Tag: manastirliu

  • Manastirliu uzurpon postin e Erion Veliajt, ja si deputetja e PS po drejton “de facto” Bashkinë e Tiranës, si po…

    Manastirliu uzurpon postin e Erion Veliajt, ja si deputetja e PS po drejton “de facto” Bashkinë e Tiranës, si po…

    Deputetja socialiste Ogerta Manastirliu po shfaqet çdo ditë e më shumë si drejtuesja “de facto” e Tiranës, duke marrë pjesë dhe duke udhëhequr pothuajse çdo takim publik me banorët e kryeqytetit, nga Lapraka në Kombinati, nga Kashari në Astir dhe lagje të tjera të kryqytetit. Në takimet e fundit, ajo ka folur dhe ka drejtuar diskutimet për buxhetin e Bashkisë së Tiranës sikur të ishte kryebashkiake e zgjedhur, ndërsa përfaqësuesit zyrtarë të bashkisë qëndronin në sfond. Mbështetja e hapur e kryeministrit Edi Rama e ka konsoliduar edhe më shumë perceptimin se Manastirliu po merr kontrollin politik të kryeqytetit në një moment vakumi institucional. Ekspertët paralajmërojnë se ky rol publik shkel kufijtë e autonomisë vendore dhe përbën një “uzurpim” të funksioneve të bashkisë, ndërsa Tirana ka mbetur pa drejtim të zgjedhur për shkak të pezullimit të zgjedhjeve. Kritikët theksojnë se Manastirliu po vepron si kryebashkiake pa mandat, ndërkohë që në debatin publik rikthehen akuzat e mëparshme ndaj saj për tenderë sekretë dhe koncesione të debatueshme në sektorin e shëndetësisë, akuza që vetë Manastirliu i ka mohuar, por që vijojnë të përdoren nga kundërshtarët politikë dhe që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Për organizatat e qeverisjes vendore, kjo situatë është “alarmante” dhe e ngjan me një model kontrolli të centralizuar ku qeveria udhëzon, drejton dhe vendos edhe në nivelet që, sipas ligjit, duhet të jenë autonome. Shkarkimi i Veliajt dhe situata e tij e pazgjidhur ligjore kanë krijuar një vakum që, sipas kritikëve, po shfrytëzohet politikisht për të vendosur njerëz të besuar në terren. Ndërkohë që takimet e Manastirliut shtohen dita-ditës në çdo lagje të Tiranës, ekspertët paralajmërojnë se ky proces mund të personalizojë pushtetin lokal dhe të anashkalojë institucionet zyrtare të qytetit. Nga ana tjetër, kundërshtarët e quajnë këtë një “farsë politike”, një manovër të orkestruar për të marrë kontrollin e kryeqytetit para çdo verdikti të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë klimë tensioni, Tirana gjendet mes akuzave, vakumit institucional dhe një lufte të hapur për kontrollin e pushtetit në kryeqytet. Më poshtë po pasqyrojmë një investigim të “BIRN” për këtë çështje.
    Investigimi
    Konkretisht “BIRN” shkruan se në një sallë të mbushur me banorë të Laprakës dhe Kasharit, deputetja socialiste Ogerta Manastirliu u ngjit në podium më 24 nëntor dhe udhëhoqi diskutimet për buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin e ardhshëm. E shpallur si kandidate për kryebashkiake që prej shtatorit, Manastirliu foli sikur të ishte një kryetare e zgjedhur, drejtoi diskutimet me banorët dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre, ndërkohë që përfaqësuesit zyrtarë të Bashkisë së kryeqytetit shërbyen si dekor përgjatë aktivitetit. Sjellja e saj si kryetare “de facto” gjatë diskutimeve për buxhetin e Tiranës u legjitimua nga kryeministri Edi Rama, i cili në një takim të parë tha se po e mbështesnin Bashkinë “që të bënte më të mirën” me Manastirliun në krye si drejtuese politike e qarkut dhe deputete e Tiranës. Megjithatë, kjo sjellje ka ngritur shqetësime për politizim të buxhetit lokal dhe ‘uzurpimin’ politik nga partia në pushtet të drejtimit të bashkisë më të madhe në vend, në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, legjislacionin vendor si dhe Kartën Europiane të Vetëqeverisjes Vendore. Manastirliu është kandidatja e përzgjedhur e kryeministrit Edi Rama që kur qeveria vendosi të shkarkonte kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej shkurtit të këtij viti i akuzuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Veliaj e kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e shkarkimit të qeverisë, duke sjellë si rrjedhojë pezullimin e dekretit të presidentit të Republikës për mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës. Agron Haxhimali nga Instituti