Tag: mançester

  • Befasi në Botërorin e Klubeve, Al Hilal i trajnerit Inzagi eliminon Mançester Sitin

    Befasi në Botërorin e Klubeve, Al Hilal i trajnerit Inzagi eliminon Mançester Sitin

    Adriatik BALLA
    Vijojnë befasitë e mëdha në Kampionatin Botëror për Klube, ku dje në mëngjes ndodhi një eliminim i bujshëm. Në fakt, janë dy befasi të njëpasnjëshme që ndodhën mbrëmjen e së hënës dhe mëngjesin e së martës. Kështu, pas eliminimit të Interit nga brazilianët e Fluminenses, ishte radha e Mançester Stit që t’i thoshte lamtumirë këtij Botërori, duke u mundur në një sfidë dramatike nga Al Hilal me rezultatin 3-4. Takimi i luajtur në Orlando nisi mjaft mirë për të besuarit e Pep Guardiolës, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 9’ me anë të Bernardo Silvës. “Qytetarët” patën disa herë raste për të dyfishuar shifrat, por Bono bëri një paraqitje fantastike në portë për t’u bërë pengesë për Sitin.
    Skuadra e Inzaghit nuk u dorëzua dhe në fillimin e pjesës së dytë barazuan me anë të Markos Leonardo, ndërsa 6 minuta më vonë përmbysën sfidën me anë të Malcom. Gjithsesi, Haaland riktheu dhe njëherë baraspeshën, me takimin që u detyrua të shkonte në kohën shtesë. Në minutën e 94’, Koulibaly kaloi përsëri në avantazh ekipin saudit, por pas 10 minutash sfida u barazua sërish, kësaj radhe nga Foden. Skuadra arasbe nuk kishte ndërmend të dorëzohej, teksa në minutën e 112’ gjeti golin e katërt me anë të Marcos Leonardo, e cila ishte dhe goditja fatale për Sitin, me Inzaghin që merr kështu hak pas dy vitesh për atë finale të humbur në Ligën e Kampionëve, kur drejtonte Interin. Kështu Al Hilal është në çerekfinalen e Kupës së Bote për Klube, aty ku do të ndeshet me Fluminensen, ndërsa fituesi do të ketë përballë në gjysmëfinalen ekipin që do të vazhdojë më tej mes Palmeirasit dhe Çelsit. jë tjetër befasi ndodhi të hënën, kur Interi u eliminua nga Fluminense në mënyrë krejt të papritur.
    Interi i dha lamtumirën Kupën e Botës për Klube, pasi u mund 0-2 nga klubi brazilian Fluminense e luajtur në Sharlote. Sfida nisi në mënyrën më të mirë të mundshme nga ekipi brazilian, duke kaluar në avantazh që në minutën e 3-të me anë të Kanos, pas një pakujdesie në mbrojtjen zikaltër. Nënkampionët e Europës tentuan të barazionin sfidën, duke luajtur të gjitha shanset e tyre deri në fund, por në minutën e 93’, Hercules i dha goditjen përfundimtare ekipit të Kivus. Kështu Interi e mbyll këtë kompeticion në dazën e 1/16-ave, teksa tashmë Kivu do të nisë përgatitjet për sezonin e ri. Nga ana tjetër, Fluminense shpreson për më shumë, ku në çerekfinale do të ndeshet me Al Hilal. Siç thamë, arabët elliminuan dje në orët e para të mëngjesit skuadrën e Mançester Sitit.

  • Mançester Siti kthen Juventusin me këmbë në tokë, i shënon 5 gola “Zonjës së Vjetër”

    Mançester Siti kthen Juventusin me këmbë në tokë, i shënon 5 gola “Zonjës së Vjetër”

    Juventus-Mançester Siti ishte kryesfida e Botërorit të Klubeve. Bardhezinjtë vinin në këtë sfidë me dy fitore dhe me 9 gola të shënuar e vetëm me një të pësuar. Por formës mjaft pozitive i erdhi fundi. Mançester Siti ktheu sërish me këmbë në tokë “Zonjën e Vjetër”.
    “Qytetarët” morën një fitore të thellë 2-5 përballë Juventusit. Kopmajnersi (11′) dhe Vlahoviçi (84′) tundën rrjetën për skuadrën italiane, ndërsa në krahun tjetër Doku (9′), Kaluluja (26′ autogol), Halandi (52′), Fodeni (69′) dhe Savinjoja (75′) shënuan për Mançester Sitin. Kështu, ekipi i Guardiolës e përfundon fazën e grupeve në vendin e parë në renditje dhe Juventusi e ndjek në vendin e dytë. Megjithatë, të dyja skuadrat ia kanë dalë të sigurojnë kualifikimin për në fazën me eleminim direkt./Sport Ekspres/

