Tag: malore

  • ‘Giro d’Italia’/ Mbahet ceremonia e prezantimit në Tiranë, të premten nis gara

    ‘Giro d’Italia’/ Mbahet ceremonia e prezantimit në Tiranë, të premten nis gara

    ‘Giro d’Italia’ për herë të parë nis nga Shqipëria. Për tre ditë me radhë 9, 10 dhe 11 maj 2025, 180 çiklistët të ekipëve pjesëmarrëse do të garojnë në intereraret që nisin nga Tirana, në Durrës dhe në Vlorë.

    Gara do të startojë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, më 9 maj në orën 13:00, për të vijuar nëpër intinerarin e parashikuar dhe mbyllet në sheshin “Nënë Tereza”, teksa çiklistët pritet të mbërrijnë rreth orës 18:00.

    Ky është edicioni i 108-të i Giro d’Italia teksa në Shqipëri, vjen për herë të parë në historinë e saj.

    Gara fillon të premten, më 9 maj, me një etapë malore mesatare që fillon në Durres dhe përfundon në Tiranë. Ky fraksion do të ofrojë një “etapë malore në qytet”, me 1,800 metra ngjitje të shpërndara në 164 km – një pistë kërkuese që do të përcaktojë menjëherë tonin për garën.

    Të shtunën, më 10 maj, rrugët e Tiranës do të transformohen në një fushë beteje për një provë kronometër individuale prej 13.7 km. Kjo garë bëhët vendimtare për ata që synojnë klasifikimin e përgjithshëm.

    Trilogjia e etapave shqiptare do të përfundojë me një tjetër etapë malore mesatare të dielën, më 11 maj, një xhiro prej 160 km që fillon dhe mbaron në Vlorë me 2,800 metra ngritje në lartësi. Kjo etapë e fundit në tokën shqiptare premton një sfidë epike.

    Ndërkaq për garantimin e organizimit dhe aktivitetit, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit, kanë hartuar një plan ekstra masash për mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve të parashikuara.

    Ceremonia e prezantimit në kryeqytetin shqiptar, Tiranë 2025 (video)

    Vazhdo leximin

  • Sot mot i kthjellët me temperatura deri në 27 gradë

    Sot mot i kthjellët me temperatura deri në 27 gradë

    Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Do të ketë mot kryesisht të kthjellët si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet e larta malore.

    Era do të fryj e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 12m/s, e shoqëruar me valëzim në det të forcës 1-2ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    Në zonat malore 5 deri 18°C

    Në zonat e ulëta 4 deri 27°C

    Në bregdet 9 deri 28°C

    Stylish GIF
  • Hotelet në zonat malore mbyllen gjatë dimrit, referencat duhet të studiohen më mirë

    Hotelet në zonat malore mbyllen gjatë dimrit, referencat duhet të studiohen më mirë

    Bizneset turistike në zonat malore kërkojnë që referencat e vendosura nga qeveria për shfrytëzimin e kapaciteteve të hoteleve të rishikohen për muajt e dimrit.

    Fatmir Berishta thotë se periudha e sezonit në zonat malore, konkretisht në Theth është gjatë mujave Prill-Tetor. Më pas hotelet sipas tij mbyllen pasi numri i turistëve është i kufizuar dhe nuk e justifikon qëndrimin hapur të tyre.

    “Ne ende nuk jemi të qartë për ketë vendim. Sezoni për ne nuk ka nisur ende në Theth. Për sezonin veror ne jemi dakord me referencat në masën 65 % si një normë dysheme. Por në dimër kjo masë prej 30% e shfrytëzimit është jo realiste. Ne i mbyllim hotelet në dimër, pasi nuk kemi turistë. Madje këto dy vitet e fundit e kemi bërë me rotacion që disa prej hoteleve të qëndrojnë hapur vetëm që tu shërbejmë atyre pak vizitorëve”, tha Berishta në Vizion Plus.

    Ky është viti i parë i zbatimit ndaj dhe ky sezon do të jetë një test edhe për bizneset turistike.

  • Temperaturat sot deri 28° C, priten reshje në relievet malore në lindje

    Temperaturat sot deri 28° C, priten reshje në relievet malore në lindje

    Ditën e sotme mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të lagështa dhe të paqëndrueshme me origjinë perëndimore.

    Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura.

    Në orët e mesditës dhe pasdites, në relievet malore në lindje, vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe në periudha afatshkurtra këto reshje do të marrin formën e shtrëngatave.

    Era do të fryjë me drejtim veriperëndim–jugperëndim me shpejtësi mesatare 3 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 6 m/s, e shoqëruar me valëzim të forcës 1 ballë në detet Adriatik dhe Jon.

