Tag: malore

  • Plane për ditën e nesërme? Njihuni fillimisht me motin: Përgadituni për…

    Plane për ditën e nesërme? Njihuni fillimisht me motin: Përgadituni për…

    Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta, hera-herës deri mesatare në relievet kodrinore-malore nga orët e mesditës e pasdite.
    Në mbrëmje shtim të vranësirave. Në relievet e larta malore, kryesisht në lindje të territorit, reshje shiu me intensitet të ulët.
    Temperaturat maksimale do të arrijnë në 23 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 4 gradë celcius.
    Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.
    Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.

  • Duka: Prisni edhe pak, sepse Botërori është një malore e madhe

    Duka: Prisni edhe pak, sepse Botërori është një malore e madhe

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka përshëndetur fitoren e Kombëtares kundër Serbisë, në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Leskovacit.
    Në një lidhje live për A2 CNN, Duka tha se ndeshja ishte një sfidë me ngarkesa të mëdha psikologjike.
    Ai shtoi gjithashtu se kualifikimi në Botëror nuk është i pamundur, teksa theksoi se futbollistët duhet të përgatiten për ndeshjet e radhës.
    “Ju uroj të gjithëve për fitoren, ishte një fitore e mirë, me goxha ngarkesa psikologjike dhe për arsye të këtyre ngarkesave ndoshta edhe e teproj pak me modestinë. Çunat kanë të drejtë të festojnë dhe kanë të drejtën e tyre. Mund të festojnë edhe sot, edhe nesër, pastaj duhet të përgatiten për ndeshjen miqësore dhe akomë më shumë duhet të përgatiten për ndeshjen me Andorrën, që është një ndeshje shumë e vështirë.
    Sa më lart të shkosh, aq më e vështirë bëhet. Kështu që tani fillon një rrugë e vështirë për ata që të luftojnë për objektivin e tyre, për të gëzuar veten e tyre, për të marrë frutet e punës së tyre dhe për të gëzuar gjithë shqiptarët. Do jetë një objektiv i vështirë, një malore e madhe, por gjithmonë asgjë nuk është e pamundur”, tha mes të tjerash Duka.

  • VIDEO / Dukagjini dhe Kukësi zbardhen nga dëbora, ulen ndjeshëm temperaturat

    VIDEO / Dukagjini dhe Kukësi zbardhen nga dëbora, ulen ndjeshëm temperaturat

    Reshjet e borës kanë nisur në zonën malore të Dukagjinit, duke sjellë një dimër të parakohshëm në zonë, por fatmirësisht rrugët janë plotësisht të hapura.

    Aksi Shkodër-Theth nuk është prekur ende nga reshjet e borës dhe rruga është e kalueshme për të gjitha automjetet.

    Bora ka zbardhur majat e larta të maleve si dhe një shtresë e hollë ka mbuluar pemët.

    Automjetet e firmave nënkontraktore janë në gatishmëri të plotë në rast të përkeqësimit të motit dhe reshjeve të borës në atë aks rrugor.

    Edhe rruga e Vermoshit në Malësinë e Madhe është e hapur dhe nuk ka reshje bore. Në këtë zonë bora ka prekur majat e maleve ndërsa akset rrugore nuk kanë probleme.

    Nderkohe raportohet se reshjet e para të dëborës kane mbuluar edhe zonat malore të Kukësit. Ato nisën pas mesnate dhe po vijojnë me intensitet të ulët duke krijuar një shtresë, e cila shkon deri në 15 centimetra .

    Kushtet e motit dhe reshjet e dëborës kanë ulur ndjeshëm temperaturat në këto zona duke i zbritur në 0 deri 3 gradë Celsius.

    Në shumë fshatra të njësisë administrativë Shishtavec është ndërprerë energjia elektrike. Mjetet borëpastruese janë në terren për të mbajtur rrugët në qarkullim të plotë dhe pa pengesa.

  • Borë në Zvicër e Itali, ulja e temperaturave sjell reshjet e para në zonat malore

    Borë në Zvicër e Itali, ulja e temperaturave sjell reshjet e para në zonat malore

    Zonat malore të Zvicrës janë mbuluar nga bora të shtunën, duke shkaktuar vështirësi në trafikun rrugor.

