Tag: malltezi

  • Botimi i Kostandin Koliqit, që flet për ‘prapaskenat e vitit ’97’, Malltezi: Ky libërth i vlen njerëzve të mësojnë disa të vërteta të hidhura…

    Botimi i Kostandin Koliqit, që flet për ‘prapaskenat e vitit ’97’, Malltezi: Ky libërth i vlen njerëzve të mësojnë disa të vërteta të hidhura…

    Drejtuesi I Departamentit të Mjedisit në Partiën Demokratike Jamarbër Malltezi ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, pas publikimit të një libri që trajton të vërtetat e ngjarjeve të viti 1997 në Shqipëri.

    Bëhet fjalë për librin e Kostandin Koliqit me titull “Dëshmi për ata që duan të vërtetën, prapaskenat e ‘97”

    “Ky libërth, shkruan Malltezi, i vlen njerëzve të mësojnë disa të vërteta të hidhura, ju shërben të rinjve të kuptojnë deri ku shkon inkriminimi dhe intoleranca, por ju shërben edhe atyre që ishin aktorë në këto ngjarje mizore për të reflektuar dhe pastruar shpirtin nëse vërtet e kanë”.

    Mesazhi:

    Libërth interesant me mjaft informacione te vlefshme per ngjarjet e 1997. Disa tingëllojnë të pabesueshme në mizori deri dhunim kufome që as kafshët normale nuk e bëjnë, disa informacione janë në kufijtë e të pabesueshmes se deri ku mbërritën në shpërfillje të shtetit ligjor edhe vende fqinje (demokraci shumëvjeçare) veç për të destabilizuar Shqipërinë.

    Kisha dëgjuar që shërbime të huaja por edhe agjenci lajmesh paguanin për të djegur ndërtesa live se kështu shtonin edhe fitimet nga raportimet në luftë civile. Ky libërth i vlen njerëzve të mësojnë disa të vërteta të hidhura, ju shërben të rinjve të kuptojnë deri ku shkon inkriminimi dhe intoleranca, por ju shërben edhe atyre që ishin aktorë në këto ngjarje mizore për të reflektuar dhe pastruar shpirtin nëse vërtet e kanë.

  • Ngushtohet laku për Sali Berishën, thellohet hetimi pasuror i SPAK për familjen e tij, çfarë do të ndodhë me…

    Ngushtohet laku për Sali Berishën, thellohet hetimi pasuror i SPAK për familjen e tij, çfarë do të ndodhë me…

