Tag: mamelodi

  • Dortmund pranë kualifkimit, bileta e dytë gjëndet te dueli në Majemi

    Mamelodi-Fluminense dhe Dortmund- Ulsan janë dy ndeshjet e orës 21:00 që do të zhvillohen në orën 21:00 për Botërorin e Klubeve FIFA që luhet në SHBA.

    Këto dy takime të raundit të tretë në Grupin F pritet të zgjedhin dilemat për dy skuadrat e kualifikuara në këtë grup. Brazilianët e Fluminense dhe gjermanët e Dortmund janë në krye me nga 4 pikë ndërsa shanset e një vendi i luan edhe ekipi nga Afrika e Jugut Mamelodi e cila ka aktualisht tri pikë.

    Ndërkaq skuadra Ulsan nga Koreja e Jugut figuron e eleminuar teksa me zero pikë në dy takime e ka të pamundur të kapë një biletë kualifikuese./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Dortmund kalon jugorët e Afrikës, 7 gola në sfidën e Grupit F

    Mamelodi – Dortmund 3-4 (Ribeiro 11′, Rajners 62′, Mothiba 90′ / Nmeça 16′, Girasi 34′, Xhob Belingam 45’+1′, Mudau 60′ ag)

    Pak çaste më parë Borusia Dortmund fitoi 3-4 me Mamelodi duke marrë kryesimin e Grupi F në Botërorin e Klubeve FIFA që po luhet në Amerikë. Ndeshja nis me avantazhin e afrikanojugorëve por më pas europianët nisin përmbysjen e madhe duke mbyllur pjesën e parë 1-3.

    Në të dytën një autogol i Mamelodi i dërgoi shifrat në 1-4 duke garantuar suksesin e verdhezinjëve. Mirpo ndeshja u hap shpejt teksa Rajners shënoi golin për 2-4.

    Fundi bëhët më dramatik pasi në të 90′ sërish skuadra afrikane shënon golin e tretë. Nuk ngjet asgjë dhe Dortmund merr tri pikë të vyera ndaj një rivali për biletën që të nxjerr nga grupi./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Kupa e Botës për Klube: Jobe Bellingham e bën sefte, Dortmund mposht afrikanët e Mamelodi dhe merr kryesimin e grupit

    Kupa e Botës për Klube: Jobe Bellingham e bën sefte, Dortmund mposht afrikanët e Mamelodi dhe merr kryesimin e grupit

    Dortmund ka fituar 4-2 ndaj Mamelodi, në ndeshjen e dytë për Kupën e Botës për Grupe, në grupin F. Afrikanët e nisën shumë mirë ndeshjen, duke gjetur avantazhin që në minutën e 10-të me Lucas Ribeiro. Braziliani mori topin nga mesi i fushës dhe e dërgoi atë në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Gjithsesi, avantazhi i afrikanëve zgjati vetëm 5 minuta, pasi gjermanët barazuan shifrat në minutën e 15-të me Felix Nmecha, i cili ëprfitoi nga një gabim trashanik i portierit të Mamelodi. SHIHGOLIN
    Verdhezinjtë shënuan dhe dy herë të tjera brenda pjesës së parë, fillimisht me të zakonshmin Serhou Guirassy 34′ dhe më pas me Jobe Bellingham në fund të pjesës së parë. Ky ishte goli i parë për anglezin me fanellën e Dortmund, i cili shënoi me një goditje të bukur nga brenda zonës. SHIKOGOLIN
    Pjesa e parë u mbyll 1-3 për Dortmundin. Në minutën e 58-të, Dortmund shënon golin e katërt falë autogolit të Khuliso Mudau, por afrikanët nuk u dorëzuan dhe “luftuan” deri në fund.
    Në minutën e 62-të, ekipi frikan ngushtoi shifrat me golin e Iqraam Rayners, i cili shënoi me kokë pas krosimit që mori gjatë një goditjeje dënimi. Në fund të kohës së rregullt, erdhi edhe goli i tretë për Mamelodi-n, me Lebo Mothiba. Për afrikanët nuk pati më kohë, Dortmund fiton 4-3 dhe merr kryesimin e grupit F me 4 pikë.