Tag: maloku

  • Merret vendimi për Iliria-Skënderbeu pas dhunës, forcat speciale të policisë mbërrijnë në stadiumin “Redi Maloku”

    Merret vendimi për Iliria-Skënderbeu pas dhunës, forcat speciale të policisë mbërrijnë në stadiumin “Redi Maloku”

    Sfida mes Ilirisë dhe Skënderbeut nuk do të zhvillohet sot, prej orës 13:30 siç ishte programuar. Mesohet se ekipet nuk kanë zbritur në fushën e blertë në orarin e përcaktuar, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit mund ta anulojë zyrtarisht.
    Para ndeshjes, mësoi se ka patur dhunë në dhomat e zhveshjes. Siç edhe klubi i Skënderbeut pretendon, nga lojtarët e Ilirisë kanë goditur trajnerin Ernest Gjoka dhe futbollistët e ekipit korçar.
    Enea Jorgji ishte vendosur si gjyqtar kryesor për këtë sfidë. Forcat speciale të policisë ndërkohë kanë mbërritur në stadiumin “Redi Maloku” për shoqërimin e ekipeve respektive.

  • FSHF me njoftim zyrtar, shtyhet ndeshja e kampionatit shqiptar

    FSHF me njoftim zyrtar, shtyhet ndeshja e kampionatit shqiptar

    Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit njofton se ndeshja Kastrioti – Besa, e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë së Parë, nuk do të zhvillohet sot, siç ishte planifikuar fillimisht.
    Pas inspektimit të kryer në terren, është konstatuar se fusha e stadiumit “Redi Maloku” në Fushë-Krujë është rënduar ndjeshëm për shkak të reshjeve të shumta të shiut, duke e bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes në kushte optimale dhe të sigurta.
    Në këto kushte Departamenti i Garave në FSHF vendosi që ndeshja të luhet nesër (e hënë) në ora 13:30 në stadiumin “Redi Maloku”, Fushë-Krujë.

  • Gjyqi për atentatin ku u vra Andi Maloku dhe u plagos ish-prokurori Ndoja, zbardhet dëshmia e pajtuesit të gjaqeve dhe vëllait të “Rrumit”

    Gjyqi për atentatin ku u vra Andi Maloku dhe u plagos ish-prokurori Ndoja, zbardhet dëshmia e pajtuesit të gjaqeve dhe vëllait të “Rrumit”

    Në të njëjtën kohë kur autoritetet u angazhuan dhe kërkuan të gjenin autorët e atentatit ku mbeti i vrarë Andi Maloku dhe u plagos prokurori Arjan Ndoja, kishin nisur lëvizjet edhe me pajtuesit e gjaqeve. Këtë e dëshmoi në gjykatë dëshmitari i thirrur.

    Ndonëse ligji duhet të bëjë ligjin mbi të drejtën zakonore, Beqir Boja nga një kryetar këshilli në Zallherr u kërkua të përfshihej në komisionin e pajtimit të Gjaqeve dhe kjo ftesë ju dërgua për negocim nga familjarët e njërit prej të akuzuarve për ngjarjen.
    “Asllan Rraja, me ka kërkuar që të negocioj më familjen e Genc Malokut.  Ai më kërkoi qe të negocioj për të birin Redian Rraja” e nisi rrëfimin dëshmitari.
    Në procesin me të akuzuar Julian Mecaj dhe Plarent Dervishaj ku po dëgjohen dëshmitarët, Boja u shpreh se i kishte kërkuar familjes nëse kishte lidhje me ngjarjen. Por ata bënë be në kuran se nuk kishin asnjë dijeni për vrasjen e Andi Malokut shtoi dëshmitari.
    Dëshmitari shpjegoi se komunikuan me babain e të riut të vrarë Genci Malokun. Ai na tha se sipas rregullit shqiptar keni afat tre muaj dhe në një takim të dytë, i ati i viktimës  ju kishte deklaruar ‘ djali im u vra i pafajshëm në rrugë”.
    Edhe Vullnet Muca që është vëllai i Aleksandër Lahos, i plagosur në atentatin e 2019 insistoi para gjykatës se me të akuzuarit nuk kishin pasur probleme dhe as debate. Pas ngjarjes na kanë ardhur njerëz për vizitë kujtoi Muca, i cili së fundmi është arrestuar nga SPAK për një dosje tjetër.
    Distancimi i dëshmitarit i cili mohoi njohjet solli reagimin e dy të pandehurve, nga njëra anë Julian Mecaj që u shfaq i habitur me qëndrimin e tij. Se kuptoj tha Mecaj pse kanë ardhur dëshmitarët nuk asnjëri prej tyre as më njeh e as i njoh. Kurse Plarent Dervishaj kujtoi atentatin ku ai ishte shënjestër dhe që e shpëtoi fati.
    “Nuk po kërkoj mëshirë  nga ju, na dënoni për atë që kemi në kurriz dhe jo për ato që nuk i kemi”, parashtroi i akuzuari.

