Reshjet e dëborës kanë përfshirë të gjithë juglindjen e vendit madje në zonat malore trashësia ka shkuar nga 5-10 cm
Mjetet borëpastruese janë në terren për të mbajtura të hapura të gjitha akset nacionale përfshi ato Qafë Thanë – Kapshticë, Zemblak – Gorice si dhe rrugët nacionale të fshatrave turistike të Dardhes e Voskopojës
Me probleme paraqiten akset rrugore të fshatrave të zonave malore kryesisht në fshatrat e njësive administrative Lekas, Vithkuq në Bashkinë e Korçës, fshatrat e Devollit të Sipërm, Dardhas, Trebinjë, Velcan e Proptisht në Bashkinë e Pogradecit si dhe fshatrat e njësisë administrative Çlirim të bashkisë Kolonjë
Burime bëjnë me dije se për shkak të reshjeve të dëborës shoqëruar me erë të fortë ka probleme përsa i përket furnizimit me energji elektrike.
Tag: malore
-

Dëbora mbulon juglindjen e Shqipërisë
-

Moti i keq/ Probleme me qarkullimin në juglindje, disa zona në ‘ter’
Reshjet e dëborës kanë përfshirë të gjithë juglindjen e vendit, madje në zonat malore trashësia ka shkuar nga 5-10 cm.
Mjetet borëpastruese janë në terren për të mbajtura të hapura të gjitha akset nacionale përfshi ato Qafë Thanë – Kapshticë, Zemblak – Gorice si dhe rrugët nacionale të fshatrave turistike të Dardhës e Voskopojës.
Me probleme paraqiten akset rrugore të fshatrave të zonave malore kryesisht në fshatrat e njësive administrative Lekas, Vithkuq në Bashkinë e Korçës, fshatrat e Devollit të Sipërm, Dardhas, Trebinjë, Velcan e Proptisht në Bashkinë e Pogradecit si dhe fshatrat e njësisë administrative Çlirim të bashkisë Kolonjë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se për shkak të reshjeve të dëborës, shoqëruar me erë të fortë, ka probleme për sa i përket furnizimit me energji elektrike. -

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 6 prill 2025…
Vendi ynë do të vijojë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites dhe në vijim do të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin duke sjellë reshje shiu e dëbore në zonat malore POR në sasi të pakta.
Më të dukshme reshjet do të jenë në zonat malore të Shqipërisë. Ky destabibitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 20°C maksimalja në Jug të territorit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 1 ballë.Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim! -

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 5 Prill 2025
Orët e paradites do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të dendura do të paraqiten zonat malore.Parashikohet që orët e pasdites; t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në pjesën më të madhe të territorit duke sjellë reshje të pakta shiu si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimalet duke u luhatur nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 21°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi; kryesisht Veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët. -

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 5 prill 2025…
Orët e paradites do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të dendura do të paraqiten zonat malore.
Parashikohet që orët e pasdites t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në pjesën më të madhe të territorit duke sjellë reshje të pakta shiu si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimalet duke u luhatur nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 21°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni: Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim! -

A do të ketë reshje? Parashikimi i motit për ditën e Shtunë
Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti do të jetë me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet malore të territorit kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.
Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe karakter lokal. Era do të fryj me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të ketë shpejtësi 12 m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat e regjistruara:
Në zonat malore 3 deri 16 °C Në zonat e ulëta 4 deri 21 °C Në bregdet 8 deri 22 °C -

Ulen temperaturat, mot i paqëndrueshëm/ Ja si parashikohen kushtet atmosferike sot
Ja si parashikohet moti për sot 5 prill. Orët e paradites do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të dendura do të paraqiten zonat malore.
Parashikohet që orët e pasdites t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në pjesën më të madhe të territorit duke sjellë reshje të pakta shiu si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimalet duke u luhatur nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 21°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët. -

Mos e ndryshoni garderobën ende/ Meteorologia paralajmëron: Ja ditët kur pritet të rikthehen reshjet e dëborës
Meteorologia Lajda Porja, në një lidhje live për një emision televiziv, ka treguar sesi do të nisë java dhe njëherësh edhe muaji i prillit.
Sipas Porjas, “dita e sotme ka nisur me vranësira. Java do të vetë e zymtë, me intervale kthjellimet. Pas pasdites do të ketë reshje, kryesisht në jug.”Meteorolologia theksoi se java kryesisht do të jetë paradite kthjellime, pasdite reshje por afatshkurta. Ndërsa fundjava do të dobësojë reshjet duke i zhvendosur në zonat malore.
“E gjithë java me luhatje të lehtë temperaturash. Do të duket si një javë vjeshte, me lagështirë gjatë gjithë javës”, tha ajo.
Për muajin prill tha se do t’i ketë të gjitha nuancat e motit, ndërsa paralajmëroi se në mes të prillit, në periudhën të njohura si “plakat”, do të ketë reshje dëbore në zonat malore.
“Në mes të prillit, apo siç njihet në zhargon për plakat, temperatura të ulëta që do sjellin reshje dëbore në zonat malore, 3-4 ditë të ftohta”, tha Porja.
-

VIDEO – Prezantohet në Shkodër “Paketa e Maleve”, një thirrje për këdo që do të investojë në tokën e të parëve
“Paketa e Maleve” është ligji i ri i sapomiratuar për investime në zonat malore, e ofruar për të gjithë të interesuarit, qofshin emigrantë apo rezidentë, të cilët kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar në tokën e tyre.
Nisma për “Paketën e Maleve” përmes projektit “Investo në tokën tënde”, synon të ofrojë një qasje realiste për tërheqjen e investimeve në zonat malore të vendit, falë politikave të reja të mbështetjes kundrejt investitorëve.
Paketa e maleve u prezantua sot në një takim të zhvilluar në Kalanë e Rozafës, në Shkodër, ku mori pjesë Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, Kryetarët e bashkive të zonave veriore të vendit, sipërmarrës të ndryshëm, etj.
Paketa synon të krijojë një ekuilibër në zhvillimin e qendrueshëm të aktiviteteve ekonomike të turizmit malor, bujqësisë, industrisë dhe inovacionit të lidhur me ekosistemin e këtyre zonave, bazuar në mbrojtjen e pejzazhit natyror, ruajtjes së trashëgimisë kulturore, kulturës dhe identitetit lokal në këto zona të shpallura me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore.Continue Reading
-

”Paketa e Maleve” për ata që duan të investojnë në tokën e të parëve
”Paketa e Maleve” është ligji i ri i sapomiratuar për investime në zonat malore. Kjo e ofruar për të gjithë të interesuarit, qofshin emigrantë apo rezidentë, të cilët kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar në tokën e tyre. Nisma synon të ofrojë një qasje realiste për tërheqjen e investimeve në zonat malore të vendit, falë politikave të reja të mbështetjes kundrejt investitorëve.
Paketa e maleve u prezantua sot në një takim të zhvilluar në Kalanë e Rozafës, në Shkodër, ku mori pjesë Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, Kryetarët e bashkive të zonave veriore të vendit, sipërmarrës të ndryshëm, etj.Paketa synon të krijojë një ekuilibër në zhvillimin e qendrueshëm të aktiviteteve ekonomike të turizmit malor, bujqësisë, industrisë dhe inovacionit të lidhur me ekosistemin e këtyre zonave, bazuar në mbrojtjen e pejzazhit natyror, ruajtjes së trashëgimisë kulturore, kulturës dhe identitetit lokal në këto zona të shpallura me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore.