Tag: mançester

  • Sulmi në një sinagogë në Mançester/ Rëndohet bilanci i viktimave, dy persona ndërrojnë jetë, tre në gjendje të rëndë

    Sulmi në një sinagogë në Mançester/ Rëndohet bilanci i viktimave, dy persona ndërrojnë jetë, tre në gjendje të rëndë

    Një sulm i rëndë ka ndodhur në Mançester, teksa policia britanike raporton se ka ndodhur në një sinagogë në Mançester, në Anglinë veriore.

    Autori i dyshuar u ekzekutua nga policia, teksa tre persona u plagosën rëndë nga një automjet dhe sulmet me thikë.
    Dy persona raportohet se kanë ndërruar jetë, teksa edhe autori është ekzekutuar nga policia.
    “Policia u thirr në Sinagogën e Kongregacionit Hebraik të Heaton Park, në orën 9:31 të mëngjesit, nga një person, i cili deklaroi se kishte qenë dëshmitar i një makine që po drejtohej drejt qytetarëve që ndodheshin atje, dhe i një burrë të plagosur me thikë”, tha policia, sipas CNN.
    Megjithatë, policia tha se aktualisht nuk mund të konfirmohet për shkak të çështjeve të sigurisë që lidhen me sendet e dyshimta në trupin e tij. Njësia e çaktivizimit të bombave është thirrur dhe është në vendngjarje.

    Top Channel

  • Sulm në një sinagogë në Mançester, raportohet për katër të plagosur/ Policia ekzekuton autorin e krimit

    Sulm në një sinagogë në Mançester, raportohet për katër të plagosur/ Policia ekzekuton autorin e krimit

    Një sulm i rëndë ka ndodhur në Mançester, teksa policia britanike raporton se ka ndodhur në një sinagogë në Mançester, në Anglinë veriore.

    Autori i dyshuar u ekzekutua nga policia, teksa katër persona u plagosën nga një automjet dhe sulmet me thikë.

    “Policia u thirr në Sinagogën e Kongregacionit Hebraik të Heaton Park, në orën 9:31 të mëngjesit, nga një person, i cili deklaroi se kishte qenë dëshmitar i një makine që po drejtohej drejt qytetarëve që ndodheshin atje, dhe i një burrë të plagosur me thikë”, tha policia, sipas CNN.

  • “Paqe” mes Arsenalit dhe Mançester Sitit në “Emirates”, derbi i madh anglez mbyllet në barazim

    “Paqe” mes Arsenalit dhe Mançester Sitit në “Emirates”, derbi i madh anglez mbyllet në barazim

    Adriatik BALLA
    U mbyll në barazim derbi i madh anglez mes Arsenalit dhe Mançester Sitit. Ndeshja e zhvilluar në “Emirates Stadium” përfundoi me shifrat 1:1. Ndeshja i takoi xhiros së pestë të Premier Leagues dhe u luaj të dielën. Arsenali e shmangu humbjen në minutat shtesë të ndeshjes. Fillimisht ishin mysafirët që kaluan në epërsi me golin që e realizoi sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, në minutën e nëntë. Siti edhe pse kishte epërsinë, Arsenali krijoi më shumë raste dhe ishte më dominues. Topçinjtë” barazimin e arritën në minutën e 93-të. Golin e shënoi Gabriel Martinelli. Arsenali ka dhjetë pikë dhe është në vendin e dytë. Liverpuli është lider me pesë pikë më shumë. Siti e zë vendin e nëntë me shtatë pikë. Po në Angli, Granit Xhaka ishte prej më meritorëve që Sanderlandi arriti ta fitojë një pikë të dielën pasdite. Sunderlandi barazoi 1:1 në shtëpi me Aston Vilën në kuadër të xhiros së pestë të Premier Leagues. Vendësit nga minuta e 33-të ishin me një futbollist më pak pasi Reinildo Mandava u ndëshkua direkt me karton të kuq. Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 67-të. Matty Cash ishte realizatori i golit. Kapiteni i Zvicrës, Xhaka, bëri asistim të bukur me kokë në minutën e 75-të në golin që e realizoi Ëilson Isidor i cili i barazoi shifrat. 32-vjeçari Xhaka e kompletoi ndeshjen.
    Për mesfushorin shqiptar ishte asistimi i dytë këtë edicion. Sanderlandi ka tetë pikë në mesin e tabelës. Aston Vila ka pesë pikë më pak në pozitën e 18-të. Ndërkohë, Mançester Junajtid thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë mesfushorin Kobie Maino plus më shumë se 40 milionë £ në një tentativë për të marrë një yll të Real Madridit. Maino ka pasur vështirësi për të gjetur minuta të rregullta te Junajtid që nga marrja e drejtimit nga Ruben Amorim në nëntorin e kaluar. 20-vjeçari u rrit nga akademia e “Old Trafford” dhe deri më tani ka shënuar shtatë gola në 76 paraqitje në të gjitha garat. Ai ishte pjesë e skuadrës që fitoi FA Cup në vitin 2024 dhe gjithashtu numëron 10 paraqitje me kombëtaren e Anglisë. Megjithatë, këtë sezon ai ka qenë titullar vetëm një herë, në ndeshjen e raundit të dytë të Carabao Cup, ku Junajtid u eliminua me penallti nga Grimsby Toën. “Besoj shumë tek ai. Ai është një lojtar i madh. Por disa prej jush mendoni se Kobbie Maino është tashmë lojtar i kompletuar. Unë mendoj se ai mund të bëjë shumë më mirë. Për disa lojtarë mjafton talenti, por për të jo. Ndoshta nuk është e drejtë, por mendoj se po e ndihmoj Kobien dhe kaq”, tha trajneri Amorim.
     

