Tag: mamës

  • VIDEO/ Reali triumfon ndaj Bilbaos në “San Mames”

    VIDEO/ Reali triumfon ndaj Bilbaos në “San Mames”

    Real Madrid nuk fal as në “San Mames”, duke fituar 0-3 ndaj Atletico Bilbaos, në një sfidë që rezultoi më e lehtë nga çfarë pritej.
    Ndeshja u zgjidh shumë shpejt që në minutën e shtatë, me Kylian Mbappe që dërgoi në festë tifozërinë vendase. Camavinga dyfishoi shifrat, në fundin e pjesës së parë.
    Mbappe “vulosi” një herë e mirë këtë takim, në minutën e 59-të. Ekipi i Alonsos është në vendin e dytë me një pikë më pak se Barcelona.

     

  • Fjalimi prekës i Big Mamës për Shpat Kasapin: Kjo nuk është lamtumirë

    Fjalimi prekës i Big Mamës për Shpat Kasapin: Kjo nuk është lamtumirë

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • 45-minutat e para: Mungon goli në “San Mames”, PSV surprizohet nga kampioni i Belgjikës

    45-minutat e para: Mungon goli në “San Mames”, PSV surprizohet nga kampioni i Belgjikës

    16 Shtator 2025

    19:34

    Telesport

    Janë mbyllur 45-minutat e para në dy sfidat e para për sot në Champions League.  Në “San Mames”, pjesa e parë mes Athletico Bilbao dhe Arsenal është mbyllur në barazim pa gola. Për vendasit mungon Nico Williams për shkak dëmtimi, ndërsa Arsenal luan me “artilerinë e rëndë”, por që nuk arritën dot të gjenin golin në pjesën e parë.
    Në “Philips Stadion”, PSV po mundet 0-2 nga Royale Union SG. Fillimisht kampionët e Belgjikës kaluan në avantazh falë një penalltie të shndërruar në gol nga Promise David në minutën e 9-të, pas një faulli të qartë brenda në zonë.
    Në minutën e 38-të, belgët shënuan dolin e dytë me A. Ait El Hadj, i cili pasi rikuperoi një top të humbur nga vendasit në mesin e fushës, e mori i vetëm atë dhe e dërgoi në rrjetë. SHIKOGOLAT

  • Niko Ulliams do bëhët “gjysh”, 8-të vite kontratë me Bilbaon

    Niko Ulliams do bëhët “gjysh”, 8-të vite kontratë me Bilbaon

    Pas njoftimit, vjen nënshkrimi rinovues. Niko Uilliams nënshkroi një rinovim historik me Athletik Bilbao sot në San Mamés, duke e lidhur veten me klubin bask deri më 30 qershor 2035.

    Kjo kontratë e paprecedentë në historinë e futbollit: tetë vjet shtesë nga marrëveshja e mëparshme, u nënshkrua në prani të presidentit Jon Uriarte, Drejtorit të Përgjithshëm Mikel Gonzalez, vëllait dhe kapitenit të tij Injaki Uilliams, dhe nënës së tij Maria Arthuer, si dhe ambasadorë të klubit.

    Gjatë ceremonisë, Niko veshi një fanellë të re të frymëzuar nga konceptimi “WIN” (Williams, Iñaki dhe Nico), një simbol i besnikërisë ndaj projektit bask pavarësisht presionit të klubeve më të fuqishme teksa Barcelona e kërkoi me ngulm.

    “Ne kemi qëllime ambicioze, si Liga e Kampionëve, dhe dua t’i arrij ato me klubin e jetës sime”, tha sulmuesi i majtë Niko. Ai shtoi: “Kjo është edhe për tifozët, të cilët gjithmonë më kanë mbështetur. Shpresoj t’i bëj ata të festojnë në San Mamés për një kohë të gjatë.”

    Vazhdo leximin

  • Përplasje të vjetra mes Vesa Lumës dhe Big Mamës? Vajza e tezes së Big Bastës bën deklaratën e papritur

    Përplasje të vjetra mes Vesa Lumës dhe Big Mamës? Vajza e tezes së Big Bastës bën deklaratën e papritur

    Situata në “Ferma VIP” është përshkallëzuar ndjeshëm, me Big Bastën që ka hyrë në një fazë të re të lojës, duke qenë me karta të hapura dhe sulme të drejtëpërdrejta. Momentalisht Big Basta dy situata të forta, me Andran dhe me BIg Mamën.

    Përplasja me Big Mamën ka marrë përmasa të mëdha pas një episodi ku ajo i fshehu çantën këngëtarit në kuadër të një “loje”. Por situata doli jashtë kontrollit kur u zbulua se në çantë kishte sende personale që lidhen me djalin e tij, duke prekur një pikë të ndjeshme për artistin. Ky incident solli një debat të ashpër mes tyre, që kaloi në nivelin e ofendimeve personale.
    Pas ngjarjes, Vesa Luma, bashkëshortja e Big Bastës, ka reaguar në rrjetet sociale, duke e konsideruar të papranueshme sjelljen e Big Mamës dhe ka kërkuar largimin e saj nga formati.