    Top Channel

  • “U betuan në Kuran se nuk kishin lidhje me vrasjen”, pajtuesi i gjaqeve: Babai i Andi Malokut iu dha 3 muaj kohë “Rrajave”

    “U betuan në Kuran se nuk kishin lidhje me vrasjen”, pajtuesi i gjaqeve: Babai i Andi Malokut iu dha 3 muaj kohë “Rrajave”

    GENCI DHE ANDI MALOKU

    TIRANË- Është duke u zhvilluar në ambientet e Gjykatës së Posaçme seanca e radhës në ngarkim të Plaurent Dervishajt e Julian Meçes, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoja, që ndodhi më vitin 2019. Gjatë ditës së sotme, Gjtkata kishte thirrur për të dëshmuar pajtuesin e gjaqeve Beqir Boja. Dëshmitari i tha gjykatës se në vitin 2019 kishte jetuar në Kamëz dhe se kishte qenë kryetari i këshillit të komunës Zall-Herr, kur i ati i Redian Rrajës i kishte kërkuar negocimin me familjen e Andi Malokut, shoferit që mbeti i vrarë në atentat.
    “Unë jam angazhuar me komisionin e pajtimit të gjaqeve. Asllan Rraja, më ka kërkuar që të negocioj me familjen e Genc Malokut. Ai më kërkoi që të negocioj për të birin Redian Rraja”, tha dëshmitari.
    Më tej Boja shtoi se i kishte kërkuar familjes Rraja t’i tregonin nëse kanë lidhje me këtë ngjarje dhe se babai i shoferit të prokurorit Ndoja, i cili mbeti i vrarë në atentat u kishte dhënë 3 muaj kohë, para se të merrte hak për të birin.
    “Ata kanë bërë be në Kuran që ne nuk kemi asnjë lloje dijeni për vrasjen e Andi Malokut. Kemi pritur Gencin Malokun se ai nuk gjendej në shtëpi. I thashë që na ka dërgu familja e Asllan Rrajës. Genc Maloku na tha sipas rregullit shqiptar keni afat tre muaj që të shohim si do shkojë e gjithë gjëja. Më pas ka pasur edhe një takim të dytë, Genci thekson se djali i është vrarë i pafajshëm në rrugë.
    Ne i kërkuam që të presë sa të shohim çdo të thotë drejtësia, pasi Asllani nuk ka mundur të lidhet me djalin që të marrë informacion. Do vazhdoj të kërkoj të drejtën tjetër. Ne i kërkuam sërish afat 3 muaj nuk e pranoi këtë kohë dhe caktuam më pas. Ky ka qenë takimi i fundit, më pas nuk jemi taku më. Nuk i njoh të pandehurit në sallë. Genci Maloku na dha garanci që për tre muaj nuk do merrte hak”, ka dëshmuar Beqir Boja në GJKKO.
    Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur dënimin me burg përjetë për Redjan Rrajën. Rraja akuzohet për atentatin ndaj Arjan Ndojës, ku vdiq shoferi Andi Maloku. Gjithashtu Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin me 35 vite burg edhe për Arjol Halilajn, bashkëpunëtor i Redjan Rrajës. Ndërkohë që procesi për Plarent Dervishajn dhe Julian Meçen është ndarë më vete, për shkak se ata ndodheshin në kërkim deri pak muaj më parë./ZËRI 

  • Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/ Në GJKKO, pajtuesi i gjaqeve: Asllan Rraja kërkoi nga familja e Andi Malokut të mos merrnin hak pa..

    Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/ Në GJKKO, pajtuesi i gjaqeve: Asllan Rraja kërkoi nga familja e Andi Malokut të mos merrnin hak pa..

