Forca të mëdha zjarrfikëse vazhdojnë të luftojnë me zjarret pyjore në vendin ballkanik. Sipas zjarrfikësve, zjarret kanë përfshirë një zonë malore dhe të paarritshme në kufirin midis Arkadias dhe Korinthit, gjë që po ndërlikon përpjekjet e ekipeve të zjarrfikësve.
Zjarrfikësit kanë njoftuar vendosjen e përforcimeve me 185 zjarrfikës, përfshirë gjashtë ekipe pyjore dhe 56 automjete, që tani po operojnë në zonë.
Pesëmbëdhjetë aeroplanë dhe 12 helikopterë janë mobilizuar për shuarjen e zjarreve nga ajri, ndërsa makineritë dhe cisternat janë gjithashtu në shërbim.
Pasditen e vonë të së martës, një alarm i ri emergjence u lëshua në 112 duke kërkuar evakuimin e zonave të Kionias, Stymphalias dhe Matsizas duke i nxitur banorët të zhvendosen në zonën e Psarit.
Më parë, një mesazh i ngjashëm ishte dërguar për të evakuuar zonat e Karterit, Drosopigisë, Kastaniasë dhe Lavkas.
Tag: malore
-

Zjarr apokaliptik në Greqi! Flakët “gllabërojnë” zonat malore, evakuohen fshatra të tërë
-

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 23 korrik 2025…
Territori Shqiptar do të mbetet nën ndikimin e të nxehtit afrikan, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta, ku sërish goditen nga vlera ekstreme qarku i Shkodrës dhe Elbasanit. Në këto dy qarqe maksimumi do të ngjitet mbi 40 gradë celcius. Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të herë pas-herëshme për-gjatë zonave malore Lindore duke lënë bregdetin dhe zonat e ulëta vetëm me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, ku zonat malore do të shënojnë 12°C ndërsa maksimumi do të mbetet lehtësisht mbi 40°C përkatësisht në; Koplik; Urën Vajgurore si edhe Cërrik.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

REPORTAZHI: “Paketa e maleve” dhe “Shtëpia e gjyshit” në Greqi (FOTO)
Foto ilustruese
1.Ngjashmëritë e maleve të Shqipërisë dhe Greqisë
Nuk është aspak rastësi një lloj ngjashmërie në koncept, në synime dhe qasje, sidomos në disa drejtime kyçe midis zhvillimit të turizmit malor në disa nga bashkitë malore të Greqisë si Zagori, Pogoniani dhe Konitsa dhe disa prej projekteve të qeverisë shqiptare si “Paketa e Maleve” dhe “Shtëpia e Gjyshit”, të cilat fokusohen në zhvillimin e turizmin e qëndrueshëm, rural dhe autentik.
Edhe pse në praktikë mund të ketë disa dallime në nivelin e zhvillimit apo organizimit, krahasimi mes tyre është veçanërisht i vlefshëm për analiza të politikave rajonale, për projektet ndërkufitare, apo promovimin e modeleve të qëndrueshëme të turizmit rural në Ballkan.
Një udhëtim në disa prej fshatrave e bashkive të prefekturës më veriore të Greqisë, Prefekturëm e Janinës, të shtrira në një terren malor, të ngjashëm me Jugun dhe Veriun malor të Shqipërisë, do të na shërbejë për të sjellë prej andej eksperienca, imformacione dhe praktikat e tyre të punës në fushën e agroturizmit malor në këtë rajon fqinjë me shumë ngjashmërira.
Bashkëudhëtari dhe udhërrëfyesi ynë në këtë udhëtim ishte Teodor Bilushi, Konsulli i Nderit i Italisë në Jug të Shqipërisë, një person tepër i fokusuar dhe përkushtuar ndaj zhvillimit të një turizmi të bazhuar në traditat dhe trashëgimisë kulturore, të kombinuara me eksperienca më të mira perëndimore.
2.Çfarë mendon konsulli italian për eksperienën greke
Për bashkëudhëtarin tonë zotin Bilushi, zonat malore të Greqisë janë nga më të njohurat dhe më të frekuentuarat në Europë dhe në tregun ndërkombëtar si zona me një turizm të zhvilluar rural dhe malor, pasi e kanë nisur këtë qasje qysh prej më shumë se 20 vjetësh . Shqipëria tani ndodhet në fillim të procesit për të ndërtuar identitetin e saj në këtë drejtim dhe eksperienca grekë i vlen jashtëzajonisht shumë. “Për t’u pozicionuat në tregun ndërkombëtar në këtë moment kur projektet më Shqipëri janë ende në fazat fillestare të zhvillimit, eksperienca greke me infrastrukturë të zhvilluar për turizmin malor, ka vlerë të madhe si për modelet e zhvillimit, ashtu edhe për mbështetjem institucionale e të donatorëve dhe për vrolin e vetë sektorit privat që do të jetë përfitues i drejtpërdrejtë”, thotë ai.
