Tag: mançester

  • Rritet presioni ndaj Mohamed Salah, Uejn Runi i kërkon trajnerit Slot ta lërë në stol

    Rritet presioni ndaj Mohamed Salah, Uejn Runi i kërkon trajnerit Slot ta lërë në stol

    Adriatik BALLA
    “Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, duhet ta lërë Mohamed Salah në stol”, thotë ish-sulmuesi i Mançester Junajtid, Uejn Runi. Humbja 3-0 ndaj Notingham Forest në “Anfield” ishte një tjetër ndeshje ku egjiptiani – që ka shënuar pesë gola këtë sezon – nuk arriti të regjistronte gol apo asist. “Nëse do të isha në vend të Slot, do të provoja të merrja një vendim të madh vetëm për të krijuar ndikim te pjesa tjetër e ekipit”, tha Runi në episodin e fundit të podcast-it të tij. “Salah nuk po i ndihmon fare në mbrojtje.“Nëse je një nga lojtarët e rinj që kanë nënshkruar dhe je në stol, dhe sheh atë të mos vrapojë – edhe pse ai është legjendë e klubit dhe gjithçka që ka bërë është fantastike – çfarë mesazhi të jep ty kjo situatë?” 33-vjeçari sezonin e kaluar u bë lojtari i parë në historinë e Premier League që e mbylli kampionatin si golashënuesi dhe asistuesi më i mirë, duke fituar edhe çmimin “Lojtari i Sezonit”.
    Forma e tij e jashtëzakonshme u përputh me një sezon debutues shumë të suksesshëm për Slot, i cili e udhëhoqi Liverpulin drejt titullit pas largimit të Jurgen Klop. Megjithatë, pas një merkatoje të ngarkuar – ku u sollën Florian Virtz dhe Aleksander Isak për 241 milionë euro – Liverpuli është futur në krizë. “Të kuqtë ndodhen në vendin e 11-të me 18 pikë në 12 ndeshje. “Ata po kalojnë një periudhë shumë të vështirë, apo jo?” shtoi Runi, pesë herë kampion i Anglisë. “Duhet të shikosh edhe efektin e asaj që fatkeqësisht ndodhi me Jotën. Çfarë ndikimi ka ajo te lojtarët? Janë shokët e tij të ekipit, normalisht që ndikon. “Por pastaj nuk ka justifikim për mosluftim dhe mosangazhim.”
    Kapiteni Virgjil van Dijk tha pas humbjes se “të gjithë duhet të marrin përgjegjësi”, dhe me Liverpulin që ka vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit, hija e Klop po rëndon mbi Slot. “Mendoj se Slot ka një punë të madhe për ta rikthyer ekipin duke luajtur mirë dhe duke fituar,” tha Runi. “Gjëja kryesore është se kur ke një seri të tillë rezultatesh, emri i Klop gjithmonë del në skenë. “Është pak si rasti me Sir Aleks Ferguson te Mançester Junajtid. Kur erdhi David Moyes apo më pas Van Gal, emri i Fergie gjithmonë përmendej. “Me Slot po ndodh e njëjta: ‘Nuk është Klop, nuk është aq i mirë sa Klop’. “Por mendoj se tifozët e Liverpulit duhet të largohen nga ky krahasim dhe të qëndrojnë pas tij”, theksoi më tej Runi. Pra, ish futbollisti i Junajtid u tregua në përgjithësi kritik për trajnerin Slot, të cilit i rekomandon të lerë në stol Salahun.

