Tag: mamografi

  • Tetori Rozë! Mamografi falas në të gjithë vendin, Ministrja Sala apel për diagnostikim

    Tetori Rozë! Mamografi falas në të gjithë vendin, Ministrja Sala apel për diagnostikim

    Në të gjithë Shqipërinë po vijon zbatimi i Programit Kombëtar për Depistimin e Kancerit të Gjirit, duke ofruar mamografi falas për gratë e moshës 40-50 vjeç dhe ato mbi 50 vjeç, të targetuara si grup risku.
    Deri më tani janë kryer 779 mamografi falas, në rang vendi. Këto të dhëna të publikuara nga Minsitria e Shëndetësisë janë të bazuara nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Operatori i Shërbimeve, të Kujdesit Shëndetësor (OShKSh).
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies  Sociale, Evis Sala u ndal në një prej njësive të mamografive lëvizëse të stacionuar në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, për të ndjekur nga afër procesin e kryerjes së mamografisë dhe sensibilizimin e qytetarëve mbi kryerjen e kontrollove, si dhe rëndësinë e diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit, për të rritur shanset për trajtim të suksesshëm dhe për të ulur vdekshmërinë nga kjo sëmundje.
    Shërbimi i kryerjes së mamografisë ofrohet falas gjatë gjithë vitit në 16 poliklinika dhe spitalet në të gjithë vendin, si dhe në 2 njësitë e lëvizshme të mamografisë.

    Përgjatë muajit tetor fashat janë të hapura në çdo spital dhe poliklinikë ku çdo grua mund të kryejë mamografinë në çdo kohë pa sistem referimi vetëm me anë të një mjeti identifikimi.
    Aktualisht janë 16 aparatura të mamografisë stacionare që janë të shpërndara përkatësisht në spitalet në Tiranë, Dibër, Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, Lezhë, Kukës, Vlorë Gjirokastër, Fier, Lushnje, Shkodër, si dhe 2 njësi të mamografive lëvizëse, të cilat janë në shërbim jo vetëm në tetor, por çdo ditë të vitit.
    Mamografitë lëvizëse mundësojnë ofrimin e shërbimit për gratë e përfshira në Programin Kombëtar të Depistimit të Kancerit të gjirit sa më afër vendbanimit për zona të largëta urbane dhe rurale. Ky shërbim sigurohet nga Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor duke ofruar ekzaminime depistuese në të gjithë vendin bazuar në një kalendar kryesisht pranë zonave ku nuk ka mamografi fikse.
    Në këtë proces janë të angazhuar në total 66 personel mjekësor, të cilët janë çdo ditë në gatishmëri të plotë plotë për të asistuarkryerjen mamografisë dhe kontrollit pasi çdo ditë e jetës vlen.

  • Tre burra me kancer gjiri në Fier dhe disa gra në moshë të re! Mjekja: Mos prisni sinjalet e para, bëni ekografi

    Tre burra me kancer gjiri në Fier dhe disa gra në moshë të re! Mjekja: Mos prisni sinjalet e para, bëni ekografi

    Spitali i Fierit po përballet këtë fillim tetori me fluks të grave dhe vajzave që bejne ekografi dhe mamografi. Mjekja onkologe veren me shqetësim se mosha e të prekurve nga kanceri i gjirit po ulet nën 40-vjec. Sëmundja nuk prek vetëm gratë por dhe burrat.
    “Kanceri i gjirit është më i shpeshtë tek gratë 50–70 vjeç, por po vihet re rritje e rasteve edhe tek gratë nen 40 vjeç dhe në raste të rralla tek moshat më të vogla. Në një numër të vogël të rasteve edhe tek meshkujt aktualisht në qytetin tonë janë të diagnostikuar dy tre pacientë me kancer gjiri tek burrat. Ndërkohë në spitalin e fierit ofrohet dhe shërbimi i kemioterapisë”, tha Anisa Mone, mjeke onkologe
    Faktorët janë të shumtë, ndërsa mjekja thekson se ka një rritje të përgjithshme të sëmundjet malinje.
    “Ka të bëjë me shtimin ekspozimit ndaj faktorëve kancerogjen siç është jeta sedentare, mënyra të ushqyerit, përdorimi kontraceptiv dhe hormonal. Por dhe me emancipimin e gruas, lindjet në mosha të mëdhaja, mosushqyerjen e fëmijëve me gji edhe faktorët gjenetikë. Vihet re gjithashtu një rritje e numrit të përgjithshëm të sëmundjeve malinje, jo vetëm e kancerit të gjirit”, shton ajo.
    Gjatë muajit tetor, spitali i Fierit ofron mamografi falas, pa referim nga mjeku i familjes.
    “Bëjmë thirrje në mënyrë të vazhdueshme për kontrolle të rregullta që të zbulohet që në ekzaminimet imazherike në ekografi dhe në mamografi përtej shfaqjes së shenjave kutane ku secila grua mund t’i dallojë edhe vetë ndryshimet në pasqyrë. Prandaj sa më shumë kontrolle të bëjmë aq më e lartë është mundësia që ta zbulojmë në fazë të hershme dhe të shërohemi nga kjo sëmundje”, mbyll mesazhin e saj mjekja.