Tag: maltina

  • Maltina Jashari, garuesja e parë shqiptare në Formula 4, pritet nga Presidenti i KOK-ut

    Maltina Jashari, garuesja e parë shqiptare në Formula 4, pritet nga Presidenti i KOK-ut

    Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka pritur sot në takim garuesen e Formula 4, Maltina Jashari.

    Maltina, e cila jeton në Angli, është vajza e parë shqiptare që garon në arenën ndërkombëtare të garave të Formula-s. Ajo tashmë ka nisur procedurat për pajisjen me pasaportë të Kosovës, me synimin që ta përfaqësojë flamurin e vendit në pistat e shpejtësisë.

    Synimi i saj është që nga viti i ardhshëm të ngjitet edhe më lart në hierarkinë e Formula-s, duke synuar nivele më të larta të këtij sporti.

    Presidenti Krasniqi e përgëzoi Jasharin për guximin, përkushtimin dhe ambiciet e saj, duke i uruar suksese të mëdha në rrugëtimin sportiv./KultPlus.com

  • Maltina Jashari, garuesja e parë femër shqiptare në Formula, viziton Ferizajn

    Maltina Jashari, garuesja e parë femër shqiptare në Formula, viziton Ferizajn

    Maltina Jashari, me prejardhje nga Ferizaj dhe e lindur e rritur në Manchester, Mbretëri e Bashkuar, ka shënuar histori si garuesja e parë femër shqiptare në Formula. Ajo përfaqësoi për herë të parë Republikën e Kosovës në gara ndërkombëtare dhe ngriti flamurin tonë, duke bërë krenar jo vetëm vendin, por edhe komunitetin shqiptar në diasporë.

    Maltina është një shembull frymëzimi për të rinjtë në Kosovë dhe Manchester, duke kombinuar sportin me studimet. Ajo ndjek Inxhinieri Arkitekturore në Mbretërinë e Bashkuar, krahas karrierës së saj në Formula 4, duke treguar se pasioni dhe përkushtimi mund të shkojnë paralelisht.

    Sot, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, e priti Maltinën në një takim të veçantë dhe e përgëzoi për sukseset e saj të jashtëzakonshme. Ai theksoi se arritjet e Maltinës janë një burim frymëzimi për të rinjtë e qytetit dhe një shembull i qartë i kombinimit të talentit, disiplinës dhe punës së palodhur.Ky takim shënon një moment të veçantë për Ferizajn dhe Kosovën, duke reflektuar fuqinë e të rinjve shqiptarë që arrijnë të bëjnë krenar kombin në arenën ndërkombëtare./KultPlus.com