  • Spektakël në Premier League angleze, Mançester Siti shkatërron Liverpulin 3-0

    Spektakël në Premier League angleze, Mançester Siti shkatërron Liverpulin 3-0

    Adriatik BALLA
    Një ndeshje spektakolare u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Premier League angleze, midis dy skuadrave të njohura të kampionatit ishullor, mes Mançester Sitit dhe Liverpulit. Siti i trajnerit Pep Guardiola ka shënuar fitore të thellë dje në derbin e zjarrtë me të kuqtë, duke e mundur me shifrat e thella 3-0. Me pikët e plota, Siti u ngjit në vendin e dytë, ndërsa e ka zhytur Liverpulin me trajnerin Arne Slot edhe më shumë në krizë të rezultateve. Siti ka 22 pikë, katër më pak se lideri Arsenali, kurse Liverpuli me 18 pikë është në vendin e tetë. Nga 18 pikë kanë edhe Totenhemi, Aston Vila, Mançester Junajtid dhe Bournemouthi. Pep Guardiola nga ana tjetër e udhëhoqi Mançester Sitin drejt një tjetër fitoreje të madhe. Ishte triumfi i katërt rresht për Guardiolën dhe Sitin në të gjitha garat, në ndeshjen jubilare të tij. Tekniku spanjoll tani ka 1000 ndeshje si trajner.
    Periudha shumë të suksesshme më herët pati te Barcelona dhe Bajerni i Mynihut. Duke iu kthyer ndeshjes, dje në “Etihad Stadium”, në ndeshjen e xhiros së 11-të të Premier Leagues, pati penallti të humbur, gola të shënuar e një të anuluar. Erling Haland e humbi mundësinë të shënonte nga penalltia në minutën e 13-të. Gjuajtjen e tij e kuptoi portieri Giorgi Mamardashvili. Por gjeorgjiani nuk arriti ta devijojë topin pas gjuajtjes me kokë të Halandit në minutën e 29-të. Sulmuesi norvegjez iu gëzua golit të 14-të në Premier League në këtë edicion, dhe të 99-tit në elitën angleze që kur u transferua nga Borusia Dortmundi në vitin 2022.
    Virgil van Dijk shënoi për Liverpulin në minutën e 38-të. Por pas rishikimit të situatës në VAR, goli u anulua për pozicion jashtë loje. Van Dijk ishte i pafat kur e devijoi gjuajtjen e mesfushorit Niko Gonzalez. Mesfushori spanjoll shënoi për 2:0 në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë. Në minutën e 63-të, me golin për 3:0, sfidën e vendosi sulmuesi i krahut, Jeremy Doku. Liverpuli në këtë ndeshje vinte pas fitoreve ndaj Realit të Madridit në Ligën e Kampionëve dhe Aston Vilës në Premier League. Por, ka pasur shumë disfata në këtë sezon, të cilat e kanë lënë prapa edhe në elitën angleze. Në Champions është i teti me nëntë pikë në katër ndeshje. Kjo fitore e Mançester Sitit mbrëmë ndaj Liverpulit tregon që skuadra e Guardiolës po rritet dhe po i kalon ditët e vështira, kurse skuadra e trajnerit Arnie Slot po njeh krizë të thellë në horizont, pasi nuk ka vijueshmëri në lojë e rezultate.

  • Tragjedi në Mançester/ Punonjësja 19-vjeçare e barit ndërron jetë, arrestime për substanca narkotike

    Tragjedi në Mançester/ Punonjësja 19-vjeçare e barit ndërron jetë, arrestime për substanca narkotike

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin lokal në Mançester, pasi një punonjëse 19-vjeçare e një lokali të njohur në qytet u gjet e vdekur në një apartament pranë qendrës, në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

    E reja, e cila punonte në Gorilla, një lokal i njohur i natës në qytet, u gjet pa ndjenja në një banesë pranë një tjetër venue të lidhur, The Deaf Institute, në rrugën Grosvenor Street.
    Sipas një deklarate nga Policia e Greater Manchester (GMP), oficerët reaguan pas një njoftimi për shqetësim për gjendjen shëndetësore të një personi, por në vendngjarje, 19-vjeçarja u konstatua e vdekur.
    Autoritetet konfirmuan se tre persona janë arrestuar në lidhje me dyshime për furnizim me substanca narkotike, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të zbardhur shkaqet e sakta të vdekjes së saj.
    Përmes një deklarate zyrtare, Tokyo Industries – kompania që menaxhon Gorilla, The Deaf Institute dhe venue të tjera – shprehu tronditjen për humbjen e papritur: “Mund të konfirmojmë se në orët e para të së enjtes, një anëtare e ekipit tonë nga Gorilla ndërroi jetë tragjikisht në një apartament në Grosvenor Street.
    Nuk kemi ende informacion të detajuar rreth asaj që ndodhi dhe nuk do të komentojmë më tej, për sa kohë që hetimet nga policia janë në zhvillim.
    Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen dhe miqtë e koleges sonë në këtë kohë kaq të vështirë.”
    Kompania ka kontaktuar me policinë dhe është shprehur e gatshme të bashkëpunojë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Top Channel

  • Mkhitarian trondit opinionin: Murinjo më çonte mesazhe në mesnatë dhe kërkonte të largohesha

    Mkhitarian trondit opinionin: Murinjo më çonte mesazhe në mesnatë dhe kërkonte të largohesha