    Në Betmeralp, kantoni Valis dhe në Grindelvald, kantoni i Bernës, qytetarët u zgjuan me një peizazh të bardhë dhe shumë borë.
    Sipas “Meteo Schweiz”, kufiri i lartësisë ku ka rënë borë luhatet midis 1800 dhe 2100 metrave. Në Alpet perëndimore dhe jugore pati deri në 50 centimetra borë.
    Kalimi i rrugës së Gotardit u mbyll në të dyja drejtimet. Po ashtu, rrugët Tifenbah–Gletç dhe Vasen–Meiringen mbeten të mbyllura për shkak të reshjeve.
    Ndërsa në male bie borë, në zonat e ulëta të Zvicrës bie shi.
    Po ashtu edhe në zonat malore të Italisë bora ka zbardhur qyetzat. Reshjet e para u regjistruan në Çervinia, duke i habitur turistët dhe banorët me një peizazh përrallor.
    Brenda pak orësh, shiu u shndërrua në copa të bardha, disa prej të cilave ishin të mëdha, duke mbuluar luginën dhe majat përreth.
    Temperaturat zbritën në rreth 0°C dhe peizazhi alpin mori shkëlqimin e tij dimëror shumë herët, duke ofruar imazhe spektakolare që shënojnë simbolikisht fillimin e sezonit të ftohtë në male.

    Top Channel

  • Vranësira dhe shtrëngata shiu në zonat malore, ja parashikimi i motit për këtë të shtunë

    Vranësira dhe shtrëngata shiu në zonat malore, ja parashikimi i motit për këtë të shtunë

    Sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, duke sjellë ndryshime të shpeshta në mot.

    Pas një fillimi të ditës me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, reshjet e shiut do të bëhen të pranishme në shumë zona të territorit, veçanërisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
    Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut, me intensitet të ulët, do të bëhen prezente prej orëve të mesditës dhe pasdites në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
    Era do të fryjë në drejtimin juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 9 m/s.
    Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

    Top Channel

  • Vranësira, reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot

    Vranësira, reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
    Sipas njoftimit, moti parashikohet me alterime kthjellimesh e vranësirash mesatare deri në të dendura nga orët e mesditës e pasdite në relievet malore në verilindje e juglindje.

    Reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht të karakterit lokal në pjesën e parë të ditës, prej orëve të mesditës në relievet malore reshje shiu me intensitet të ulët.

    Era do të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.

  • Parashikimi i motit, 15 shtator 2025

    Parashikimi i motit, 15 shtator 2025

    Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
    Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare klalimtare në relievet malore në lindje. Vranësirat në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

    Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri 17 m/s.
    Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.

  • Mot kryesisht i kthjellët me reshje lokale në zonat malore, ja parashikimi për ditën e sotme

    Mot kryesisht i kthjellët me reshje lokale në zonat malore, ja parashikimi për ditën e sotme

    Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

    Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare klalimtare në relievet malore në lindje. Vranësirat në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
    Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri 17 m/s.
    Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.

    Top Channel

  • Alternime vranësirash dhe reshje shiu në zonat malore, si parashikohet moti këtë të hënë

    Alternime vranësirash dhe reshje shiu në zonat malore, si parashikohet moti këtë të hënë

    Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

    Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare kryesisht në relievet malore në lindje si dhe zonën e jugut.
    Në relievet malore të zonës së jugut nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht e karakterit lokal, pas orëve të pasdites ndërprerje e reshjeve.
    Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 9 m/s.
    Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.

    Top Channel

  • Kthjellime dhe alternime vranësirash/ Temperaturat arrijnë deri në 36°C

    Kthjellime dhe alternime vranësirash/ Temperaturat arrijnë deri në 36°C

    Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

    Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura dhe kryesisht në relievet malore në lindje si dhe zonën e jugut.

    Në relievet malore të zonës së jugut dhe verilindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe të dobëta. Në relievet e larta malore të zonës së jugut qarqet Vlorë dhe Gjirokastër reshjet e shiu në periudha tepër afatshkurtra në formën e shtrëngatave.

    Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat, duke u luhatur nga 12°C temperatura më e ulët deri në 36°C vlera më e lartë në rang vendi.

    Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

    Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.