Kalojmë kufirin në Kakavije, ku ndeshemi me tutimëm e mërzitshme të procedurave dhe radhën e gjatë të kalimtarëve. Drejtohemi për në Kallpaq, pjesë e Bashkisë së Delvinaqit dhe qendra e parë urbanë greke më pranë kufirit. Qysh këtu nis infrastruktura informative turistike që të orjenton drejt zonave malore.
Këto tabela orjentuese, qofshin ato rrugore apo ato që tregojnë objekte të trashëgimisë kulturore si kala, kisha, mullinj apo ura të vjetra, thotë konsulli, kanë një rëndësi të veçantë për turistët e huaj të pavarur që udhëtojnë me këmbë, biçikleta, motorra dhe autovetura, sepse ata mëpërmjet tyre e dinë ku do të ndalojnë për të kryer ecje malore, eksplorim të natyrës, ngjitje në shpatet e maleve, fshatrat ku ka monumente, veprimtari turistike, lundrim me kanoe e festivale lokale.
Sikurse do ta konstatonim edhe më vonë gjatë udhëtimit tonë, modeli i turizmit familjar dhe mikpritjes ishte mjaft i preferuar kryesisht prej turistëve dhe vizitorëve që dëshirojnë të qëndrojnë në shtëpi tradicionale, të hanë gatime vendase dhe sigurisht edhe përfshihen në jetën e përditshme të banorëve.
Të dy palët, thotë zoti Bilushi, synojnë të zhvillojnë një turizëm që ruan natyrën, kulturën, mënyrën e jetesës tradicionale dhe përdorimi i resurseve vendore, si ushqimi autrntik tradicional, ndërtimet karakteristike, zakonet e vendit. “Karakteri mikpritës, bujar dhe krenar i banorëve të zonave malore, është i njohur dhe i ngjashë në të dy anët e kufirit, pse të mos jetë edhe një model i mjëjtë edhe për të zhvilluar një turizëm të veçantë tradicional, por natyrisht sipas kërkesave të kohës”, përfundon opinionet e tij Konsulli Italian i Gjirokastrës.
3.Paketa e Maleve dhe shtëpia e gjyshit
Pas miratimit në Kuvend në 13 mars 2025, botimit në Fletorën Zyrtare në 27 prill 2025, ligji “Për Paketën e Maleve” prej 3 majit 2025 ka hyrë në fuqi zyrtarish. Ky është një informacion mjaft i rëndësishëm për të gjithë ata shqiptarë që dëshirojnë ta lidhin jetën e tyre me zhvillimin e turizmit malor në Shqipëri. Ky projekt i qeverisë shqiptare ka për qëllim të nxisë investimet në zonat malore, duke ofruar mundësi për zhvillimin e agroturizmit dhe aktiviteteve të tjera ekonomike në këto zona.
Ky ligj ofron mundësi të jashtëzakonshë, duke filluar nga kalimin e pronësisë së tokave shtetërore në zonat malore te individë ose subjekte private me një tarifë simbolike prej 1 euro, lehtësira fiskale për 500 subjektet e para që do investojnë, përfshirë përjashtim nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, taksa e pasurive të paluajtshme, TVSH dhe tatimi mbi të ardhurat për një periudhë 10-vjeçarem, mbështetje financiare për investitorët, përmes një kombinimi të granteve dhe kredive të buta, për të stimuluar investimet në agroturizëm dhe aktivitete të tjera ekonomike në zonat malore.
Një tjetër nismë e rëndësishme e qeverisë për zhvillimin e agroturizmit në Shqipëri, me interes të veçantë për emigrantët që dëshirojnë të investojnë në rikthimin e shtëpive të trashëguara në biznese të qëndrueshme, është edhe projekti tjetër “Shtëpia e Gjyshit”. Ky projekt ofron një grant prej 5,000 eurosh për emigrantët që kthehen në Shqipëri dhe rinovojnë shtëpinë e gjyshit apo të babait të tyre, duke e shndërruar atë në një objekt për agroturizëm funksional. “Shtëpia e Gjyshit” synon të inkurajojë rikthimin e emigrantëve për të kontribuoni në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale.
Njerzit e interesuar për të përfiruar dhe investuar, përveçse mund të fillojnë të aplikojnë kërkojmë mundësi investimi bazuar në këto dy oferta specifike, por atyre së pari ju duhet të kërkojnë modele të ngjashme dhe të suksesshme biznesi, të përafërta me këto paketa inkurajuese për turizmin malor. Shembuj dhe eksperienca autentike e të suksesshme të ngritjes së bujtinave dhe fermave tradicionale agroturistike tani ka pothuajse në të gjithë Shqipërisë, por eksperiencat në Greqi kanë prioritet sepse janë të verifikuara për rreth 20 vjet.