i Bashkive e sheh me shqetësim protagonizmin e Manastirliut në prezantimin e buxhetit të bashkisë Tiranë, duke e konsideruar këtë një politizim të buxhetit “që u përket qytetarëve”. “Manastirliu nuk mund të sillet si kryebashkiake ‘de facto’ e Tiranës dhe kjo periudhë tranzicioni nuk duhet të shfrytëzohet për kapital dhe qëllime kontrolli të qeverisë mbi bashkinë”, tha Haxhimali për BIRN. “Për buxhetet e bashkive duhet të jenë politikanët lokalë që të udhëheqin konsultimet, pasi ata do t a zbatojnë buxhetin dhe ata kanë përgjegjësi para qytetarëve”, shtoi ai. Edhe Ylli Asllani, kryetar i Shoqatës së të Zgjedhurve Vendorë, e dënon uzurpimin e pushtetit vendor në Tiranë, ndërsa e sheh këtë si pjesë të një presioni më të gjerë që kryeministri Edi Rama ushtron mbi pushtetin vendor. “Mbi këtë deformim të demokracisë vendore dhe ligjit, Manastirliu, i jep mandat vetes për të ushtruar kompetenca të të zgjedhurve vendorë, qoftë duke u shfaqur si ofruese e ‘karotës së projekteve’ pas dhunës dhe arrogancës së lartpërmendur,” tha Asllani. “Qëllimi është i njëjtë, denigrimi dhe uzurpimi i kompetencave të këshilltarëve bashkiakë dhe të kryebashkiakut të kryeqytetit,” shtoi ai. Manastirliu nuk iu përgjigj pyetjeve se në çfarë atributesh ligjore ajo i drejton këto takime dhe as kritikave të ekspertëve për ndërhyrje antiligjore në kompetencat e pushtetit vendor.
    “Uzurpimi” i funksioneve vendore
    Komandimi “de facto” i Manastirliut në krye të punëve të Bashkisë së Tiranës nuk është një rast i izoluar i ndërhyrjes së ekzekutivit në pushtetin vendor. Vetëm pak javë pas fitores së mandatit të katërt qeverisës në zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Rama shpalli nismën për të “reformuar” administratën vendore të bashkive, duke diktuar tek kryetarët e bashkive shkarkimet e nëpunësve vendorë. I gjithë procesi i shkarkimeve dhe emërimeve të reja u monitorua në terren nga të deleguar të PS-së nëpërmjet grupeve të punës, të përbëra kryesisht nga drejtues politikë për qarqet dhe deputetë. Fushata e “dorëzimit” të bashkive në duart e Partisë Socialiste vijoi gjatë gjithë korrikut, me dorëheqje të drejtuesve vendorë pas kërkesave publike të Ramës dhe shkarkime masive në administratë, duke ngritur shqetësime për shkelje të autonomisë së pushtetit vendor të garantuar me Kushtetutë dhe personalizim i të gjitha pushteteve në një dorë në modelin e ‘partisë-shtet’. Duke iu referuar kësaj situate, Ylli Asllani e sheh situatën si alarmante dhe sugjeron që sjellja dhe roli i qeverisë është antiligjor, përfshirë edhe buxhetimin vendor. Sipas tij, qeverisja vendore ka ‘parlamentin’ e vet dhe çdo diskutim e rekomandim rreth buxhetimit me pjesëmarrje kryhet aty me pjesëmarrje dhe transparencë, ndërkohë që procesi është finalizimi i një diskutimi të gjatë të këshillave bashkiakë me administratën vendore, qytetarët, specialistët dhe kushdo tjetër që dëshiron të jetë kontribuues. “Qeveria nuk dëshiron të kuptojë se në Kushtetutën e Shqipërisë, projekt/buxhetet vendore i hartojnë njësitë vendore, i miratojnë Këshillat Vendorë dhe vetëm Parlamenti ka të drejtë t’i aprovojë pa hallka politike të ndërmjetme”, tha Asllani duke kritikuar përfaqësuesit politikë të partisë në pushtet për “uzurpim” të dialogut lokal për buxhetet. Sipas tij, e gjithë kjo shfaqje është një “farsë” dhe përtej propagandës, qeveria sërish vijon të mbajë të njëjtin nivel të ulët mbështetje buxhetore për pushtetin lokal. “Me 1% të PPB, buxheti i njësive vendore nuk mund të plotësojë shërbimet për qytetarët, apo të realizojë strategjitë kombëtare për luftimin e korrupsionit, frenimin e shpopullimit dhe nuk do të mund të zbusë varfërinë që ka prekur 70% të popullsisë të njësive vendore”, sugjeroi ai. Të njëjtin shqetësim ndan dhe Haxhimali, një kritik i vazhdueshëm i ndërhyrjeve politike në autonominë vendore, i cili apelon që politika qendrore duhet të bëjë kujdes sa i përket ndërhyrjeve në pushtetin vendor. “Nuk duhet të interferojë përveçse në rrugë ligjore të bashkëpunimit,” thekson Haxhimali, duke kërkuar nga ana tjetër dhe nga vetë drejtuesit e bashkive që të jenë në lartësinë e detyrës dhe “të mos lejojnë dhe lëshojnë autoritetin e tyre”.