    Ngushtohet laku për Sali Berishën. Prokuroria e Posaçme (SPAK) nuk ka mbyllur hetimet, përkundrazi po i thellon edhe më shumë ndaj ish-kryeministrit Berisha dhe familjes së tij. Mësohet se ende janë nën lupë mbi 50 pasuri marramendëse që shtrihen nga Tirana, Lalëzi deri në Bruksel, Roterdam, Budapest e Mynih. Apartamente luksoze, vila, toka, fabrika e llogari bankare të padeklaruara janë pjesë e një dosjeje 500 faqëshe që ekspozon pasurimin e familjes Berisha përmes pushtetit dhe korrupsionit. Madje SPAK ka thelluar hetimet dhe dyshohet se janë gjetur pasuri të tjera. Pyetja që mbetet e hapur është. A do të guxojë SPAK të shkojë deri në sekuestrim të këtyre pasurive, apo saga e Berishës do të zvarritet si dosja “Partizani”, ku në shtator nis seanca e parë gjyqësore?
    Hetimet
    Sali Berisha hyri në politikë me një apartament parafabrikat në Tiranë, si të gjithë shqiptarët. Pas tre dekadash, ai ekspozohet, me evidenca dhe fakte, si një nga politikanët më të pasur në Ballkan, me një pasuri me vlerë dhjetëra milionë euro, në emrin e vajzës, dhëndrit dhe të birit.
    50 pasuritë e Familjes Berisha 
    – Apartament në Bruksel të Belgjikës, 395 mijë euro në emër të Jamarbër Malltezit.
    – Apartament në Roterdam të Holandës me vlerë 360 mijë euro, në emër të vajzës, Desara Malltezi.
    – Apartament 125 m2 në Tiranë, në emër të Sali dhe Liri Berishës.
    – Bodrum në Tiranë, në emër të Sali dhe Liri Berishës.
    – Gjysmë vile në Gjirin e Lalëzit, në pronësi të Argita dhe Jamarbër Malltezi.
    – Ndërtesë banimi në Gjirin e Lalëzit me vlerë 155 000 euro, në pronësi të Argita dhe Jamarbër Malltezi.
    – Tokë arë 6 mijë metra katrorë, truall 14 mijë metra katrorë dhe godina 5 mijë metra katrorë në Gërdec, me vlerë 1.8 milionë euro, plus fabrikë boronicash me vlerë 1.9 milionë euro në Gërdec, në pronësi të Shkëlzen Berishës.
    – Apartament në Budapest të Hungarisë me vlerë 155 mijë euro, në emër të Jamarbër Malltezit.
    – Pronë në Mynih të Gjermanisë në emër të Jamarbër Malltezit.
    – Apartament 128.3 m2 në Tiranë, regjistruar në 5 qershor 2015, në pronësi të Argita dhe Jamarbër Malltezi.
    – Bodrum 28 m2 në Tiranë, vlera 3 665 200 lekë, regjistruar në 26 nëntor 2015, në pronësi të Argita dhe Jamarbër Malltezi.
    – Truall 187 m2 në Tiranë, 4 gusht 2021, në pronësi të Argita dhe Jamarbër Malltezi.
    – Tokë arë 2270 m2 në Priskë të Madhe, vlera fillestare 3 950 000 lekë, regjistruar në 20 tetor 2004, në pronësi të Argita dhe Jamarbër Malltezi.
    – Tokë arë 3 000 m2 në Priskë të Madhe, regjistruar në 20 tetor 2004, në pronësi të Argita dhe Jamarbër Malltezi.
    – Apartament me vlerë 195 250 euro, në pronësi të Argita dhe Jamarbër Malltezi.
    – Apartament me vlerë 200 000 euro, në pronësi të Argita dhe Jamarbër Malltezi.
    – Apartament me vlerë 179 000 euro, në pronësi të Argita dhe Jamarbër Malltezi.
    – Bodrum me vlerë 10 000 dollarë, në pronësi të Argita dhe Jamarbër Malltezi.
    – Bodrum me vlerë 17 000 euro, në pronësi të Argita dhe Jamarbër Malltezi.
    – Bodrum me vlerë 26 370 euro, në pronësi të Argita dhe Jamarbër Malltezi.
    – Apartament 375 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020, në emër të Jamarbër Malltezit.
    – Apartament 372 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020, në emër të Jamarbër Malltezit.
    – Apartament 346 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020,
    Në emër të Jamarbër Malltezit
    – Apartament 373 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020, në emër të Jamarbër Malltezit.
    – Apartament 356 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020, në emër të Jamarbër Malltezit.
    – Njësi ndërtimore 167 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020, në emër të Jamarbër Malltezit.
    – Njësi ndërtimore 305 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020, në emër të Jamarbër Malltezit.
    – Njësi ndërtimore 214 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020, në emër të Jamarbër Malltezit.
    – Njësi ndërtimore 376 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020, në emër të Jamarbër Malltezit.
    – Njësi ndërtimore 113 m2 në Tiranë, vlera 160 mijë euro, 29 qershor 2022, në emër të Jamarbër Malltezit.
    – Njësi 107 m2, tek ish Klubi Partizani, 2 pill 2013, në emër të Jamarbër Malltezit.
    – Apartament 201 m2 në Tiranë, vlera 225 745 euro, 12 shtator 2014, në emër të Jamarbër Malltezit.
    – Tokë arë 13 000 m2, Alltare Tiranë, 7 800 000 lekë, 3 shtator 2014, në emër të Jamarbër Malltezit.
    – Apartament 112 m2 në Tiranë, 150 mijë euro, 9 korrik 2013, në emër të Jamarbër Malltezit.
    – Apartament 208 m2 në Tiranë, 93 mijë euro, 29 qershor 2012, në emër të Jamarbër Malltezit.
    – Garazh 16 m2 në Tiranë, 6 mijë euro, 29 qershor 2012, në emër të Jamarbër Malltezit.
    – Truall 206.5 m2 dhe ndërtesë 206.5 m2 në Tiranë, pjesa 1/4, 30 maj 2022, Jamarbër Malltezi.
    – Truall 3294 m2 dhe ndërtesë 1467 m2, tek ish Klubi Partizani, pjesa takuese 480/12000, fituar pronësia në 12 korrik 2021, regjistruar në 3 nëntor 2022, Jamarbër -Malltezi.
    – Truall 2330.3 m2 në Tiranë, pjesa takuese 186/684, regjistruar në shkurt 2019, Jamarbër Malltezi.
    – Truall 1341 m2 dhe ndërtesë 565 m2, tek Rruga e Dibrës në Tiranë, pjesa takuese 189000/2100000, Jamarbër Malltezi.
    – Truall 680 m2, Bashkia Cërrik, në bashkëpronësi, regjistruar në 3 korrik 2007, Jamarbër Malltezi.
    – Truall 685 m2, Bashkia Berat, në bashkëpronësi, Jamarbër Malltezi.
    – Truall 670 m2 në Tiranë, pjesa 186/684, 23 shtator 2021, Jamarbër Malltezi.
    – Truall 442 m2 në Tiranë, pjesa 12/36, 23 shtator 2021, Jamarbër Malltezi.
    – Truall 908 m2 në Tiranë, pjesa 186/684, 23 shtator 2021, Jamarbër Malltezi.
    – Truall 33 m2 në Tiranë, pjesa 9/40, 30 maj 2022, Jamarbër Malltezi.
    – Truall 7.5 m2 dhe ndërtesë 7.5 m2 në Tiranë, pjesa 1/4, 30 maj 2022, Jamarbër Malltezi.
    – Truall 660 m2 në Tiranë, pjesa 7935/33600, regjistruar 9 mars 2022, Jamarbër Malltezi.
    – Truall 90 m2 në Tiranë, pjesë 1/192, regjistruar 7 korrik 2013, Jamarbër Malltezi.
    – Makinë tip “BMW” me vlerë 85 mijë euro, në pronësi të Shkëlzen Berisha.
    Seanca e parë e Berishës në shtator
    Nga ana tjetër dosja “Partizani” vijon të ngjallë tensione dhe skena të paprecedenta në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, po përdorin çdo mjet procedural për të shtyrë gjykimin dhe për t’i kthyer seancat në një lloj telenovele gjyqësore. Ata po tentojnë me çdo kusht të shmangin ballafaqimin me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash në aferën e privatizimit të territoreve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani”, ku janë ndërtuar dhjetëra kulla banimi dhe shërbimesh. Pas një shtyrjeje të re, çështja do të rifillojë në gjysmën e dytë të shtatorit. Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