    Vijon në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) gjyqi për atentatin e 1 nëntorit 2019 në mbikalimin e Shkozetit kundër ish-prokurorit Arjan Ndoja, i cili në automjet ishte i shoqëruar me ‘Rrumin e Shijakut’ dhe shofer Andi Maloku, i cili mbeti viktimë e kësaj ngjarje. 
    Të pandehur në gjyq për këtë çështje janë Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, ndërsa Redjan Rraja është dënuar përjetë po për të njëjtën ngjarje. 
    Në gjykatë ka dëshmuar dhe Beqir Broja një pajtues gjaqesh, i cili ka negociuar pajtimin gjaqeve mes familjes Rraja dhe Maloku. Asllan Rraja, babai i Redjan Rrajës, ka telefonuar Beqir Brojan për t’i kërkuar babait të viktimës, Genci Malokut të mos marrë hak, të paktën deri kur të vendosë drejtësia. 
    Beqir Broja tregon se i ka shkruar për herë të parë Genci Malokut në shtëpi dhe ky i fundit sipas zakonit, i ka thënë se kanë afat 3 muaj. Asllan Rraja ka kërkuar dhe 3 muaj të tjerë pasi pas ngjarjes, nuk ka arritur të marrë kontakt me djalin e tij. 
    Beqir Boja (pajtuesi i gjaqeve): Në 2019 kam jetuar në Kamëz, kam qenë Kryetari i Këshillit të Komunës Zallherr. Unë jam angazhuar me komisionin e pajtimit të gjaqeve. Asllan Rraja, me ka kërkuar që të negocioj më familjen e Genc Malokut. Ai më kërkoi qe të negocioj për te birin Redian Rraja. I kam kërkuar familjes Rraja nëse kanë lidhje me këtë ngjarje ata kanë bërë be në kuran që ne nuk kemi asnjëlloj dijeni për vrasjen e Andi Malokut.  Kemi pritur Gencin Malokun se ai nuk gjendjes në shtëpi i thashë që na ka dërguar familja  e Asllan Rrajës, Genc Maloku na tha sipas rregullit shqiptar keni afat tre muaj që të shohim si do shkoj e gjithë gjeja. Më pas ka pasur edhe një takim të dytë, Genci theksonte se djali i është vrarë i pafajshëm në rrugë. Ne i kërkuam që të presi sa të shohim çdo të thotë drejtësia, pasi Asllani nuk ka mundur të lidhet me djalin që të marrë informacion. Do vazhdoj të kërkoj të drejtën tjetër. Ne i kërkuam sërish afat 3 muaj nuk e pranoi këtë kohë dhe caktuam më pas. Ky ka qenë takimi i fundit, më pas nuk jeni taku më. Nuk i njoh të pandehurit në sallë. Genci Maloku na dha garanci që për tre muaj nuk do merrte hak. 

  • SYRI TV/ Gjyqi për atentatin e Shkozetit me akuza e kërcënime, dëshmon babai i të ndjerit Andi Maloku

    SYRI TV/ Gjyqi për atentatin e Shkozetit me akuza e kërcënime, dëshmon babai i të ndjerit Andi Maloku

    SYRI TV

    Akuza, emocione të forta dhe presione në gjyqin për atentatin e Shkozetit që i mori jetën shoferit Andi Maloku, ndërsa gjykohen Plaurent Dervishaj e Julian Meçaj. Babai i të ndjerit akuzoi Dervishajn duke i bërë edhe pyetjen se pse pas vrasjes së të birit, tentoi të vriste edhe atë. Dervishaj iu përgjigj që do ta sqaronte nëse do shkonte ta takonte në brug. Ndërkohë, në këtë gjyq dëshmuan edhe disa persona të tjerë, ku ndryshe nga zyrtarët e drejtësisë që shoqërohen me eskorta për shkak të kërcënimeve nga bota e nëndheshme, dëshmitarët shaqen të pambrojtur në dyert e drejtësisë.

    Genci Maloku është përballur këtë të premte në Gjykatën e Posaçme me autorët e dyshuar të vrasjes së djalit të tij Andi Malokut. Nën gjendje të rënduar emocionale ai iu drejtua Plaurent Dervishit, se ndonëse i kishte vrarë të birin, pse do duhej të tentonte edhe vrasjen e tij, teksa shtoi se nuk i kishte askujt asnjë borxh”.

    GENCI MALOKU, BABAI I ANDI MALOKUT: “Unë di që autorët janë këta që janë në burg. Palurent Dervishaj dhe Jualian Mecaj nuk i njoh. Vullnet Muça është vëllai i Rrumit e kam takuar. Unë akoma se kam mësuar ndaj kujt kanë gjujt”.

    PLAURENT DERVISHAJ, I PANDEHUR: “Kur ‘Rrumi’ ka përmend emrin tim, të ka thënë gjë tjetër?”

    GENCI MALOKU, BABAI I ANDI MALOKUT: “Jo, nuk dinte fare mbi arsyet. Arben Mërkurin e njoh, e di që thirrej me nofkën ‘Maneci’. Në telefon më ka ardhur një mesazh në emër të Plaurenti Dervishaj. Më ka shkruar ‘jam Plaurenti’. Kam bërë kallëzim tek komisariati 6. Mirë djalin po mua pse ke dashur të më vrasësh pa ju bërë asgjë?”

    PLAURENT DERVISHAJ, I PANDEHUR: “Hajde më tako një ditë dhe ta sqaroj”.

    GENCI MALOKU, BABAI I ANDI MALOKUT: Pse ma ke vrarë djalin. Ça të ka bërë djali?