Në territorin e Prefekturës së Janinës në Greqinë Veriore, ka mjaft iniciativa dhe eksperienca të ngjashme me projektin “Paketa e Maleve” në Shqipëri dhe për përdorimin e shtëpive ekzistuese malore, si në rastin e “Shtëpisë së Gjyshit” që kanë ndikuar drejtpërdrejt për të stimuluar ripopullimin, urbanizimin e maleve, zhvillimin e prodhimin lokal dhe agroturizëmin e qëndrueshëm.
4.Pogon e Zagori – këtej dhe andej kufirit
Nga 8 bashki që përfshihen në Prefekturën e Epirit me qendër në Janinës, 5 prej tyre konkretisht Konitsa, Metsovo, Tzoumerka e Veriut, Zagori dhe Pogoni, konsiderohen bashki malore, të shtrira në terrene tepër të thyer dhe vetëm 3 prej tyre Dodoni, Zitsa dhe Janina konsiderohen bashki “të përziera”, që shtrihen në relieve më të “buta” dhe me infrastrukturë të favorshme për zhvillim të aktiviteteve ekonomike dhe industrile kompkekse.
Egziston në e vërtetë e çuditëshmë, që askush nuk di ta spiegojë. Në hartën gjeografike të dy vendeve fqinjë, Greqi dhe në Shqipëri, shtrihen nga dy krahina me të njëjtin emër, dy Zagori dhe dy Pogon. Ndonse të katëra janë krahina fqine, vetëm krahinat me të njëjtin emër Pogon ka një lloj vazhdimësie tertitoriale të ndarë ne mes nga vija e kufirit shtetëror. Dy krahinat e tjera, edhe pse me të njëjtin emër Zagorie, janë të distancuara prej njera tjetrës. Midis dy krahinave me të njëjtin emër dy Zagorive, shtrihen dy krahinat me emrin e njëjtë Pogon.
Nuk është ky rasti dhe vendi që të shkojmë më thellë në analizën e toponimisë, historive dhe hartave të vjetra bizanrine apo osmane. Por, mund të themi vetëm se gjeografia, toponimia, etimologjia, historia, tradita, foklori, por eshe mentaliteti i njerzve në Zagorinë dhe Pogonin grek në atë anë të kufirit, ngjan si dy pika uji me Pogonin dhe Zagorinë në këtë anë të kufirit.
Por më e rëndësishmja për temën që duam të trajtojmë është të nënvizojmë se vetëm zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor, ndryshojnë si nata me ditën mes tyre. Rrugët, bujtinat, restorantet, hotelet, sinjalistika informuese turistike-kulturore, infrastruktura dhe shërbimet turistike në Pogonin dhe Zagorinë e Greqisë, nuk kanë të krahasuar me urbanizimin, rrugët e pashtruara, infrastrukturën turistike të dy karahinave brenda teritorit shqiptar. Gjithsesi, duhet pranuar se edhe në territorin e dy krahinave shqiptare ka nisur të hedhin shtat elementët e parë të infrastruktuës rrugore, turistike dhe “mendore” për të kapur rritmin e fqinjëve. Prandaj është i nevojshëm një studim i eksperiencave pogonite dhe zagorite greke me qëllim që pogonitët dhe zagoritët e Shqipërisë të ecin në një hap, si dikur në jetën dhe mirëqënien e tyre. Trashëgimia, historia, burimet natyrore dhe mundësitë e zhvillimit janë të njëjta. Përse të mos jetë e njëjtë edhe mirëqënia!?
Pse jo? Gjithçka më këto male, vargmale, përrenj e lumenj, që janë si vazhdim i njeri-tjetrit. Në fund të fundit tentojnë një rikthim dhe promovimi i trashëgimisë kulturore dhe arkitekturore unike dhe të ngjashme. Fshatrat në Zagorie apo Pogoniani, kanë restauruar ndërtesa të vjetra guri, të ngjashme me disa fshatra malore shqiptare. Projekte si “Shtëpia e Gjyshit” synojnë restaurimin dhe ri-përdorimin e shtëpive tradicionale për qëllime turistike të ngjashëm me qasjen në Greqi.
5.Si dhe pse u bë Zagori grek destinacion turistik?
