): për momentin vendet e tjera janë të rezervuara për Arsenalin, Sitin, Notinghem Forest dhe Njukasëll, ndërsa Çelsi dhe Aston Vila do të luanin përkatësisht në Ligën e Europës dhe Ligën e Konferencës. Një finale emocionuese duke pasur parasysh se ka pesë ekipe në vetëm katër pikë që konkurrojnë për tre vende.

    Ndërkaq dy kupat vendase, Kupa FA dhe Kupa Carabao, i japin të drejtën për një vend në Ligën e Europës dhe një në Konferencë përkatësisht.

    Vazhdo leximin

  • Mançester Junajtedi bën të pabesueshmen, përmbys në 5-4 Lionin në minutën e 121-të

    Mançester Junajtedi bën të pabesueshmen, përmbys në 5-4 Lionin në minutën e 121-të

    Mançester Junajtedi është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Europës. “Djajtë e kuq” kanë siguruar kalimin më tej pas një ndeshjeje të çmendur në “Old Treford”. Koha e rregullt përfundoi në baraspeshë 2-2 pas golave të shënuar nga Ugarte (10′) dhe Daloti (45+1′) për anglezët dhe Toliso (71′) e Taliafiko (77′) për Lionin.
    Francezët kthyen rezultatin me dy golat e shënuar nga Çerki në minutën e 104-t dhe nga Lakazet në të 109-n. Por kur dukej se kualifikimi ishte thuajse i sigurt për Lionin, ndodhi ajo që më pak pritej. Mançesteri përmbysi rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes. Fernandezi (114′ p.),  Maino (119′) dhe në fund Harri Meguajeri (120+1′) vulosën shifrat përfundimtare në 5-4. Një ndeshje të cilën lojtarët dhe tifozët e Mançester Junajtedit do ta mbajnë mend gjatë./Sport Ekspres/

  • Çmenduria e futbollit modern ndodh në Mançester

    Çmenduria e futbollit modern ndodh në Mançester

    E rrallë, e pabesueshme, e çmendur. Kështu mund të perifrazohet ndeshja e mbrëmjes së sotme për çerekfinalen e Ligës së Europës luajtur në ‘Old Trafford’ mes Mançester Junajtid dhe Olimpik Lion. Nisur nga akti i parë 2-2, sfida mes dy skuadrave rezultoi e tillë po pas 90- minutave.

    Në shtesë Lion luajti me një lojtar më pak mirpo në fushë realizoi dy gola duke e dërguar takimin në shifrat 2-4. Por çudia ngjau. Mançester Junajtid në sy të Sër Aleks Ferguson shënoi tre herë në 5 minuta duke realizuar përmbysjen më të madhe mbase në histori.

    Mançester Junajtid- Lion 5-4 (2-2)..pas kohës shtesë10′ Ugarte, 45’+1′ Dalot, 114′ Fernandez (p), 120′ Maiono, 121′ Meguair / 71′ Toliso, 78′ Taljafiko, 105′ Sherki, 108′ Lakazet (p)

    Vazhdo leximin