  • Sjellja e Manastirliut si kryetare ‘de facto’ ngre shqetësime të reja për pushtetin vendor

    Sjellja e Manastirliut si kryetare ‘de facto’ ngre shqetësime të reja për pushtetin vendor

    Sjellja e Manastirliut si kryetare ‘de facto’ ngre shqetësime të reja për pushtetin vendor
    Kandidatja socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, po udhëheq diskutimet për buxhetin e Tiranës – një sjellje që sipas ekspertëve të pushtetit vendor bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi për vetëqeverisjen vendore.
    Në një sallë të mbushur me banorë të Laprakës dhe Kasharit, deputetja socialiste Ogerta Manastirliu u ngjit në podium më 24 nëntor dhe udhëhoqi diskutimet për buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin e ardhshëm.
    E shpallur si kandidate për kryebashkiake që prej shtatorit, Manastirliu foli sikur të ishte një kryetare e zgjedhur, drejtoi diskutimet me banorët dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre, ndërkohë që përfaqësuesit zyrtarë të Bashkisë së kryeqytetit shërbyen si dekor përgjatë aktivitetit.
    Sjellja e saj si kryetare “de facto” gjatë diskutimeve për buxhetin e Tiranës u legjitimua nga kryeministri Edi Rama, i cili në një takim të parë tha se po e mbështesnin Bashkinë “që të bënte më të mirën” me Manastirliun në krye si drejtuese politike e qarkut dhe deputete e Tiranës.
    Megjithatë, kjo sjellje ka ngritur shqetësime për politizim të buxhetit lokal dhe ‘uzurpimin’ politik nga partia në pushtet të drejtimit të bashkisë më të madhe në vend, në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, legjislacionin vendor si dhe Kartën Europiane të Vetëqeverisjes Vendore.
    Manastirliu është kandidatja e përzgjedhur e kryeministrit Edi Rama që kur qeveria vendosi të shkarkonte kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej shkurtit të këtij viti i akuzuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.
    Veliaj e kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e shkarkimit të qeverisë, duke sjellë si rrjedhojë pezullimin e dekretit të presidentit të Republikës për mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.
    Agron Haxhimali nga Instituti i Bashkive e sheh me shqetësim protagonizmin e Manastirliut në prezantimin e buxhetit të bashkisë Tiranë, duke e konsideruar këtë një politizim të buxhetit “që u përket qytetarëve”.
    “Manastirliu nuk mund të sillet si kryebashkiake ‘de facto’ e Tiranës dhe kjo periudhë tranzicioni nuk duhet të shfrytëzohet për kapital dhe qëllime kontrolli të qeverisë mbi bashkinë,” tha Haxhimali për BIRN.
    “Për buxhetet e bashkive duhet të jenë politikanët lokalë që të udhëheqin konsultimet, pasi ata do t’a zbatojnë buxhetin dhe ata kanë përgjegjësi para qytetarëve,” shtoi ai.
    Edhe Ylli Asllani, kryetar i Shoqatës së të Zgjedhurve Vendorë, e dënon uzurpimin e pushtetit vendor në Tiranë, ndërsa e sheh këtë si pjesë të një presioni më të gjerë që kryeministri Edi Rama ushtron mbi pushtetin vendor.
    “Mbi këtë deformim të demokracisë vendore dhe ligjit, Manastirliu, i jep mandat vetes për të ushtruar kompetenca të të zgjedhurve vendorë, qoftë duke u shfaqur si ofruese e ‘karotës së projekteve’ pas dhunës dhe arrogancës së larpermendur,” tha Asllani.
