Tag: malltezi

  • Dosja “Partizani”, GJKKO refuzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtim të trupës gjykuese

    Dosja “Partizani”, GJKKO refuzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtim të trupës gjykuese

    Gjyqtari i GJKKO, Erjon Çela ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për përjashtimin e trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.

    Të pandehur për dosjen “Partizani”, Berisha dhe Malltezi kërkojnë që të mos gjykohen nga gjyqtarët e GJKKO, pasi sipas tyre këta gjyqtarë nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri duke qenë se monitorohen, përgjohen dhe mbikëqyren nga SPAK që është palë në këtë proces.
    Më herët relatores së trupit gjykues, Elsa Ulliri iu refuzua kërkesa për dorëheqje nga çështja nga zv/kryetari i GJKKO. Gjyqtarja kërkoi dorëheqjen me arsyetimin se ka kushërirë deputeten aktuale të PD Andia Ulliri.

    Seanca e radhës për dosjen “Partizani” është caktuar të zhvillohet më 15 shtator.
    Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv” kryer në bashkëpunim, ndërsa Malltezi për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”.
    Te pandehur në këtë proces janë marrë edhe Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe një juriste./vizionplus.tv

  • Afera Partizani/ Kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit

    Afera Partizani/ Kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit

    Gjyqtari i GJKKO, Erjon Çela rrezon kërkesën e avokatit të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për përjashtimin e trupës gjykuese të përberë nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.
    Të pandehur për dosjen “Partizani” Berisha dhe Malltezi kërkojnë që të mos gjykohen nga gjyqtarët e GJKKO pasi sipas tyre këto gjyqtare nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri duke qenë se monitorohen, përgjohen dhe mbikëqyren nga SPAK, që sipas tyre është palë në këtë proces.
    Më herët relatores se trupit gjykues  Elsa Ulliri iu refuzua kërkesa për dorëheqje nga çështja nga zv/kryetari i GJKKO. Gjyqtarja kërkoi dorëheqjen me arsyetimin se ka kushërirë deputeten aktuale te PD Andia Ulliri.
    Seanca e radhës për dosjen Partizani është caktuar te zhvillohet me 15 shtator.
    Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer ne bashkëpunim ndërsa Malltezi për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Të pandehur janë marre dhe Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.

  • ‘Partizani’/ Kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit

    ‘Partizani’/ Kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit

    Sali Berisha-Jamarbër Malltezi

    TIRANË- Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Erjon Çela, ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për përjashtimin e trupës gjykuese që po shqyrton çështjen ndaj tyre. Bëhet fjalë për trupën gjykuese të përbërë nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj. Berisha dhe Malltezi të akuzuar për çështjen “Partizani” kërkuan që të mos gjykohen nga këta gjyqtarë, pasi sipas tyre, nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri. Ata argumentojnë në kërkesën e tyre se gjyqtarët në fjalë monitorohen apo përgjohen nga SPAK që është palë në këtë proces.
    Por, pas shqyrtimit të pretendimeve, gjyqtari Erjon Çela vendosi mospranimin e kërkesës, duke i hapur rrugë vazhdimit të procesit gjyqësor me të njëjtën trupë gjykuese. Ndërkohë, më herët gjyqtarja Elsa Ulliri kërkoi largimin nga çështja për konflikt interesi. Kjo sepse ajo është e afërmja e ish-deputetes së Partisë Demokratike, Andja Ulliri. Por kërkesa i është refuzuar nga zv.kryetari i Gjykatës./ZËRI
     

  • Dosja “Partizani”/ Kërkuan përjashtimin e tre gjyqtarëve, rrëzohet kërkesa e Berishës dhe e Malltezit

    Dosja “Partizani”/ Kërkuan përjashtimin e tre gjyqtarëve, rrëzohet kërkesa e Berishës dhe e Malltezit