Udhëtimi jonë vazhdon përmespyjeve me një vegjetasion të dendur midis shpateve malore. Pejsazhi i masivit malor të Pimdit, të shfaqet gjithëaq i ndryshëm pas çdo kthesë të rrjetit të rrugëve malore të shtruara me asfalt. Gjithçka ngjan si një tablo plot ngjyra e dalë nga peneli i një piktori romantik. Gjithamdej të befasojnë fshatrat e Zagorit, Pogonianit, apo Konicës me ndërtesa të vjetra me mure dhe çati guri, lidhur me kalldrën gruri, të ngjashme me fshatrat malore shqiptare. Modeli i projektit shqiptar “Shtëpia e Gjyshit” që synon restaurimin , rijetëzimin dhe ripërdorimin e shtëpive tradicionale për qëllime turistik, këtu gjem qasjen më ideale.
Zagori grek është një rajon malor në veri-perëndim të Greqisë, vendosur në malet Pindit me një sipërfaqe prej rreth një mijë km². Bashkia e njohu zyrtarisht me emrin Zagorochoria (Fshatrat e Zagorit) përfshin 46 fshatra tradicionale malorë. Territori ka formën e një trekëndëshi të përmbysur, ku Janinës në majën jugore të trekëndëshit. Kufij natyrorë shtrihen nga mali i Mitsikelit më perëndim dhe shtrati i lumin Aoos (Vjosën) në veri. Fshatrat e Zagorit, ashtu si të 5 bashkitë malore të prefekturës, janë të njohura për arkitekturën e tyre tradicionale të shtëpive të mdërtuara përgjithësisht me mure e e çati prej guri dhe rrugica të ngushta të shtruara me kalldrëm. Kudo ku të shkelësh në fshatrat Dilofo, Tsepelovo, Vradeto, Vitsa dhe Veysohori, pamja të kujton atmosferën e vargjeve të poetit sheperjot Andon Zako Çajupi; “Aty ishte fshati/ me kish e me varre/ rrotull ca shtëpi/ të vogëla fare”.
Popullsia totale e Zagorit është rreth 3 mijë e 700 banorë, duke e bërë densitetin e popullsisë shumë të ulët, rreth 3.7 banorë për km², krahasuar me mesataren kombëtare të Greqisë prej 73.8 banorësh për km² . Shumë fshatra kanë popullsi të vogël, me disa fshatra që kanë më pak se 100 banorë
Dy janë fshatrat më të lidhur me turizmin në krahinën Vitsa dhe Vrysochori (Fshatburimi). Të dy me nga 82 banorë (me censusin e vitit 2021). Vitsa është e vendosur në lartësinë 955 m mbi nivelin e detit dhe është e njohur për për urën e vjetër me dy harqe (Ura e Missios) të ndërtuar gjatë sundimit të Ali Pashë Tepelenës. Ura është një prej monumenteve që tërheq shumë turistët e huaj për madhështinë e saj.
Në momentin që u ndodhëm Vitsa, atu gjetëm rreth 80 turistë që bënin video dhe fotografi nga të dy brigjet e kanionit të lumit Voidomatis, një nga degët kryesore të Vjosës. Në guidat dhe fletpalosjet informarivë shkruhet se ky është kanioni më i thellë në botë. Shumë turistë të tjerë Rafting me kanoe shtratin e ngushtë me ujrat e kristalta të lumit Voidomatisit. Tavernat dhe psistaritë, shpërndanin aromen e kukurecit dhe mishit të pjekur dhe ofronin gatime tradicionale për turistët,
Fshati tjetër me emër i bashkisë së Zagorit, është Vrysochori. Ai ndodhet edhe më lart, rreth 1150 metra mbi nivelin e detit. Fshati është i banuar nga popullsi aromune që flet gjuhën vllahe dhe është i njohur për pyjet e tij të dendura dhe burimet me ujira të pastra. Deri në lartësitë e Vrysochorit ngjiten turistët izraelit për të bërë hiking, Ngjitje malore, eksplorim shpellash, fotografi natyrore. Ndëesa fshati më i madh dhe numrin më të madh të banorëve është Tsepelovo. Aty jetojn një popullsi me 220 banorë sipas regjistrimit më të fundit.
Territori i Bashkisë së Zagorit që nga viti është pjesë e Parkut Kombëtar Vikos-Aoos, dhe njihet për kanionin, urat e gurta dhe fshatrat historike. Kjo zone gjithashtu është shpallur në 2023 edhe si Trashëgimi Botërore e UNESCO-s, gjë që ka sjellë edhe më shumë interes ndërkombëtar.
6.Aristi: Një fshat i veçantë i Zagorit
Ndalemi në Aristi, një fshat i njohur për arkitekturën e tij tradicionale me shtëpi prej guri dhe rrugica të shtruara me kalldrëm. Në qendër të fshatit ndodhet Kisha e Shën Marisë, shembull i bukurisë së arkitekturës fetare bizantine. Përreth fshatit, mund të shijosh pamjet mahnitëse të maleve dhe kanioneve përreth. Një nga veçoritë më të njohura të Aristit është ura madhështore më një hark të vetëm gjigand, e njohur si Ura e Papingut, e cila kalon mbi lumin Voidomatis (Syri i Kaut), që njihet si një nga 40 vendburimet e Vjosës lumit më të egër dhe më të pastër të Evropës.