  • Situata kritike e Mançester Junajtid, Amorim: Klubi më mbështet

    Situata kritike e Mançester Junajtid, Amorim: Klubi më mbështet

    Trajneri portugez i Mançester Junajtid Ruben Amorim foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Çelsit. Ai gjëndët gjithnjë nën kritika të ashpra kryesisht së fundi pas humbjes në derbi kundër Sitit fundjavën e kaluar. Dhe rekordi i tij që nga marrja e drejtimit të Djajve të Kuq ka qenë jashtëzakonisht negativ. Në 47 ndeshje në të gjitha garat, ka pasur 18 fitore, 20 humbje dhe 9 barazime.

    Duke mbërritur në nëntor të vitit të kaluar, ata nuk arritën të kualifikoheshin për garat evropiane, duke arritur rezultatin e tyre më të keq që nga krijimi i Premier League (vendi i 14-të). Fillimi i këtij sezoni ka qenë gjithçka përveç inkurajues, me ekipin e eliminuar në raundin e dytë të Kupës së Ligës nga Grimsbi, një ekip i Liga e Dytë që është ekuivalenti i kategorisë së katërt.

    Përballë këtij skenari, këtë javë është folur se pronari i klubit Jim Ratcliffe është i tërbuar dhe gati të vërë në pikëpyetje qëndrimin e Amorim. Një takim midis dy palëve u zhvillua këtë javë dhe sot trajneri portugez e trajtoi këtë çështje, duke zgjedhur një qasje ironike:

    Amrim u përgjigj këhhtu; “Për çfarë folëm? Një kontratë të re; ai po më ofronte një kontratë të re.” Amorim vazhdoi më pas, duke u përgjigjur seriozisht: “Jo, vetëm gjëra normale. Vetëm për të treguar mbështetje, duke shpjeguar se është një projekt i gjatë. Ai ka thënë disa herë, ‘Ky është sezoni im i tretë’. Për mua, jo. Por këto janë gjëra normale.”

    Vazhdo leximin

  • Djajtë e kuq “skuqen” nga turpi, ekipi i ligës së 4-t eleminon Mançester Junajtedin

    Djajtë e kuq “skuqen” nga turpi, ekipi i ligës së 4-t eleminon Mançester Junajtedin

    Mançester Junajtedi ka prekur fundin. “Djajtë e kuq” janë “skuqur” nga turpi mbrëmjen e sotme, teksa për të parën herë janë eleminuar në Kupën EFL nga një ekip i ligës së 4-t. Grimsbi ka prerë biletën për në fazën tjetër pas gjuajtjes së penalltive.
    Bardhezinjtë po udhëhiqnin me shifrat 2-0 deri në minutën e 75, kur Mbeumoja e dërgoi topin në rrjetë. Ndërohë në minutën e 89 Meguajeri riktheu baraspeshën dhe e dërgoi ndedhjen në shtesa. Për të përcaktuar fituesin u nevojit goditja e penalltive. Lojtarët e Brimsbit u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltive, teksa shënuan 12 herë, kundrejt 11 herëve të Mançester Junajtedit./Sport Ekspres/