  • Malltezi poston foton me Vasil Dhimitrin: Hero i demokracisë, si u torturua nga vjehrri i Fugës së Ramës

    Malltezi poston foton me Vasil Dhimitrin: Hero i demokracisë, si u torturua nga vjehrri i Fugës së Ramës

    Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka postuar në faqen e tij në facebook një foto me Vasil Dhmitrin që është një ndër organizatorët e protestës së heshtur të 1990 në Tiranë dhe që u torturua në mënyrë makabre nga regjimi diktatorial në grahmat e fundit të tij.

    “Meriton respektin e gjithë shqiptarëve qoftë se ishte i qartë kur të tjerët ishin në gjumë, qofte se ishte trim dhe doli të sfidojë diktaturën, dhe qofte se qëndroi burrë ndaj torturave të banditëve qoftë fizike dhe qoftë ordinere dhe banale të Mark Pëllumbit të Fugës se Ramës”, shkruan Malltezi.

    Postimi:

    Ky është Vasil Dhimitri, hero i demokracisë. Një ndër organizatorët e protestës së heshtur të 1990. Tortura shtazarake nga banditët hetues sigurimi e prokurorë, përfshi 6 herë elektroshot dhe pësoi 2 vdekje klinike e përfundoi 29 ditë në psikiatri të burgut. 11 ditë i lidhur duar e këmbë dhe me kokore në kokë se krimi i tij meritonte pushkatim (pa vendim gjykate fare se për hetuesit dhe prokurorët gjyqtarët ishin shkopi për banjon – e huazuar nga libri i Nuredin Skraparit) por fatmirësisht ardhja e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB Peres de Kuelar në 1990 e shpëtoi. Meriton respektin e gjithë shqiptarëve qoftë se ishte i qartë kur të tjerët ishin në gjumë, qofte se ishte trim dhe doli të sfidojë diktaturën, dhe qofte se qëndroi burrë ndaj torturave të banditëve qoftë fizike dhe qoftë ordinere dhe banale të Mark Pëllumbit të Fugës se Ramës.

