Sot, besimtarët ortodoksë kremtojnë ditën e shënuar të Lindjes së Hyjlindëses Mari. Në këtë ditë, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftuan se janë drejt përfundimit punimet restauruese në Manastirin e Spilesë, një nga monumentet më të çmuara të trashëgimisë sonë shpirtërore e kulturore.
“Më 8 shtator, në ditën e shënuar të Lindjes së Hyjlindëses Mari, ndodhemi pranë përfundimit të punimeve restauruese në Manastirin e Spilesë, një nga monumentet më të çmuara të trashëgimisë sonë shpirtërore e kulturore. Monumenti po rilind, duke ruajtur autenticitetin dhe duke qëndruar besnik historisë shekullore. Në këtë ditë të bekuar, ky projekt është një mesazh i qartë: ruajtja e trashëgimisë është akt besimi, dashurie dhe përkushtimi për brezat që do të vijnë”, shkruajnë Rama e Gonxhja ndërsa kanë ndarë edhe pamje nga puna për restaurimin.
Punimet kanë përfshirë:
-Sondazhe arkeologjike dhe verifikime të themeleve
-Pastrime dhe heqje të ndërhyrjeve të papërshtatshme
-Konsolidim dhe restaurim të kupolave, qemerëve e mureve me gurë
-Përforcim të strukturave me materiale bashkëkohore, në harmoni me teknikat tradicionale
-Restaurim të dritareve, dyerve dhe elementeve të brendshëm e të jashtëm të kishës
Manastiri i Shën Mërisë Spile është nga më të bukurit e Lunxhërisë. Ai ndodhet mbi Saraqinisht, rreth 20 km larg Gjirokastrës. Mbishkrimi mbi portën kryesore të kishës (naosit) tregon se ky objekt kulti daton në vitin 1634.
Kisha e manastirit të Shën Mërisë Spile është një monument i trashëgimisë kulturore, i llojit “Arkitekturë”, i miratuar në qershor të vitit 1973. Manastiri është pikturuar nga piktor Mihali në kohën e peshkopit Kalist. Manastiri ngrihet mbi një shkëmb gëlqeror për shkak të shpellave karstike. Aty kanë banuar eremitët, njerëz që qëndronin të izoluar nga bota, të cilët përpiqeshin të vuanin qenien e tyre mëkatare, si një vepër shlyerjeje para Perëndisë.
Tag: manastiri
-

Restaurimi i Manastirit të Spilesë drejt fundit, Rama e Gonxhja: Monumenti po rilind duke ruajtur autenticitetin
-

Vendi më i shenjtë në botë që po kthehet në resort, zhvarrosen dhe eshtrat e vendasve për një parking
Për vite me radhë, vizitorët ngjiteshin në malin Sinai me një udhërrëfyes beduin për të parë lindjen e diellit mbi peizazhin e paprekur shkëmbor ose për të bërë ecje të tjera të udhëhequra nga vendasit.
Tani një nga vendet më të shenjta të Egjiptit, i nderuar nga hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët, është në zemër të një debati të pandershëm lidhur me planet e autoriteteve për ta shndërruar atë në një mega-projekt të ri turistik.
I njohur si Xhebel Musa, Mali Sinai është vendi ku thuhet se Moisiut iu dhanë Dhjetë Urdhëresat. Shumë besojnë gjithashtu se ky është vendi ku, sipas Biblës dhe Kuranit, Zoti i foli profetit nga kaçubja që digjej.
Manastiri i Shën Katerinës i shekullit të 6-të, i drejtuar nga Kisha Ortodokse Greke, është gjithashtu atje.
Vendi është gjithashtu shtëpia e një komuniteti tradicional beduin, fisit Jebeleya, “Rojet e Shën Katerinës”, të cilit tashmë i janë shkatërruar shtëpitë me pak ose aspak kompensim.
Ata madje janë detyruar të nxjerrin trupa e të afërmve nga varret e tyre për t’i hapur rrugë një parkingu të ri makinash.
Projekti mund të jetë paraqitur si një zhvillim i qëndrueshëm dhe i domosdoshëm, i cili do të nxisë turizmin, por ai gjithashtu u është imponuar beduinëve kundër vullnetit të tyre.
Deri më tani, Greqia është vendi i parë që ka reaguar në lidhje me planet egjiptiane, për shkak të lidhjes së saj me manastirin.
Tensionet midis Athinës dhe Kajros u përshkallëzuan pasi një gjykatë egjiptiane vendosi në maj se manastiri i Shën Katerinës, manastiri më i vjetër i krishterë në botë, ndodhet në tokë shtetërore.
Pas një debati që zgjati disa dekada, gjyqtarët thanë se manastiri kishte “të drejtë të përdorte” vetëm tokën ku ndodhet dhe vendet fetare arkeologjike që ndodhen përreth tij.
Kryepeshkopi Jeronymos II i Athinës, kreu i Kishës së Greqisë, nxitoi ta denonconte vendimin.
Thuhej se manastiri bizantin, i cili në mënyrë të pazakontë strehon edhe një xhami të vogël të ndërtuar në epokën Fatimide, ishte “një strehë paqeje midis të krishterëve dhe myslimanëve dhe një strehë shprese për një botë të zhytur në konflikt”.Egjipti filloi Projektin e Madh të Shndërrimit për turistët, të sponsorizuar nga shteti, në vitin 2021. Plani përfshin hapjen e hoteleve, eko-shtëpizave dhe një qendre të madhe vizitorësh, si dhe zgjerimin e aeroportit të vogël aty pranë dhe një teleferiku për në Malin e Moisiut.
Qeveria po e promovon zhvillimin si “dhuratë e Egjiptit për të gjithë botën dhe të gjitha fetë”. -

