Tag: malore

  • Moti i qëndrueshëm dhe vranësira të lehta në zona malore, parashikimi për këtë të enjte

    Moti i qëndrueshëm dhe vranësira të lehta në zona malore, parashikimi për këtë të enjte

    Ditën e Enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

    Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në shumicën e territorit, ndërsa në orët e mesditës do të ketë shtim të vranësirave, kryesisht mbi relievet malore.
    Sipas parashikimeve, në zonat malore vranësirat do të shoqërohen me reshje të izoluara shiu me intensitet të ulët, të cilat do të ndërpriten në orët e mbrëmjes.
    Era do të fryjë nga drejtimi juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore ajo pritet të arrijë deri në 9 m/s.
    Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të ulët, në nivelin 1-2 ballë.

    Top Channel

  • Temperatura të larta, por rikthehen reshjet e shiu! Ja sa do të shënojë termometri ditën e sotme

    Temperatura të larta, por rikthehen reshjet e shiu! Ja sa do të shënojë termometri ditën e sotme

    Ditën e Enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

    Moti parashikohet i kthjellët e vranësira mesatare hera – herës deri të dendura nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore.

    Vranësirat në relievet malore nga orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Nga orët e mbrëmjes ndërprerje e tyre.

    Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 9 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 6 gusht 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 6 gusht 2025…

    Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës deri të dendura në orët e mesditës në relievet malore në verilindje e juglindje.
    Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në zonën lindore të vendit, kryesisht në relievet malore.
    Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-14m/s, shoqëruar me valëzimin të forcës 1-3 ballë.
    Temperaturat parashikohen:

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Reshje shiu në zonat malore, temperaturat deri në 36 gradë! Parashikimi i motit për sot

    Reshje shiu në zonat malore, temperaturat deri në 36 gradë! Parashikimi i motit për sot

    Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

    Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës deri të dendura në orët e mesditës në relievet malore në verilindje e juglindje.

    Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në zonën lindore të vendit, kryesisht në relievet malore, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashikohet pa reshje.

    Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-14m/s.

    Deti – Valëzimi forcës 1-3 ballë.

  • Kthjellime, reshje shiu e breshëri në disa zona pasdite/ Moti sot, 5 gusht 2025

    Kthjellime, reshje shiu e breshëri në disa zona pasdite/ Moti sot, 5 gusht 2025

    Dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në të gjithë territorin e vendit.
    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak orët e para të mëngjesit do të sjellin mot me kthjellime, por gradualisht pritet shtim i vranësirave mesatare deri të dendura, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat kodrinore-malore.
    Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe karakter lokal, ndërsa në disa zona të izoluara të jugut priten edhe shtrëngata afatshkurtra me shkarkesa elektrike dhe breshër, kryesisht në relievet malore.
    Era do të fryjë e lehtë në përgjithësi, me drejtim juglindje–veriperëndim dhe një shpejtësi mesatare prej 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era do të forcohet përkohësisht, duke arritur shpejtësinë deri në 16 m/s.
    Sa i përket detit, valëzimi do të jetë i moderuar, me forcë 2 deri në 3 ballë.

  • Parashikimi i motit për ditën e sotme, 31 korrik 2025

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 31 korrik 2025

    Kjo e enjte do të sjellë një përzierje kushtesh atmosferike në vendin tonë, me mot të paqëndrueshëm në të gjithë territorin.
    Parashikimet e sinoptikanëve tregojnë se gjatë orëve të paradites do të mbizotërojnë kthjellime në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore të Shqipërisë.
    Megjithatë, moti do të ndryshojë gradualisht gjatë ditës, me shtim të vranësirave mesatare deri në të dendura, kryesisht në zonat kodrinore-malore të vendit, ku pritet të jenë më të theksuara.
    Këto kushte do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zona të caktuara nuk do të mungojnë shtrëngatat afatshkurtra.
    Qytetet më të ngrohta pritet të jenë Berati, Elbasani dhe Fieri, ku temperaturat gjatë mesditës do të arrijnë deri në 31–33°C, për shkak të terrenit fushor dhe lagështisë së ulët.
    Nga ana tjetër, ndër qytetet më të freskëta do të jenë Kukësi, Puka dhe Bajram Curri, ku temperaturat maksimale nuk pritet të kalojnë 25–27°C, për shkak të lartësisë mbi nivelin e detit dhe vranësirave më të dendura në zonat malore verilindore.

    Era do të fryjë e lehtë, kryesisht nga drejtimi i veriut, me një shpejtësi mesatare prej 7 metra në sekondë. Në zonat bregdetare dhe në lugina, era do të jetë më e theksuar dhe pritet të arrijë deri në 16 m/s.

    Për sa i përket kushteve detare, parashikohet një valëzim mesatar, me forcë 2 deri në 3 ballë, çka nënkupton një situatë relativisht të qëndrueshme për lundrimet.
    Në përgjithësi, dita e sotme do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, me reshje lokale dhe era të lehta, ndaj rekomandohet që qytetarët të marrin masa në rast të lëvizjeve në zonat malore apo gjatë orëve me mundësi shtrëngatash.