    Gjyqtari i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Erjon Çela, ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për përjashtimin e trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.
    Berisha dhe Malltezi, të pandehur në dosjen “Partizani”, kërkuan që gjykimi të mos zhvillohet nga gjyqtarë të GJKKO-së, me pretendimin se ata nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri. Sipas tyre, kjo trupë është nën monitorim, përgjim dhe mbikëqyrje nga SPAK-u, institucion që, sipas mbrojtjes, përbën palë në proces.
    Më herët, relatorja e çështjes, gjyqtarja Elsa Ulliri, kishte kërkuar dorëheqjen, duke argumentuar se ka një të afërme, deputeten aktuale të PD-së, Andia Ulliri. Por kërkesa e saj u refuzua nga nënkryetari i GJKKO-së.
    Seanca e radhës për çështjen “Partizani” është caktuar të zhvillohet më 15 shtator.
    Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, kryer në bashkëpunim, ndërsa Jamarbër Malltezi për korrupsion aktiv dhe pastrim parash. Të pandehur në këtë çështje janë gjithashtu edhe Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.

  • “Berisha s’ka më ç’të mbrojë”,Ngjela shpërthen pas shtyrjes së gjyqit “Partizan”: Po luajnë me zjarrin, është në fund..

    “Berisha s’ka më ç’të mbrojë”,Ngjela shpërthen pas shtyrjes së gjyqit “Partizan”: Po luajnë me zjarrin, është në fund..

    Seanca e dytë gjyqësore në GJKKO ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi u shty sot për herë të dytë, për në datën 15 Shtator, pasi avokati i tyre Genc Gjokutaj kërkoi përjashtimin e të gjithë trupës gjykuese.

    Por për avokatit Spartak Ngjela, sjellja e avokatit është jo profesioniste.
    Në një intervistë për  një emision televiziv, avokati Ngjela tha se avokatët kërkojnë të fitojnë me procedurë përmes këtyre manovrave. Por sjellja e avokatëve, sipas Ngjelës, tregon që Sali Berisha është fajtor.
    Dosja “Partizani” ndaj z.Berisha, ndaj dhëndrit të tij, përsëri shtyrje në gjykatë. Çfarë do të thotë kjo? U bë e disata herë që shtyhet seanca.

    Spartak Ngjela: E shtynë avokatët, nuk janë profesionistë. Duan të fitojnë me procedurë. Mendjelehtë. SPAK-un do gënjejnë ata? E kuptoni që SPAK-un nuk e drejtojmë ne? Kot lodhen, procedurë që nuk arrihet. Vjen një moment i caktuar që ata nuk pyesin më as avokat asgjë, ka ndodhur, ju e dini. Kot më futët në këtë problem se janë injorantë, nuk kanë mbrojtje. Çfarë provojnë me këtë? Që Saliu është i fajshëm. Janë budallenj. Kur çështja trajtohet kështu, i pandehuri është i fajshëm dhe s’ka asnjë shpresë të fitojë pafajësinë e tij. Kurse avokatët janë për të fituar pafajësinë, do mbrojtje. Në qoftë se s’ke mbrojtje, dorëzohu. E çfarë fiton me këtë? Nuk e lejojnë ata që të shkojë çështja në Kalendat Greke dhe të lirohet i pandehuri. Non sens, mbrojtje shumë e dobët, dilitante.
    Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi janë të akuzuar nga SPAK për aferën “Partizani”. Berisha do të gjykohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, ndërsa Malltezi për korrupsion dhe pastrim parash.
     

  • Dosja ‘Partizani’/Malltezi:Shtet sazesh, Rama kontrollon drejtësinë! KLGJ duhet të..

    Dosja ‘Partizani’/Malltezi:Shtet sazesh, Rama kontrollon drejtësinë! KLGJ duhet të..