  • Sali Berisha paraqitet në SPAK, ja arsyeja

    Sali Berisha paraqitet në SPAK, ja arsyeja

    Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur në SPAK paraditen e sotme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Berisha ka kryer paraqitjen pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si pjesë e angazhimeve procedurale që lidhen me hetimet në vijim.
    Berisha akuzohet se në cilësinë e kryeministrit të kohës, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për ndërtimin e pallateve në truallin e ish-kompleksit sportive Partizani. Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash.
    Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

  • Prova, ja si Bankers bëri pagesa për fondacionin e Liri Berishës, ja lista e donatorëve që dyshohet se u zhduk pas…

    Prova, ja si Bankers bëri pagesa për fondacionin e Liri Berishës, ja lista e donatorëve që dyshohet se u zhduk pas…

    Në dosjen voluminoze prej 500 faqesh të përgatitur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) mbi çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, përveç katër të pandehurve kryesorë me në krye ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi  përmenden edhe emra të tjerë të cilët po hetohen dhe për të cilët, në përfundim të hetimeve, SPAK mund të ngrejë akuza. Një nga pistat e hetimit është përqendruar tek bashkëshortja e Sali Berishës, Liri Berisha, dhe konkretisht tek fondacioni që ajo ka themeluar, “Fëmijët Shqiptarë”. Hetimet kanë përfshirë edhe fondet e investuara për blerjen e një vile të këtij fondacioni në zonën e ish-liqenit të Farkës, e cila përdoret si seli e biznesit. Sipas dokumenteve të SPAK, gjatë viteve 2010-2022, Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezi  kanë derdhur në fondacionin e Liri Berishës shuma të konsiderueshme: 8.6 milionë lekë të reja, 24 mijë euro dhe 8200 dollarë. Prokuroria e Posaçme thekson se këto pagesa janë bërë nga çifti Malltezi, të cilët SPAK i konsideron si “llogaria bankare” e Sali Berishës, me qëllimin e ruajtjes së imazhit të tij si politikan i pastër nga pasurimi personal, ndërkohë që pasuritë dhe të ardhurat kalonin përmes vajzës dhe dhëndrit.
    Në dosje thuhet:
    “Me qëllim ruajtjen e imazhit të një politikani që nuk është pasuruar asnjëherë, shtetasi Sali Berisha nuk do të rriste formalisht pasurinë e tij, dhe ky përfitim do të kalonte tek shtetasi Jamarbër Malltezi, i martuar në bashkësi ligjore me shtetasen Argita Malltezi, vajzën e shtetasit Sali Berisha. Siç rezulton nga hetimi, aksesi në pasuritë e shtetasve Malltezi është i përhershëm nga familja Berisha, dhe nuk kufizohet vetëm në shfrytëzimin e tyre për akomodim, por përfshin edhe përdorimin e shumave monetare, në vlera që – pasur parasysh nivelin ekonomik të një politikani shqiptar, mbështetur vetëm në pagën e tij – nuk justifikohen.”
    Dyshimet e SPAK
    SPAK dyshon se fondacioni i Liri Berishës “Fëmijët Shqiptarë” është përdorur nga Sali Berisha edhe për mbledhjen e tarifave të korrupsionit nga disa biznesmenë dhe kompani të mëdha, të cilat kanë përfituar para publike dhe koncesione gjatë kohës së qeverisjes së tij, por edhe në periudhën e qeverisjes socialiste. Një element i rëndësishëm në këtë hetim është fakti se lista e donatorëve të fondacionit rezulton e zhdukur nga faqja zyrtare e tij. Koha dyshohet pikërisht pasi SPAK përfshiu këtë organizatë në kuadër të hetimeve për korrupsionin e familjes Berisha.
    Avokati Leonard Karaj, në një intervistë të mëparshme, ka konfirmuar ekzistencën e kësaj liste dhe ka theksuar se pas vitit 2009 ndër 82 kompanitë donatore të fondacionit të Liri Berishës ka qenë edhe kompania Bankers Petroleum. Sipas Karajt: “Pas 2009-s, Bankers Petroleum është ndër 82 kompanitë më prestigjioze në Shqipëri, e cila ishte donatore e Fondacionit të zonjës Liri Berisha, bashkëshortes së zotit Sali Berisha. Po të hulumtosh sot tek fondacioni, nuk i gjen më këto kompani, por kanë ngelur ca gjëra. Po t’i shikosh, unë e kam atë listën e atyre 82 kompanive shqiptare dhe të huaja. Bankers Petroleum ka qenë e katërta që jepte donacione. Pyetja është: një kompani që del me humbje, si ishte e mundur që jep donacione? Dhe po flas për donacione jo të vogla: 100.000€, 200.000€, 500.000€. Këtu po flas për zotin Sali Berisha.”