Qëndrojmë edhe më në aristi, fshatin e njohur në shumë guida turistike të botës. E bën të njohur historia, pejsazhi, tavernat, bujtinat dhe njerzit e tij bujar e miqësor. Vizitojmë në qendër të fshatit Kishën e Shën Marisë, e cila është model i ngjashëm me arkitekturës orthodokse të Periudhës Bizantine të përhapur gjerësisht edhe në Shqipëri. Në qendër janë të vendosura edhe disa nga tavernat dhe bujtinat. Pejsazhi në 360 gradë përreth fshatit, është fantastik. Nga çdo pozicion mund të shijoje pamjet mahnitëse të maleve dhe kanioneve që e rrethonin.
Banorët të buzëqeshin dhe hyjnë drejtpërdrejt në bisedë, sikur me ta je takuar disa herë. Bisedojmë me një burrë rreth të 50-tave. E quajnë Jorgo. Punon bashkë me bashkëshorten në një tavernë, ndërtuar në një godinë të vjetër të lënë trashëgim nga gjyshi. Ne të grupit të ardhur nga Shqipëria na çeli buzëqeshja në buzë. Na u kujtua historia e Edi Ramës me “Shtëpinë e Gjyshit”. “Këtu, tek taverna e Jorgos do ketë drekuar me siguri Edi që e ka pagëzuar projektin e tij me këtë emër”, tha një nga bashkëudhëtarët.
Jorgo na shërben e njëkohësisht na mban edhe me muhabet. Na tregon se kishte punuar nja 15 vjet në Gjermani dhe pastaj ishte kthyer. Fëmijët vazhdonin të punonin andej, ndërsa ai sëbashku me bashkëshorten ishin kthyer dhe kishin hapur tavernën. “Jemi të kënaqur. Kemi punë gjatë gjithë vitit. Vijnë turistë nga gjithë botë. Më shumë vinë izraelitët. Ata pëlqejnë natyrën, sidomos malet, përrenjte, kanionin dhe ushqimin”, na thotë Jorgo.
Aristi, është fshati më pranë kanionit të thellë rreth 900 metra. Një pikë e shkëlqyer nisjeje për të eksploruar bukuritë natyrore të zonës përrethqë përfshim kanionin e Vikos, një nga kanionet më të thella në botë. Lumii Voidomatis, është i njohur për ujrat e tij të kristalta, ideal për rafting dhe kayak. Edhe fshatrat e tjera piktoreske të Zagorit si Papigo, Monodendri dhe Dilofo, janë po aq të njohura për arkitekturën e tyre tradicionale dhe bukuritë natyrore.
Në raftin e guidave që gjetëm në banakun e tavernës, mësojmë se në Aristi ka dy komplekse luksoze akomodimi “Mountain Resort & Villas” dhe “Zissis Hotel” që ofrojnë kushte dhe pamje të mrekullueshme mbi kanionin e Vikos, si dhe mundësi për aktivitete të ndryshme në natyrë. Interesohemi edhe për çmimet e akomodimit. Mësojmë se çmimi ndryshon sipas stinëve. Por çmimi mesatar vjetor nuk i kalon 50 Euro për një dhomë. Ndërsa, për ushimin nuk na u desh të pyesnim, sepse jo vetëm e shijuam, por edhe fatura për një drekë të mirë na erdhi 60 euro për 4 persona.
Vazhdojmë të lëvizim nëpër rrugicat me kalldrëm të fshatit. Përpara tavernës me emrin e thjeshtë “Karpuzi”, takojmë një tjetër banor të Aristit. E pyesim: Pse vinë turistët në Aristi? Sepse është një destinacion fantastik për turizëm natyror dhe kulturor, thotë ai. “Veçanërisht pëlqejnë qetësinë, natyrën, ecjet malore, kulturën tradicionale dhe ushqimi i mirë”. Vazhdojmë ta pyesim edhe më: Çfarë mund të bësh si turist kur vjen këtu në Aristi?