  • Merkato për Mançester Sitin nuk është mbyllur, Guardiola vë kusht ardhjen e “yllit” të Realit

    Merkato për Mançester Sitin nuk është mbyllur, Guardiola vë kusht ardhjen e “yllit” të Realit

    Adriatik BALLA
    Merkato e kësaj vere duket se do të ketë surpriza deri në sekondën e fundit të afatit të lejueshëm për transferime. Duket se skenën po e dominon Reali dhe Mançester Siti, të cilët zhgënjyen në sezonin e shkuar de dëshirojnë të bëjnë kthesë. Kështu, Pep Guardiola ka dhënë dritën jeshile që Mançester Siti të bëjë edhe një tjetër transferim të profilit të lartë, sipas raportimeve. Përforcimet e verës, Tijani Reijnders dhe Rajan Çerki, shënuan që të dy në debutimin e tyre, duke e ndihmuar Sitin të niste sezonin e Premier League me një fitore bindëse 4-0 ndaj Uolves në Molineux. Ndërkohë, me largimin e 22-vjeçarit Xhejms McAtee, i cili iu bashkua Notingham Forest për 30 milionë euro, ka gjasa që në “Etihad” të mbërrijnë edhe emra të tjerë të mëdhenj.
    Sipas të përditshmes spanjolle Defensa Central, Guardiola dëshiron ta sjellë te Siti sulmuesin anësor të Realit të Madridit, Rodrygo. E ardhmja e brazilianit është në dyshim, pasi ai po konkurron për një vend titullari me emra si Vinicius Jr, Kilian Mbape, Endrik, Franko Mastantuono dhe Arda Gyler. Për këtë arsye, minutat e tij mund të reduktohen ndjeshëm në një vit ku zhvillohet edhe Botërori. Po sipas Defensa Central, Guardiola i ka bërë të qartë përfaqësuesve të Rodrygos se ata kanë shtatë deri në tetë ditë kohë për të vendosur nëse duan transferimin te Siti. Nëse 24-vjeçari nuk merr një vendim brenda këtij afati, atëherë kampionët e Anglisë do të tërhiqen nga interesimi. Gjithashtu, ardhja e tij është e varur nga shitja e Savinjos drejt Totenhem Hotspur. Në lidhje me të ardhmen e Rodrigos, trajneri Ksabi Alonso, duke folur për “Goal”, nënvizoi se është prioritet i tij si teknik që secili lojtar të angazhohet me grupin.
    “Ka shumë zëra gjatë verës. Ai ka qenë duke u stërvitur dhe duke luajtur mirë. Unë po llogaris te të gjithë lojtarët dhe dua që ata të jenë të përkushtuar 100% për ekipin. Ky është prioriteti im”, nënvizoi Alonso. Ndërkohë, Guardiola konfirmoi se për pjesën tjetër të merkatos dëshiron të fokusohet tek largimet, duke theksuar se preferon të punojë me një skuadër më të vogël. “Janë shumë lojtarë, shumë njerëz. Më pëlqen të kem një skuadër të thellë për të konkurruar në të gjitha garat, por nuk dua të lë lojtarë jashtë. Nuk është e shëndetshme. Nuk mund të krijosh atmosferë pozitive për të konkurruar. Secili duhet të ndiejë se ka mundësi të luajë dhe të ndihmojë. Klubi e ka ditur këtë që nga sezoni i kaluar, nuk është diçka e re. Por situata është kjo që është. Në dy javët e ardhshme, njerëzit do të bisedojnë me lojtarët dhe agjentët për të gjetur një zgjidhje”, theksoi Guardiola.

  • Çelsi e nis thatë në derbi, Mançester- Junajtid- Arsenal vendoset nga Kalafjori

    Çelsi e nis thatë në derbi, Mançester- Junajtid- Arsenal vendoset nga Kalafjori

    Dy ndeshjet e Premier League të orës 15:00 përfunduan pak minuta më parë. Çelsi i Mareska-s ndërsa vjen pas titullit kampion bote për Klube, nuk mundi të bënte asgjë, duke barazuar 0-0 kundër një ekipi të fortë Kristal Palasë i cili kërkon me prepotencë të imponoht si ekip i zonës së sipërme.