    Prova
    Në listën e donatorëve të zhdukur figuron edhe Bankers Petroleum, kompani që sipas hetimeve të Prokurorisë së Fierit ka përfituar miliarda euro nga nxjerrja e naftës në Shqipëri, duke mos paguar asnjë lekë taksa falë manipulimit dhe fryrjes së shpenzimeve çdo vit. Ky zbulim ngre pikëpyetje të forta mbi lidhjen midis pagesave të Bankers Petroleum dhe fondacionit të Liri Berishës, mbi motivet reale të këtyre donacioneve dhe mbi mundësinë që ato të kenë qenë pjesë e një skeme të gjerë korrupsioni ku fondacioni shërbente si kanal për kalimin e parave.

    Debatet e hershme për fondacionin
    Në vitin 2012, Opozita dhe fondacioni i bashkëshortes së kryeministrit Berisha në atë kohë janë përplasur pas mbrëmjes gala që u mbajt në Tiranë, kur fondacioni mblodhi biznesmenë shqiptarë, të cilët ndër të tjera u angazhuan në një ankand të improvizuar për të blerë piktura të ofruara nga fondacioni. Çmimet e shitjes së pikturave variuan nga 10 në 100 mijë euro, megjithëse çmimet fillestare ishin nga 500 apo 1 mijë euro deri në 5 mijë. Gjithsej janë mbledhur në pak orë më shumë se gjysëm milioni euro (544 mije). Fondacioni e justifikoi aktivitetin duke publikuar listën e pikturave që janë shitur duke shtuar se të gjitha paratë do përdoren për fëmijët autikë dhe se veprat janë blerë në përputhje me ligjin.
    “Blerësit e pikturave janë kompani dhe individë bujarë, që duan të përmbushin misionin social të bizneseve të tyre,”- shkruhej në deklaratën e fondacionit. Por opozita e asaj kohe, Partia Socialiste, kishte tërësisht tjetër këndvështrim tjetër dhe kërkoi që veç listës së pikturave të shitura dhe çmimeve, të bëhen publikë edhe emrat e blerësve. Në këtë fazë, mbetet për t’u parë nëse SPAK do t’i shkojë deri në fund hetimeve për të zbardhur të gjithë rrjetin e lidhjeve financiare, përfshirë skemën e dyshuar të pikturave, dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore për të gjithë personat e përfshirë në këto afera.
     

  • Malltezi: Ujë nuk ka, por patronazhistët paguhen në Durrës. Inceneratorët, vjedhja më bastarde pa asnjë ndëshkim

    Malltezi: Ujë nuk ka, por patronazhistët paguhen në Durrës. Inceneratorët, vjedhja më bastarde pa asnjë ndëshkim

    Jamambër Malltezi, drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, në intervistën në Syri TV, solli në vëmendje edhe abuzimin e qeverisë me fondet publike dhe për degradimin e shërbimeve bazë.

    Ai theksoi se ndërmarrja e ujësjellësit është mbipopulluar me qindra punonjës që nuk paraqiten fare në punë, ndërkohë që qyteti i Durrësit vuan mungesën e ujit. Malltezi gjithashtu denoncon skandalin e inceneratorëve, ku sipas tij janë zhdukur qindra miliona euro pa asnjë investim real, duke e cilësuar vjedhjen “jo intelektuale, por bastarde”.