  • Siti turpëron Juven me goleadë, merr kreun…

    Kupa e Botës për Klube FIFA 2025 në SHBA, Grupi G:

    Juventus- Mançester Siti 2-5 (Kopmeiners 11′, Vlahoviç 85’/ Doku 9′, Kalulu ag 26′, Haland 52′ Foden 69′, Savinjo 75′)

    Vidad- Al Ain 1-2 (Mailula4’/ Laba11′, Romero 50′)

    Kupa e Botës për Klube, Grupi G zhvilloi këtë mbrëmje dy takimet e raundit të tretë dhe të fundit. Mançester Siti mposhti në të gjitha drejtimet Juventusin me duelin që vlente vendin e parë në grup.

    Të besuarit e Pep Guardiolës fituan 2-5 në Orlando duke u poziciouar të parët në Grupin G. Juve kalon si e dytë dhe me gjasë shorti do ta vendosë përballë Real Madrid në turin për 1/8-at.

    Sakaq ndeshja e cila luhej vetëm për statistikë mes Vidad Kazablakna dhe Al Ain u fitua nga skuadra e Emirateve të Bashkuara Arabe 1-2. Pas pak në 03:00 radha e ndeshjeve të fundit në grupe. Mbyll Grupi H aty ku në fushë do të jenë përballë; Al Hilal- Paçuka (në Nashvilë) dhe Salsburg- Real Madrid (në Filadelfia)./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Igli Tare ofron 30 milionë euro për lojtarin shqiptar, në garë është edhe Mançester Junajtedi

    Igli Tare ofron 30 milionë euro për lojtarin shqiptar, në garë është edhe Mançester Junajtedi

    Igli Tare është mjaft aktiv në këtë merkato verore, teksa po ndërton Milanin e sezonit të ardhshëm. Reparti ku po përpiqet të ndërhyjë më tepër është ai i mesfushës. Pas Modriçit dhe Xhakës, Tare po negocion edhe për Ardon Jasharin.
    Mesfushori shqiptar është cilësuar si lojtari më i mirë i kampionatit belg dhe për këtë arsye interesi rreth tij është i madh. Drejtori sportiv i Milanit i ka ofruar 25 milionë euro Klub Bryzhit, si dhe 5 milionë të tjera në formën e bonuseve. Por klubi belg kërkon më tepër për 22-vjeçarin. Mësohet se në garë për kartonin e Jasharit është edhe Mançester Junajtedi./Sport Ekspres/

  • Premier League zbardh kalendarin, Liverpul nis në ‘Anfield’

    Sezoni i ri i Premier League nis më 15 gusht 2025 dhe do të përfundojë më 24 maj 2026. Kalendari në fund mund të rishikohet për të ndihmuar lojtarët të rikuperohen fizikisht përpara Kupës së Botës në Amerikë- Kanada- Meksikë.

    Premier League 2025/2026 do të fillojë të premten, më 15 gusht, me ndeshjen hapëse midis Liverpul dhe Bournemouth në Anfield. Ekipi i Arne Slot do të kërkojë të mbrojë titullin që fitoi sezonin e kaluar pikërisht në edicionin e tij të parë te Reds.

    Debutim i vështirë për Mançester Sitin e Guardiolës, i cili do të vizitojë Wolverhampton me qëllim që të synojë tri pikë. Ndërkaq Tomas Frank do të bëjë paraqitjen e tij të parë në Premier League si trajner i Totenham Hotspur, i cili do të presë Bërnlin e sapongjitur në Premier League.

    Vëmendja do të jetë gjithashtu te Sanderland, i cili është rikthyer në sofren e madhe pas tetë vitesh. Ata luajnë para tifozëve të tyre kundër Uest Hem të shtunën, më 16 gusht, në një ndeshje të parashikuar emocionuese.

    Fituesit e kampionatit Lids do ta mbyllin javën e parë në ndeshjen e së hënës në mbrëmje, duke pritur Everton në Elland Road. ‘Toffees’ do të luajnë ndeshjen e tyre të parë në shtëpi në stadiumin e ri Hill Dickinson vetëm në javën e dytë.

    E diela, 17 gusht, është e gjitha me pritshmëri të lartë. Ndeshja e madhe Mançester Junajtid-Arsenal në Old Trafford, ndërsa derbi i Londrës Çelsi-Kristal Palasë zhvillohet në Stamford Bridge.