Manastiri i Apolonisë, thesari bizantin i trashëgimisë kulturore shqiptare
Manastiri “Fjetja e Hyjlindëses Mari” në Parkun Arkeologjik të Apolonisë është një nga thesaret më të vyera të trashëgimisë kulturore shqiptare, që prej shekullit XIII. Ky vend i shenjtë është pjesë e Mitropolisë së Apolonisë dhe Fierit, ku komuniteti i besimtarëve ortodoksë kremtoi së fundmi me solemnitet festën e “Shpërfytyrimit të Shpëtimtarit” apo “Metamorfozës”, e njohur ndryshe si “Shën Sotiri” më 5 dhe 6 gusht.Besimtarët morën pjesë në ceremoninë e njohur si “Mbrëmësorja e Madhe” dhe ritualin e bekimit të pesë bukëve, duke ruajtur kështu traditat e thella shpirtërore të zonës.Në rajonin e Fierit ndodhen gjithashtu dy manastire të tjera të njohura, Manastiri i Ardenicës i shekullit XI dhe Manastiri i Shën Kozmait në Libofshë (1815), që përbëjnë destinacione të rëndësishme pelegrinazhi për besimtarët vendas dhe të huaj.Këto manastire janë dëshmi të arkitekturës bizantine dhe historisë së pasur shqiptare, ndërsa edhe kishat shekullore si Shën Gjergji dhe Shën Kolli në Libofshë mbartin vepra të artistëve të mëdhenj të artit bizantin si Shpataraku, Zografët dhe Çetirët, duke nxjerrë në pah vlerat e rralla të trashëgimisë kulturore të Myzeqesë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Manastiri “Fjetja e Hyjlindëses Mari” në Parkun Arkeologjik të Apolonisë është një nga thesaret më të vyera të trashëgimisë kulturore shqiptare, që prej shekullit XIII. Ky vend i shenjtë është pjesë e Mitropolisë së Apolonisë dhe Fierit, ku komuniteti i besimtarëve ortodoksë kremtoi së fundmi me solemnitet festën e “Shpërfytyrimit të Shpëtimtarit” apo “Metamorfozës”, e njohur ndryshe si “Shën Sotiri” më 5 dhe 6 gusht.Besimtarët morën pjesë në ceremoninë e njohur si “Mbrëmësorja e Madhe” dhe ritualin e bekimit të pesë bukëve, duke ruajtur kështu traditat e thella shpirtërore të zonës.Në rajonin e Fierit ndodhen gjithashtu dy manastire të tjera të njohura, Manastiri i Ardenicës i shekullit XI dhe Manastiri i Shën Kozmait në Libofshë (1815), që përbëjnë destinacione të rëndësishme pelegrinazhi për besimtarët vendas dhe të huaj.Këto manastire janë dëshmi të arkitekturës bizantine dhe historisë së pasur shqiptare, ndërsa edhe kishat shekullore si Shën Gjergji dhe Shën Kolli në Libofshë mbartin vepra të artistëve të mëdhenj të artit bizantin si Shpataraku, Zografët dhe Çetirët, duke nxjerrë në pah vlerat e rralla të trashëgimisë kulturore të Myzeqesë.
-