    “Qëllimi është i njëjtë, denigrimi dhe uzurpimi i kompetencave të këshilltarëve bashkiakë dhe të kryebashkiakut të kryeqytetit,” shtoi ai.
    Manastirliu nuk iu përgjigj pyetjeve se në çfarë atributesh ligjore ajo i drejton këto takime dhe as kritikave të ekspertëve për ndërhyrje antiligjore në kompetencat e pushtetit vendor.
    ‘Uzurpimi’ i funksioneve vendore
    Komandimi ‘de facto’ i Manastirliut në krye të punëve të Bashkisë së Tiranës nuk është një rast i izoluar i ndërhyrjes së ekzekutivit në pushtetin vendor. Vetëm pak javë pas fitores së mandatit të katërt qeverisës në zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Rama shpalli nismën për të “reformuar” administratën vendore të bashkive, duke diktuar tek kryetarët e bashkive shkarkimet e nëpunësve vendorë.
    I gjithë procesi i shkarkimeve dhe emërimeve të reja u monitorua në terren nga të deleguar të PS-së nëpërmjet grupeve të punës, të përbëra kryesisht nga drejtues politikë për qarqet dhe deputetë.
    Fushata e “dorëzimit” të bashkive në duart e Partisë Socialiste vijoi gjatë gjithë korrikut, me dorëheqje të drejtuesve vendorë pas kërkesave publike të Ramës dhe shkarkime masive në administratë, duke ngritur shqetësime për shkelje të autonomisë së pushtetit vendor të garantuar me Kushtetutë dhe personalizim i të gjitha pushteteve në një dorë në modelin e ‘partisë-shtet’.
    Duke iu referuar kësaj situate, Ylli Asllani e sheh situatën si alarmante dhe sugjeron që sjellja dhe roli i qeverisë është antiligjor, përfshirë edhe buxhetimin vendor.
    Sipas tij, qeverisja vendore ka ‘parlamentin’ e vet dhe çdo diskutim e rekomandim rreth buxhetimit me pjesëmarrje kryhet aty me pjesëmarrje dhe transparencë, ndërkohë që procesi është finalizimi i një diskutimi të gjatë të këshillave bashkiakë me administratën vendore, qytetarët, specialistët dhe kushdo tjetër që dëshiron të jetë kontribues.
    Qeveria nuk dëshiron të kuptojë se në Kushtetën e Shqipërisë, projekt/buxhetet vendore i hartojnë njësitë vendore, i miratojnë Këshillat Vendorë dhe vetëm Parlamenti ka të drejtë t’i aprovojë pa hallka politike të ndërmjetme,” tha Asllani duke kritikuar përfaqësuesit politikë të partisë në pushtet për “uzurpim” të dialogut lokal për buxhetet.
    Sipas tij, e gjithë kjo shfaqje është një “farsë” dhe përtej propagandës, qeveria sërish vijon të mbajë të njëjtin nivel të ulët mbështetje buxhetore për pushtetin lokal.
    “Me 1% të PPB, buxheti i njësive vendore nuk mund të plotësojë shërbimet për qytetarët, apo të realizojë strategjitë kombëtare për luftimin e korrupsionit, frenimin e shpopullimit dhe nuk do të mund të zbusë varfërinë që ka prekur 70% të popullsisë të njësive vendore,” sugjeroi ai.
    Të njëjtin shqetësim ndan dhe Haxhimali, një kritik i vazhdueshëm i ndërhyrjeve politike në autonominë vendore, i cili apelon që politika qendrore duhet të bëjë kujdes sa i përket ndërhyrjeve në pushtetin vendor.
    “Nuk duhet të interferojë përveçse në rrugë ligjore të bashkëpunimit,” thekson Haxhimali, duke kërkuar nga ana tjetër dhe nga vetë drejtuesit e bashkive që të jenë në lartësinë e detyrës dhe “të mos lejojnë dhe lëshojnë autoritetin e tyre”./ BIRN