    Notinghem Forest, nga ana tjetër, siguroi një fitore të thellë 3-1 ndaj Brentford. Tre golat e skuadrës vendase u shënuan në pjesën e parë.

    Ndërkaq u luajt supersfida Mançester Junajtid- Arsenal. Në 17:30 përballja mes tyre përfundoi 0-1 për ekipin e Mikel Artetës me një gol të shënuar që në fillim nga Kalafjori.

    Nesër ndeshja e fundit e javës së parë me duelin Lids- Everton e programuar për në orën 21:00

    Vazhdo leximin

  • Çelsi e nis thatë në derbi, Mançester- Junajtid- Arsenal mbyll ditën

    Çelsi e nis thatë në derbi, Mançester- Junajtid- Arsenal mbyll ditën

    Dy ndeshjet e Premier League të orës 15:00 përfunduan pak minuta më parë. Çelsi i Mareska-s ndërsa vjen pas titullit kampion bote për Klube, nuk mundi të bënte asgjë, duke barazuar 0-0 kundër një ekipi të fortë Kristal Palasë i cili kërkon me prepotencë të imponoht si ekip i zonës së sipërme.

    Notinghem Forest, nga ana tjetër, siguroi një fitore të thellë 3-1 ndaj Brentford. Tre golat e skuadrës vendase u shënuan në pjesën e parë.

    Ndërkaq pas pak supersfida Mançester Junajtid- Arsenal. Në 17:30 përballja prej së cilës pritet të merren përgjigje të shumta pasi te Junajtid tani Amorim ka bërë disa ndryshime ndërsa Arsenal veç lëvizjeve pritet të nisë si pretendet edhe këtë sezon.

    Nesër ndeshja e fundit e javës së parë me duelin Lids- Everton e programuar për në orën 21:00

    Vazhdo leximin

  • Mançester Siti gati të shpenzojë 100 mln euro për talentin portugez të Milanit, Leao

    Mançester Siti gati të shpenzojë 100 mln euro për talentin portugez të Milanit, Leao

    Adriatik BALLA
    Merkato e këtij sezoni do të mbyllet në fund të gushtit e një pjesë e vendeve e zgjasin edhe në dyjavëshin e parë të shtatorit. Klubet e mëdha po bëjnë lëvizjet e tyre, duke dashur të plotësojnë organikën para se të nisë zyrtarisht sezoni i ri. Në Premier League, Mançester Siti që zhgënjeu sezonin e shkuar dëshiron të bëjë kthesë, por për këtë nevojiten afrime të reja cilësore dhe trajneri Pep Guardiola është hedhur në sulm për të afruar elementë që bëjnë diferencë. Kështu, referuar vetë mediave sportive britanike, Mançester Siti po përgatit një lëvizje ambicioze për sezonin e ri dhe ka vënë në shënjestër një nga talentet më të mëdha të futbollit europian: Rafael Leao.
    Anësori portugez i Milanit është kthyer në prioritet për Pep Guardiolën, i cili synon t’i shtojë skuadrës së tij një dozë shtesë shpërthimi në repartin ofensiv. Me disa ndryshime të planifikuara në skuadër, trajneri katalanas e sheh sulmuesin portugez si një pjesë kyçe për të ruajtur freskinë në vijën e sulmit. Leao ka shkëlqyer në Serie A falë aftësisë për të prishur ekuilibrin, forcës fizike dhe lehtësisë për të thyer mbrojtjet kundërshtare. Performanca e tij me “Rossonerët” ka tërhequr vëmendjen e shumë gjigantëve europianë, por është klubi nga Mançester që është më i gatshëm të bëjë hapin vendimtar. Fuqia financiare e kampionëve të Premier League mund të sjellë një ofertë afër 100 milionë euro për të bindur Milanin të lërë të lirë një nga lojtarët më të vlefshëm të saj.
    Në “San Siro” nuk dëshirojnë të humbasin lojtarin më të spikatur, por janë të vetëdijshëm se një ofertë e tillë do të jetë e vështirë për t’u refuzuar. Megjithëse klauzola e tij e lirimit është e lartë dhe kontrata nuk përfundon së shpejti, presioni nga tregu anglez dhe fuqia ekonomike e Sitit mund të bëjnë diferencën. Nga ana e tij, lojtari nuk ka shprehur publikisht dëshirën për t’u larguar, por mundësia për të punuar nën urdhrat e Guardiolës është një motivim që pak mund ta injorojnë. Milani ka nisur tashmë të shqyrtojë alternativa të mundshme në rast të një largimi të papritur. Ndërkohë, në Angli, ardhja e një profili si ai i Leaos shihet me entuziazëm, pasi ai pritet të përshtatet shpejt me ritmin e lartë të futbollit britanik. Javët në vijim do të jenë vendimtare për të parë nëse ky transferim do të realizohet. Leao është superlojtar ndaj është i shtrenjtë një transferim drejt Anglisë, që do të thotë se për lëvizjen duhen shumë para.
     