Manastiret dhe kishat e Fierit, thesare të vyera të trashëgimisë kulturore
Manastiri “Fjetja e Hyjlindëses Mari”, në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, prej shekullit XIII shenjon historinë e bukur shqiptare dhe rrëfen trashëgiminë tonë kulturore.
Ky manastir është pjesë e Mitropolisë së Apolonisë dhe Fierit, ku ka një komunitet të madh besimtarësh ortodoksë, të cilët pak ditë më parë kremtuan me madhështi “Shpërfytyrimin e Shpëtimtarit”, “Metamorfozën”, ose siç e thotë populli “Shën Sotirin” (5 dhe 6 gusht).
Besimtarët morën pjesë në “Mbrëmësoren e Madhe” dhe ritualin e bekimit të pesë bukëve.
Në zonë janë të shumta kishat dhe manastiret të shpallura Monumente Kulture.
Gjatë një vizite në Fier, nuk duhen lënë pa vizituar tre nga manastiret më të famshme të ortodoksisë shqiptare, thesare të vyera të trashëgimisë kulturore dhe njëri prej tyre është Manastiri “Fjetja e Hyjlindëses Mari”, brenda Parkut Arkeologjik Apoloni. Dy të tjerët janë Manastiri i Ardenicës, i shekullit XI si dhe Manastiri i Shën Kozmait në Libofshë (1815), vend pelegrinazhi nga banorët e zonës por edhe nga besimtarë përtej kufijve.
Këta janë manastire me gjurmë të figurave të shquara të historisë shqiptare dhe me arkitekturë bizantine. Por edhe kishat shekullore më të famshme myzeqare, si Shën Gjergji (Libofshë, 1767) dhe Shën Kolli (Libofshë, 1777) kanë gjurmë të artistëve më të shquar të artit bizantin: Shpataraku, Zografët dhe Çetirët./atsh/KultPlus.com
-

Manastiri i Shën Gjonit (Mbigurit) në Trebisht të Rekës së Poshtme, ishte trashëgimi e Gjon Pal Kastriotit
Foto 1
Shqiptarët te Manastiri i Shën Gjon Dibranit nga Trebishti.
Foto 2
Dy mokrarët, vëllezërit Kostandin dhe Athanas Zografi kanë gdhendur në qoshen e ikonostasit te Manastiri Bigorska-Mbigurit (Gurit mbi gur) i Shën Gjon Dibranit, veten e tyre, që ne të mos i harrojmë.
Mjeshtri i parë ka vendosur gishtin tregues në kokë për të kumtuar, që së pari vepra përpunohet në mendje.
Mjeshtri i dytë (vëllai), mban çekanin të ngritur lart, për të goditur daltën që gdhend drurin.
Foto 4
Aty ku është poshtëshënuar me vijë të kuqe, lexohet: Triballa Shqiptare.
Foto 5
Princi Arbëror që u bë Shenjtor.
Shën Gjon Vladimiri-kokëpreri (rrethuar nga 12 figura), punuar nga mjeshtri: Kostandin Shpataraku nga Shpati i Elbasanit.
SHËN GJON SHQIPTARI, LINDI, LUFTOI, U VRA, U VARROS DHE U SHENJTËRUA NË TOKËN SHQIPTARE.
ARMIQTË E KOMBIT SHQIPTAR U MUNDUAN TA PËRVETËSONIN. SERBËT E QUAJTËN IVAN, BULLGARËT E QUAJTËN JOVAN, PSEUDO-GREKËT E QUAJTËN JOAN, INJORANTËT SHQIPTARË E QUAJTËN SHINJON, POR NË OHRIN SHQIPTAR U ZBULUA PLLAKA KU SHKRUHEJ EMRI I SHENJTORIT: GJON.
NË RRETHINAT E KORÇËS ENDE ËSHTË EMRI I FSHATIT GJONOMADH=GJONI I MADH.
NËNA E SHËN GJONIT QUHEJ ANA OSE HANA, BIJË E FISIT FISNIK SHQIPTAR TRIBALLA=TRIBALDA, NGA E KISHTE PREJARDHJEN DHE BASHKËSHORTJA E GJON KASTRIOTIT, VOJSAVA.
KY SHENJT NË ATË TERRITOR QUHET ENDE, SHËN GJON DIBRANI I TREBISHTIT.
-