  • Manastirliu: Buxheti 2026, mbështetje sociale dhe përmirësim të infrastrukturës

    Manastirliu: Buxheti 2026, mbështetje sociale dhe përmirësim të infrastrukturës

    Përmirësimi i infrastrukturës në lagjet e Tiranës mbetet në fokus të buxhetit 2026, duke garantuar investime për më shumë hapësira publike. Kështu u shpreh drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu, në vijim të dëgjesave publike për buxhetin 2026. Së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dhe deputetë të PS-së, Manastirliu zhvilloi një takim me banorë të njësisë nr. 1 në kryeqytet, ku u diskutuan prioritetet sociale dhe zhvillimore që do të marrin mbështetje në buxhetin e ri. Manastirliu theksoi rëndësinë e dialogut të drejtpërdrejtë me komunitetin dhe adresimin e shqetësimeve të tyre në buxhetin 2026, i cili si prioritet ka mbështetjen që qeveria shqiptare u jep të moshuarve, familjeve, punonjësve të administratës publike, si edhe profesionistëve të shëndetësisë dhe arsimit. Ajo u shpreh se një nga prioritetet e qeverisë mbetet infrastruktura e zonave të banimit dhe hapësirat publike, të cilat janë adresuar edhe në buxhetin e ri, përmes investimeve në përmirësimin e infrastrukturës brenda zonave të banuara dhe zgjerimin e hapësirave publike.
    “Një prej prioriteteve tona mbetet sigurisht infrastruktura brenda zonave të banimit, që vjen edhe me operacionin e çlirimit të hapësirave publike. Një fond i posaçëm do të vendoset nga Bashkia për këto projekte, që nuk prekin vetëm njësinë 1, por të gjithë Tiranën”, tha Manastirliu. Sipas saj, buxheti i ri do të krijojë modele të reja projektesh në të gjithë kryeqytetin, duke synuar hapësira më cilësore për qytetarët, si në lagjet autoktone, ato ekzistuese, por edhe në zonat e reja. “Falë ndryshimeve ligjore që kemi bërë për kontrollin e territorit dhe hapësirat, do të kemi më shumë mundësi që të gjitha rezidencat e reja të ofrojnë hapësira dhe mjedise të dedikuara për fëmijët dhe të moshuarit. Rregullorja e re për hapësirat e çliruara do të shoqërohet me një instrument tjetër të vlefshëm për qytetin dhe komunitetin, që lidhet me gjelbërimin e zonave, përmes fondeve të dedikuara nga bizneset që marrin hapësira për shfrytëzim”, tha Manastirliu, duke nënvizuar se zbatimi i kësaj rregulloreje do të jetë përgjegjësi e bashkisë së Tiranës.