Ai përgjigjet duke buzëqeshur; “Këtu!? Këtu bën gjithçka! Merr shtegun e majës së Papingjit! Zbret poshtë në kanionin e Vikos! Shëtit në shpella, shkëmbinj, ujëra të kristalta. Bën kanoe dhe banjë në Voidomatis! Shkep foto të mrekullueshme! Merr oksigjen me bollëk. Ha mish qengji në hell, kukurec dhe sallam fshati lukaniko, djathë, barishte mali, kërpudha të egra, gështenjë, japrak e byrek! Pi verë Zica dhe raki ballë kazani! Në tavernat e fshatit mund të provosh të bëhesh një herë tapë! Vizito kishën bizantine të Shën Marisë! Blen produkte artizanale druri, sapunë natyralë, reçelra, bimë medicinale, çajra natyrorë!. Flen e ngopesh me gjumë! Relaks, adherfe (vëlla) relaks!
Jo vetëm kaq. Në bisedat tonan ne shtojmë opinionin tonë. Sepse, këtu mund të marrësh edhe një guidë lokale nëse nuk ke përvojë. Mund të kontaktosh edhe me agjensinë “Voidomatis Raftin”, ose “Zagori Outdoor Activities” të cilat ofrojnë ture për rafting . Aristi është një vend pa zhurmë, pa trafik, pa tension. Është vendi ideal për të lexuar, medituar ose për të bërë pushim të vërtetë.
Dhe jo vetëm këtu, por edhe në fshtin Vikos, e njëjta atmosferë. Një nga thesaret më të bukura natyrore dhe kulturore të këtij rajoni. Si destinacion turistik, Vikos ofron një përvojë autentike malore, natyrë të paprekur dhe një shije të thellë të traditës epirote.
7.BE mbështet dhe financon fonde
Në një nga tavernat anës lumit në Vitsa pyetëm pronarin e tavernës: “Si u bë Vitsa destinancion turistik?”. Për arsye të ngarkesës së shërbimit ndaj turistëve, ai na një një përgjigje të shpejtë, të shkurtër dhe lakonike. Me tej shtoiL “Nuk e bëri qeveria, e bëri dashuria dhe njerëzia. E bënë ata që punuan dhe u kthyen nga Gjermania!”
Përgjigja lakonike e të zotit të bujtinës është e vërtetë, por jo e gjithë e vërteta e kthimit të Zagorit në një destinacion turistik, Përgjatë 10-15 viteve të fundi rajoni i 5 bashkive malore kanë përfituar e marrë mbështetje financiare nga fondet strukturore të BE-së, siç janë Fondet e Zhvillimit Rajonal (ERDF), Fondet e Kohezionit, programet e projekteve cross-border.
Me anë të këtyre financimeve kanë bërë të mundur projekte për restaurimin e shtëpive të fshatrave tradicionale dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, urave, kishave dhe manastireve, për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe shenjëzimit të shtigjeve turistike, duke i bërë ato më të aksesueshme për vizitorët. Një pjesë e finacimeve janë adresuar në zhvillimin e aktiviteteve të turizmit malor, agro dhe ekoturizmit, duke promovuar aktivitete si ecje, rafting dhe mountain biking. Një kujdes i veçant është treguar edhe për finacimin e agroturizmit dhe prodhimeve autentike lokale, duke inkurajuar zhvillimin e sipërmarrjeve të vogla dhe ruajtjen e traditave bujqësore e blektorale. Për këto finacime ne morëm opinionet e bamorëvc që takuam. Megjithatë, për të marrë të dhëna të sakta dhe të azhurnuara mbi shumën e investimeve specifike për Zagorin, do të ishte e nevojshme të konsultoheshim me autoritetet lokale ose me agjencitë e zhvillimit rajonal që menaxhojnë këto fonde, gjë e cila ishtë e vështirë të kryhej në fundjavën që ne udhëtuam në këtë rajon.
8.Dy parqe kombëtare Vikos-Aoos dhe Vjosa
Qysh në vitin 1973 në një sipërfaqe prej 126 km², këtu është shpallur nga qeveria greke mjë Park Kombëtar Natyror. “Parku Kombëtar Vikos–Aoös” është me të vërtëtë një nga mrekullitë natyrore dhe ekologjike më të mëdha të Greqisë dhe të gjithë Ballkanit. Por, natyrisht është e njëjta natyrë me të njëjtin biodivesitet, nëse do ta krahasonim me Parkun Kombëtar të Vjosës në Shqipëri. Të dy janë parqet e Vjosës, janë vazhdim territorial i njeri tjetrit dhe kanë të njëjrin status të mbrojtjes në nivelin II të IUCN (Kategori Parku Kombëtar). Mandej, edhe sipërfaqja e mbrojtur e tyre është gati e barabartë. Lumi i Vjosës u shpall Park Kombëtar në vitin 2023 dhe përfshin në sipërfaqe 127,27 km². Të dy parqet kombëtare në kufi të njeri-tjetrit, janë nga parqet më të rëndësishme natyrore, jo vetëm në Shqipëri e Greqi, por në gjithë Europën, sepse të dy mbrojnë në mënyrë natyrore lumin e vetëm të egër të kontinentit.