Manastiri i Deviçit në Drenicë, ruhej nga familjar të fiseve vendase (shqiptarë), siç ishte edhe Avdil Vojvoda
Manastiri i Deviçit në Drenicë, ruhej nga familjar të fiseve vendase (shqiptarë) siç ishte edhe Avdil Vojvoda 70 vjeç nga fshati Llaushë, i cili në vitin 1958 ka thënë se që nga kohët e lashta e në vazhdimësi ka pasur dy anëtarë të fisit të tij që kanë ruajtur Manastirin.
Foto e Manastirit dhe Avdil Vojvodës 1958.
-

Ku gjindet dhe cila është historia e Manastirit të Banjskës
Manastiri i Banjskës u ndërtua midis viteve 1312 dhe 1316 në fshatin Banjska nga mbreti Milutin në vendin e një ndërtese më të vjetër paleokristiane.
Manastiri ishte menduar të ishte vendvarrimi i mbretit, por në vitin 1389 reliket u transferuan në Trepçë dhe më vonë në 1445-n në Sofje, Bullgari ku banojnë sot. Kisha i është kushtuar Shën Stefanit dhe ka ndikime perëndimore me gurë trengjyrësh.
Dizajni është bërë nga Fra Vita nga Kotorri i cili ka projektuar edhe Manastirin e Visoki Deçanit. Skulptura e virgjëreshës “Sokolica” është zhvendosur në Manastirin e Sokolicës.
Një restaurim i madh i manastirit filloi në korrik, 2003, dhe për shkak të rindërtimeve të mëparshme pamja ka ndryshuar.
Manastiri u përdor për dy qëllime, si: mauzoleum dhe dhurim. Është monument i mbrojtur nga Republika e Kosovës me numër statusi 0301-551/90
-

Restaurohet manastiri i vitit 1634! “Fjetja e Shën Mërisë” në Spile, nga më të veçantët në Shqipëri
Manastiri “Fjetja e Shën Mërisë” në Spile, një nga monumentet më të njohura të kultit në jug të vendit, po i nënshtrohet një procesi restaurimi të plotë.
Objekti, i ndërtuar në vitin 1634, monument kulture i kategorisë së parë, mbart vlera të rëndësishme arkitekturore, artistike dhe shpirtërore për zonën e Lunxhërisë.
Procesi ka përfunduar në çatinë e hajatit dhe është duke vijuar në narteks. Sipas Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër, ndërhyrja është thelbësore për ruajtjen e objektit nga degradimi i mëtejshëm, për të garantuar qëndrueshmërinë e strukturës dhe sigurinë e vizitorëve.
“Ky është një nga objektet që për vite me radhë ka pasur probleme serioze. Gjendja strukturore ka qenë e rënduar dhe nevojitej një ndërhyrje që jo vetëm e shpëton nga rreziku, por edhe e rikthen në identitet,”-Ardis Duka drejtor i DRMK.
Manastiri përmban afreskë me vlera të rralla ikonografike, pikturuar nga mjeshtri Mihali në kohën e peshkopit Kalist. Naosi i tij është i ndërtuar në formë kryqi, ndërsa ngjyrat e gjalla dhe stili ekspresiv i afreskëve ende mahnisin vizitorët spontanë.
“Interesi është i lartë, sidomos nga vizitorët që ndjekin itinerare të trashëgimisë kulturore. Aksesueshmëria është një sfidë, por prezenca e vizitorëve nuk mungon”.
Ndërtuar mbi një masiv shkëmbor gëlqeror, manastiri ngrihet pranë një kishe më të hershme, ndërsa në shpellat karstike të zonës, sipas dëshmive historike, kanë jetuar dikur eremitët ,murgj që e zgjidhnin izolimin si formë e përkushtimit fetar.
Punimet në Spile janë pjesë e një programi të gjerë restaurimi dhe mirëmbajtjeje që përfshin edhe objekte të tjera me funksion religjioz në qark, si Kisha e Labovës së Kryqit, Kisha e Peshkëpisë së Sipërme apo manastiret e Stegopulit, Drianos dhe Jergucatit.
“Kemi një sërë monumentesh kulti që janë të kategorisë së parë ,të të gjitha besimeve, të cilat kërkojnë ndërhyrje të vazhdueshme. Teqeja e Melanit, teqeja e Frashërit apo xhamia e Pazarit janë pjesë e vëmendjes sonë për ruajtjen e trashëgimisë së përbashkët”.
Në qarkun e Gjirokastrës ndodhen mbi 100 kisha të të njëjtës periudhë historike, 32 prej të cilave konsiderohen me rëndësi të veçantë për vlerat e tyre tipologjike dhe arkitekturore.Top Channel
-