  • FOTO/ Ish-rivalët politikë në të njëjtin event, ja si reagojnë Binaj dhe Manastirliu përballë njëri-tjetrit

    FOTO/ Ish-rivalët politikë në të njëjtin event, ja si reagojnë Binaj dhe Manastirliu përballë njëri-tjetrit

    Atë që nuk e bëri fushata elektorale, e bëri premiera e filmit “Kazerma”. Florian Binaj dhe Ogerta Manastirliu janë përballur këtë herë në një tapet të kuq, ku të dy ishin të ftuar për të shijuar mbrëmjen mes miqve dhe kolegëve.
    Në zgjedhjet që do të mbaheshin më 9 nëntor, Binaj shpalli kandidaturën si i pavarur për Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që Manastirliu nisi fushatën si emri që u propozua nga Partia Socialiste.
    Ndonëse gjithçka u lë përgjysmë, dy rivalët ende i kanë të ndezura motorët për një fushatë. Madje, siç dy politikanëve rivalë iu ka hije, në një shkëmbim që kanë pasur të dy, kanë preferuar që të mos kenë me njëri-tjetrin as edhe një përshëndetje.
    Teksa Binaj ka mbërritur dhe është përshëndetur me ish-ministren Margariti, Ogerta ka preferuar që të merret me telefonin e saj, duke shmangur një përshëndetje me të.

  • Projektbuxheti i vitit 2026/ Manastirliu: Po krijojmë Agjencinë e Strehimit për..

    Projektbuxheti i vitit 2026/ Manastirliu: Po krijojmë Agjencinë e Strehimit për..

    Drejtuesja Politike e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu, së bashku me Ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj, deputetët e zonës dhe drejtues të Bashkisë së Tiranës, zhvilluan një takim me banorët e Njësisë 4, në vijim të turit të dëgjesave publike për Buxhetin 2026 që po zhvillohen në të gjithë territorin e Tiranës.
    Gjatë takimit me komunitetin e Njësisë 4, Ogerta Manastirliu vuri theksin te politikat e reja për strehimin dhe krijimin e Agjencisë së Strehimit për strehimin social dhe të përballueshëm.
    “Qeveria po punon për të krijuar Agjencinë e Strehimit për strehim social dhe të përballueshëm. Përpos asaj që Bashkia sot jep në programet e saj të strehimit social, kreditë sociale apo banesat sociale me qira apo vetë ndërtimet që realizohen në kuadër të programeve të strehimit, qeveria është duke punuar për një tjetër program që lidhet me këtë Agjenci që do të krijohet për t’iu dhënë mundësi çifteve të reja, familjeve të reja për të pasur banesën e parë dhe për t’iu krijuar mundësinë e një strehimi të përballueshëm”, tha Manastirliu.

  • Rama: Ogerta Manastirliu ishte dhe mbetet kandidatja jonë për të drejtuar Tiranën kur të vijnë zgjedhjet

    Rama: Ogerta Manastirliu ishte dhe mbetet kandidatja jonë për të drejtuar Tiranën kur të vijnë zgjedhjet

    Kryeministri Edi Rama, në turin e dëgjesave publike me qytetarët në Tiranë për buxhetin 2026, deklaroi se Ogerta Manastirliu ishte dhe mbetet kandidatja e Partisë Soacialiste për kryetare të Bashkisë së Tiranës.
    “Ne këtu jemi për të bërë në të mirën për qytetin. Ne këtu jemi për të dhënë të gjithnë një dorë në kushtet kur ka një problem qyteti në kushtet që ësshtë mungesa e personit që ka zgjedhur. Nga ana tjetër pavarësisht nga çfarë mendojnë njerëzit që jetojnë në këtë qytet duan shërbimet, duan rrugën, duan kopshtin, duan çerdhen, duan pastrimin, gjë që ne duam të bëjmë çmos që ti kenë. Dhe duke e vlerësuar maksimalisht rëndësinë e kësaj detyre jemi dhe sot këtu sëbashku me Ogertën që ishte dhe mbetet kandidatja jonë për të drejtuar Tiranën kur të vijnë zgjedhjet”, tha Rama në dëgjesën me banorët e Njësisë 3 në Tiranë.
    Deklarata e Ramës rikonfirmon qëndrimin e Partisë Socliaste për kandidaturën e Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës, duke theksuar rolin e saj si drejtuesja politike e Tiranës dhe angazhimin e saj në takimet me qytetarët për përgatitjen e buxhetit të vitit 2026.

