Tag: malore

  • Shembet ura në Jezull, fëmijët mbeten pa shkuar në shkollë, bllokohen disa fshatra në zonat malore të Mirditës

    Shembet ura në Jezull, fëmijët mbeten pa shkuar në shkollë, bllokohen disa fshatra në zonat malore të Mirditës

    Moti i keq ka shkaktuar dëme serioze në zonat malore të Mirditës, ku disa fshatra vijojnë të jenë të izoluar për shkak të shembjeve të dherave dhe problemeve në infrastrukturë.

    Në fshatin Jezull është shembur ura që e lidh me rrugën kryesore, duke ndërprerë plotësisht lëvizjen e banorëve.
    Njësia Administrative Fan raporton se dy fshatra janë të bllokuar nga rrëshqitjet e dheut, duke penguar qarkullimin dhe transportin e fëmijëve drejt shkollës. Dëmtime janë shënuar edhe në disa ura pasarelë të zonës.
    Fshatrat Shëngjin dhe Klos janë totalisht të izoluar, me rrugë të pakalueshme.
    Edhe Njësia Administrative Kurbnesh përballet me probleme të rënda, pasi rruga kryesore që e lidh me Lurën është bllokuar, ndërsa disa fshatra të tjerë njoftojnë ndërprerje të qarkullimit.
    Vështirësi të ngjashme janë raportuar edhe në Orosh dhe Kaçinar, ku rrugët dhe urat pasarelë janë dëmtuar nga prurjet e mëdha dhe shembjet.
    Autoritetet vendore pritet të ndërhyjnë për normalizimin e situatës dhe hapjen e rrugëve që lidhen me komunitetet e izoluara.

  • Shembet ura në Jezull, fëmijët mbeten pa shkuar në shkollë. Bllokohen disa fshatra në zonat malore të Mirditës

    Shembet ura në Jezull, fëmijët mbeten pa shkuar në shkollë. Bllokohen disa fshatra në zonat malore të Mirditës

    Moti i keq ka shkaktuar dëme serioze në zonat malore të Mirditës, ku disa fshatra vijojnë të jenë të izoluar për shkak të shembjeve të dherave dhe problemeve në infrastrukturë.

    Në fshatin Jezull është shembur ura që e lidh me rrugën kryesore, duke ndërprerë plotësisht lëvizjen e banorëve.
    Njësia Administrative Fan raporton se dy fshatra janë të bllokuar nga rrëshqitjet e dheut, duke penguar qarkullimin dhe transportin e fëmijëve drejt shkollës. Dëmtime janë shënuar edhe në disa ura pasarelë të zonës.
    Fshatrat Shëngjin dhe Klos janë totalisht të izoluar, me rrugë të pakalueshme.
    Edhe Njësia Administrative Kurbnesh përballet me probleme të rënda, pasi rruga kryesore që e lidh me Lurën është bllokuar, ndërsa disa fshatra të tjerë njoftojnë ndërprerje të qarkullimit.
    Vështirësi të ngjashme janë raportuar edhe në Orosh dhe Kaçinar, ku rrugët dhe urat pasarelë janë dëmtuar nga prurjet e mëdha dhe shembjet.
    Autoritetet vendore pritet të ndërhyjnë për normalizimin e situatës dhe hapjen e rrugëve që lidhen me komunitetet e izoluara.

    Top Channel

  • Moti i keq, Balluku publikon raportin: 21 fidera jashtë pune në zona të thella malore

    Moti i keq, Balluku publikon raportin: 21 fidera jashtë pune në zona të thella malore

    Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, publikoi mbrëmjen e djeshme një raport të detajuar mbi situatën e krijuar nga reshjet intensive dhe masat e marra nga strukturat në varësi të saj.
    Ajo theksoi se reshjet kanë krijuar situata të vështirësuara në disa zona, por strukturat e ARRSH, OSSH dhe AKUK janë në terren duke punuar pa ndërprerje për menaxhimin e problematikave.
    Situata në rrugët dhe ujërat
    Rajoni verior dhe jugor
    Qarkullimi i mjeteve vijon normalisht në pothuajse të gjitha akset rrugore, me kontraktorët në gatishmëri.
    Problematika rrugore
    E vetmja problematikë e theksuar ishte në segmentin rrugor Krane – Syri i Kaltër, ku ka dalje të ujit në rrugë, por kompania e mirëmbajtjes ndodhet në terren.
    Ujërat e pijshëm
    Furnizimi me ujë të pijshëm raportohet si optimal, me të gjitha sistemet e trajtimit dhe kanalizimet në operim normal dhe me kapacitet të plotë.
    Furnizimi me energji elektrike
    Avaritë në veri
    Problematikat kryesore janë regjistruar në rrjetin e shpërndarjes, kryesisht në zonat rurale dhe malore.
    Rrjeti shpërndarës
    Aktualisht janë 21 fidera jashtë pune, ku 85% e avarive ndodhen në zonat rurale. Më shumë se gjysma e tyre janë në territore të thella malore.
    Linjat kryesore
    Probleme paraqesin dy linja 35 kV, duke ndërprerë furnizimin në disa nënstacione në Malësinë e Madhe (Koplik, Bajzë, etj.); zonën e Nënshkodrës (Velipojë, Trush, etj.).
    Rrjeti i transmetimit
    Janë regjistruar stakime të përkohshme të disa linjave 110kV dhe 220kV, të shkaktuara nga shkarkimet atmosferike (p.sh., Fierzë – F. Arrëz, Kukës – Lapaj, Korçë – Ersekë), por funksionimi është normalizuar dhe nuk ka defekte apo avari aktive.
    Kaskada e Drinit dhe parashikimi
    Reshjet vijojnë me intensitet të lartë në të gjithë stacionet e basenit të lumit Drin. Në pellgun ujëmbledhës të Koman–Vau i Dejës janë regjistruar rreth 180 mm reshje.
    Pritet që prurjet në kaskadë të vijojnë të rriten deri pas mesnatës.
    Situata në porte dhe aeroport
    Porti i Durrësit dhe Sarandës
    Situata paraqitet e qëndrueshme dhe portet operojnë normalisht, duke përfshirë shërbimet e imbarkimit.
    Aeroporti “Nënë Tereza”
    Për shkak të kushteve të vështira meteorologjike, disa avionë janë vendosur në “hold”. Dy fluturime të “Ryanair” nga Roma dhe Pisa kanë devijuar drejt Brindisit.
    Raporti përfundon duke theksuar se puna po vijon me kapacitete të plota në të gjithë sektorët jetikë, me qëllim garantimin e funksionimit të sigurt të shërbimeve, pavarësisht reshjeve intensive.