    Adriatik Balla
    Një skandal me qendër Murinjon u shfaq sërish, këtë herë nga një ish-futbollist i tij. Kështu, ish-anësori i Mançester Junajtid dhe Arsenalit, Henrikh Mkhitarian, ka zbuluar mesazhet “të shëmtuara” që mori nga Hoze Murinjo, të cilat çuan në prishjen e marrëdhënies mes tyre.
    Në vitin 2016, Mkhitarian, tani 36 vjeç, iu bashkua Mançester Junajtid nga Borusia Dortmund për një shumë prej rreth 26.4 milionë £, duke nënshkruar një kontratë katërvjeçare me klubin anglez. Armeni kishte shkëlqyer më parë në Bundesligë dhe erdhi në Angli me reputacion të lartë. Por qëndrimi i tij në “Old Trafford” zgjati vetëm dy vjet. Ai shënoi 13 gola dhe dha 11 asistime në 63 ndeshje, përpara se të kalonte te Arsenali në vitin 2018. Megjithatë, gjatë kohës së tij te Junajtid ai fitoi dy trofe – Kupën e Ligës (2017) dhe Europa League (2017), ku shënoi në finalen 2-0 kundër Ajaksit. Megjithatë, periudha e tij në klub u errësua nga përplasja me Murinjon, atëherë trajner i Junajtid. Tashmë lojtar i Interit në Serie A, Mkhitarian ka treguar versionin e tij në librin e ri “My Life Alëays at the Centre”. Ai shkruan: “I thashë atij: që kur kam ardhur në Mançester Junajtid, ke një vit e gjysmë që më kritikon vazhdimisht”. Sipas tij, Murinjo iu përgjigj duke i thënë se ishte “m***”, gjë që e bëri Mkhitarianin të humbiste durimin. “Mou më tha: ‘Dil prej këtu, nuk dua të të shoh më kurrë.’ Gjatë stërvitjeve, nuk më fliste fare – një heshtje pothuaj fetare – por çdo mbrëmje më dërgonte mesazh në ËhatsApp: ‘Miki, ik, të lutem.’” Mkhitarian shton: “Situata ishte bërë groteske. Unë i përgjigjesha gjithmonë njësoj: ‘Do të largohem nëse gjej ekipin e duhur; përndryshe, do të pres verën”, theksoi ai.
    Në janar, gjatë merkatos, Murinjo ndryshoi tonin e mesazheve, duke i kërkuar të largohej që Junajtid të mund të transferonte Aleksis Sançez nga Arsenal. Agjenti i tij, Mino Raiola, punoi për marrëveshjen që përfundoi me shkëmbimin e lojtarëve: Sançez te Junajtid dhe Mkhitarian te Arsenal. Mkhitarian kujton: “Edhe përgjigjja ime ndryshoi. I thashë: ‘Nuk do të largohem vetëm për t’i bërë ty një nder. Dhe të lutem, mos më shkruaj më. Nëse do të flasësh, fol me Minon”, nënvizoi ai. Në fund, jeta e tij pas Junajtid mori kthesë pozitive. Ai fitoi disa trofe, përfshirë Conference League në sezonin 2021/2022 – ironikisht me Murinjon si trajner te Roma. Në radhët e Interit, ai ka luajtur dy finale të Champions League, si dhe ka fituar Serie A dhe Coppa Italia.

  • Prag tragjedie në Manchester, avioni ulet me karburant vetëm për gjashtë minuta fluturim

    Prag tragjedie në Manchester, avioni ulet me karburant vetëm për gjashtë minuta fluturim

    Autoritetet britanike janë duke hetuar një incident të rëndë të ndodhur javën e kaluar në Mançester, ku një fluturim i Ryanair u ul me vetëm gjashtë minuta karburant në rezervuarët e tij.

    Fluturimi FR3418, i cili ishte nisur nga Piza, Itali, për në Prestwick, Skoci, u përball me kushte të këqija moti për shkak të stuhisë Amy, me erëra që arrinin shpejtësinë 160 kilometra në orë.
    Pas tre përpjekjeve të dështuara për të ulur avionin në Prestwick, pilotët bënë një telefonatë emergjente dhe u drejtuan për në Mançester, ku kushtet ishin pak më të favorshme. Boeing 737-800 kishte vetëm 220 kilogramë karburant kur më në fund u ul, një sasi që përkon me vetëm 5-6 minuta fluturimi në kushte normale.
    Një pilot që shqyrtoi regjistrin e fluturimit u shpreh: “Kur uleni me më pak se 2 ton karburant, bëheni shumë të kujdesshëm. Kur është më pak se 1.5 ton, filloni të shqetësoheni. Por kjo është shumë afër një përplasjeje.”
    Një zëdhënës i Ryanair tha se kompania e raportoi menjëherë incidentin tek autoritetet përkatëse, por nuk dha më shumë detaje pasi hetimi është ende duke vazhduar nga Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore.
    Një pasagjer i aeroplanit i tha gazetës Ayr Advertiser se përpjekjet për ulje kishin zgjatur rreth dy orë, me dy tentativa të dështuara në Prestwick, para se të nisej për në Edinburg dhe më pas për në Mançester.
    Avioni kishte gjithsej 189 pasagjerë në bord.

    Top Channel

  • Haland magjik, Siti 3 pikë larg kreut

    Haland magjik, Siti 3 pikë larg kreut

    Mançester Siti tani vetëm 3 pikë larg kreut. Skuadra e Pep Guardiolës fitoi 0-1 ndaj Brentford duke marrë tri pikë shumë të vyera për javën e 7 në Premier League. Për vendasit në minutën e 59′ u aktivizua edhe Armando Broja

    Dhe heroi është Erling Haland. Sulmuesi norvegjez është në një formë të jashtëzakonshme: ai ka shënuar 16 gola në nëntë ndeshjet e tij të fundit për klubin dhe kombëtaren. Ai ishte edhe një herë vendimtar në fitoren e Sitit sot ndërsa shënoi në të 9′ në portën e Brendford.

    Ndërkaq, në ndeshjet e tjera të ditës; Aston Vila- Bërnli 2-1, Everton- Kristal Palasë 2-1, Njukasëll- Notingham Forest 2-0 dhe Uolves- Brajton 1-1.

    Vazhdo leximin

  • Arsenal parakalon Liverpulin, ‘Reds’ përballje me Çelsin

    Arsenal parakalon Liverpulin, ‘Reds’ përballje me Çelsin

    Java e 7-të e Premier Ligës solli një tjetër fitore për Arsenalin. “Topçinjtë” mposhtën në derbin e Londrës Uest Hem 2-0, falë një goli nga ish-legjenda Rice dhe një penalltie nga Saka. Arteta kështu u përpoq të ushtronte presion mbi Liverpulin e Arne Slot i cili sapo ka zbritur në fushë ndaj Çelsit.

    Fitore e madhe për Mançester Junajtid 2-0 kundër Sanderlandit të Granit Xhakës, me gola nga Mount dhe Sheshko. Totenhem gjithashtu shijoi një fitore 2-1 në Lids, me Tel dhe Kudus që vendosën ndeshjen.

    Lids – Totenhem 1-2Arsenal – West Ham United 2-0Mançester Junajtid – Sanderland 2-0Çesli- Liverpul 18:30

    Dje:

    Burnemuth- -Fulhem 3-1

    Ndeshjet 5 takimet e tjera të këtij raundi nesër.

    Vazhdo leximin

  • Murinjo i jep “leksione” Amorimit si të shpëtojë nga shkarkimi në krye të Mançester Junajtid

    Murinjo i jep “leksione” Amorimit si të shpëtojë nga shkarkimi në krye të Mançester Junajtid

    Adriatik BALLA
    Në Angli klubi i Mançester Junajtid dhe trajneri i këtij ekipi Ruben Amorim, janë në krizë rezultati dhe nën presion. Trajneri i Benfikës, Hoze Murinjo, beson se futbolli ka ndryshuar shumë që nga fillimi i karrierës së tij 25-vjeçare si menaxher. Murinjo është rikthyer në “Estadio da Luz” muajin e kaluar pas shkarkimit të tij nga Fenerbahçe, dhe gjatë përgatitjeve për një sezon që nuk u zhvillua në Stamboll, ai foli për rëndësinë e adaptimit dhe tha se fitimi është më i rëndësishëm se qëndrimi strikt pas një sistemi të caktuar.
    “Sot nuk ekziston një model i vetëm loje,” i tha Murinjo “Canal 11” në korrik. “Këtu ka shumë mënyra për të luajtur. Nuk ka më një sistem taktik unik, por shumë mënyra për të ndërtuar dhe mbrojtur. Kjo kërkon një përgatitje më taktike, ku lojtarët duhet të rriten dhe të fitojnë njohuri të reja. Problemi është dëshira për të kopjuar pa pasur kushtet për ta bërë”, nënvizoi Murinjo. Ai vuri në dukje se rival i tij i gjatë, Pep Guardiola, ka pasur aftësinë të njohë kur nuk kishte lojtarët e nevojshëm për ta luajtur lojën që dëshironte. “Nuk janë të gjithë trajnerët në luksin të largojnë Joe Hart dhe të marrin Ederson”, shtoi Murinjo. “Ka trajnerë që provojnë gjëra që nuk funksionojnë dhe dështojnë, por thonë, ‘Unë vdiqa me idenë time.’ Nëse vdisni me idenë tuaj, jeni të çmendur. Trajnerët duhet të përshtatin idetë me atë që kanë.”
    Një trajner që mund të marrë parasysh këshillën e tij është Ruben Amorim, bashkëkombësi i tij dhe aktualisht trajner i Mançester Junajtid. Amorim ka mbajtur një qëndrim të fortë për qasjen e tij taktike, edhe pse rezultatet tregojnë ndryshe. Formacioni i tij, i bazuar në një mbrojtje me tre lojtarë, nuk duket se shfrytëzon maksimalisht aftësitë e skuadrës. Junajtid kanë humbur tre ndeshje në kampionat këtë sezon dhe janë eliminuar nga “Carabao Cup” nga Grimsbi Taun. Murinjo shtoi: “Sot ka trajnerë që nuk i njoh as emrat që shkojnë në Premier League, dhe nuk e them këtë pa respekt, është e vërtetë. Disa trajnerë zgjidhen sipas datave, numrave, jo sipas fitoreve.” Një vit pas marrjes së drejtimit në “Old Trafford”, trajneri i ish-kampionëve të Sporting CP po përballet me pyetje për taktikat e tij që nga fillimi. Junajtid përfundoi i 15-ti në Premier League sezonin e kaluar, dhe çdo hap përpara shoqërohet nga një hap pas. Pavarësisht sfidave, Amorim mbetet i palëkundur në qasjen e tij. Ai deklaroi në shtator se “as vetë Papa nuk do ta bënte të ndryshonte mendim.”

