Tag: malore

  • Mot i qëndrueshëm dhe vranësira në zonat malore, ja parashikimi për këtë të enjte

    Mot i qëndrueshëm dhe vranësira në zonat malore, ja parashikimi për këtë të enjte

    Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

    Moti parashikohet të jetë i kthjellët si dhe vranësira mesatare kryesisht nga orët e mesditës e pasdite në relievet malore në lindje e juglindje të territorit, të cilat do të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët.Era me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6m/s. Deti – Valëzimi 1-2 ballë.

    Top Channel

  • Kthjellime dhe rritje temperaturash gjatë ditës së sotme

    Kthjellime dhe rritje temperaturash gjatë ditës së sotme

    Për ditën e sotme (4 qershor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta, kalimtare në relievet e larta malore në lindje të vendit.

    Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 9 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    Në zonat malore 13 deri 30°C;

    Në zonat e ulët 12 deri 33°C;

    Dhe në bregdet 16 deri 31°C.

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 1 qershor 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 1 qershor 2025…

    Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të lartë atmosferik e vendosur përkatësisht mbi rajonin e Ballkanit, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët do të jetë dominant.
    Më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit.
    Temperaturat e ajrit do të sjellin një tjetër rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët e shënuar në zonat malore deri në 31°C vlera më e lartë e cila pritet në zonat Qëndrore dhe Jugore.
    Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i papërfillshëm.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • HARTA LIVE: Edhe sot me vranësira, parashikimi i motit për sot, qarqet ku pritet shi

    HARTA LIVE: Edhe sot me vranësira, parashikimi i motit për sot, qarqet ku pritet shi

    Foto ilustruese

    TIRANË- Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht të jetë me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura prej orëve të mesditës e pasdite kryesisht në relievet malore në jug e juglindje të territorit.
    HARTA LIVE: 

    Edhe sot, do të ketë një prezencë të reshjeve të herëpashershme të shiut prej orëve të mesditës në zonën e jugut me intensitet të ulët, ndërsa në relievet malore të saj në mënyrë të izoluar shtrëngata afatshkurtra, nga orët e mbrëmjes ndërprerje graduale e tyre. Sot, priten reshje të dobëta pothuajse në të gjithë territorin ndërsa në qarqet Durrës, Tiranë dhe Fier. Temperaturat do të variojnë 15 / 24 °C, në bregdet; në vendet e ulëta: 10 / 26 °C; ndërsa në vendet malore: 8 / 20 °C. Sa i përket erës, ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare./ZËRI

  • Moti për ditën e sotme do jetë me kthjellime dhe temperatura të larta

    Moti për ditën e sotme do jetë me kthjellime dhe temperatura të larta

    Për ditën e sotme (27 maj) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira mesatare gjatë orëve të mesditës kryesisht në relievet malore. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 12 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    Në zonat malore 7 deri 23°C;

    Në zonat e ulëta 11 deri 26°C;

    Dhe në bregdet 14 deri 27°C.

  • Dita e sotme me kthjellime, temperaturat në rritje

    Dita e sotme me kthjellime, temperaturat në rritje

    Për ditën e sotme (26 maj) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash mesatare  deri të dendura në relievet malore në lindje.

    Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s ndërsa në lugina dhe bregdet shpejtësi 22 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    Në zonat malore 6 deri 20°C;

    Në zonat e ulëta 9 deri 25°C;

    Dhe në bregdet 10 deri 26°C.