  • Paketa e maleve” e Ramës kapërcen kufijtë, “merr” edhe bregdetin e kodrinat

    Paketa e maleve” e Ramës kapërcen kufijtë, “merr” edhe bregdetin e kodrinat

    Paketa e maleve” e Ramës kapërcen kufijtë, “merr” edhe bregdetin e kodrinat
    Paketa e Maleve do të ketë brenda një sërë masash që të gjithë ata që i kanë lënë këto male në kërkim të një jete më të mirë, të kthehen dhe me bukuritë e këtyre maleve të bëjnë sukses, të bëjnë ekonomi, të bëjnë mirëqenie dhe t’u lënë fëmijëve të tyre trashëgimi një pasuri të jashtëzakonshme”, u shpreh kryeministri Rama në një bisedë me banorët e Thethit, më 30 prill të vitit të kaluar.
    Nga malet tek fushat
    Por nisma “Paketa e Maleve” e nxitur dhe argumentuar si mënyrë për të zhvilluar agroturizmin në zonat malore, po zbret në fusha, bregdet dhe kodrina.
    “Durrësi ka territore të tëra që janë kodrinore, ku ka agroturizëm. E njëjta gjë vlen pa diskutim, mbase edhe më shumë për Lezhën”, tha Rama, në një takim me 61 kryebashkiakët e vendit më 23 tetor të këtij viti, ku specifikisht u kërkoi të nisnin hartat e zonave të përcaktuara për nismën “Paketa e Maleve”.
    Në të gjithë vendin, nga korriku i këtij viti deri në fundin e muajit tetor, ka një numër të madh aplikimesh.
    Paketa e Maleve do të ketë brenda një sërë masash që të gjithë ata që i kanë lënë këto male në kërkim të një jete më të mirë, të kthehen dhe me bukuritë e këtyre maleve të bëjnë sukses, të bëjnë ekonomi, të bëjnë mirëqenie dhe t’u lënë fëmijëve të tyre trashëgimi një pasuri të jashtëzakonshme”, u shpreh kryeministri Rama në një bisedë me banorët e Thethit, më 30 prill të vitit të kaluar.
    Nga malet tek fushat
    Por nisma “Paketa e Maleve” e nxitur dhe argumentuar si mënyrë për të zhvilluar agroturizmin në zonat malore, po zbret në fusha, bregdet dhe kodrina.
    “Durrësi ka territore të tëra që janë kodrinore, ku ka agroturizëm. E njëjta gjë vlen pa diskutim, mbase edhe më shumë për Lezhën”, tha Rama, në një takim me 61 kryebashkiakët e vendit më 23 tetor të këtij viti, ku specifikisht u kërkoi të nisnin hartat e zonave të përcaktuara për nismën “Paketa e Maleve”.
    Në të gjithë vendin, nga korriku i këtij viti deri në fundin e muajit tetor, ka një numër të madh aplikimesh.Qëllimi
    “Paketa e Maleve është një nismë ligjore dhe zhvillimore e Qeverisë Shqiptare që synon të nxisë investimet dhe rigjallërojë jetën ekonomike në zonat malore të vendit”, thuhet në faqen zyrtare të hapur pikërisht për këtë nismë.
    Durrësi është deri në 200 metra mbi nivelin e detit, Kavaja edhe më pak deri në 34 metra mbi nivelin e detit, Bashkia Lezhë ndodhet në një lartësi mesatare 413 metra mbi nivelin e detit, por edhe ne një lartësi maksimale 2121m (maja e Kunorës Mirditë).
    Po ashtu bashki si Lushnja, 200 metra mbi nivelin e detit, Divjaka deri në 5 metra mbi nivelin e detit, Fieri 100 metra maksimalja mbi nivelin e detit apo Pogradeci 700 metra mbi nivelin e detit, që janë në zona preferenciale për ndërtim, nuk janë në pozita gjeografike për tu quajtur “zona malore”.
    Aplikimet
    Megjithatë në këto bashki ka aplikime për ndërtime në pyje, kullota apo livadhe që rezultojnë në zërin kadastral “tokë shtet”, por që pretendohet se është e familjeve dhe individëve të ndryshëm, banorë rezidencial apo ish banorë.
    Ligji lë hapësira interpretimi
    Në nenin e parë të ligjit 20/2025 për “Paketën e Maleve”, thuhet se: “Ky ligj ka për qëllim tërheqjen e investimeve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik apo turistik në zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, përmes kalimit të pronësisë së pronës së paluajtshme shtetërore tek individët dhe/ose personat fizikë e juridikë posedues jopronar me destinacion investimin në projekte që mundësojnë rimëkëmbjen ekonomike”.
    Koncepti “ekonomi malore” ndonëse është e sanksionuar në ligj, sërish aplikimet janë shtrirë në të gjithë vendin, madje të shumta janë në zonat bregdetare, fushore dhe kodrinore, veçanërisht në bashki ku sektori i turizmit dhe ndërtimet janë me intensitet të lartë.
    “Përmbajtja e përkufizimit është e përgjithshme dhe shumë e zgjeruar për të qenë përkufizim. Kjo paqartësi shtohet nga leximi i pikës 1 të Nenit 4 ‘Përcaktimi i zonave me prioritet zhvillimi’ i cili në titull e ka hequr referencën tek zonat malore dhe për më shumë parashikon që ‘Ministri përgjegjës për pushtetin vendor, me kërkesë të argumentuar të bashkisë kompetente, mund t’i propozojë Këshillit të Ministrave shpalljen e territorit të bashkisë apo të pjesës malore të atij territori si zonë zhvillimi”, thotë Preçi.
    Prona
    “Kjo nuk është thirrje që: ‘hajdeni se kanë dalë disa toka shtet, nëpër male dhe shkoni, kapini’. Thirrja është kush ka tokën e të parëve nëpër male, ta marrë ta gëzojë”, tha Rama.
    Ndërsa Agjencia për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore, në përgjigjen për Faktoje, duke iu referuar ligjit saktëson se prona shtetërore mund tu nënshtrohen procedurave të kalimit të pronësisë.
    “Në kuptim të këtij ligji dhe të legjislacionit në fuqi për pronat e paluajtshme të shtetit, llojet e pasurisë “pyll”, “kullotë” “livadh” nuk janë të patjetërsueshme dhe mund t’u nënshtrohen procedurave të kalimit të pronësisë sipas këtij ligji”, thotë (amvv).
    “Rreziku i konflikteve sociale është i mundshëm, ndonëse qeveria duket se e ka vënë fuqinë e vet ekzekutive gjerësisht në shërbime të grupeve të interesit të lidhura me të dhe pak ose më pak në shërbim të komuniteteve dhe zhvillimit të qendrueshëm të vendit”, thotë eksperti i ekonomisë Preçi. Në progres-raportin e Komisionit Europian thuhet se, ligji për paketën e maleve “mund të sjellë pasoja për pëdorimin lokal të tokës dhe menaxhimin mjedisor”
    Aplikimet
    Deri më tani numri i lartë i aplikimeve për të ndërtuar në toka shtet që pretendohet se shfrytëzohet nga individë dhe familje të ndryshme është mjaft e lartë.
    “…ligji trajton poseduesin e pronës dhe nuk parashikon çdo individ që ka një plan biznesi, të ketë mundësi të përfitojë pronë publike”, thotë Agjencia Për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.
    Një pjesë e madhe janë shtrirë në zona bregdetare dhe kodrinore.
    Edhe pse nisma është në fazat e para, shqetësimi mbetet se nëpërmjet “Paketës së Maleve” fluksi i ndërtimeve në zonat bregdetare dhe kodrinore, përfshi edhe kryeqytetin të jetë i madh. Me zgjerimin e fushës së veprimit të këtij ligji, deklaratën e kryeministrit Edi Rama të një viti më parë do ta kategorizojmë si pjesërisht të vërtetë.
    /Sebi Alla – Faktoje.al