    Java e parë, Premier League 2025/26

    E premte, 15 gushtLiverpul – Bournemouth

    E shtunë, 16 gushtAston Vila – NnjukasëllBrajton – FulhemNotingham Forest – BrentfordSanderland – Uest HemTotenham – BërnliUolverhampton – Mançester Siti

    E diel, 17 gushtÇelsi – Kristal PalasëMançester Junajtid – Arsenal

    E hënë, 18 gushtLids – Everton

    Vazhdo leximin

  • Junajtid zyrtarizon Kunjan që e bleu nga Uolverhempton, Reali prezanton Arnoldin

    Junajtid zyrtarizon Kunjan që e bleu nga Uolverhempton, Reali prezanton Arnoldin

    Adriatik BALLA
    Mançester Junajtid ka përfunduar transferimin e Matheus Kunja nga Uolverhempton Uanderers, njoftoi klubi të enjten. Sulmuesi brazilian ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin nga “Old Trafford”. Junajtid ka aktivizuar klauzolën e lirimit të Kunjas, e cila kap vlerën e rreth 62.5 milionë paundësh, sipas një burimi brenda klubit. Klubi gjithashtu ka opsionin për të zgjatur kontratën edhe për një vit tjetër. “Është e vështirë të përshkruaj me fjalë ndjesinë që kam për t’u bërë lojtar i Mançester Junajtid” tha Kunja. “Që kur isha fëmijë në Brazil dhe shikoja ndeshjet e Premier League në televizor te shtëpia e gjyshes, Junajtid ishte skuadra ime e preferuar në Angli, dhe ëndërroja të vishja fanellën e kuqe.
    “Mezi po pres të nisë faza përgatitore për ta njohur ekipin dhe për t’u përgatitur për sezonin e ri. I gjithë fokusi im tani është të punoj fort për të qenë një pjesë e vlefshme e skuadrës dhe për të ndihmuar që ky klub të rikthehet në majë”, nënvizoi ai. 26-vjeçari shënoi 33 gola dhe dha 15 asistime në 92 paraqitje me Uolves, prej të cilëve 15 gola vetëm sezonin e kaluar në Premier League. Kunja ndihmoi Brazilin të kualifikohej në Kupën e Botës 2026 të martën, kur asistoi golin e vetëm në fitoren 1-0 ndaj Paraguajit në shtëpi. Ai asistoi për golin e Vinicius Junior. Mançester Junajtid e përfundoi sezonin e kaluar në vendin e 15-të në Premier League me 42 pikë.
    Ky transferim është shitja më e shtrenjtë në historinë e Uolves, duke kaluar shifrën e 53 milionë paundëve që kishin marrë nga Mançester Siti për Matheus Nunes në vitin 2023. Ndërkohë, Trent Aleksander-Arnold u prezantua sot edhe zyrtarisht si futbollist i ri i Real Madridit, me të cilin nënshkroi kontratë afatgjatë. Futbollisti anglez i befasoi të gjithë teksa foli në gjuhën spanjishte gjatë prezantimit të tij. Mbrojtësi i djathtë u shfaq i emocionuar që iu bashkua klubit më të madh në histori té futbollit, ndërsa do të jetë pjesë e “Los Blancos” në Botërorin e Klubeve, i cili do të nisë më 15 qershor.
    “Faleminderit presidentit Florentino Perez dhe Real Madridit për këtë mundësi. Nuk është një mundësi që të vjen çdo ditë për të nënshkruar me Real Madridin, është një ëndërr e bërë realitet. Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam këtu. E kam një dëshirë të madhe t’ua tregoj lojën time madrilenëve. Të luash për Real Madridin është një përgjegjësi e madhe. Dua të fitoj shumë tituj, të jem kampion dhe ta shijoj veten me më të mirët në botë. Faleminderit dhe Hala Madrid!”, u shpreh Arnold, që zgjodhi fanellën me nr.12.

