Tag: malore

  • Dita Ndërkombëtare e Maleve, ish- deputetja Koliqi: 5 zona malore të Shkodrës po dhurohen për betonizim…

    Dita Ndërkombëtare e Maleve, ish- deputetja Koliqi: 5 zona malore të Shkodrës po dhurohen për betonizim…

    Kjo ditë, e shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, që duhet të ishte dita në mbrojtje të bukurive natyrore të Alpeve Shqiptare dhe zonave të tjera malore, e gjen Shkodrën, me efektet shkatërruese të “Paketës së Maleve”.
    Janë 5 zona malore të Shkodrës, që po i dhurohen investitorëve strategjikë, për t’i betonizuar.Ligji, nuk mbron natyren, rrezikon speciet e rralla në rrezik zhdukjeje, lejon që siperfaqe pyjore, kullota, toke bujqësore të kthehen në tokë urbane ne funksion te ndertimit.
    Me tokat e bregdetit, qeveria krijoi konflikte sociale për resorte të ndërtuara në prona private, duke shpronësuar tokën jo me çmim tregu, por me çmim reference të caktuar nga qeveria.
    Në Veri, meqë tokën nuk ia regjistroi asnjëherë banorëve autoktonë, po shpall “Zonat me përparësi zhvillimi të ekonomisë malore” dhe toka po shitet me çmimin simbolik 1 Euro dhe me kusht.
    Janë 4400 ha, në natyren më të lakmueshme të Shkodrës, që po i jepen klientëve të qeverisë për betonizim.
    Pasi e rrafshoi të gjithë Thethin, nga ndërtimet e banorëve autoktonë, po jep 2286 ha për ndërtimet klienteliste.
    E njëjta gjë me 426 ha në fshatin Nderlysaj.Sipërfaqe në fshatrat Rragam, Sheldi, Mazrek–Shpor, e gjitha zonë në breg të liqenit të Vau-t të Dejës ne drejtim te liqenit te Komanit.
    Ky është vizioni për Shkodrën, betonizimi i saj, dëmtimi i natyrës së virgjër, florës dhe faunes së eger dhe për rrjedhojë, dëmtimin e turizmit natyror.E njëjta që po ndodh edhe me qytetin, betonizim në qendër dhe në zonën historike e zonën e mbrojtur, duke i humbur qytetit identitetin, trashëgiminë urbanistike, arkitektonike dhe të peisazhit. /Nga Emilia KOLIQI, ish- deputete e qarkut Shkodër, publikuar në Facebook/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

    Post navigation

  • Dita sot parashikohet me vranësira dhe kthjellime, reshje të lehta në zonat malore

    Dita sot parashikohet me vranësira dhe kthjellime, reshje të lehta në zonat malore

    Të hënën vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti pritet të jetë me kthjellime në pjesën më të madhe të Ultësirës Perëndimore, ndërsa në zonat malore në lindje do të ketë vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët në orët e para të ditës. Sipas Shërbimit meteorologjik Ushtarak pas orëve të mëngjesit, vranësirat në relievet lindore do të pësojnë një shpërbërje graduale.

    Era do të fryjë kryesisht nga veriu me shpejtësi rreth 7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore herë pas here mund të arrijë deri në 12 m/sek.

    Deti pritet të jetë i qetë deri mesatar, me valëzim të forcës 2–3 ballë në Adriatik dhe Jon.

    Moti mbetet relativisht i qëndrueshëm në zonat e ulëta, ndërsa reshjet e lehta pritet të kufizohen vetëm në zonat malore.

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 8 dhjetor 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 8 dhjetor 2025…

    Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore shi dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht përgjatë relievev malore të cilat pas orëve të mëngjesit pritet shpërbërja graduale e tyre.në orët e para të 24- orëshit deri në mëngjes vranësirat në relievet malore në lindje të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët.
    Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 12m/sek. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

    Post navigation

  • Dëbora mbulon zonat malore në Kukës, ‘prek’ edhe disa segmente të Rrugës së Kombit

    Dëbora mbulon zonat malore në Kukës, ‘prek’ edhe disa segmente të Rrugës së Kombit