  • ‘Paketa e maleve’ e Ramës kapërcen kufijtë, ‘merr’ edhe bregdetin e kodrinat

    ‘Paketa e maleve’ e Ramës kapërcen kufijtë, ‘merr’ edhe bregdetin e kodrinat

    ‘Paketa e Maleve do të ketë brenda një sërë masash që të gjithë ata që i kanë lënë këto male në kërkim të një jete më të mirë, të kthehen dhe me bukuritë e këtyre maleve të bëjnë sukses, të bëjnë ekonomi, të bëjnë mirëqenie dhe t’u lënë fëmijëve të tyre trashëgimi një pasuri të jashtëzakonshme’, u shpreh kryeministri Rama në një bisedë me banorët e Thethit, më 30 prill të vitit të kaluar.
    Nga malet tek fushat
    Por nisma ‘Paketa e Maleve’ e nxitur dhe argumentuar si mënyrë për të zhvilluar agroturizmin në zonat malore, po zbret në fusha, bregdet dhe kodrina.
    ‘Durrësi ka territore të tëra që janë kodrinore, ku ka agroturizëm. E njëjta gjë vlen pa diskutim, mbase edhe më shumë për Lezhën’, tha Rama, në një takim me 61 kryebashkiakët e vendit më 23 tetor të këtij viti, ku specifikisht u kërkoi të nisnin hartat e zonave të përcaktuara për nismën ‘Paketa e Maleve’.
    Në të gjithë vendin, nga korriku i këtij viti deri në fundin e muajit tetor, ka një numër të madh aplikimesh.
    ‘Numri i shprehjeve të interesit nga data 11 korrik deri në datë 29.10.2025 është 5520 në të gjithë territorin’, thotë në një përgjigje zyrtare për Faktoje.al, Agjencia për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore (amvv).
    Po kjo agjenci, konfirmon se aplikimet janë në të gjithë vendin. ‘Shprehjet e interesit janë të shtrira në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në 61 njësitë e vetëqeverisjes vendore’, konfirmon (amvv).
    Risku
    Rreziku që ‘Paketa e Maleve’ të aplikohet kudo, përfshi edhe zonat me zhvillim në bregdet, zona fushore apo kodrinore, është i lartë, duke u fshehur pas maleve…
    ‘Janë të gjitha gjasat që ky akt ligjor i Kuvendit të përdoret nga oligarkia, lobistët klientë të qeverisë dhe krimi i organizuar si një mjet për justifikimin e agresionit të tyre mbi gjithçka publike dhe vitet e fundit edhe mbi një pronë private, siç mund të jetë pjesërisht edhe ky akt’, shprehet për Faktoje, eksperti i ekonomisë, Zef Preçi.
    Hartat e zgjeruara
    Në një komunikim me 61 kryetarët e bashkive të vendit, kryeministri Edi Rama u kërkoi me ngulm që të nisin sa më shpejt hartat e zonave prioritare për ‘Paketën e Maleve’, një nismë ligjore që u afishua si mundësi për zhvillimin e zonave malore.
    ‘Këtu s’ka të majtë të djathtë, se kjo është ndarje që nuk ka pikë rëndësie kur vjen puna tek puna, kështu që ju lutem shumë fokusohuni shumë fort në këtë pikë, hartat. Thjesht fare, pa asnjë komplikim, territore që nuk janë ligjërisht të pandërtueshme dhe që janë territoret malore, territoret rurale’, tha Rama.
    Shqetësimit të disa kryebashkiakëve që nuk kuptonin se për cilat zona do të nisnin hartat, pasi në një pjesë të territorit ka edhe ‘zona të mbrojtura’, apo janë fushore dhe kodrinore, kryeministri Rama ua shprehu qartë që të nisin hartat sa më të gjera, pasi përpunimi do kalonte në ‘faza tjera’, duke përfshirë edhe ministritë.
    ‘Unë ju sugjeroj, që të mos vijë puna prapë për një vonesë tjetër, paralelisht me hartat, të cilat e përsëris bëjini fare të thjeshta, mos u nisni thjesht nga ku keni shprehjet e interesit se mund të vijë një shprehje interesi nesër në një kodër tjetër që nuk e ke përfshirë, dhe pastaj do t’i thuash atij, shiko se nuk je te zona e zhvillimit, sa të bëhet harta. Bëjeni të gjerë hartën dhe ngrijeni një task-forcë menjëherë që të merret personalisht me të gjithë ata njerëz që janë të interesuar’, tha Rama.
    ‘Ulen’ malet
    Me konceptin zonë malore, kuptohen territore mbi 900 metra mbi nivelin e detit, por duke iu referuar të dhënave zyrtare mbi aplikimet, por edhe vetë kërkesës së kryeministrit Rama që hartat të sillen nga të 61 bashkitë, fushore, kodrinore dhe malore, ekspertët shprehin shqetësimin se kjo nismë do të shfrytëzohet për ndërtime në çdo zonë.
    ‘Nga leximi dhe interpretimi literal i këtij parashikimi duket se nuk janë subjekt i këtij projektligji vetëm zonat malore, por edhe pjesë tjetër e territorit të bashkisë’, thotë eksperti i ekonomisë Preçi.
    Sipas tij, qëllimet e deklaruara të ligjit nuk përputhen tërësisht me qëllimet reale, qëllime të cilat duket se tejkalojnë zonat e synuara.