    Jamambër Malltezi: Ndërmarrja e ujërave të Durrësit, ka patur nga 80 deri në 100 vetë. Dhe kjo kapte të gjithë qarkun, nga Fushë Kuqja e gjithë me radhë. A e dini sa ka sot? 550 vetë në punë, ujë s’ka.

    Pra, janë mbi 5-fishuar patronazhistët që paguhen me paga minimale por nuk shkojnë në punë fare. Shumica nuk shkon në punë por  pagën e marrin thjesht qyl, vetëm të bëjnë punën e patronazhistit. Ujë zero në të gjithë Durrësin. Por është gjynah…gjithë kjo para e madhe. Ti mund të kishe dyfishuar rrogën e atyre që punojnë dhe mund të kishe sjellë ujë në shtëpitë e durrsakëve. Është tmerr. Këtu është e qëllimshme e gjithë kjo.

    Shpallën pastaj emergjencë për mbetjet urbane. A u shpall emergjencë? Dhe Elbasani u justifikua: ne do të bëjmë inceneratorin sepse kemi emergjencë…Ku e kemi emergjencën sot?

    S’kemi as incenerator, madje po djegim tani, po djegim edhe landfillin. S’kemi fare…është e tmerrshme. E njëjta gjë edhe në Sharrë. Janë paguar 200 milionë euro aty në Sharrë, as themelet nuk ekzistojnë aty. Po e ka patur për detyrë bashkia. E ka patur për detyrë Edi Rama që kur jep paratë, të shikojë, si mund t’u jepkan paratë… janë të tmerrshme vjedhjet. Jo intelektuale, por bastarde vjedhja tek inceneratorët. Dhe për fat të keq, Dumani që bën fresk që kthehet në letrën higjenike të Edi Ramës për të fshehur atë vjedhje masive.

    Aty kanë futur klauzolë që nuk mund të ndërpritet kontrata edhe kur nuk bëhet puna. Është e paimagjinueshme. Ti do vazhdosh të japësh para për të një gjë që vazhdon të vjedh? Hajdutit? Dhe nuk ke ti ndjekje penale për këtë? Është çmenduri. Nuk ke as themele aty.

    Po si mund të jepen 200 milionë euro kur ti nuk ke asnjë investim. Po ke pasur grup monitorimi. Pra, të gjitha këto janë të qëllimshme.

  • ‘Kush e lejon ‘Shpifja osht qef!’ të bëjë para pa NIPT?’/ Denoncon Malltezi: Po nisja padinë por nuk gjeta…

    ‘Kush e lejon ‘Shpifja osht qef!’ të bëjë para pa NIPT?’/ Denoncon Malltezi: Po nisja padinë por nuk gjeta…

    Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka denoncuar JOQ Albania se po operon në treg pa NIPT që prej prillit 2025.

    Në një reagim publik në rrjetet sociale, Malltezi thekson se po niste të bënte padi për shpifje në lidhje me JOQ Albania. përsa i përket akuzave të këtyre të fundit se, familjarët e liderit të opozitës Sali Berisha po ndërtonin me bekimin e kryeministrit Edi Rama, por gjatë kërkimeve i ka rezultuar se kjo ‘media’ online nuk është e regjistruar me NIPT në tatime, pasi e kanë pezulluar 5 muaj më parë.

    ‘Po nisja me dy kolegë padinë për shpifje se duket që e kanë bërë me porosi nga Voldemorti, por kurrë nuk ma hante mendja që bëjnë para pa qenë fare të regjistruar me NIPT, se paskan 5 muaj që e kanë pezulluar. Duke parë për ndonjë NIPT tjetër del se kanë 6 NIPT-e të pezulluara!!! Kush operon pa NIPT fare? Përveç atij që ka mbyll pazar me kryehajdutin Edi Rama?’, sqaron Malltezi në koment.

    Me gjithë sqarimin që Malltezi po bën gati padinë por u çudit kur pa se JOQ Albaniia operojnë pa NIPT pasi e kanë pezulluar në prill 2025 dhe se për më tepër paskan 6 NIPT-e me status të pezulluar dhe vijojnë të operojnë.  

