Showbiz E Enjte, 13 Nëntor 2025 19:47
Ermal Mamaqi i ftuar në emisionin ”Goca dhe Gra”, e ftoi aktoren Ema Andrea të merrte pjesë në një nga trajnimet që ai organizon. Panelistja Ema Andrea refuzoi ftesën duke argumentuar se kishte angazhime të tjera më të rëndësishme.
Refuzimi i saj nuk kaloi pa u vënë re nga publiku dhe mediat. Ky episod u bë lajm i ditës, me shumë portale që raportuan mbi ftesën dhe refuzimin e saj, duke e bërë këtë situatë një temë të nxehtë në rrjetet sociale.
Mamaqi reagoi më pas përmes një videoje në TikTok, ku theksoi se nuk kishte asnjë problem me vendimin e aktores. Ai shtoi se ka shumë miq të ngushtë që gjithashtu nuk kanë marrë pjesë në trajnimet e tij, teksa e ka kaluar situatën me qetësi dhe humor. Ermali duket se ka marrë gjithçka me sportivitet, duke treguar se për të më e rëndësishme është puna dhe pasioni për trajnimet dhe projektet që organizon.
Tag: mamaqi
-

Ermal Mamaqi reagon pas deklaratës që bëri bujë nga aktorja Ema Andrea
-

“Njerëzit që janë të varfër e meritojnë të jenë të tillë”/ Ermal Mamaqi i qëndron ende kësaj deklarate?
Ermal Mamaqi, ka sqaruar mbrëmjen e sotme deklaratat e dhëna pak ditë më parë në ‘Top Albania Radio’ ku foli mbi konceptin e varfërisë. Sipas tij, ata që janë të varfër e meritojnë të jenë të tillë bazuar në zgjedhjet që ata kanë bërë me jetën.
“Kush punon 12 orë nuk është i varfër. Unë i referohen disa forma të ndryshme të dembelizmit. Nëse je dembel 40 vjeç ti e meriton atë status që ke. Për mua varfëria më e madhe nuk është pjesë e financave. I varfër quhesh kur nuk mbyll dot shpenzimet minimale. Fjala e meriton ka 2 kuptime, e para askush nuk e meriton të jetë i varfër nga pikëpamja njerëzore, por nga ana tjetër janë ata që kanë zgjedhur, dhe si pasojë e atyre ti merr atë që ke programuar dhe planifikuar”, u shpreh Mamaqi.
Aktori ka bërë edhe një ‘thirrje’ për ata që pak më lartë i quajti dembël, sepse sipas tij shumë shpejt ne mund të zëvendësohemi nga robotët dhe mund të vlejmë më pak se sa vlenim një ditë më parë.
‘Çohu edhe bëjë diçka sepse shumë shpejt robotët do vinë dhe do na zënë vendin. Ne marrim atë që tolerojmë. Nëse je në këtë pikë që ke bërë një vlerësim dhe diçka nuk shkon duhet të ndryshon diçka. “0 based thinking”, pra të menduarit nga 0. Duke dikur këtë që di a do e bëja më këtë që po bëjë?”, tha ai. -

”Njerëzit që janë të varfër e meritojnë të jenë të tillë”, Ermal Mamaqi: Çohu dhe bëj diçka
Showbiz E Martë, 11 Nëntor 2025 22:00
Ermal Mamaqi ka sqaruar deklaratat e dhëna pak ditë më parë, ku foli mbi konceptin e varfërisë. Sipas tij, ata që janë të varfër e meritojnë të jenë të tillë bazuar në zgjedhjet që ata kanë bërë me jetën.
”Kush punon 12 orë nuk është i varfër. Unë i referohen disa forma të ndryshme të dembelizmit. Nëse je dembel 40 vjeç ti e meriton atë status që ke. Për mua varfëria më e madhe nuk është pjesë e financave. I varfër quhesh kur nuk mbyll dot shpenzimet minimale. Fjala e meriton ka 2 kuptime, e para askush nuk e meriton të jetë i varfër nga pikëpamja njerëzore, por nga ana tjetër janë ata që kanë zgjedhur, dhe si pasojë e atyre ti merr atë që ke programuar dhe planifikuar”, u shpreh Mamaqi.
Aktori ka bërë edhe një thirrje për ata që pak më lartë i quajti dembël, sepse sipas tij shumë shpejt ne mund të zëvendësohemi nga robotët dhe mund të vlejmë më pak se sa vlenim një ditë më parë. ”Çohu edhe bëjë diçka sepse shumë shpejt robotët do vinë dhe do na zënë vendin. Ne marrim atë që tolerojmë. Nëse je në këtë pikë që ke bërë një vlerësim dhe diçka nuk shkon duhet të ndryshon diçka. “0 based thinking”, pra të menduarit nga 0. Duke dikur këtë që di a do e bëja më këtë që po bëjë?”. -