    ‘Përmbajtja e projektligjit krijon premisa për qëllime të fshehura ose të padeklaruara’, thekson ai.
    Qëllimi
    ‘Paketa e Maleve është një nismë ligjore dhe zhvillimore e Qeverisë Shqiptare që synon të nxisë investimet dhe rigjallërojë jetën ekonomike në zonat malore të vendit’, thuhet në faqen zyrtare të hapur pikërisht për këtë nismë.
    Durrësi është deri në 200 metra mbi nivelin e detit, Kavaja edhe më pak deri në 34 metra mbi nivelin e detit, Bashkia Lezhë ndodhet në një lartësi mesatare 413 metra mbi nivelin e detit, por edhe ne një lartësi maksimale 2121m (maja e Kunorës Mirditë).
    Po ashtu bashki si Lushnja, 200 metra mbi nivelin e detit, Divjaka deri në 5 metra mbi nivelin e detit, Fieri 100 metra maksimalja mbi nivelin e detit apo Pogradeci 700 metra mbi nivelin e detit, që janë në zona preferenciale për ndërtim, nuk janë në pozita gjeografike për tu quajtur ‘zona malore’.
    Aplikimet
    Megjithatë në këto bashki ka aplikime për ndërtime në pyje, kullota apo livadhe që rezultojnë në zërin kadastral ‘tokë shtet’, por që pretendohet se është e familjeve dhe individëve të ndryshëm, banorë rezidencial apo ish banorë.
    Ligji lë hapësira interpretimi
    Në nenin e parë të ligjit 20/2025 për ‘Paketën e Maleve’, thuhet se: ‘Ky ligj ka për qëllim tërheqjen e investimeve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik apo turistik në zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, përmes kalimit të pronësisë së pronës së paluajtshme shtetërore tek individët dhe/ose personat fizikë e juridikë posedues jopronar me destinacion investimin në projekte që mundësojnë rimëkëmbjen ekonomike’.
    Koncepti ‘ekonomi malore’ ndonëse është e sanksionuar në ligj, sërish aplikimet janë shtrirë në të gjithë vendin, madje të shumta janë në zonat bregdetare, fushore dhe kodrinore, veçanërisht në bashki ku sektori i turizmit dhe ndërtimet janë me intensitet të lartë.
    ‘Përmbajtja e përkufizimit është e përgjithshme dhe shumë e zgjeruar për të qenë përkufizim. Kjo paqartësi shtohet nga leximi i pikës 1 të Nenit 4 ‘Përcaktimi i zonave me prioritet zhvillimi’ i cili në titull e ka hequr referencën tek zonat malore dhe për më shumë parashikon që ‘Ministri përgjegjës për pushtetin vendor, me kërkesë të argumentuar të bashkisë kompetente, mund t’i propozojë Këshillit të Ministrave shpalljen e territorit të bashkisë apo të pjesës malore të atij territori si zonë zhvillimi’, thotë Preçi.
    Prona
    ‘Kjo nuk është thirrje që: ‘hajdeni se kanë dalë disa toka shtet, nëpër male dhe shkoni, kapini’. Thirrja është kush ka tokën e të parëve nëpër male, ta marrë ta gëzojë’, tha Rama.
    Ndërsa Agjencia për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore, në përgjigjen për Faktoje, duke iu referuar ligjit saktëson se prona shtetërore mund tu nënshtrohen procedurave të kalimit të pronësisë.
    ‘Në kuptim të këtij ligji dhe të legjislacionit në fuqi për pronat e paluajtshme të shtetit, llojet e pasurisë ‘pyll’, ‘kullotë’ ‘livadh’ nuk janë të patjetërsueshme dhe mund t’u nënshtrohen procedurave të kalimit të pronësisë sipas këtij ligji’, thotë (amvv).
    ‘Rreziku i konflikteve sociale është i mundshëm, ndonëse qeveria duket se e ka vënë fuqinë e vet ekzekutive gjerësisht në shërbime të grupeve të interesit të lidhura me të dhe pak ose më pak në shërbim të komuniteteve dhe zhvillimit të qendrueshëm të vendit’, thotë eksperti i ekonomisë Preçi. Në progres-raportin e Komisionit Europian thuhet se, ligji për paketën e maleve ‘mund të sjellë pasoja për pëdorimin lokal të tokës dhe menaxhimin mjedisor’
    Aplikimet
    Deri më tani numri i lartë i aplikimeve për të ndërtuar në toka shtet që pretendohet se shfrytëzohet nga individë dhe familje të ndryshme është mjaft e lartë.
    ‘…ligji trajton poseduesin e pronës dhe nuk parashikon çdo individ që ka një plan biznesi, të ketë mundësi të përfitojë pronë publike’, thotë Agjencia Për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.
    Një pjesë e madhe janë shtrirë në zona bregdetare dhe kodrinore.
    Edhe pse nisma është në fazat e para, shqetësimi mbetet se nëpërmjet ‘Paketës së Maleve’ fluksi i ndërtimeve në zonat bregdetare dhe kodrinore, përfshi edhe kryeqytetin të jetë i madh. Me zgjerimin e fushës së veprimit të këtij ligji, deklaratën e kryeministrit Edi Rama të një viti më parë do ta kategorizojmë si pjesërisht të vërtetë.