    ‘Kush e lejon “Shpifja osht qef!” te bëjë para pa nipt? Çfarë pazari ka mbyll me voldemortin? Sa e besueshme është kur vepron pa nipt? Ka pezullu 6 nipte e operon pa gjë. Kjo nuk do ishte e mundur pa pazarin e rradhës…’, shkruan Malltezi në Facebook.

  • “Ose je peng ose i pafytyrë ekstrem” Jamarbër Malltezi sulmon Dumanin dhe Gjokën me gjuhën e Berishës

    “Ose je peng ose i pafytyrë ekstrem” Jamarbër Malltezi sulmon Dumanin dhe Gjokën me gjuhën e Berishës

    Malltezi, i cili po përballet me drejtësinë në çështjen e shumëpërfolur të kompleksit “Partizani”, ka përdorur të njëjtën gjuhë të ashpër si vjehrri i tij, duke e cilësuar Dumanin “ose peng, ose të pafytyrë ekstrem”. Ai i është referuar një vendimi të fundit ku, sipas tij, “kërkohet konfirmimi i faktit penal”, duke e cilësuar këtë një akt të papranueshëm për një organ hetimor serioz.

    “Sa palaço duhet të jesh që të thuash se “duhet konfirmuar fakti penal”? Ose je peng ose i pafytyrë ekstrem:
    1. Irena me 3 mbiemra ka 2 dëbime nga Greqia për të cilat ka firmos prokurë për ti kundërshtuar
    2. Ka 1 dënim penal të formës së prerë e cila ka ardhur me vulë apostile (forma më e lartë e çertifikimit)
    3. Ka mashtrim me paratë e pista të paktë për 60 miljon lekë që ka paraqit në veting kobtratë gjoja të 1996 me nene të kodit civil të 2015!
    4. Ka falsifikim formular dekriminalizimi se nuk ka paraqit as dëbimet e as dënimin në Greqi.” – shkruan Malltezi.

  • Dosja e kreut të bashkisë/ Malltezi: Të mos hetosh Veliajn për inceneratorin se del Edi Rama, kjo kërcet ca…

    Dosja e kreut të bashkisë/ Malltezi: Të mos hetosh Veliajn për inceneratorin se del Edi Rama, kjo kërcet ca…

    Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pas publikimit në media të pjesëve nga dosja Veliaj – Xoxa.
    “Nëse Ajola ka marrë para publike nga Bashkia e Tiranës kjo do ishte e rëndë për Veliajn”, shkruan Malltezi.
    “Por, mos hetosh Veliajn për inceneratorin se del Edi Rama. kjo kërcet ca” shkruan Mallltezi në postimin e tij.
    Mesazhi:
    Nëse Ajola ka marrë para publike nga Bashkia e Tiranës kjo do ishte e rëndë për Veliajn. Por mos hetosh Veliajn për inceneratorin se del Edi Rama e pastaj tia ngopësh se Subashi i Fierit apo Voshtina i kanë dhënë para publike Ajolës kjo kërcet ca.

  • Dosja “Partizani”/Kërkuan përjashtimin e 3 gjyqtarëve, rrëzohet kërkesa e Berishës..

    Dosja “Partizani”/Kërkuan përjashtimin e 3 gjyqtarëve, rrëzohet kërkesa e Berishës..

    Gjyqtari i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Erjon Çela, ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për përjashtimin e trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.
    Berisha dhe Malltezi, të pandehur në dosjen “Partizani”, kërkuan që gjykimi të mos zhvillohet nga gjyqtarë të GJKKO-së, me pretendimin se ata nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri. Sipas tyre, kjo trupë është nën monitorim, përgjim dhe mbikëqyrje nga SPAK-u, institucion që, sipas mbrojtjes, përbën palë në proces.
    Më herët, relatorja e çështjes, gjyqtarja Elsa Ulliri, kishte kërkuar dorëheqjen, duke argumentuar se ka një të afërme, deputeten aktuale të PD-së, Andia Ulliri. Por kërkesa e saj u refuzua nga nënkryetari i GJKKO-së.
    Seanca e radhës për çështjen “Partizani” është caktuar të zhvillohet më 15 shtator.
    Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, kryer në bashkëpunim, ndërsa Jamarbër Malltezi për korrupsion aktiv dhe pastrim parash. Të pandehur në këtë çështje janë gjithashtu edhe Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina./tvklan.al