    Temperaturat parashikohen:

    • në zonat malore 11 deri 24°C
    • në zonat e ulëta 10 deri 28°C
    • dhe në bregdet 13 deri 28°C
  • “Paketa e maleve” botohet në fletore zyrtare/ Investim për turizëm malor, 10 vite pa taksa. Ja kush përfiton)

    “Paketa e maleve” botohet në fletore zyrtare/ Investim për turizëm malor, 10 vite pa taksa. Ja kush përfiton)

    Më 3 maj hyn zyrtarisht në fuqi ligji për ‘Paketën e Maleve’, që ka synim të zhvillojë për turizëm zonat malore. Ligji i miratuar më 13 mars në Kuvend, është botuar edhe në Fletoren Zyrtare, dhe brenda 6 muajve institucionet duhet të plotësojnë aktet nënligjore, në mënyrë që të nisë zbatimi i tij.
    Ky ligj u jep mundësinë të gjithë qytetarëve apo bizneseve që janë posedues faktikë të pronës shtetërore, pra e kanë përdorur si të jenë pronarë, të fitojnë pronësinë ligjërisht të këtyre pasurive, kundrejt tarifës simbolike 1 euro. Kushti i vetëm është që të vërtetojnë se kanë më shumë se 10 vite që e shfrytëzojnë pronën shtetërore dhe të paraqesin një plan biznesi për ta zhvilluar atë.
    Po ashtu nga ky ligj përfitojnë edhe investitorët që mund të jenë persona fizik ose juridik në regjistrin tregtar, të cilët mund të bëjnë marrëveshje me personin që ka shfrytëzuar deri më tani pronën shtetërore dhe të bëjnë një investim të përbashkët.
    Kjo nismë u prezantua nga Ministria e Ekonomisë gjatë vitit të shkuar dhe ndërmerret për të fuqizuar ekonomikisht zonat malore dhe për të zhvilluar edhe më shumë turizmin.
    Ky ligj parashikon të mbështesë vetëm 500 projekte. Biznesi nuk do të taksohet për 10 vite, pra përjashtohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, nga taksa e pasurive të paluajtshme, nga TVSH dhe nga tatimi mbi fitimin.
    Jo në të gjithë Shqipërinë do të lejohen investime në zonat malore. Sipas ligjit “paketa e maleve” fokusi do të jetë në veri, një hap që vlerësohet për të frenuar shpopullimin dhe për të nxitur punësimin. Ministria e Ekonomisë do t’i propozojë Këshillit të Ministrave që këto zona malore të shpallen për zhvillim turistik.
    Ligji u miratua vetëm me votat e Partisë Socialiste në Kuvend, mes debateve nga opozita e cila e cilësoi një ligj klientelist e për qëllime elektorale vetëm 1 muaj para fushatës zgjedhore.

  • Sot mot i paqëndrueshëm, në disa zona priten edhe reshje! Ja sa do të jenë temperaturat

    Sot mot i paqëndrueshëm, në disa zona priten edhe reshje! Ja sa do të jenë temperaturat

    Dita e sotme do të jetë me mot relativisht të paqëndrueshëm.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak temperaturat minimale te ajrit do të variojnë nga -3 gradë në zonat malorë në 6 gradë në zonat e ulëta dhe 5 gradë në bregdet.

    Ndërsa temperaturat maksimale në zonat malorë do të shkojnë 9 gradë, ndërsa në 17 në zonat e ulëta dhe bregdet.

    Era nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, hera-herës me rrahje deri në 14m/s.

    Valëzimi në det do të jetë deri në 1-3 ballë.

  • Parashikimi i motit për sot, 8 prill 2025

    Parashikimi i motit për sot, 8 prill 2025

    Edhe këtë të Martë do të vijojnë masat ajrore të ftohta më origjinë kontinentale.Sipas Meteoalb, më të theksuara kthjellimet do të jenë në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira më të shpeshta do të paraqiten në zonat malore verilindore-juglindore; megjithatë nuk priten reshje.
    Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin dobësim të ndjeshëm të vranësirave edhe në zonat malore.Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e ulët deri në 16°C vlera më e lartë në rang territori.
    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2-3 ballë.

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 8 prill 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 8 prill 2025…

    Do të vijojnë masat ajrore të ftohta më origjinë kontinentale duke sjellë mot të kthjellët, por të ftohtë në të gjithë territorin e vendit tonë.
    Më të theksuara kthjellimet do të jenë në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa më kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore verilindore- juglindore; megjithatë nuk priten reshje.
    Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin dobësim të ndjeshëm të vranësirave edhe në zonat malore duke ri-kthyer motin e kthjellët.
    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e ulët deri në 16°C vlera më e lartë në rang territori.
    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 – 3 ballë.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Shqipëria nën ‘pushtetin’ e ngricave/ Njihuni me parashikimin e motit për këtë të martë, temperaturat zbresin në…

    Shqipëria nën ‘pushtetin’ e ngricave/ Njihuni me parashikimin e motit për këtë të martë, temperaturat zbresin në…

    Do të vijojnë masat ajrore të ftohta më origjinë kontinentale duke sjellë mot të kthjellët, por të ftohtë në të gjithë territorin e vendit tonë. Më të theksuara kthjellimet do të jenë në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa më kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore verilindore- juglindore; megjithatë nuk priten reshje.
    Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin dobësim të ndjeshëm të vranësirave edhe në zonat malore duke ri-kthyer motin e kthjellët. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE të lehtë në orët e mëngjesit por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e ulët deri në 16°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 – 3 ballë.

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 7 prill 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 7 prill 2025…

    Sot priten reshje mesatare në qarkun Dibër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare shoqëruar me shtrëngata. Në zonat malore në Veri, Verilindje, Lindje dhe Juglindje të vendit, në lartësitë mbi 500 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
    Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
    në bregdet: ​​ 5 / 12 °C
    në vendet e ulëta:​ 2/ 13 °C
    në vendet malore:​ -4 / 4 °C

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!