Nga Noizy, tek Ermal Mamaqi / Kush janë VIP-at që përshëndetën vendimin e GJK për Veliajn
Pas vendimit të Kushtetueses në favor të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, disa personazhe të njohur publikë kanë reaguar në mbështetje të tij.
Veliaj reagoi sot për herë të parë me anë të një postimi në Instagram për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në favor të qëndrimit të tij në krye të Bashkisë së Tiranës.
Nën komentet e postimit të kryebashkiakut nuk kanë munguar mesazhet mbështetëse nga figura të njohura për publikun shqiptar, si reperi Noizy, aktori Ermal Mamaqi apo aktorja Ariola Demiri.
“Let’s goooo”, shkruan Noizy. Ndërkohë Ermal Mamaqi ka reaguar me emoji “ -

Ermal Mamaqi: Është më mirë t’i fshish lotët me 500 euro në Ferrari, sesa me biletën e autobusit
Aktori Ermal Mamaqi ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me moderatorin Ronaldo Sharka, ku zhvilloi një bisedë plot humor, reflektim dhe sinqeritet rreth karrierës, jetës personale dhe rrugëtimit drejt suksesit. Në një intervistë pa filtra, aktori Ermal Mamaqi foli për ndryshimet që ka përjetuar gjatë viteve, duke prekur edhe temën e pasurisë dhe suksesit në jetën e tij.
Gjatë bisedës, Ronaldo Sharka solli në vëmendje një shprehje të njohur nga rrjetet sociale:
“Ti nuk je i shëmtuar, ti je thjesht i varfër,”-duke i kujtuar aktorit daljet e tij të para në spektaklin “Portokalli”, kur sipas moderatorit, “nuk shiheshe me sy”.
Mamaqi e pranoi me sportivitet dhe të qeshura, duke thënë:
“E di (qesh). Unë nuk e kuptoj Amin.”
Sharka vijoi me humor:
“Nuk e di si u dashurua me ty, ndoshta ta ka ndierë energjinë që në atë kohë. Tani je tjetër njeri komplet. Paraja të bën të bukur.”- tha ai.
Në përgjigje, Ermal Mamaqi e pranoi me një batutë që menjëherë u bë virale në rrjetet sociale:
“Po, të bën. Dhe siç e themi shpesh, është më mirë t’i fshish lotët me 500 euro nga sedilia e një Ferrari, se sa me biletën e autobusit.” -

Ermal Mamaqi: Njerëzit që janë të varfër, e meritojnë të jenë të varfër
Aktori, producenti dhe sipërmarrësi i njohur Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku ka zhvilluar një bisedë me moderatorin Ronaldo Sharka, duke folur për biznesin, karrierën dhe filozofinë e tij të jetës. Si gjithmonë, Mamaqi nuk i ka kursyer fjalët dhe ka folur hapur për mënyrën se si ai e sheh suksesin dhe dështimin personal.
Në një moment të intervistës, Sharka e pyeti drejtpërdrejt:
“Nëse dikush është në të 40-at e tij dhe është ende i varfër, a e meriton që të jetë i varfër?”
Pa u menduar gjatë, Ermal Mamaqi dha një përgjigje që ndezi diskutime:
“Unë di këtë gjë, nuk ka rëndësi nëse je në të 40-at apo të 60-at, nuk ka rëndësi. Unë besoj që ke kohë gjithmonë dhe nëse e meriton apo jo të jesh ashtu siç je, besimi im është që po, e meriton. Ne meritojmë shokët që kemi, ne meritojmë qeverinë që kemi, punën që kemi.”
Ai shtoi se gjithçka që ndodh në jetën tonë është pasojë e asaj që ne tolerojmë apo pranojmë:
“Ne marrim atë që tolerojmë. Ti e toleron shefin të sillet keq, ajo që merr është kjo. Ti toleron gruan ose burrin që të sillet ashtu, ajo që do marrësh është kjo. Ti toleron veten tënde të hash një tortë, ajo që do marrësh është kalori. Kështu që po, secili e meriton dhe është aty ku është, si pasojë e asaj që ka toleruar.”
Deklarata e Mamaqit është bërë menjëherë virale në rrjete sociale, duke nxitur debat të gjerë mes ndjekësve: disa e kanë vlerësuar për sinqeritetin dhe mënyrën e drejtpërdrejtë të të menduarit, ndërsa të tjerë e kanë konsideruar të ashpër ndaj realitetit që përballin shumë njerëz. -

‘Regjisorët nuk më merrnin në role’/ Ermal Mamaqi flet për shkëputjen nga televizioni: Bëra filmat e mi…
I ftuar në episodin e katërt të “Flet” me Ilnisa Agolli, aktori Ermal Mamaqi tregoi rreth shkëputjes së tij nga televizioni dhe futjes në industri të tjera.
Aktori tha se mendon se është shumë elastik në transformimin e personazhit të tij, ndaj e vendosi veten në industri të ndryshme. Ai gjithashtu tregoi se asryeja pse ai filloi të bënte filmat e tij ishte se regjisorët e tjerë nuk e merrinin në filmat e tyre.
Pjesë nga intervista:
Ilnisa Agolli: Pse je shkëputur nga bota e televizionit?
Ermal Mamaqi: Mendoj se unë jam shumë elastik në transformimin e këtij personazhit tim, ta vendos në industri të ndryshme. Dhe mendoj që koha ime për atë show që unë bëja, nga “6 ditë pa Ermalin”, “Xing me Ermalin”, pra ‘late night show’, e pashë që isha në rënie. E di kur është momenti më i mirë për ta mbyllur një bisedë me dikë? Kur gjithçka po funksionon, në ‘peek state’, kur jemi të gjithë duke qeshur, ti thua ‘natën, ika unë’. Dhe ngelet një shenjë, ngelet një ndjenjë, sa bukur ia kalova…
Ilnisa Agolli: Do ta bëje ndonjëherë një film autor pa vrarë mendjen se çfarë thonë panelistët?
Ermal Mamaqi: Nëse do më ofrohej një projekt i tillë patjetër që do e bëja. Faktikisht, arsyeja se pse unë kam bërë filmat e mi, është se i kërkoja regjisorëve të ndryshëm të filmave që bëheshin në atë kohë, të më merrnin në filmat e tyre dhe asnjëri nuk më merrte. Dhe u futa, mësova, kam bërë regji filmi online dhe production managment të filmit përsëri online dhe mësova se si bëhet filmi. Ngrita grupin tim dhe krijova filmin “2 Gisht Mjaltë” që është filmi më i shitur ndonjëherë në historinë e kinematografisë shqiptare. Dhe këtë e thonë faktet, nuk e them unë, e thonë numrat në kinema. -

Ermal Mamaqi rrëfen arsyen e largimit nga televizioni: E ndjeva që po bie
Ermal Mamaqi ka vendosur të flasë hapur për vendimin e tij për t’u tërhequr nga televizioni. I ftuar në emisionin “Flet”, ai tregoi për herë të parë arsyet që e çuan drejt këtij vendimi, duke pranuar se e ndjeu se ishte momenti për të mbyllur një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij.
“Mendoj që koha ime për atë lloj shoë kishte kaluar,”- tha Mamaqi, duke shtuar se kishte filluar të vërejë një rënie në performancën e tij.
“E di kur është momenti më i mirë për të mbyllur një bisedë? Kur është në kulmin e saj. E ndjeva që po shkoja poshtë dhe aty mbaroi.”
I njohur për transformimet e tij të shpeshta në karrierë, Mamaqi theksoi se nuk i mungon televizioni, sidomos tani që është i përfshirë në projekte të tjera dhe ka gjetur mënyra të tjera për të realizuar veten.
“Televizioni është një mashtrim i madh. Nuk më mungon. Kur e realizon veten në forma të tjera, nuk ndjen më mungesën e ekranit,” – u shpreh ai.
Megjithatë, për adhuruesit e tij ka ende vend për shpresë. I pyetur për një rikthim të mundshëm, Mamaqi nuk e përjashtoi mundësinë, por vuri një kusht të qartë:
“Më kanë ardhur disa oferta. I kam falënderuar, por nuk më kanë bindur. Nëse do të vinte një projekt ndryshe, sfidues, do ta pranoja me kënaqësi.”