  • Kush mund të përfitojë nga ‘Paketa e Maleve’ dhe si do të zbatohet nisma e re

    Kush mund të përfitojë nga ‘Paketa e Maleve’ dhe si do të zbatohet nisma e re

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Qeveria synon të zhvillojë zonat rurale malore nëpërmjet një nisme të pagëzuar si “Paketa e Maleve”, tashmë ligj i hyrë në fuqi. Hapi i radhës është ai i bashkive, të cilat duhet të analizojnë zonat me përparësi për zhvillimin ekonomik dhe t’i argumentojnë ato përpara Këshillit të Ministrave, i cili në një vendim të veçantë do të përfshijë ato që kanë më shumë potencial. Investitorët që do të zgjedhin të investojë nën “ombrellën” e kësaj pakete do të përfitojnë lehtësi në aspektin procedural të njohjes së pronësisë mbi tokën e tyre për të cilën nuk disponojnë dokument, teksa për 500 sipërmarrësit e parë parashikohet edhe një stimul fiskal.
    Një nismë e posaçme, e pagëzuar si “Paketa e Maleve”, synon t’i japë nxitje ekonomike disa prej rajoneve që vitet e fundit janë ndikuar si nga migracioni i brendshëm apo emigrimi, ashtu edhe nga tkurrja e aktivitetit ekonomik, sado modest që ka qenë ai.
    Bëhet fjalë për zona rurale malore, me potencial për të zhvilluar ekonomitë lokale të tyre nëpërmjet një sërë aktiviteteve të përshtatshme për profilin që kanë, por që së bashku me ndikimin që po sjell turizmi, efekti mund të jetë edhe më i madh.
    Nisma e miratuar tashmë në të gjitha hallkat e nevojshme ka hyrë në fuqi dhe shtron përpara detyrën për bashkitë që të bëjnë pjesën që u takon, ku roli i tyre në këtë nismë është thelbësor. Bashkitë duhet që nëpërmjet analizave me stafet përkatëse të shpallin zonat me përparësi në territorin e tyre, të cilat do të mund të përfitojnë nga lehtësitë që parashikon kjo paketë.
    Qeveria ka sqaruar se ky ligj nuk e zgjidh problematikën e pronësisë, e cila trajtohet me një kuadër krejt tjetër ligjor, por synon që me lehtësimin e procedurave dhe plotësimin e një sërë kushteve të mundësojë dhënien e lejeve përkatëse dhe zhvillimin e projekteve konkrete për të gjithë ata që zotërojë një pronë në një nga zonat me përparësi.
    Përfundimi me sukses i projektit që merr miratimin pas verifikimeve përkatëse nga institucionet u jep atyre mundësinë të pajisen në fund edhe me certifikatën e pronësisë.
    Për një grup të caktuar prej 500 investitorësh të parë të kësaj pakete është menduar edhe një stimul fiskal, ku detajet pritet të jepen më të hollësishme në aktet nënligjore shoqëruese të paketës, të cilat do të vijnë në vazhdim.
    “Paketa e Maleve”, e lidhur me zhvillimin e turizmit
    Përpos thirrjes për rikthimin e emigrantëve për të investuar në tokën e të parëve apo për të ndalur pjesërisht hemorragjinë që po pësojnë vit pas viti zonat rurale, duket se “Paketa e Maleve” shihet si një nismë e lidhur ngushtë me momentin e mirë turistik që po kalon vendi vitet e fundit.
    Kreu i qeverisë Edi Rama, në disa dalje publike dhe takime në zona të ndryshme në vend, ka vënë theksin pikërisht te ndikimi pozitiv që ka turizmi dhe kërkesa e lartë që shtrohet për shërbime apo të mira, jo vetëm në bregdet, por edhe në zonat malore, Parqe Kombëtare dhe produkte autentike në ato që njihen si agroturizme.
    “Kini parasysh që në vitin e kaluar ka pasur 5.5 milionë vizitorë në parqet kombëtare. 5.5 milionë vizitorë në parqet kombëtare që ne i kemi të matshëm tanimë, sepse nuk janë si dikur, po janë të matshëm.
    Një pjesë e parqeve janë me biletë, një pjesë e parqeve janë me instrumente, pikërisht për të matur flukset dhe do të thotë që 5.5 milionë janë faktikisht potencialisht klientë të një rrjeti agroturizmi aty rrotull.
    Gjëja që do të donin një pjesë e tyre, në mos të gjithë, do të ishte ta vazhdonin ditën diku aty rrotull dhe të shijonin diçka më shumë se sa të ktheheshin prapë andej nga kanë ardhur”, – do të shprehej Rama në një takim në Shkodër.
    Sipas tij, agroturizmet duhet të nxisin prodhimin dhe kryesisht atë cilësor dhe “bio”.