    Genci Maloku rrëfeu në Gjykatën e Posaçme se si mësoi për vrasjen e të birit në atentatin Mbikalimit të Shkozetit, që drejtonte makinën me të cilën udhëtonin Aleksandër Laho e Arjan Ndoja. Sipas Malokut, i biri ishte punësuar 1 muaj para ngjarjes, teksa Aleksandër Laho i ka rrëfyer se vrasja ishte porositur nga Plarent Dervishaj. Më tej ai dëshmoi në gjyq që I kanë vajtur familjarët e Redjan Rrajës tek shtëpia, ku kanë pretenduar se I pandehuri s’kishte lidhje me ngjarjen.

    Në këtë seancë dëshmoi edhe ish-bashkëjetuesja e Arbën Mërkurit njohur me nofkën “Maneci” i vrarë në Maj të 2022. Ajo mohoi të kishte njohje me shokët e Mërkurit, teksa tregoi edhe se si ndodhi vrasja e babait të dy fëmijëve, teksa iu përgjigj edhe disa pyetjeve të Plaurent Dervishajt.

    SHTETËSJA SH: “Plaurent Dervishaj nuk e njoh. Ne nuk dimë asgjë se si është vrarë. Kam 15 vite që kam bashkëjetuar me Arben Mërkurin. S’di gjë fare për shokët e burrit as me kë shoqërohej. Kam dy fëmijë nga bashkëjetesa. Nuk ka pasur asnjëherë probleme me drejtësinë. Ditën kur u vra kemi qenë bashkë, dikush e mori në telefon dhe sa zbriti shkallët, dëgjuam zhurmë armësh. Djali më tha ‘kanë vrarë babin’. Nuk di gjë kush e ka bërë vrasjen”.

    PALURENT DERVISHAJ, I PANDEHUR: “A ke marrë vesh çfarë është folur për burrin tënd? Flitet se ka qenë vrasës me pagesë. S’ka gru që i thotë burrit “shko vrit”

    SHTETËSJA SH: “Nuk është e vërtetë”

    PALURENT DERVISHAJ, I PANDEHUR: “Burri jot dhunonte dy gazetare, e ke parë?”

    SHTETËSJA SH: “Nuk e kam parë”

    Kjo shtetase u shoqërua nga të paktën 3 punonjës policie, pasi nuk kishte pranuar të vinte të dëshmonte. Mes të tjerëve në këtë seancë dëshmoi edhe personi që telefonoi policinë pasi konstatoi pranë banesës së tij makinën e përdorur nga autorët në vrasje.

    Në këtë proces apo procese të ngjashme në GJKKO, dhjetëra dëshmitarë, ekspozohen përpara palëve përfshirë edhe subjekteve me rekorde kriminale nën akuzë, prej të cilëve ka dhe nga ata që kanë arritur të kërcënojnë prokurorë të posaçëm.

    Rrallë flitet për mbrojtjen e këtyre qytetarëve që në shumicën e rasteve pa qëllimin e tyre, janë gjendur përballë eksponentëve të krimit si dëshmitarë nëse kanë pasur fatin e mirë të mos ishin gjendur përballë plumbave të tyre.

  • “Pse ma vrave djalin”, babai i Andi Malokut përballet me Plaurent Dervishajn në gjykatë

    “Pse ma vrave djalin”, babai i Andi Malokut përballet me Plaurent Dervishajn në gjykatë

    Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), u zhvillua të premten një seancë gjyqësore në kuadër të procesit për atentatin e ndodhur më 1 nëntor 2019, pranë mbikalimit të Shkozetit, ku mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja.
    Në seancë dëshmoi babai i viktimës, Genc Maloku, i cili u përball në sallën e gjyqit me të pandehurin Plaurent Dervishaj, i akuzuar si porositës i atentatit.
    Seanca u shoqërua me momente tensioni, ndërsa Genc Maloku kërkoi të dinte arsyen e sulmit ku mbeti i vrarë djali i tij, Andi Maloku.
    “Më thuaj, pse ma vrave djalin? Çfarë të kishte bërë ai? Edhe mua pse doje të më vrisje? S’të kam bërë asgjë!”
    Në reagim, Plaurent Dervishaj iu përgjigj shkurt:
    “Hajde më tako një ditë dhe ta sqaroj.”
    Genci Maloku dëshmoi në sallën e gjyqit, duke treguar se djali i tij kishte punuar si kamarier dhe vetëm një muaj para ngjarjes ishte punësuar si shofer i prokurorit Arjan Ndoja. Maloku tregoi momentin kur mori telefonatën e fundit nga djali:
    “Më mori djali dhe më tha: ‘Jam keq o bab, na kanë qëlluar’. Ishte ora 4:30 ose 5 e pasdites. Mendova se po bënte shaka. Kur shkova në spitalin ushtarak, fola me të dhe më tregoi se kishin qenë në një restorant dhe më pas, në makinë me të ishin Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho (i njohur si Rrumi).”
    Sipas dëshmisë së babait, Andi Maloku ndërroi jetë pas 7 ditësh në spital. Më pas, Maloku tha se kishte pyetur Arjan Ndojën dhe Rrumin për arsyet e atentatit, por asnjëri nuk i kishte dhënë përgjigje të qartë. Ai përmendi se ishte vetë Aleksandër Laho që më vonë i kishte thënë se vrasja ishte porositur nga Plaurent Dervishaj me grupin e tij.
    “Kanë ardhur familjarët e Redjan Rrajës në shtëpinë time. Më thanë se nuk kishin konflikte me ne. Më lanë një USB në portë, ku dukej Redjan Rraja me një tjetër burrë, ndërsa tentonin të digjnin makinën.” – u shpreh Maloku, duke shtuar se kishte bërë kallëzim për një mesazh që kishte marrë në emër të Dervishajt.
    Në fund të dëshmisë, Genci Maloku theksoi se nuk i njeh personalisht Plaurent Dervishajn apo Jualian Mecajn, ndërsa u shpreh se vëllanë e Rrumit, Vullnet Muça, e kishte takuar pas ngjarjes.
    Plaurent Dervishaj
    Dëshmia e plotë
    Genci Maloku: “Djali ka qenë kamarier, dhe pastaj shofer i prokurorit. 1 muaj para ngjarjes është punësuar. Lëvizte me mjetin ku ndodhi ngjarja. Arjan Ndoja punonte në Durrës si prokuror. Ditën e ngjarjes isha në shtëpi. Më mori djali: “Jam keq, o bab, na kanë gjujt”. Ka qenë ora 4:30-5:00, sa po dilja me pi kafe. “Babi, kështu kështu, na kanë gjujt.” Mendova se po bënte shaka. Kam shkuar në spitalin ushtarak. Kam folur me djalin dhe më tha: “Po ecnim, nuk ishim shpejt dhe kur na del një makinë…” Kishin qenë në një restorant. Në makinë bashkë me djalin ka qenë prokurori dhe Rrumi.
    Pas ngjarjes jam takuar me Arjanin, na ka ardhur te shtëpia. Rrumi ishte në spital. Djali ndërroi jetë pas 7 ditësh. Doja ta dija arsyen pse ka ndodh. Arjan Ndoja dhe Rrumi nuk dinin gjë. Më pas më tha Rrumi se vrasjen e ka paguar Plaurent Dervishaj me grupin e tij. Kanë ardhur familjarët e Redjan Rrajës te shtëpia ime. Ata kanë ardhur me porosi të babës së Redjanit dhe na thanë: “S’kemi konflikte.” Unë i thashë: “Dua ta di të vërtetën.”
    Arjol Halilaj erdhi, e njoh nga TV. Halit Valteri e njoh, e thirra unë. Një USB ma lanë te porta dhe në të kishte një burrë me kapele, Redjan Rraja dhe një qeros. Duken që ikin kur kanë dasht me djeg makinën.
    Unë di që autorët janë këta që janë në burg. Plaurent Dervishaj dhe Jualian Mecaj nuk i njoh. Vullnet Muçën është vëllai i Rrumit, e kam takuar. Unë akoma s’e kam mësuar pse e kanë qëlluar”
    Plaurent Dervishaj: Kur Rrumi ka përmend emrin tim, të ka thënë gjë tjetër?
    Genci: Jo, nuk e dinte fare mbi arsyet.
    Genci: Arben Merkurin e njoh. E di që thirrej me nofkën “Maneci”. Në telefon më ka ardhur një mesazh në emër të Plaurent Dervishaj. Më ka shkruar: “Jam Plaurenti.” Kam bërë kallëzim tek Komisariati Nr. 6.
    Genc Maloku: Mirë djalin, po mua pse ke dashur të më vrasësh pa të bërë asgjë?
    Plaurenti: Hajde më tako një ditë dhe ta sqaroj.
    Genci Maloku: Pse ma ke vrarë djalin? Çfarë të ka bërë djali?

  • “Pse ma vrave djalin”, babai i Andi Malokut përballet me Plaurent Dervishajn nër gjykatë

    “Pse ma vrave djalin”, babai i Andi Malokut përballet me Plaurent Dervishajn nër gjykatë

    Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), u zhvillua të premten një seancë gjyqësore në kuadër të procesit për atentatin e ndodhur më 1 nëntor 2019, pranë mbikalimit të Shkozetit, ku mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja.
    Në seancë dëshmoi babai i viktimës, Genc Maloku, i cili u përball në sallën e gjyqit me të pandehurin Plaurent Dervishaj, i akuzuar si porositës i atentatit.
    Seanca u shoqërua me momente tensioni, ndërsa Genc Maloku kërkoi të dinte arsyen e sulmit ku mbeti i vrarë djali i tij, Andi Maloku.
    “Më thuaj, pse ma vrave djalin? Çfarë të kishte bërë ai? Edhe mua pse doje të më vrisje? S’të kam bërë asgjë!”
    Në reagim, Plaurent Dervishaj iu përgjigj shkurt:
    “Hajde më tako një ditë dhe ta sqaroj.”
    Genci Maloku dëshmoi në sallën e gjyqit, duke treguar se djali i tij kishte punuar si kamarier dhe vetëm një muaj para ngjarjes ishte punësuar si shofer i prokurorit Arjan Ndoja. Maloku tregoi momentin kur mori telefonatën e fundit nga djali:
    “Më mori djali dhe më tha: ‘Jam keq o bab, na kanë qëlluar’. Ishte ora 4:30 ose 5 e pasdites. Mendova se po bënte shaka. Kur shkova në spitalin ushtarak, fola me të dhe më tregoi se kishin qenë në një restorant dhe më pas, në makinë me të ishin Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho (i njohur si Rrumi).”
    Sipas dëshmisë së babait, Andi Maloku ndërroi jetë pas 7 ditësh në spital. Më pas, Maloku tha se kishte pyetur Arjan Ndojën dhe Rrumin për arsyet e atentatit, por asnjëri nuk i kishte dhënë përgjigje të qartë. Ai përmendi se ishte vetë Aleksandër Laho që më vonë i kishte thënë se vrasja ishte porositur nga Plaurent Dervishaj me grupin e tij.
    “Kanë ardhur familjarët e Redjan Rrajës në shtëpinë time. Më thanë se nuk kishin konflikte me ne. Më lanë një USB në portë, ku dukej Redjan Rraja me një tjetër burrë, ndërsa tentonin të digjnin makinën.” – u shpreh Maloku, duke shtuar se kishte bërë kallëzim për një mesazh që kishte marrë në emër të Dervishajt.
    Në fund të dëshmisë, Genci Maloku theksoi se nuk i njeh personalisht Plaurent Dervishajn apo Jualian Mecajn, ndërsa u shpreh se vëllanë e Rrumit, Vullnet Muça, e kishte takuar pas ngjarjes.
    Plaurent Dervishaj
    Dëshmia e plotë
    Genci Maloku: “Djali ka qenë kamarier, dhe pastaj shofer i prokurorit. 1 muaj para ngjarjes është punësuar. Lëvizte me mjetin ku ndodhi ngjarja. Arjan Ndoja punonte në Durrës si prokuror. Ditën e ngjarjes isha në shtëpi. Më mori djali: “Jam keq, o bab, na kanë gjujt”. Ka qenë ora 4:30-5:00, sa po dilja me pi kafe. “Babi, kështu kështu, na kanë gjujt.” Mendova se po bënte shaka. Kam shkuar në spitalin ushtarak. Kam folur me djalin dhe më tha: “Po ecnim, nuk ishim shpejt dhe kur na del një makinë…” Kishin qenë në një restorant. Në makinë bashkë me djalin ka qenë prokurori dhe Rrumi.
    Pas ngjarjes jam takuar me Arjanin, na ka ardhur te shtëpia. Rrumi ishte në spital. Djali ndërroi jetë pas 7 ditësh. Doja ta dija arsyen pse ka ndodh. Arjan Ndoja dhe Rrumi nuk dinin gjë. Më pas më tha Rrumi se vrasjen e ka paguar Plaurent Dervishaj me grupin e tij. Kanë ardhur familjarët e Redjan Rrajës te shtëpia ime. Ata kanë ardhur me porosi të babës së Redjanit dhe na thanë: “S’kemi konflikte.” Unë i thashë: “Dua ta di të vërtetën.”
    Arjol Halilaj erdhi, e njoh nga TV. Halit Valteri e njoh, e thirra unë. Një USB ma lanë te porta dhe në të kishte një burrë me kapele, Redjan Rraja dhe një qeros. Duken që ikin kur kanë dasht me djeg makinën.
    Unë di që autorët janë këta që janë në burg. Plaurent Dervishaj dhe Jualian Mecaj nuk i njoh. Vullnet Muçën është vëllai i Rrumit, e kam takuar. Unë akoma s’e kam mësuar pse e kanë qëlluar”
    Plaurent Dervishaj: Kur Rrumi ka përmend emrin tim, të ka thënë gjë tjetër?
    Genci: Jo, nuk e dinte fare mbi arsyet.
    Genci: Arben Merkurin e njoh. E di që thirrej me nofkën “Maneci”. Në telefon më ka ardhur një mesazh në emër të Plaurent Dervishaj. Më ka shkruar: “Jam Plaurenti.” Kam bërë kallëzim tek Komisariati Nr. 6.
    Genc Maloku: Mirë djalin, po mua pse ke dashur të më vrasësh pa të bërë asgjë?
    Plaurenti: Hajde më tako një ditë dhe ta sqaroj.
    Genci Maloku: Pse ma ke vrarë djalin? Çfarë të ka bërë djali?