Manastiri i Shën Gjergjit në Ksamil, një destinacion mbresëlënës
Nga maja e kodrës ku ndodhet Manastiri i Shën Gjergjit, mund të shijoni një pamje mahnitese të detit Jon dhe Liqenit te Butrintit.
Për të mbërritur deri këtu, udhëtoni në rrugën nacionale Sarandë–Ksamil dhe ndaloni në Qafën e Manastirit. Rruga vazhdon në këmbë përreth 15 minuta. Çdo hap është një përgatitje për një takim të veçantë me historinë.
I ndërtuar mbi rrënojat e murit të lashtë të Demës, Manastiri i Shën Gjergjit i përket periudhës ndërmjet shekujve XVII dhe XVIII. Ky kompleks monumental është dëshmi e qartë e trashëgimisë kulturore dhe fetare të zonës së Sarandës.
Me ndërtimin e tij në një pozicion strategjik, manastiri ka shërbyer si pikë mbrojtjeje, jo vetëm për Sarandën, por edhe për qytetin antik të Butrintit.
Kompleksi ka mbetur në një gjendje të mirëmirëmbajtur deri në ditët e sotme. Në oborrin e tij ndodhet edhe kisha me të njëjtin emër, e ndërtuar më vonë, e cila fatkeqësisht ka humbur një pjesë të konsiderueshme të afreskeve për shkak të kohës dhe ndërhyrjeve të mëvonshme, shkruan shqiptarja.
Pozicioni gjeografik midis Sarandës dhe Ksamilit e bën këtë monument një nga destinacionet më të vizituara kulturore të zonës. Vizitorët e përjetojnë jo vetëm si një vend me rëndësi historike, por edhe si një hapësirë ku ende zhvillohen rite fetare dhe festa tradicionale të komunitetit besimtar.
Vetëm gjatë vitit 2024, Manastiri i Shën Gjergjit është vizituar nga rreth 3000 persona, një shifër që tregon rëndësinë gjithnjë në rritje të këtij vendi si pjesë e trashëgimisë sonë kulturore dhe shpirtërore. -

Thesar i rrallë fetar e kulturor në Fier, Rama ndan foto nga Manastiri i Shën Kozmait
Manastiri i Shën Kozmait është një thesar i rrallë fetar e kulturor në qytetin e Fierit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit foto nga Manastiri i Shën Kozmait, një nga xhevahiret e trashëgimisë kulturore të Myzeqesë, në kuadër të rubrikës “Beautiful Albania”.
Ky destinacion është një qendër e rëndësishme turistike, e cila mbledh në vete bukurinë natyrore, pasurinë arkitekturore dhe frymën e qetësisë fetare. Manastiri i Shën Kozmait ndodhet në një vend të veçantë, larg zhurmës urbane, në një oaz të qetësisë midis natyrës dhe kulturës.Me ngrohtësinë e rrezeve diellore që zbresin mbi rrënojat dhe arkitekturën e vjetër, ai krijon një atmosferë magjike të harmonisë dhe reflektimi. Ky manastir është një ndër veprat më të rëndësishme të periudhës bizantine dhe një dëshmi e pasurisë së trashëgimisë fetare në rajon.