    “Do të jetë një ofertë luksi, siç janë të gjitha ato zona të Italisë, të Austrisë, të Francës, apo Gjermanisë ku është shumë e vështirë të gjesh vend së pari. Së dyti, është vërtet një ofertë speciale, sepse të ofrohet një moment jashtë rrëmujës dhe në mes të natyrës, edhe me gjithë ato gjëra që nuk i gjen më dot në jetën e përditshme të qytetit, përveçse në shtëpi” – do të shprehej Kryeministri.
    Gjithsesi, sipas tij, do të ketë një balancë për ndërtimin dhe formën sesi do të zhvillohen projektet, duke kufizuar zonat dhe duke i orientuar investimet aty ku potenciali është më i lartë.
    Bashkitë do të hartojnë zonat me përparësi zhvillimin ekonomik
    Teksa ligji që sjell “Paketën e Maleve”, si një nga nismat e rëndësishme ka hyrë në fuqi, tashmë ato që do të kenë përgjegjësinë për të përmbushur detyrat që lë ai janë bashkitë në vendi. Zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, sqaroi në një intervistë për “Monitor” se cilët janë hapat në vijim.
    “Ky ligj u ka lënë një rol të madh bashkive. Hapi i parë që duhet të bëjnë ato për të përfituar nga kjo nismë është që të shpallin zonat me përparësi zhvillimin ekonomik në rajonet malore. Bashkitë duhet që të analizojnë dhe të punojnë për të krijuar një listë me zonat që shohin si potencial dhe t’i paraqesin më pas të argumentuara në qeveri.
    Më pas, në një vendim qeverie do të shpallen të gjithë zonat e propozuara nga bashkitë. Bashkitë nuk do të kenë kufizim për numrin e zonave që kanë të përfshira për zhvillim, por secila prej tyre duhet të bëhet në bazë të një analize.
    Pritshmëria është që me këtë nismë ligjore t’u jepet nxitje investimeve në zonat malore, të cilat rrjedhimisht kanë efekt zinxhir tek ekonomia lokale ku zhvillohen”, – nënvizon z. Musabelliu.
    “Kush mund të përfitojë nga ‘Paketa e Maleve’ dhe si do të zbatohet nisma e re”
    Intervistë me Enkelejd Musabelliu, Zv.Ministër i MEKI
    “Paketa e Maleve”, nëpërmjet dy instrumenteve që e përbëjnë atë në thelb, synon të nxisë investimet në zonat rurale malore nga të gjithë ata që do të përmbushin një sërë kushtesh të nevojshme.
    Në një intervistë për “Monitor”, zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, sqaron hapat që priten të ndërmerren në vazhdim si nga institucionet qendrore, edhe nga bashkitë, për finalizimin e akteve të nevojshme nënligjore që e bëjnë të zbatueshëm këtë nismë.
    Ai sqaron se përfitues do të jenë të gjithë ata që plotësojnë kushtet e vendosura nga ligji për lehtësimin që lidhet me pronësinë, ndërsa në aspektin fiskal, përfitimi është i kufizuar për 500 investitorët e parë.
    Qeveria shqiptare ka miratuar atë që tashmë njihet si “Paketa e Maleve”, një nismë që synon nxitjen e investimeve në zonat malore. Cilat janë instrumentet ligjore dhe fiskale që e bëjnë këtë paketë tërheqëse për investime?
    Ky është një projektligj shumë i thjeshtë që ka në bazë të tij dy instrumente: një ligjor dhe një financiar. Instrumenti ligjor ka të bëjë me titujt e pronësisë. Një nga problemet kryesore që është zhvillimi në pronat rurale ka të bëjë me mungesën e titujve të pronësisë.
    Pra, njerëzit që kanë histori trashëgimie në një pronë të caktuar dhe e njeh gjithë komuniteti që është tokë e tyre, por nuk kanë dokument që e zyrtarizon këtë pronësi. Rrjedhimisht, edhe kur duan të zhvillojnë diçka, nuk e bëjnë dot.
    Nuk aplikojnë dot për leje ndërtimi, nuk e lënë dot si kolateral në bankë.
    Ky projektligj synon që t’ju japë këtyre banorëve, që kanë histori dhe lidhje me këtë pronë, mundësinë që nëse kanë një projekt, të kenë edhe dokumentin e pronësisë.
    Duhet të kuptojmë se ky ligj ka në thelb zhvillimin ekonomik dhe jo pronësinë. Është legjislacioni i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ai që plotëson këtë aspekt, që lidhet me pronësinë.
    Nga ana tjetër, ligji në fjalë, pra që lidhet me “Paketën e Maleve”, ka parashikuar edhe disa lehtësi fiskale për një numër të kufizuar sipërmarrjesh apo projektesh që do të zhvillohen.
    Cilat janë zonat kryesore gjeografike që përfshin kjo paketë dhe si pritet të ndikojë kjo nismë në ekonominë lokale në rajonet në fjalë?
    Ky ligj u ka lënë një rol të madh bashkive. Hapi i parë që duhet të bëjnë ato për të përfituar nga kjo nismë është që të shpallin zonat me përparësi zhvillimin ekonomik në rajonet malore.