    Jamarbër Malltezi, dhëndri i kreut të PD Sali Berisha foli sot për mediat lidhur me vendimin e GJKKO për të shtyrë në datë 15 shtator gjyqin ndaj tij për dosjen “Partizani” .
    Ndërsa foli për një drejtësi të manipuluar, Malltezi tha se gjyqtarët e GJKKO nuk janë të lirë dhe se kontrollohen nga qeveria.
    Ai tha se KLGJ duhet të shprehej brenda 15 ditëve lidhur me rastin e Irena Gjokës, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur as tani pas 15 muajsh.
    “Faza hetimore nga Irena Gjoka është nul. Janë akte të pavlefshme, Rama ka marrë gjithë sistemin e drejtësisë,  ka bllokuar KLGJ. KLGJ sipas ligjit duhet të shprehet për 15 ditë, kanë kaluar 15 muaj dhe ende s’është shprehur, pra shkelja është bërë rutinë nga drejtësia e kapur nga Rama.
    Gjyqtarët e GJKO nuk janë të pavarur. Ne kemi dhjetëra dëshmitarë që kanë dhënë dëshmi të rreme sepse janë shtyrë në dëshmi të rreme nga prokurorë.  Ky është një shtet sazesh…”, u shpreh Malltezi.

  • Shtyhet gjyqi për dosjen “Partizani”, seanca e radhës më 15 shtator

    Shtyhet gjyqi për dosjen “Partizani”, seanca e radhës më 15 shtator

    Procesi gjyqësor ndaj Berishës dhe të bashkëpandehurve të tjerë të dosjes “Partizani” është shtyrë për në datën 15 shtator, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene.

    Të pandehur lidhur me këtë dosje janë marrë ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
    Shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa e avokatit të Berishës dhe Malltezit i cili kërkoi një trupë tjetër gjykuese.

    “Gjyqtarët nuk ofrojnë gjykim të paanshëm pasi janë nën vëzhgim nga SPAK. Kemi një kërkesë për të përjashtuar treshen gjykuese nga procesi”, deklaroi avokati Genc Gjokutaj në seancë.
    Të njëjtën kërkesë e ka përsëritur edhe vetë Malltezi. Në një deklaratë për mediat pas vendimit për të shtyre seancën, dhëndri i ish-kryeministrit Berisha u shpreh se si ai po ashtu dhe kryedemokrati kërkojnë që të gjykohen nga gjyqtarë të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre jashtë GJKKO-së.
    “Janë të kërcënueshëm janë të cënueshëm janë pjesë që i nënshtrohen survejimit, kontrollit, monitorimit nga SPAK. Për këtë arsye nuk janë të pavarur, është detyra e shtetit të caktojë gjykatë të pavarur. Të gjithë gjyqtarët të cilët sipas ligjit nuk janë të shantazhueshëm, Kjo gjykatë këtu sipas ligjit është e shantazhueshme. I kemi informacionet që këtyre gjyqtareve këtu i sekuestrohet telefoni. Ne jemi në një çështje absurde që është nisur për të sulmuar Sali Berishën. Kanë nisur çështje për objekt të cilin nuk e kishin fare temë”, tha Malltezi./vizionplus.tv

  • Dosja ‘Partizani’, Malltezi: Kjo gjykatë nuk është e pavarur, përgjohet – Aktet hetimore të Gjokës të pavlefshme

    Dosja ‘Partizani’, Malltezi: Kjo gjykatë nuk është e pavarur, përgjohet – Aktet hetimore të Gjokës të pavlefshme

    Pas vendimit të shtyrjes së seancës në GJKKO,  ka folur për mediat Jamarbër Malltezi.  

    Malltezi: Sipas ligjit që kanë kaluar vete me dëshirën e tyre kanë bërë që gjyqtarët të jenë nën varësi të prokurorëve. Pra, gjyqtarët të përgjohen, edhe posta elektronike dhe komunikimet. Dhe jo vetëm gjyqtarët por edhe familjarët e tyre. Për këtë arsye kjo nuk është më një gjykatë e pavarur sipas ligjit. Normalisht kur njëra palë i bën presion palës tjetër, pra e kërcënon me përgjime të familjarëve, për çfarëdo lloj gjëje jo vetëm korrupsion. Të kemi parasysh që kjo prokurori pra është në kushtet ku palët nuk janë të barabarta pasi kjo prokuroi ushtron presion të paligjshëm.