  • 180 vullnetarë në aksion pastrimi në Fushë-Buall: Bashkia Elbasan dhe Organizata “Rrjedha” për një mjedis më të pastër

    180 vullnetarë në aksion pastrimi në Fushë-Buall: Bashkia Elbasan dhe Organizata “Rrjedha” për një mjedis më të pastër

    Një aksion i gjerë pastrimi është zhvilluar në fshatin Fushë-Buall, në njësinë administrative Shushicë, ku rreth 180 vullnetarë janë bërë pjesë e nismës për pastrimin e përrenjve malorë.Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim mes Bashkisë Elbasan dhe Organizatës “Rrjedha”, që për herë të katërt ndërmerr veprime konkrete për mbrojtjen e rrjedhave ujore në zonat malore.
    Përroi i Fushë-Buallit njihet si një nga zonat më të bukura dhe më të pasura me burime ujore, me potencial të madh turistik, por është prekur nga mbetjet që hidhen pa kriter nëpër përrenj, të cilat më pas përfundojnë në rrjedhën e lumit Shkumbin dhe në tokat bujqësore të Shushicës.

    Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, gjatë aksionit tha se përveç pastrimit fizik, është ndërmarrë edhe një sesion informimi për banorët e zonës mbi rëndësinë e ruajtjes së mjedisit.“Kemi nisur një fushatë ndërgjegjësuese që banorët të hedhin mbetjet në vendet e caktuara dhe jo në përrenjtë malorë. Falenderoj organizatën ‘Rrjedha’ për bashkëpunimin, sepse qëllimi ynë është t’i kemi të pastra të gjitha rrjedhat malore, në mënyrë që mbetjet e malit të mos përfundojnë në lumë e më pas në det. Kjo është një sipërmarrje që do ta vazhdojmë në të gjitha zonat malore”, u shpreh Llatja.

    Në aksion morën pjesë edhe nxënës të shkollave të zonës, të cilët kontribuan në pastrimin dhe sensibilizimin e komunitetit për mbrojtjen e mjedisit.

    Përfaqësuesja e Organizatës “Rrjedha” theksoi se bashkëpunimi me Bashkinë Elbasan dhe njësinë administrative Shushicë është pjesë e një projekti më të gjerë që synon ruajtjen e ekosistemeve ujore dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm në zonat malore.“Ky është aksioni ynë i katërt në këtë territor. Synimi është të pastrojmë çdo përrua që derdhet në Shkumbin, duke reduktuar ndotjen dhe duke kthyer natyrën në gjendjen e saj të pastër”, u shpreh ajo.
    Nisma “Rrjedha” pritet të shtrihet edhe në zona të tjera të Bashkisë Elbasan në javët në vijim, me fokus te pastrimi i burimeve malore, edukimi mjedisor dhe përfshirja e sa më shumë vullnetarëve të rinj.

  • Berisha për “Paketën e Maleve”: Plaçkitje! Rama s’mund të mbulojë armiqësinë e tij ndaj zonave malore

    Berisha për “Paketën e Maleve”: Plaçkitje! Rama s’mund të mbulojë armiqësinë e tij ndaj zonave malore

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me kritika ndaj nismës qeveritare “Paketa e Maleve”, duke e cilësuar atë si “një plaçkitje të madhe” dhe një skemë që rrezikon të ndezë konflikte për pronat në zonat malore të vendit.
    Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se, përmes kësaj pakete, “po mbjell farën e armiqësive dhe vëllavrasjes” në veri të vendit dhe në komunitetet malore, duke injoruar pronësinë e banorëve lokalë mbi tokat që, sipas tij, janë trashëgimore dhe komunale.
    “Edi Rama me asgjë nuk mund të mbulojë armiqësinë e tij të egër ndaj veriut të Shqipërisë dhe zonave malore. Në vitin 2012, ne miratuam ligjin që përjashtonte për tetë vite nga taksat investimet në zonat malore, por askujt nuk i merrej asnjë centimetër tokë. Ai që donte të investonte, merrej vesh me pronarët. Ky po bën të kundërtën”, tha Berisha.
    Lideri i opozitës i bëri thirrje të drejtpërdrejtë investitorëve që të mos ndërhyjnë në pronat e komuniteteve lokale pa pëlqimin e tyre.
    “Unë ftoj investitorët, mos të prekin tokën e tjetrit. Nuk ka moral të rrëmbesh tokën e tjetrit. Edhe ajo që është komunale është pronë e komunitetit dhe pa ujdinë e tij nuk mund të prekësh asnjë centimetër,” theksoi Berisha.