  • Vranësira dhe reshje të herëpashershme në veri dhe ultësirën perëndimore

    Vranësira dhe reshje të herëpashershme në veri dhe ultësirën perëndimore

    Aktualitet E Mërkurë, 30 Korrik 2025 08:14

    E mërkura do të karakterizohet nga një situatë atmosferike relativisht e paqëndrueshme, me vranësira dhe reshje të herëpashershme në disa zona të vendit.
    Sipas parashikimeve:

    Vranësirat do të jenë më të theksuara në ultësirën perëndimore dhe në zonat malore.

    Reshje të dobëta shiu priten në veriun dhe verilindjen malore, ndërsa në mesditë mund të shfaqen edhe në pjesë të ultësirës perëndimore.

    Era do të fryjë nga veriperëndimi në verilindje me shpejtësi mesatare prej 8 m/s, por në zonat bregdetare dhe luginore do të arrijë deri në 17 m/s, duke krijuar kushte për turbullira të lehta lokale.

    Deti do të jetë i qetë, me valëzim të ulët, në nivelin 1-2 ballë.

    Në përgjithësi, dita do të sjellë mot të luhatshëm, por pa episode ekstreme. Kujdes në zonat malore dhe në bregdet për shkak të reshjeve dhe erës.

  • Muaji gusht nis me mot të kthjellët, nuk do ta besoni, ja sa do arrijnë temperaturat në fundjavë

    Muaji gusht nis me mot të kthjellët, nuk do ta besoni, ja sa do arrijnë temperaturat në fundjavë

    Reshjet e shiut që shoqëruan paraditen e kësaj të marte do të spostohen në drejtim të zonave malore, ku sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet do të vijojnë edhe gjatë së mërkurës.
    “Masat ajrore të paqëndrueshme, që përfshinë vendin tonë gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, gradualisht do të spostohen duke u pozicionuar përgjatë relieveve malore ditën e sotme, ku do të pasohen nga reshje shiu deri në orët e vona të mbrëmjes. Ditën e nesërme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat do të jenë kryesisht të përqendruara përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët. E njëjta situatë meteorologjike duket se do të mbetet edhe për ditën e fundit të muajit korrik, kur moti pritet të nisë i kthjellët, por zhvillimet e mesditës do të jenë prezente kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore. Vranësirat aty do të pasohen nga reshje shiu, por me intensitet të ulët,” tregon sinoptikania Besa Sherollari.
    Në fundjavë moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe temperaturat do të pësojnë rritje deri në 37 gradë

  • Tour de France/ Arensman triumfon në malore, e dyta për holandezin

    Tour de France/ Arensman triumfon në malore, e dyta për holandezin

    Vingegard i dyti, Pogaçar i treti ndërsa holandezi fitues i etapës shpërthen në lot në maloren e fundit të këtij Turi francez

    Pas Pirenejve, holandezi Thymen Arensman pushtoi edhe Alpet në etapën e 19-të malore të Turit numër 112-të në tokën franceze. Intererari ishte Albertville- La Plagne (93.1km). Ai fitoi etapën e La Plagne nën shoqërinë e shiut, duke përfituar nga dualiteti Pogaçar dhe Vingegard që sikundër në garat e kaluara i qëndronin pranë njëri tjetrit.

    Pasi nisi një sulm fillestar dhe priti që slloveni dhe danezi të përgjigjeshin, Arensman u rikthye me një ndryshim ritmi. Ai qëndroi i vetëm deri në vijën e finishit, pavarësisht se epërsia e tij varej në fije. Me të mbërritur, ai shpërtheu në lot gëzimi.

    Pikërisht pas tij ishin Vingegard dhe Pogaçar, të cilët pritën deri në 200 metrat e fundit për të bërë diferencën, por nuk arritën ta kapnin holandezin. Gjermani Florian Lipowitz përfundoi i katërti duke konsoliduar vendin e tij të tretë në renditjen e përgjithshme pasi Oscar Onley nuk mundi të mbante ritmin me dy kilometra të mbetura, duke humbur 47 sekonda.

    Nuk ndyshon asgjë në klasifikimin e përgjithshëm, slloveni Tadej Pogaçar kryeson ndjeshëm, ndiqet nga Vingegard me më shumë se 4 minuta…

    Rënditja e etpaës së 19-të, 25 korrik 2025

    Vazhdo leximin

  • Dita e sotme me diell, temperaturat deri në 40 gradë celsius

    Dita e sotme me diell, temperaturat deri në 40 gradë celsius

    Ditën e sotme (25 korrik), vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin e vendit por pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave në relievet malore në verilindje.

    Era do të fryj me drejtim veriperëndim–verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7-12 m/s. Deti do të jetë i valëzimit me forcë 1-3 ballë.

    Temperaturat e regjistruara:

    Në zonat malore 22 deri 40 °C

    Në zonat e ulëta 26 deri 41 °C

    Në bregdet 26 deri 40°C