    Duhet të kemi parasysh që ne jemi në një situatë që e gjithë çështja është me nul. I ka të gjithë vendimet e fazës hetimore, i ka akte absolutisht të pavlefshme sepse kemi të bëjmë me akte të Irena Gjokës e cila është dy herë e dëbuar nga Greqia, një herë e dënuar. Sipas ligjit kjo nuk përmbushte kushtet për të qenë magjistrate. Duke mos plotësuar kushtet çdo vendim i saj, pra për pasojë e gjithë faza hetimore e saj janë nul. Janë kate absolutisht të pavlefshme. Natyrisht për këtë arsye Edi Rama që ka kapur gjithë sistemin e drejtësisë ka bllokuar KLGJ-në. Pra KLGJ që sipas ligjit duhet të shprehet për 15 ditë, kanë kaluar 15 muaj dhe nuk shprehet dot. Pra shkelja e ligjit është bërë rutinë nga drejtësia e kapur  nga Edi Rama.

    Normalisht kjo gjyqtare e cila është delinkuente e përsëritur, ka jo vetëm dënimet apo dëbimet, ka edhe falsifikimin e formularëve sepse nuk i ka raportuar këto dënime e dëbime por ka edhe para të pista të fshehura për të cilat ka bërë edhe kontratë të falsifikuar ku kanë bërë sikur ne 96 i referohej neneve 801, 825 të kodit civili kur në ato kohë Kodi Civil kishte vetëm 248 nene. Pra organet e vetingut kanë mbyllur sytë…

  • “Bashkitë nuk janë degë të Kryeministrisë”, Malltezi “shuplakë” Ramës: Kontrolli i territorit nuk është i yti

    “Bashkitë nuk janë degë të Kryeministrisë”, Malltezi “shuplakë” Ramës: Kontrolli i territorit nuk është i yti

    Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar në lidhje me terrorin që po ushtron kryeministri Edi Rama ndaj kryebashkiakëve të pushtetit vendor, duke i zaptuar kompetencat.
    Në postimin e tij në Facebook, Malltezi i referohet vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2006 për ndërtimin te Zogu i Zi në Tiranë, duke theksuar se ‘planifikimi dhe kontrolli i territorit janë tagër ligjor i pushtetit vendor dhe se ndërhyrja e qeverise nuk lejohet!’
    ‘Vendimi i GJK për Zogun e Zi 29/2006. Sipas Kartës Evropiane të Autonomisë së Pushtetit Vendor, Planifikimi dhe kontrolli i territorit janë tagër ligjor i pushtetit vendor. Ndërhyrja e qeverisë nuk lejohet!’, shkruan Malltezi.

  • Terrori i Ramës/ Malltezi: Planifikimi dhe kontrolli i territorit janë tagër ligjor i pushtetit vendor. Ndërhyrja e qeverise nuk lejohet!

    Terrori i Ramës/ Malltezi: Planifikimi dhe kontrolli i territorit janë tagër ligjor i pushtetit vendor. Ndërhyrja e qeverise nuk lejohet!

    Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar në lidhje me terrorin që po ushtron kryeministri Edi Rama ndaj kryebashkiakëve të pushtetit vendor, duke i zaptuar kompetencat.

    Në postimin e tij në Facebook, Malltezi i referohet vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2006 për ndërtimin te Zogu i Zi në Tiranë, duke theksuar se ‘planifikimi dhe kontrolli i territorit janë tagër ligjor i pushtetit vendor dhe se ndërhyrja e qeverise nuk lejohet!’

    ‘Vendimi i GJK për Zogun e Zi 29/2006. Sipas Kartës Evropiane të Autonomisë së Pushtetit Vendor, Planifikimi dhe kontrolli i territorit janë tagër ligjor i pushtetit vendor. Ndërhyrja e qeverisë nuk lejohet!’, shkruan Malltezi.