  • Prezantohet “Paketa e Maleve”, Rama: Interes i lartë nga shqiptarët që jetojnë jashtë! Po ecet me ritëm të ulët, dekurajuese

    Prezantohet “Paketa e Maleve”, Rama: Interes i lartë nga shqiptarët që jetojnë jashtë! Po ecet me ritëm të ulët, dekurajuese

    Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ishte i pranishëm në prezantimin e Paketës së Maleve.
    Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë, Edi Rama tha qeveria po punon për të përshpejtuar zbatimin e paketës së investimeve në zonat malore, e cila synon të nxisë zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investitorëve.
    Kryeministri theksoi se interesi i lartë i shqiptarëve jashtë vendit tregon potencialin e madh të kësaj nisme, ndërsa theksoi nevojën për të reduktuar vonesat burokratike që po pengojnë procesin.

    Rama: Ne besojmë që bëhet fjalë për një politikë nxitëse për të krijuar një platformë investimesh në territoret malore. Fakti që në ditën e parë që u hap kanali  i komunikimin online lidhur me këtë paketë, pati 800 shprehje interesi nga shumica dërrmuese shqiptarë jashtë Shqipërisë, flet vetë për fuqinë tërheqëse që ka kjo paktë. Nga ana tjetër e bëjmë këtë takim sepse kemi shqetësimin që po ecet e një ritëm të ulët në raport me atë që paketa  vetë ka në thelb, shpejtësinë. Shpejtësinë në kuptimin e një burokracie të lehtësuar maksimalisht dhe shpejtësinë në kuptimin e mundësisë për t’i dhënë një përgjigje shumë të shpejtë atyre që shprehin këtë interes.
    Kjo vonesë është dekurajuese për ata që kanë çuar sinjalin e trye që janë të interesuar të hyjnë në kët proces dhe nuk kanë marrë përgjigje prej disa muajsh. Vetë paketa e pranoi që ka disa ngarkesa të tepërta nga pikëpamja burokratike, edhe pse është shumë më e lehtësuar se sa ka qenë më parë. Unë i kam thënë edhe deputetëve që më kanë shprehur këtë shqetësim që të bëjnë amendimet përkatëse të ligjit dhe të lehtësohet ligji nga ndonjë ngarkesë e tepërt.
    Paketa e Maleve është një nismë ligjore dhe zhvillimore e Qeverisë Shqiptare që synon të nxisë investimet dhe rigjallërojë jetën ekonomike në zonat malore, e ofruar për të gjithë të interesuarit, qofshin emigrantë apo rezidentë, të cilët kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar në tokën e tyre.
    Nisma për “Paketën e Maleve” përmes projektit “Investo në tokën tënde”, synon të ofrojë një qasje realiste për tërheqjen e investimeve në zonat malore të vendit, falë politikave të reja të mbështetjes kundrejt investitorëve.
    /vizionplus.tv 

  • Moti sot relativisht i qëndrueshëm, mesdita me shi në relievet malore lindore

    Moti sot relativisht i qëndrueshëm, mesdita me shi në relievet malore lindore

    Ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

    Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura. Në orët e mesditës, reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të vendit.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësinë 10 m/s.

    Valëzimi do të jetë i forcës 2–3 ballë në detet Adriatik dhe Jon.

  • Moti me diell gjatë ditës së sotme, temperaturat nuk ndryshojnë

    Moti me diell gjatë ditës së sotme, temperaturat nuk ndryshojnë

    Ditën e sotme (15 tetor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta, hera-herës deri mesatare në relievet kodrinore-malore nga orët e mesditës e pasdite.

    Në mbrëmje do të kemi shtim të vranësirave. Ndërsa në relievet e larta malore, kryesisht në lindje të territorit,do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët.

    Temperaturat maksimale do të regjistrohen në vlerën 23 gradë celcius, ndërsa ato minimalet në 15 gradë celcius.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.