    Në orët e para të mëngjesit të sotëm, zonat malore të qarkut të Kukësit, mbi 700 metra mbi nivelin e detit, u mbuluan nga reshje dëbore që pasuan disa ditë me shi të dendur. Dëbora ka prekur gjithashtu edhe disa segmente të Rrugës së Kombit, me reshjet që nisën rreth orës 04:00.
    Edhe pse aktualisht reshjet kanë pushuar dhe trafiku zhvillohet normalisht, autoritetet dhe kompania mirëmbajtëse e Rrugës së Kombit bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve, për shkak se temperaturat e ulëta mund të krijojnë rrëshqitje apo ngrica në orët në vijim.
    Rekomandohet që drejtuesit e automjeteve të ulin shpejtësinë në segmentet malore dhe kthesat e theksuara, të ruajnë distancë sigurie më të madhe se zakonisht, të shmangin frenimet e forta dhe manovrat e papritura si dhe të përdorin goma dimri ose zinxhirë, sidomos në zonat ku dëbora formon shtresë në asfalt.
    Mjetet borëpastruese dhe ato të hedhjes së kripës vijojnë patrullimin përgjatë aksit, duke ndërhyrë sipas nevojës për të mbajtur rrugën të kalueshme. Ndërkohë, autoritetet paralajmërojnë se nëse reshjet rikthehen gjatë ditës, lëvizja në disa segmente mund të ngadalësohet për shkak të pastrimit.

  • Fshatrat malore të Librazhdit zbardhen nga bora, rrugët mbeten të kalueshme

    Fshatrat malore të Librazhdit zbardhen nga bora, rrugët mbeten të kalueshme

    Reshjet e para të borës kanë mbërritur në zonat malore të Librazhdit, duke zbardhur fshatrat Stërblev, Qarrishtë dhe Marat.

    Aktualisht rrugët kryesore janë të kalueshme dhe nuk raportohen problematika të tjera. Fshatrat Stërblev, Qarrishtë e Marat janë zbardhur ndërkohë që akset rrugore deri tani janë të kalueshme. Dëbora sapo ka nisur dhe nuk raportohen probleme në qarkullimin e automjeteve apo ndërprerje të tjera.

  • Fshatrat malore të Librazhdit zbardhen nga dëbora, rrugët mbeten të kalueshme

    Fshatrat malore të Librazhdit zbardhen nga dëbora, rrugët mbeten të kalueshme

    Reshjet e para të borës kanë mbërritur në zonat malore të Librazhdit, duke zbardhur fshatrat Stërblev, Qarrishtë dhe Marat.

    Aktualisht rrugët kryesore janë të kalueshme dhe nuk raportohen problematika të tjera. Fshatrat Stërblev, Qarrishtë e Marat janë zbardhur ndërkohë që akset rrugore deri tani janë të kalueshme. Dëbora sapo ka nisur dhe nuk raportohen probleme në qarkullimin e automjeteve apo ndërprerje të tjera.

    Top Channel

  • Fshatrat malore të Librazhdit zbardhen nga borë, rrugët mbeten të kalueshme

    Fshatrat malore të Librazhdit zbardhen nga borë, rrugët mbeten të kalueshme

    Reshjet e para të borës kanë mbërritur në zonat malore të Librazhdit, duke zbardhur fshatrat Stërblev, Qarrishtë dhe Marat.

    Aktualisht rrugët kryesore janë të kalueshme dhe nuk raportohen problematika të tjera. Fshatrat Stërblev, Qarrishtë e Marat janë zbardhur ndërkohë që akset rrugore deri tani janë të kalueshme. Dëbora sapo ka nisur dhe nuk raportohen probleme në qarkullimin e automjeteve apo ndërprerje të tjera.

    Top Channel

  • Moti ndryshon në Veri, bora zëvendëson shiun në zonat malore

    Moti ndryshon në Veri, bora zëvendëson shiun në zonat malore

    Kronikë E Shtunë, 22 Nëntor 2025 17:00
    Veriu i vendit mbulohet nga dëbora teksa reshjet e shiut janë larguar nga zonat malore. Në aksin rrugor Qafë Thore-Theth raportohen reshje me intensitet mesatar, ndaj këshillohet kujdes maksimal për drejtuesit e automjeteve. Reshje bore, por me intensitet më të ulët, kanë filluar edhe në pikën turistike të Razmës. Pavarësisht situatës, nuk ka pasur ende probleme me qarkullimin e mjeteve.
    Bora ka bllokuar turistet e huaj.