“Parku Kombëtar Vikos-Aoos” është i njohur për bukurinë e jashtëzakonshme, kanionet e thella, lumenjtë e kristaltë dhe pasurinë biologjike dhe kulturore. Ky park ndodhet në veri të Rajonit të Epirit, në veri të qytetit Janinës. Ai përfshin pjesë të komunave Zagori dhe Konicë dhe përfshin zonën e burimeve të Vjosës të njohur si Sarandopor (Dyzet Përrenjtë), Kanionin e Vikos, lumin Aoös (Vjosën), pjesë të maleve të Pindit si: Tymfi, Gamila, Smolikas, dhe Gjergovë.
Parku Kombëtar i Vjosës në Shqipëri përfshim një territor të gjerë në jug të vendit si: Tepelena, Përmeti, Gjirokastra dhe pjesë të tjera. Rrjedha e Vjosës në të dy anët e kufirit shtëtëror mes Shqipërisë dhe Greqisë, cilësohet si “lumi i fundit i egër” në Evropë, sepse rrjedh në mënyrë të lirë, pa digat, H/C apo ndërhyrje të mëdha njerëzore. Ky lumë përfaqëson një pasuri të jashtëzakonshme biologjike me qindra specie bimësh, peshqish, shpendësh dhe kafshësh të tjera, disa prej të cilave janë të rralla ose të rrezikuara. Dy parqet janë një arritje historike për ruajtjen e natyrës në Shqipëri dhe Greqi dhe një shembull i bashkëpunimit midis shkencëtarëve, aktivistëve dhe komuniteteve lokale në të dy anët e kufirit.
Vlerave të përbashkëta gjeografike, gjeologjike, biodiversitetit dhe ekologjisë, i bashkohen edhe mundësitë e jashtëzakonshme për turizëm malor, rural dhe kurativ. Territori i të dy parqeve kombëtare është ideal për ecje nëpër male (hiking) nga malet e Pindit, e deri në Golik e Këndecicë, një adrenalinë e gjallë për rafting dhe lundrime me kayak në rrjedhën e Vjosës, për eksplorime shpellash, fotografi natyrore, për terapi natyrore në Banjat Termale të Bënjës dhe Sarandoporit. Kanionet e Vikosit në Greqi dhe kanionet e Kurveleshit në lumin e Bënçës në Shqipëri janë nga kanionet më të bukur dhe më të thellë në botë. Aktiviteti fizik, shoqëruar me eksperienca gastronomike, prodhime BIO, panairet artizanale, foklori, karnavalet, festat dhe eventet klturore, shoqëruar me legjenda lokale për “prosopulla” e dragoj, janë një joshje e përhershme për turistët perëndimor të mbërthyer nga jeta rutinore.
Të dy parqet janë në vëmëndje dhe mbrojtje të UNESCO-s, pasi bëjnë pjesë në rrjetit ndërkombëtar “Natura 2000” për mbrojtjen e biodiversitetit qysh në vitin 2010. UNESCO në atë kohë e njohu “Parku Kombëtar Vikos-Aoos” më Greqi si pjesë të parkut ndërkufitar të biosferës nëpërmjet programit “Man and Biosphere”, një projekt bashkëpunimi që përfshinte edhe Shqipërinë dhe Malin e Zi.
Kjo fjala “strategji”, të tremb kur e dëgjon gjithandej. Po këtu gjërat janë më të tthjeshta! Zagoria, Pogoniania, Konica në Greqi janë një shembull shumë i suksesshëm i zhvillimit të qëndrueshëm turistik në një zonë malore dhe rurale. Zhvillimi i mirë i infrastrukturës dhe industrisë së turizmit në këtë krahinë, nuk ka ndodhur rastësisht, por është rezultat i një strategjie të menduar mirë, që është ndërtuar mbi bazën e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe natyrore, turizmit cilësor dhe të qëndrueshëm, si dhe me mbështetjen e ekonomisë lokale. Strategjia turistike është e thjesht dhe përfshin disa elemente kryesore si, turizëm i qëndrueshëm dhe me ndikim të ulët. Këtu nuk është ndjekur modeli i masivizimit turistik, por janë ruajtur karakteristikat arkitekturore dhe ekologjike të zonës. Strukturat e qeverisjes vendore kanë vendosur kufizime për ndërtimet e reja, duke kërkuar respektim të stilit tradicional. Nuk janë ndërtuar hotele të mëdha, por vetëm janë ringritur dhe restauruar shtëpitë e gjyshërve duke ngritur guesthouse të vegjël e familjarë.