  • “Jam keq o babë, më kanë gjujt”/ Babai i Andi Malokut tregon momentet e fundit të të birit mes lotës: Më takuan dhe…

    “Jam keq o babë, më kanë gjujt”/ Babai i Andi Malokut tregon momentet e fundit të të birit mes lotës: Më takuan dhe…

    Genc Maloku, babai i Andi Malokut i cili humbi jetën në atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj në mbikalimin e Shkozetit ka rrëfyer në GJKKO detaje nga ngjarja.
    Raportohet se në sallën e gjyqit, Maloku ka rrëfyer se momentin kur i biri e ka telefonuar pasi ishte qëlluar, duke i thënë që ishte keq, ndërsa ka shtuar se fillimisht ka menduar se gjithçka ka qenë një shaka.
    “Arjan Ndoja në atë periudhë ishte prokuror në Durrës. Ditën e ngjarjes isha në shtëpi, më mori vetë djali: “Jam keq o babë më tha, më kanë gjujt”.Ka qenë ora 4:00- 5:00. Mendova fillimisht se ishte shaka.
    Kam shkuar në spitalin ushtarak, jo te vendi i ngjarjes. Komunikova me djalin. Ai më tregoi se kishin qenë në një restorant përpara, djali ka qenë jashtë. Në automjet me djalin kanë qenë prokurori dhe Rrumi.
    Pas ngjarjes jam takuar me prokurorin, pasi më ka ardhur në banesë. Pas 7 ditësh djali ndërroi jetë. Rrumi më tha në fillim se i kishte qëlluar Plarent Dervishi”, tha ai. Ndërkohë Maloku ka treguar se ka zhvilluar takime me familjarët e Redjan Rrajës.
    “Tre pleq kanë ardhur, një me mbiemër Boja, një plak. Mos keni konflikte gjëra, gjersa të zbardhet. Këtë më thanë. Takimi i parë është bërë në Tiranë, takimi tjetër është bërë në Sukth. Biseda ishte që tyë prisnim fillimisht të dilte e vërteta”, tha ai.
    Ai ka dëshmuar gjithashtu se në portën e banesës i kishin dorëzuar një USB, ku shihej Redian Rahaja me një kapele dhe një person tjetër.
    “Halit Valterin e njoh. Ia kërkova unë takimin. I dhashë një USB. Ishte deputet në atë kohë. Ma sollën poshtë derës në një zarf USB, pak kohë pas ngjarjes. E hapa, ishte Redjan Rraja me kapele. Ishte dhe një qeros. USB e prisha. Autorët janë Redjan Rraja. Kanë dalë. Unë vetë di që autorët janë këta. Plaurent Dervishaj, Juljanin nuk e njoh, vullnet Muçën e njoh. E njoh se jam rritur aty, është vëllai i Rrumit. USB e prisha unë”, tha ai.

  • “Më vjen keq për djalin tënd”, debate mes Plarent Dervishajt dhe Genci Malokut: Hajde ta them përballë pse donin të vrisnin

    “Më vjen keq për djalin tënd”, debate mes Plarent Dervishajt dhe Genci Malokut: Hajde ta them përballë pse donin të vrisnin