  • Guardiola i kërkon Mançester Sitit të bëjë lëvizje me urgjencë për të sjellë lojtarë cilësorë

    Guardiola i kërkon Mançester Sitit të bëjë lëvizje me urgjencë për të sjellë lojtarë cilësorë

    Adriatik BALLA
    Nesër hyn zyrtarisht në fuqi merkato e verës por klubet e mëdha europiane kanë prej javësh që i kanë piketuar blerjet e tyre të dëshiruara, duke arritur marrëveshje paraprake me agjentët e lojtarëve. Natyrisht jo të gjithë e kanë realizuar objektivin, pasi lojtarët në treg synojnë të arrijnë marrëveshje që sjellin përfitime të mëdha. Parë në këtë kuadër, klubet angleze janë ato që lëvizin më shumë, falë buxhetit të tyre, por edhe për faktin se kampionati anglez përbën ligën më të fuqishme në botë. Mançester Siti dëshiron të kthejë faqen pas një sezoni nën pritshmëri, dhe Pep Guardiola ka kërkuar tashmë lëvizje urgjente për të përforcuar skuadrën.
    Me vëmendjen te Kupa e Botës për Klube që po afron dhe gjithashtu te sezoni 2025/26, klubi anglez ka filluar të përshpejtojë disa operacione kyçe në treg. Ndër to, prioriteti është i qartë: Tijani Reijnders. Mesfushori holandez i AC Milan ka qenë një nga pikat e pakta të ndritshme për kuqezinjtë këtë sezon, deri në atë pikë sa është vlerësuar si mesfushori më i mirë në Serie A. Ajo qëndrueshmëri, e kombinuar me aftësinë për të mbuluar shumë terren, për të shpërndarë topin saktësisht dhe për të mbërritur në zonën kundërshtare, ka tërhequr vëmendjen e “qytetarëve”, të cilët e shohin atë si zëvendësimin ideal për Kevin De Bryjn, i cili tashmë ka njoftuar largimin nga Etihad. Khaldun Al Mubarak, presidenti i Sitit, ka konfirmuar se ata tashmë kanë përzgjedhur profilet që duan të përfshijnë dhe se negociatat do të zhvillohen me shpejtësi.
    Edhe pse do të ketë largime, klubi ka hapësirë financiare të mjaftueshme për të realizuar afrime ambicioze, dhe Reijnders është në krye të listës. Për më tepër, Mançester Siti po ndjek me vëmendje edhe anglezin Morgan Gibs-Uajt nga Notingham Forest, por qëllimi kryesor mbetet sigurimi sa më shpejt i afrimit të mesfushorit holandez. Guardiola dëshiron që skuadra e tij e re të jetë e kompletuar për të përballuar me besim sfidën ndërkombëtare të Kupës së Botës për Klube. Ndërkohë, duhet thënë se i dashur dhe i adhuruar mbetesh sa kohë je në klub, më pas gjërat ndryshojnë.
    Kështu, me largimin e Kevin De Bryjn, është hequr edhe murali i tij në rrugën e Mançester Sitit. Ky mural ka kohë që ishte i vendosur në një ndërtesë në qytetin e Mançesterit, por tashmë është larguar. Kevin De Bryjn ka vendosur të largohet nga Mançester Siti pas plot 10 sezoneve, ku fitoi çdo trofe të mundshëm. E ardhmja e 33-vjeçarit nuk dihet ende, me Napolin që është në pol për transferimin e tij, por mesfushori belg ka edhe disa oferta nga klubet arabe dhe ato amerikane.

  • Fitoi Europianin me Portugalinë, Nani i bashkohet politikës

    Luis Nani ish kampioni i Europës me Portugalinë ka vendosur t’ kushtohet politikës. Fytyra e ish-lojtarit të Mançester Junajtid, Lazios dhe Venezias u shfaq në posterin zgjedhor të Coligação Democrática Unitária (“Koalicioni i Bashkuar Demokratik”), i cili përfshin Partinë Komuniste Portugeze, Partinë Ekologe dhe Partinë Demokratike të Ndërhyrjes.

    Nani u tërhoq një vit më parë, pas një periudhe të shkurtër me Estrela Amadora. Ai ka arritur një listë mbresëlënëse arritjesh: 12 trofe të fituara me Mançester Junajtid dhe 4 me Sporting, përveç titullit të kampionit të Evropës me ekipin kombëtar portugez në vitin 2016.

  • Ismajli larg Empolit, Jashari kërkohet nga Mançester Siti, Berisha jashtë Kombëtares

    Ismajli larg Empolit, Jashari kërkohet nga Mançester Siti, Berisha jashtë Kombëtares