  • Rama: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

    Rama: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

    Kryeministri Edi Rama konfirmoi se Ogerta Manastirliu do të mbetet kandidatja e Partisë Socialiste për të drejtuar Bashkinë e Tiranës, kurdo që të mbahen zgjedhjet.
    Rama theksoi se Manastirliu do të udhëheqë fushatën e PS, duke i dhënë kështu “vizën” aktualit kryetar të bashkisë, Erion Veliaj, i cili u rikthye në detyrë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij.
    “Njerëzit që jetojnë në këtë qytet duan shërbimet, rrugën, kopshtin, çerdhen, pastrimin etj., gjë që ne duhet të bëjmë çmos t’i kenë dhe duke vlerësuar maksimalisht rëndësinë e kësaj detyre, jemi edhe sot këtu, së bashku me Ogertën që ishte dhe mbetet kandidatja jonë për të drejtuar Tiranën kur të vijnë zgjedhjet së bashku me Delinën, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit që ka barrën e drejtimit politik të skuadrës së deputetëve apo të përfaqësuesve të PS në këtë njësi dhe natyrisht së bashku me ju”, theksoi Rama.

  • “Veliaj drejton me Manastirliun”, Teliti paralajmëron: Do kërkojmë mbledhje urgjente në Këshill për shkarkimin e tij

    “Veliaj drejton me Manastirliun”, Teliti paralajmëron: Do kërkojmë mbledhje urgjente në Këshill për shkarkimin e tij

    Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshill, Dorian Teliti, deklaroi se bashkia po drejtohet në mënyrë faktike nga dy ministre të qeverisë Rama, Ogerta Manastirliu dhe Belinda Balluku, ndërsa opozita do të intensifikojë aksionin e saj politik në ditët në vijim.
    Në një intervistë televiziv, Teliti tha se vendimi i Kushtetueses vërtetoi atë që opozita kishte paralajmëruar: se shkarkimi i Veliajt ishte i përgatitur në mënyrë të mangët dhe të njëanshme nga mazhoranca socialiste.
    “Që në fillim paralajmëruam se mungesa e Erion Velisë në Këshillin Bashkiak do përdorej si justifikim për ta shpëtuar më pas me vendim të gjykatës. Kështu ndodhi. Projektvendimi ishte qëllimisht i cekët dhe jo ligjor”, tha Teliti.
    Ai akuzoi socialistët se kanë refuzuar propozimet e opozitës për të përfshirë në arsyetimin e shkarkimit dy shkelje të rënda nga ana e Veliajt: Prishjen e Teatrit Kombëtar, në kundërshtim me një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe së dyti nënshkrimin e një angazhimi financiar për inceneratorin e Tiranës në emër të Këshillit Bashkiak, pa miratimin e këtij institucioni.
    “Kryetari i bashkisë nuk mund të marrë as një vendim për ndihmë ekonomike 20 mijë lekë pa miratimin e Këshillit, e jo më të marrë përsipër 96 milionë euro për inceneratorin”, u shpreh Teliti.
    Zyrtari demokrat e cilësoi si “të qëllimshme” mënyrën se si PS hartoi vendimin e shkarkimit, duke lënë të kuptohet se pas gjithë procesit fshihej një skenar politik i Edi Ramës për të ruajtur kontrollin mbi Bashkinë e Tiranës.
    “Fakti që një javë para vendimit të Kushtetueses, zonja Manastirliu u emërua në Komisionin e Reformës Zgjedhore, tregon se Partia Socialiste e dinte rezultatin final”, tha ai.
    Teliti pohoi se aktualisht Tirana drejtohet nga Manastirliu dhe Balluku, ndërsa çdo vendimmarrje bëhet me bekimin e kreut të qeverisë: “Menaxhimi konkret i përditshëm bëhet nga Manastirliu dhe Balluku. Por mbi to qëndron gjithmonë Rama”.
    Sa i përket hapave të ardhshëm, ai konfirmoi se opozita në Këshillin Bashkiak do të kërkojë një mbledhje urgjente për të propozuar një vendim të ri për shkarkimin e Veliajt, këtë herë me bazë ligjore më të fortë.
    “Nëse ka vullnet, do ta çlirojmë Tiranën. Do kërkojmë që vendimi të pasurohet me shkeljet reale dhe të verifikueshme të Veliajt”, tha Teliti.
    Ai theksoi se opozita ka gati edhe kandidatin për zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht se kur ato do të zhvillohen: “Kandidatin e kemi, është Florian Binaj, dhe ka mbështetjen e gjithë opozitës.”