    Genci dhe Andi Maloku, dhe Plarent Dervishaj

    TIRANË- Është duke u shoqëruar me debate të forta, seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”, në Gjykatën e Posaçme, ku është thirrur për të dëshmuar babai i Andi Malokut, shoferit të ish-prokurorit Arjan Ndoja, i cili mbeti i vrarë në atentat në vitin 2019. Genci Maloku ka pasur në përplasje të ashpër me Plarent Dervishajn, i cili akuzohet nga SPAK dhe si porositësi i atentatit. Maloku është shprehur në seancë, se emrin e Plarent Dervishajt si porositës të atentatit ia ka dhënë Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”.
    Pjesë nga dëshmia në seancë:
    Prokurori: Arjan Ndojan e njihni, keni kontakte?
    Genc Maloku:  Arjan Ndoja në atë periudhë ishte prokuror në Durrës. Ditën e ngjarjes isha në shtëpi, më mori vetë djali. “Jam keq o babë më tha, më kanë gjujt.” (Qan) Ka qenë ora 4 e gjysmë, 5. Nuk e pashë orën tamam. Mendova se ishte shaka. Po ç’shaka. Orar pasditeje. Në spitalin ushtarak shkova, te vendi i ngjarjes jo.
    Komunikova me djalin. Po ecnim, nuk ishim me shpejtësi, veç kur na vjen një makinë. Kishin qenë në një restorant përpara, djali ka qenë jasht. Në automjet me djalin kanë qenë prokurori dhe Rrumi. Pas ngjarjes jam takuar me prokurorin, më ka ardhur te shpia. Rrumi ishte akoma në spital, prokurori ishte më mirë, më erdhi te shpia. Pas 7 ditësh djalo ndërroi jetë.
    Lexova dosjen. Në fillim nuk dinin gjë. Më thanë këtë që na ka gjuajtur Parent Dervishi. Rrumi më tha. Jo Arjan Ndoja. Nuk di të kenë pasur ndonje konflikt. Kanë ardhur familjarët e Redjan Rrajës. Janë nga Nikla ata. Tre pleq kanë ardhur, një me mbiemër Boja, një plak. Mos keni konflikte gjëra, gjersa të zbardhet. Këtë më thanë.
    Pas ngjarjes 1 javë pasi nuk ishte çuni më ka ndodhur takimi. Takimi i parë është bërë në Tiranë, isha unë, çuni i xhajës, Bashkimi. Takimi tjeter është bërë në Sukth, nuk e mbaj mend sa kohë kishte kaluar, por si fillim viti më duket. Biseda ishte, prit të dalë një hërë e vërteta. Redjan Rraja ishte arrestuar. Njeri tjetër nuk më ka kontaktuar.
    Arjol Haliajn, e kam parë në proces. Familjarët e tij, po. Xhaxhain. Kemi diskutuar, prit sa të dalë e vërteta. Halit Valterin e njoh. Ia kërkova unë takimin. I dhashë një USB. Ishte deputet në atë kohë. Ma sollën poshtë derës në një zarf USB, pak kohë pas ngjarjes. E hapa, ishte Redjan Rraja me kapele. Ishte dhe një qeros. USB e prisha. Autorët janë Redjan Rraja. Kanë dalë. Unë vetë di që autorët janë këta. Plaurent Dervishaj, Juljanin nuk e njoh, Vullnet Muçën e njoh. E njoh se jam rritur aty. Është vëllai i Rrumit.
    Asnjë gjë nuk kam mësuar nëpër takime. As me Arjan Ndojën nuk kam mësuar gjë. Arben Malokun e kam çun xhaje. Personi që bëri lidhjen mes djalit e Arjan Ndojës. Djali kishte një vajzë nga Durrësi, e takonte shpesh. Aty e pa çuni i xhajës. Bënte stervitje, s’pinte as alkool, as cigare. Çuni i xhajës punonte shofer në prokurori. Ai i tha do ishte mirë të bëhej shofer. Unë s’pranova në fillim.
    Nuk ishte shofer zyrtar. Një muaj e ca shërbeu. As rrogën e dytë s’mori. Nuk me ka paraqitur ndonjë shqetësim, unë kam qenë në Itali pas 3-4 ditësh ndodhi ngjarja. Djali im shoqërohej me çuna të moshës së tij. Me Pëllumb Muharremin dhe Vullnet Muçën, nuk besoj se ka qëndruar me ta. Djali im është rritur në Tiranë. As me Arben Mërkurin. Fare.
    Rrumi ma ka thënë i pari, pasi doli nga spitali se e ka porositur Plarent Dervishaj. Nuk kishte motiv me djalin tim. S’kishte pse qëllohej. Dihet kush ishte motivi. As Rrumi, asnjë njeri smë intereson. Mua më ka ikur djali 23 vjeç. Ma kthen ti dot djalin? Ma kthen?! Normal që nuk ka qenë djali im objektivi.
    Ilia Ilia: Qartazi e nderuar që objektivi ka qenë Rrumi e nderuar. Siç dhe ne pretendojmë
    Plarent Dervishaj: Më vjen keq për djalin. Më vjen keq dhe për Arjan Ndojën, ata kanë qenë më të pafajshmit në atë atentat.Kur të ka përmendur Rrumi emrin tim, pse mendon se ta ka përmendur?
    Genc Maloku: Nuk e di nga ka ardhur më tha në fillim. Por më pas, më tha emrin tënd. Por pa motiv.
    Avokatja: Halit Valterin, si e njihni?
    Genc Maloku: E pashë në parlament. Ishte më aktivi. E kontaktova me anë të njerëzve. USB m’u soll te porta në një zarf, e kam deklaruar në prokurori. USB e prisha unë.
    Genc Maloku: Mërkuri, ka pasur pseudonimin, “Maneci”. Më ka ardhur një mesazh, “Si shpesh shkon nga prokuroria, më tha jam Plarent Dervishaj”. Është fakt, e kam denoncuar në komisariatin nr. 6.
    Genc Maloku-Plarent Dervishajt: Mirë për djalin të vjen keq, po mua pse donit të më vrisnit. Nuk e kuptoj, nuk ju kemi bërë asgjë.
    Plarent Dervishaj: Hajde të takohemi ta them përballë.
    Debat i fortë në sallë mes Plarent Dervishaj dhe dëshmitarit.
    Plarent Dervishaj: A ta ka përmendur Rrumi emrin tim?
    Dëshmitari shoqërohet jashtë gjykatës.