    Lori Mancellari, vajza e tezes së Big Bastës, e ftuar në emisionin “Ferma Club” u shpreh:
    “Jam në të njëjtin mendim me Vesën. Që nga dalja e Ronit, LIVE në Prime janë thënë 1001 fjalë drejt Big Bastës nga Big Mama. Por situata kulmoi me një lumë ofendimesh. Ai zgjodhi të mos reagojë me fyerje, ashtu siç është edhe jashtë lojës nuk bullizon dhe nuk ofendon.”

    Në publik janë hedhur hipoteza për një konflikt të mbartur mes Big Mamës dhe Vesa Lumës nisur nga reagimi i kësaj të fundit në rrjete sociale, por Lori i hodhi poshtë:
    “Nuk kanë pasur konflikt më parë. Janë pjesë e të njëjtës industri, por nuk ka asgjë personale. Megjithatë, kur dikush thotë ‘Ty s’të bëhet vonë për djalin tënd’, kjo është goditje poshtë brezit dhe nuk justifikohet në asnjë lojë.”
    Debati mes këngëtarëve po ngjall shumë reagime në rrjet, me ndjekës që ndajnë mendime të forta pro dhe kundër palëve. “Ferma VIP” po dëshmohet si një arenë ku kufiri mes lojës dhe realitetit po bëhet gjithnjë e më i paqartë.
    /vizionplus.tv

  • E papritur në fermë, Alba gjen “ngushëllim” në krahët e Big Mamës, a po “thyhen” barrierat mes dy rivaleve

    E papritur në fermë, Alba gjen “ngushëllim” në krahët e Big Mamës, a po “thyhen” barrierat mes dy rivaleve

    Pas tensioneve të forta me partnerin e saj Limi, Alba ka gjetur ngushëllim në një vend krejt të papritur, në krahët e Big Mamës. Dy vajzat, që prej ditës së parë në Ferma VIP kanë qenë në konflikt të hapur, por duket se situata emocionale e Albës ka sjellë një afrimitet të papritur.
    Ajo ka shkuar në shtëpinë e Njishit, ku Big Mama po qëndron si kryeferme, dhe i ka kërkuar një përqafim. E habitur nga ky veprim, Big Mama e ka pyetur me dyshim:
    “Mos po bën prapë filma? Çfarë ke? Ka ndodhur diçka? A ndihesh fajtore për diçka?”

    Alba është përgjigjur thjesht: “Kisha nevojë për një përqafim.”

    Ky moment i papritur duket se ka zbutur marrëdhënien e tyre, duke hapur rrugën për një bisedë më të qetë në praninë e fermerëve të tjerë. Megjithatë, Big Mama e ka ruajtur tonin kritik, duke i kujtuar Albës që të jetë e sinqertë me qëllimet e saj:
    “Alba, po dalim jashtë vetes. Unë lojëra nuk di të bëj. Të kam thënë si është puna, ti e menaxhon vetë. Nëse e shfrytëzon këtë për filma dhe për të qenë pjesë e Prime, unë s’di çfarë të them.”
    Rikthimi i kontaktit njerëzor mes dy vajzave ka sjellë komente të shumta nga publiku, duke ngritur pyetjen: a është ky fillimi i një miqësie të re, apo një moment i përkohshëm emocional në kushtet e presionit të lojës?
    /vizionplus.tv

  • Kush është i eliminuari i radhës, ja avantazhi që i dha Big Mamës

    Kush është i eliminuari i radhës, ja avantazhi që i dha Big Mamës

    Pesë fermerë në televotim, Big Basta, Erandi, Andera, Ylli dhe Ganiu, por ishte ky i fundit që ndërpreu përgjithmonë rrugëtimin në Ferma VIP 2.
    Ganiu ishte më pak i votuari nga publiku, duke u bërë kështu i eliminuari i natës së sotme.
     “Fermeri që humbet përfundimisht statusin dhe që duhet të largohet sonte nga Ferma VIP është Gania”, lexoi në zarf moderatorja Luana Vjollca.

    “Dua t’iu falenderoj të gjithëve. Ka qenë një nga eksperiencat më të mira. Ajo që me penalizoj ka qenë cigarja. Mi ka lidhur këmbë e duar, nuk kam mundur të luajë lirshëm. Do të mbetet një nga senet më të mira. Do më mungojnë shumë fermerët”, deklaroi Gania.
    Gania, i eliminuari i kësaj nate, ashtu siç e ka tradita zgjodhi kryefermerin. Ai i dha titullin Kryefermer Big Mamës.
    /vizionplus.tv