    Adriatik BALLA
    Disa lojtarë të përfaqësueses tonë kanë dalë direkt në treg. Kjo ka ndodhur menjëherë sapo është mbyllur sezoni në kampionatet ku luajnë. Kështu, qendërmbrojtësi Ardian Ismajli do të largohet nga skuadra e Empolit këtë verë, kur edhe i skadon kontrata. Kështu shkruan “Transferfeed”. Ismajli nuk pritet ta vazhdojë kontratën me skuadrën italiane. Largimi i tij u bë edhe më i mundshëm pas rënies së Empolit në Serie B. Empoli nuk arriti që ta sigurojë mbijetesën për edicionin e ardhshëm në Serie A. Kampionatin e përfundoi në vendin e 18-të me 31 pikë. Reprezentuesi i Shqipërisë, Ismajli, është lider i mbrojtjes tek Empoli. 28-vjeçari pati edhe shumë probleme me lëndime gjatë edicionit 2024/25. Ai skuadrës së Empolit i mungoi në 13 ndeshje. Ismajli ka përvojë të madhe në kampionatin italian. Ka kohë që raportohet se mund të bëhet bashkëlojtar me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani te Napoli. Ai Empolit iu bashkua në verën e vitit 2021 nga Spezia për dy milionë euro.
    Merkato/ Jashari në planet e Mançester Sitit
    Mançester Siti raportohet se e ka përfshirë mesfushorin shqiptar Ardon Jashari në listën e futbollistëve të cilët synon t’i transferojë gjatë verës. Madje gjiganti anglez tashmë ka kontaktuar për futbollistin. Siç ka raportuar Florian Petenberg, gazetar i “Sky Sports” në Gjermani, pos Sitit mesfushori 22-vjeçar po monitorohet edhe nga Borusia Dortmund dhe Bajer Leverkusen. “Mësohet se Mançester Siti e ka vënë Ardon Jasharin në listën e vet për verë. Sezon i shkëlqyeshëm për mesfushorin difensiv 22-vjeçar nga Kub Bruzh. Tashmë ka pasur kontakt me Mançester Sitin”, ka shkruar Pletenberg në rrjete sociale të martën. Siç ka thënë ai, Jashari vlerësohet më shumë se 35 milionë euro. Një ditë më parë, Jashari që luan te Klub Bruzhit në Belgjikë, u zgjodh lojtari i sezonit. Reprezentuesi i Zvicrës luajti 52 ndeshje në këtë edicion, duke realizuar katër gola dhe duke asistuar gjashtë herë. Me ekipin belg ka kontratë deri në vitin 2029.
    Portieri/ Berisha nuk mori as këtë herë një ftesë
    Zgjedhjet Silvinjos në Kombëtare normalisht që kanë ngritur edhe disa polemika, pasi emra të diskutueshëm janë lënë sërish jashtë listët së 27 futbollistëve të grumbulluar. Një prej rasteve më të fundit dhe që merr vëmendje kryesore është ai i Lindon Selahit, kampion në Kroaci me Rijekën, i cili megjithëse ka shfaqur formë të mirë, është thirrur vetëm një herë nga trajneri brazilian në fillimin e tij si trajner dhe prej kohësh nuk ka marrë asnjë ftesë për në Kombëtare. Gjithashtu, Enea Mihaj, që ka realizuar sezonin më të mirë në karrierën e tij në Portugali, nuk u përfshi në listë. Disa thonë se kjo mungesë mund të lidhet edhe me faktin se Mihaj është martuar dje dhe ka dashur të marrë pak kohë për veten. Në vendin e tij është thirrur talenti i Benfikës, Adrian Bajrami. Nju tjetër emër i diskutuar është Etrit Berisha. “Gardiani” kuqezi” ka mbajtur një qëndrim të ftohtë për zhvillimet në Kombëtare, por nuk janë të paktë ata që mendojnë se Berisha është prekur që e ka parë veten jashtë, duke ditur peshën që ai ka luajtur në kualifikueset e Europianit 206 dhe më vonë.

  • “Mallkimi” u thye/ Jo vetëm Kejni, Totenhemi fiton trofeun e parë pas 17 vitesh! Mundin Mançester Junajtedin në finalen e Ligës së Europës

    “Mallkimi” u thye/ Jo vetëm Kejni, Totenhemi fiton trofeun e parë pas 17 vitesh! Mundin Mançester Junajtedin në finalen e Ligës së Europës

    Nevojitej largimi i Harri Kejnit nga Totenhemi që “mallkimi” i mosfitimit të trofeve të merrte fund. Sulmuesi anglez fitoi trofeun e tij të parë me fanellën e Bajernit të Mynihut, ndërsa sot “thatësirës” së trofeve i ka dhënë fund edhe Totenhemi.
    Spërsat kanë mposhtur në finalen e Ligës së Europës Mançester Junajtedin me rezultatin 1-0. Ndeshja u vendos në minutën e 42-të nga goli i shënuar prej Xhonsonit. Ky është trofeu i parë pas 17 viteve pritje për Totenhemin./Sport Ekspres/