  • Sulmi terrorist në Mançester, reagon Netanyahu: I gjithë Izraeli ndan dhimbjen me komunitetin hebraik në Mbretërinë e Bashkuar

    Sulmi terrorist në Mançester, reagon Netanyahu: I gjithë Izraeli ndan dhimbjen me komunitetin hebraik në Mbretërinë e Bashkuar

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se Izraeli “ndjen dhimbje me komunitetin hebraik në Mbretërinë e Bashkuar” pas sulmit të sotëm në sinagogën në Mançester.

    “Izraeli ndan dhimbjen me komunitetin hebraik në Mbretërinë e Bashkuar pas sulmit terrorist barbar në Mançester. Zemrat tona janë me familjet e të vrarëve dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve”, tha Netanyahu në një deklaratë të ofruar nga Zyra e Kryeministrit izraelit.
    “Dobësia përballë terrorizmit sjell vetëm më shumë terrorizëm. Vetëm forca dhe uniteti mund ta mposhtin atë”, përfundoi Netanyahu.

    Prime Minister Benjamin Netanyahu:
    Israel grieves with the Jewish community in the UK after the barbaric terror attack in Manchester. Our hearts are with the families of the murdered, and we pray for the swift recovery of the wounded.
    — Prime Minister of Israel (@IsraeliPM) October 2, 2025

    Top Channel

  • Sulmi në Mançester, reagon Starmer: Urrejtja po rritet në Britani, do të bëjmë gjithçka për të garantuar…

    Sulmi në Mançester, reagon Starmer: Urrejtja po rritet në Britani, do të bëjmë gjithçka për të garantuar…

    Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, ka reaguar për herë të parë për sulmin që ndodhi në sinagogë në Mançester, ku si pasojë humbën jetën dy persona dhe katër të tjerë mbeten të plagosur.

    Duke folur pas një takimi urgjent në Downing Street, Starmer dënoi sulmin, që e cilësoi si të neveritshëm, duke dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë për komunitetin hebre në Britani.
    “Çdo hebreu në këtë vend, dua t’i them këtë: E di sa frikë ndjeni brenda vetes, e di me të vërtetë. Dhe në emër të vendit tonë, dua të shpreh solidaritetin tim dhe trishtimin tim që ende duhet të jetoni me këto frikëra. Askush nuk duhet ta përjetojë këtë. Askush”.
    Starmer premtoi masa të menjëhershme për të garantuar sigurinë e komunitetit hebre.
    “Do të bëj gjithçka që është në fuqinë time për t’ju garantuar sigurinë që meritoni. Kjo nis me një prani më të dukshme të policisë dhe me mbrojtjen konkrete të komunitetit tuaj” u shpreh ai.
    Ai gjithashtu ka shtuar se: “Ju premtoj se gjatë ditëve në vijim do të shihni një tjetër Britani, Britaninë e dhembshurisë, të mirësjelljes dhe të dashurisë. Kjo Britani do të bashkohet për të qëndruar pranë komunitetit tuaj dhe për t’ju treguar se Britania është një vend ku ju dhe familja juaj jeni të sigurt dhe i përkisni”.

    Top Channel