Me të njëjtën logjik është vepruar edhe në zhvillimin e infrastrukturës rrugore. Rrugë në çdo fshat, pa shkatërruar natyrën, Investimet në rrugë rurale janë cilësore, por gjithsesi pa ndërhyrë në strukturën ekologjike. Ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme për akses të lehtë, por jo për tërheqjen e turizmit masiv. Rrjet i mirë i shënjimit të shtigjeve për ecje dhe mountain biking.
Strategjinë e bën më të thjeshtë për t’u kuptuar interesi i përfshirjes së komunitetit lokal. Njerzit ja kanë ndjerë lezetin. Me sipërmarrjet turistike të thjeshta që janë në shumicën e tyre në pronësi të banorëve vendas. Gratë e fshatit menaxhojnë hanet dhe bujtinat. Burrat mbështetin me mbajtjen gjallë të zanateve tradicionale, blektorinë dhe bujqësinë e vogël familjare.
Kaq e thjeshtë është strategjia…. -

Parashikimi i motit për sot, 20 korrik 2025
Dita e sotme do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin e Shqipërisë. Vranësira të pakta kalimtare do të shfaqen vetëm në zonat malore, ku priten reshje të izoluara shiu në formë pikash të dobëta.
Temperaturat do të jenë sërish të larta, me vlera maksimale që arrijnë deri në 39°C në qytete si Elbasani, Gjirokastra dhe Tirana. Qytetet bregdetare si Durrësi, Vlora dhe Saranda do të shënojnë temperatura maksimale 35-38°C, ndërsa edhe zonat malore si Peshkopia, Kukësi apo Bajram Curri do të përjetojnë një ditë të nxehtë, me temperatura mbi 34°C.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje, me shpejtësi mesatare 6 m/s. Në zonat bregdetare dhe ato luginore priten periudha me erë më të fortë, deri në 12 m/s. Për sa i përket kushteve në det, valëzimi do të jetë i ulët, në forcën 1 deri në 2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për pushuesit në bregdet. -

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 18 korrik 2025…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet kodrinore – malore vranësira kalimtare të cilat në relievet malore hera-herës do të jenë deri të dendura. Në relievet malore në juglindje reshje shiu të herëpashershme afatshkurtra dhe të dobëta në orët e mesditës deri ato të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Moti sot, temperatura deri 35°C
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet kodrinore – malore vranësira kalimtare të cilat në relievet malore hera-herës do të jenë deri të dendura. Në relievet malore në juglindje reshje shiu të herëpashershme afatshkurtra dhe të dobëta në orët e mesditës deri ato të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:QYTETET
Temperaturat në °C
SiglaShkodër
20/34
Diell reKukës
16/29
Diell reLezhë
19/34
Diell reDibër
15/29
Diell reDurrës
19/34
DiellTiranë
21/34
DiellElbasan
20/35
DiellBerat
18/35
DiellVlorë
19/33
DiellKorçë
17/31
Diell re shiGjirokastër
17/35
Diell re shiSarandë
20/33
Diell -

Parashikimi i motit për sot, 17 korrik 2025
Ditën e enjte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të përqendruara në veri të vendit dhe përgjatë relieveve malore.
Në orët e mesditës dhe deri në orët e vona të mbrëmjes në zonën e veriut dhe përgjatë relieveve malore të vendit, do të ketë reshje e shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët.Në periudha afatshkurtra në zonën e Alpeve dhe lokalisht në verilindje, parashikohen reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 9 m/s.
Valëzimi i detit pritet të jetë 2-3 ballë.
-

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 17 korrik 2025…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet kodrinore – malore vranësira kalimtare të cilat në relievet malore hera-herës do të jenë deri të dendura. Në relievet malore në lindje reshje shiu të herëpashershme afatshkurtra dhe të dobëta në orët e mesditës deri ato të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era hera-herës do të fitojë shpejtësi 5-8 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Vranësira dhe orë me diell parashikimi i motit për ditën e sotme, ja zonat ku do të ketë reshje
Ditën e Martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet kodrinore-malore shtim gradual të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura.
Vranësirat e dendura më të theksuara në relievet malore në lindje. Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje si dhe zonën e Alpeve reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta.
Në relievet e larta malore të territorit në mënyrë të izoluar dhe periudha tepër afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonavt luginore era fiton shpejtësi 10-17 m/s. Valëzimi në det do të jetë 2-3 ballë. -

Parashikimi i motit për sot, 15 korrik 2025
Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet kodrinore-malore, do të ketë shtim gradual të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura.
Vranësirat e dendura do të jenë më të theksuara në relievet malore në lindje.
Prej orëve të mesditës, deri ato të pasdites në relievet malore në lindje si dhe zonën e Alpeve, do të ketë reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta.
Në relievet e larta malore të territorit në mënyrë të izoluar dhe periudha tepër afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 10-17 m/s.
Valëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.