  • Rilindja urbane 2.0, Manastirliu: Hapësirat e çliruara do të vihen në shërbim të komuniteteve në çdo lagje të Tiranës

    Rilindja urbane 2.0, Manastirliu: Hapësirat e çliruara do të vihen në shërbim të komuniteteve në çdo lagje të Tiranës

    Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me një grup arkitektësh dhe urbanistësh, ku diskutuan për planin “Tirana 2030” dhe projektin e nisur “Rilindja Urbane 2.0”, një nismë që synon të rikthejë hapësirat publike në funksion të komunitetit, duke krijuar më shumë gjelbërim, më shumë hapësira për argëtim sport dhe çlodhje në çdo lagje të kryeqytetit.
    Në bashkëbisedim me arkitektët dhe urbanistët, Manastirliu theksoi rëndësinë e përfshirjes së profesionistëve në ndërtimin e një qyteti me dimensione të reja sociale.
    “Janë shumë arkitektë që janë angazhuar në një tjetër plan të mirëfilltë që lidhet me hapësirat publike dhe që lidhet me zhvillimin e këtyre hapësirave në funksion të komunitetit, një tjetër dimension social që qyteti ka nevojë t’i japim për të ndërtuar bashkëjetesën e shëndetshme mes gjithë atyre që kontribuojnë në qytet, por që duan të marrin nga qyteti më të mirën e tij”, tha Manastirliu.

    Duke folur për vizionin konkret të programit Tirana2030, Manastirliu nënvizoi se projekti Rilindja Urbane 2.0 do të përfshijë më shumë se 1000 hapësira publike në të gjithë qytetin që do të vihen në shërbim të komuniteteve në çdo lagje.
    “Janë më shumë se 1000 hapësira, që janë 1000 mundësi, të cilat ne mund të punojmë për t’ia kthyer komunitetit në hapësira të gjelbërta, në funksion të grupmoshave të ndryshme, me një kënd sportiv për fëmijët dhe të rinjtë, me mjedise çlodhëse për të moshuarit”, tha Manastirliu.
    Ky program shënon një fazë të re të zhvillimit urban të Tiranës, ku bashkëpunimi mes institucioneve, profesionistëve dhe komunitetit bëhet themel për ndërtimin e një qyteti më të jetueshëm, më gjithëpërfshirës dhe më social./vizionplus.tv

  • Ogerta Manastirliu takime me banorët: Plani ynë Tirana 2030, i prekshëm për çdo komunitet

    Ogerta Manastirliu takime me banorët: Plani ynë Tirana 2030, i prekshëm për çdo komunitet

    Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, vijon takimet me banorët e kryeqytetit, duke u ndalur këtë herë në Njësinë 2.
    Gjatë takimeve me banorë dhe me zanatçinj e sipërmarrës në zonën e “Pazarit të Ri”, në rrugët “Tefta Tashko Koço”, “Luigj Gurakuqi” e “Hoxha Tahsin”, Manastirliu bashkëbisedoi me ta për përmirësimet që do të bëhen në çdo lagje të qytetit, me planin e zhvillimit “Tirana 2030”.
    “Lagje më lagje, rrugë më rrugë, për të dëgjuar qytetarët dhe për të folur se si mund ta bëjmë Tiranën edhe më të mirë bashkë, një Tiranë që kujdeset për njerëzit”, u shpreh Manastirliu.

    Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës Ogerta Manastirliu theksoi se me programin “Tirana 2030” do të ketë zhvillim të qëndrueshëm në çdo njësi të kryeqytetit dhe kujdes social për çdo grupmoshë.
    “Plani ynë Tirana 2030 do të jetë i prekshëm për çdo komunitet dhe do të shkojë në çdo lagje të qytetit.”, tha Manstirliu.
    Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës vijon takimet në çdo lagje, për të dëgjuar banorët dhe për të folur për planin e saj Tirana 2030, një qytet që kujdeset për fëmijët, të moshuarit dhe çdo familje.