  • Mançester Junajtid dëshiron Suarez në Premier League, Osimhen pëlqen qëndrimin në Stamboll

    Mançester Junajtid dëshiron Suarez në Premier League, Osimhen pëlqen qëndrimin në Stamboll

    Adriatik BALLA
    Situata në merkato po ndizet së tepërmi, pasi janë intensifikuar lëvizjet nga klubet e mëdha në top-ligat eurpiane. Por nga ana tjetër ka dhe konfirmime të ndryshme, sikruse ka ende pritje për disa lojtarë të njohur. Orët e fundit e kanë marrë vëmendjen dy lojtarë, Viktor Osimhen i Napolit që është i huazuar te Gallatasarai turk, si dhe Luis Suarez, spanjolli i Almerias që pëlqehet nga Mançester Junajtid. E shkruajnë edhe mediat që Luis Suarez ka qenë emri më i përfolur i sezonit në ligën e dytë spanjolle. Sulmuesi kolumbian i Almerias e ka përmbyllur kampionatin me plot 27 gola, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i Segunda División dhe duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha në Evropë. Së fundmi, edhe Mançester Junajtid i është bashkuar garës për ta afruar në skuadër, raporton “Fichajes”.
    Suarez është dëshmuar si një sulmues i kompletuar – i fuqishëm në hapësira, vdekjeprurës brenda zonës dhe me një aftësi për finalizim që është e rrallë në këtë kategori. Pavarësisht paraqitjeve mbresëlënëse të tij, Almeria nuk arriti objektivin për t’u ngjitur në La Liga, çka ka ngjallur shqetësim në klub për të ardhmen e sulmuesit të tyre më të vlefshëm. Interesimi për kolumbianin ka ardhur nga shumë drejtime – që nga Premier League e deri te Serie A. Megjithatë, Almería nuk është e gatshme ta lëshojë lehtë yllin e saj dhe ka vendosur një çmim të qartë: 25 milionë euro është vlera minimale për të hapur bisedimet. Luis Suarez vetë po qëndron i përqendruar dhe i heshtur, ndërkohë që përfaqësuesit e tij po shqyrtojnë të gjitha opsionet. Në kampin e Almerías janë të vetëdijshëm se mbajtja e tij është një mision pothuajse i pamundur. Vendimi përfundimtar do të varet nga numri i ofertave zyrtare dhe gatishmëria financiare e klubeve të interesuara.
    Një gjë është e sigurt: emri i Luis Suarez është një nga më të nxehtët në tregun veror të futbollit evropian. Ndërkohë, sulmuesit nigerian, Viktor Osimhen, i përfundoi huazimi njëvjeçar te skuadra e Gallatasarait. Osimhen te gjiganti turk u huazua nga Napoli dhe tashmë është kthyer te kampioni i Serie A. Megjithatë Osimhen nuk është në planet e trajnerit të Napolit, Antonio Konte, për edicionin 2025/26. Dhe është në kërkim të një skuadre të re. 26-vjeçari nuk e përjashton mundësinë që të luajë sërish me Gallatën. Kështu ka raportuar të hënën “Corriere Dello Sport”.Gallata do të duhet të paguajë klauzolën e lirimit të Osimhenit. Qendërsulmuesi ka klauzolë lirimi nga Napoli prej 75 milionë eurove. Për Osimhenin kanë shprehur interesim edhe skuadra si Juventus dhe Paris Saint-Germain. Juve madje po insiston në transferimin e tij.