    Bashkitë duhet që të analizojnë dhe të punojnë për të krijuar një listë me zonat që shohin si potencial dhe t’i paraqesin më pas të argumentuara në qeveri. Më pas, në një vendim qeverie do të shpallen të gjithë zonat e propozuara nga bashkitë.
    Bashkitë nuk do të kenë kufizim për numrin e zonave që kanë të përfshira për zhvillim, por secila prej tyre duhet të bëhet në bazë të një analize. Le të marrim, si shembull, Bashkinë e Korçës.
    Kjo e fundit ka disa zona me potencial, por për Voskopojën, për shembull, mund të argumentojë që ka pasur më shumë zhvillim sesa rajone të tjera dhe ndoshta do që të shpallë si zonë me përparësi Dardhën.
    Siç e thashë, nuk ka kufizim për numrin e zonave që një Bashki mund të shpallë si përparësi. Pritshmëria është që nëpërmjet kësaj nisme ligjore t’ju jepet nxitje investimeve në zonat malore, të cilat rrjedhimisht kanë një efekt zinxhir tek ekonomia lokale ku zhvillohen.
    Çfarë karakteristikash duhet të kenë projektet që përfshihen në “Paketën e Maleve” në kuptimin e fushës se ku mund të zhvillojë aktivitet (pra turizëm, agroturizëm, kantina apo një aktivitet mbështetës etj.), ndërhyrjeve në mjedis, ndikimit social dhe ekonomik në zonën ku zhvillohet?
    Në mënyrë specifike, aktivitetet që do të lejohen në secilën nga këto zona do të përcaktohen nga bashkitë dhe do të jenë të reflektuara më pas në vendimin unifikues që do t’i shpallë ato zona me përparësi.
    Por duke pasur parasysh që kemi të bëjmë me zonat malore, aktivitetet do t’i përshtaten zonës, pra mund të jenë ferma malore, stane apo stalla, bimë mjekësore, bujtina.
    A ka një kufizim për numrin e projekteve që mund të angazhohen në vend nëpërmjet kësaj Pakete? Cili është objektivi për numrin e investimeve (është deklaruar 500) dhe a është kjo një politikë afatgjatë?
    Duhet të qartësojmë se ajo e 500 e investitorëve të parë, që është deklaruar, ka të bëjë me ata që përfitojnë nga lehtësitë fiskale. Pra kush aplikon i pari dhe përfundon i pari, hyn në këtë grup. Në lidhje me titujt e pronësisë atë mund ta përfitojë çdo aplikant që vendos të zhvillojë pronën e tij dhe kjo nuk ka një numër të përcaktuar.
    A është menduar një plan për të mbështetur këto investime potenciale me një tjetër plan lidhur me ndërhyrjet e nevojshme që mund të kërkojnë, të tilla si infrastrukturë rrugore, ujë, energji. A do të ketë një qasje edhe në këtë drejtim?
    Kjo është një paketë që ka një synim krejt tjetër. Ndërkohë që infrastruktura apo ndërhyhet e tjera trajtohen me programe të qeverisë që kanë në thelb investime rajonale më të gjera, jo specifikisht për projekte të caktuara.
    Si do të funksionojë hallkë pas hallke miratimi i projektit, nga toka e disponueshme, te vërtetimet apo miratimet në bashki e në vijim në institucionet e tjera?
    Që më momentin që del Vendimi i Këshillit të Ministrave, që shpall një zonë të caktuar malore, si zonë me përparësi zhvillimi ekonomik, të gjithë personave që ndodhen brenda këtij territori u lind e drejta të aplikojnë pranë Bashkisë për t’u njohur si zotërues të pasurive të tyre.
    Pas kësaj, Bashkia ka detyrimin të bëjë verifikimet përkatëse për pasurinë në fjalë nëse plotësojnë kushtet, pra të shihet që nuk janë në proces gjyqësor, apo që nuk janë pronë shtetërore.
    Nëse plotësojnë kriteret, përfshirë edhe ato të njohjes, atëherë Bashkia, me vendim të Këshillit Bashkiak, shpall listën e poseduesve të identifikuar dhe për një periudhë të caktuar, ajo qëndron publike, nëse ka apo jo pretendime.
    Më pas, lista hyn në fuqi dhe personave që janë në të u lind e drejta të aplikojnë për leje zhvillimi.
    Pas marrjes së kësaj të fundit, ata paraqiten pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe lidhin një kontratë me kusht për pasurinë.
    Kontrata me kusht parashikon përfundimin e projektit. Vetëm pasi është përfunduar investimi që pala sipërmarrëse ka deklaruar se do të bëjë, dhe të merret verifikimi për përfundimin e tij, atëherë marrin certifikatën e përdorimit. Pas paraqitjes në Ministri atyre u kalon edhe titulli i pronësisë./ Monitor

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 25 maj 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 25 maj 2025…

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
    Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura të cilat do të jenë më të theksuara përgjatë relieveve kodrinore – malore të vendit. Në zonën e jugut dhe në relievet kodrinore dhe kryesisht malore në lindje të territorit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri në orët e pasdites. Më pas ka ndërprerje të reshjeve në të gjithë vendin.
    Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 12 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 24 m/s.
    Deti – Valëzimi 3 deri 5 ballë.

    ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar.
    Ju mirëpresim!

  • Moti sot/ Aternime kthjellimesh dhe temperatura të ulëta

    Moti sot/ Aternime kthjellimesh dhe temperatura të ulëta

    Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
    Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh me këto të fundit më të theksuara përgjatë ultësirës perëndimore dhe bregdet.
    Në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet kodrinore–malore të vendit do të kenë reshje shiu afatshkurtra dhe me intensitet kryesisht të ulët. Në relievet malore reshjet do të shfaqen në mënyrë të izoluar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
    Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitoj shpejtësi 24 m/s e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.
    Temperaturat e regjistruara:

    Në zonat malore 10 deri 19°C
    Në zonat e ulëta 11 deri 24°C
    Në bregdet 14 deri 25°C

  • Rikthehet bora në maj, zbardhen zonat malore në qarkun e Shkodrës

    Rikthehet bora në maj, zbardhen zonat malore në qarkun e Shkodrës

    Edhe pse ndodhemi në mesin e muajit maj dhe në prag të stinës së verës, reshjet e dëborës janë rikthyer këtë të premte në qarkun e Shkodrës.

    Mëngjesin e sotëm, bora ka zbardhur Qafën e Thorës në Theth si dhe fshatrat Lëpushë dhe Vermosh, në njësinë administrative të Kelmendit, Malësi e Madhe.
    Krahas reshjeve të dëborës në zonat malore, në të gjithë qarkun raportohen ulje të ndjeshme të temperaturave, ndërsa në qytetet kryesore kanë mbizotëruar reshjet e shiut.
    Ky ndryshim i papritur i motit vjen në një periudhë kur zakonisht priten temperatura më të larta dhe kushte më të favorshme klimatike për sezonin turistik që po afron.

    Top Channel