  • “Acari po vjen, i ftohti polar pritet të ‘pushtojë’ vendin tonë”, Porja paralajmëron: Këto qytet të përgaditen për…

    “Acari po vjen, i ftohti polar pritet të ‘pushtojë’ vendin tonë”, Porja paralajmëron: Këto qytet të përgaditen për…

    Sinoptikania Lajda Porja ka paralajmëruar një ndryshim të fortë të motit gjatë fundjavës dhe ditëve në vijim, për shkak të depërtimit të një mase të ftohtë polare që aktualisht ka përfshirë Europën Qendrore.
    Sipas saj, mbrëmja e së shtunës do të shënojë hyrjen e kësaj mase të ftohtë në territorin shqiptar, duke sjellë reshje dëbore në zonat malore, veçanërisht në veri-lindje, ndërsa në qarkun e Korçës reshjet pritet të jenë më të pakta. Temperaturat do të zbresin ndjeshëm, ndërkohë që reshjet do të vijojnë deri të hënën — me shi në ultësirën perëndimore dhe dëborë në lartësitë malore.
    “Masa e ftohtë polare do të sjellë dëborë në zonat malore, sidomos në veri-lindje, ndërsa Korça do të ketë reshje më të pakta. Temperaturat do të bien dhe reshjet do të mbeten prezente deri të dielën dhe të hënën,” tha Porja në një intervistë televizive.
    Ajo shtoi se episodi i ftohtë do të zgjasë deri të martën, me temperatura që në zonat malore mund të zbresin deri në disa gradë nën zero. Të mërkurën pritet një rritje e lehtë e temperaturave dhe rikthim i reshjeve, ndërsa më 27 nëntor mund të shfaqet një fenomen i shkurtër, por me reshje të dendura, kryesisht në veri dhe pjesërisht në qendër.
    “Ka sinjale që data 27 të sjellë një tjetër episod reshjesh të dendura, fatmirësisht me kohëzgjatje të shkurtër,” u shpreh Porja.

  • “Shqipëria goditet të shtunën nga i ftohti polar’, sinoptikania paralajmëron: Më 27 nëntor vjen një tjetër fenomen ku..

    “Shqipëria goditet të shtunën nga i ftohti polar’, sinoptikania paralajmëron: Më 27 nëntor vjen një tjetër fenomen ku..

    Sinoptikania bëri parashikimin e motit për fundjavën dhe ditët në vijim. Sipas saj, të shtunën në mbrëmje pritet depërtimi i një mase të ftohtë polare në Shqipëri, e cila ka prekur aktualisht Europën Qendrore.
    Kjo do të sjellë dëborë në zonat malore, sidomos në veri-lindje, ndërsa në qarkun e Korçës reshjet do të jenë më të pakta. Temperaturat do të bien ndjeshëm, ndërsa reshjet do të vazhdojnë të jenë prezente deri të hënën, me shi në ultësirën perëndimore dhe dëborë në zonat malore.
    “Të shtunën në mbrëmje presim depërtimin e një mase të ftohtë polare, e cila është futur në Europën Qendrore. Do të kemi dëborë në zonat malore veri-lindje do të ketë më shumë dhe më pak qarku i Korçës, do të bien temperaturat. Parashikohet që reshjet të mbeten prezente të dielën dhe të hënën e javës që vjen. Shi në Ultësirën Perëndimore dhe dëborë në zonën malore. Moti është i paqëndrueshëm”, tha Porja në një intervistë televizive.
    Porja paralajmëroi se episodi i ftohtë do të vazhdojë deri të martën, me temperatura që në zonat malore mund të bien deri disa gradë nën zero.
    Të mërkurën e javës tjetër pritet një rritje e temperaturave dhe rikthim i reshjeve, me një fenomen të shkurtër më 27 të muajit, që mund të sjellë reshje të dendura, veçanërisht në veri dhe pjesërisht në qendër.
    “Do të kemi episodin e ftohtë i cili do të jetë 0, deri në disa gradë nën zero në zonat malore, të shtunën, të dielën, të hënën dhe deri ditën e martë. Të mërkurën e javës tjetër rriten temperatura, rikthehen reshjet, ka sinjale që data 27 të ketë një tjetër fenomen, i cili fatmirësisht do të qëndrojë shumë pak, por do të sjellë dhe do të prodhojë reshje të dendura. Më shumë është veriu, por kësaj here është pjesërisht edhe qendra.”
    Në disa zona ekziston rreziku për përmbytje, për shkak të lagështisë së lartë të tokës pas periudhës së reshjeve. Deri më 28 nëntor, moti pritet të mbetet i paqëndrueshëm.
    “Në zona të caktuara do të ketë rrezik për përmbytje, sidomos pas kësaj periudhe ku toka është e tejngopur me lagështirë, edhe sikur një episod i vogël me reshje të bjerë është fatal për zonat që janë përmbytur. Deri nga data 28 moti është i paqëndrueshëm.”