Tag: malltezi

  • Nis gjykimi për Sali Berishën, ish-kryeministri paraqitet në SPAK dhe sulmon Dumanin

    Nis gjykimi për Sali Berishën, ish-kryeministri paraqitet në SPAK dhe sulmon Dumanin

    Ka nisur seanca në Gjykatën e Posaçme për aferën e dyshuar korruptive “Partizani”, ku zyrtarisht të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi si dhe 3 të tjerë.
    Seanca nisi në orën 10:45, ku lideri i demokratëve nuk ishte i pranishëm, por i përfaqësuar nga avokati i tij.
    I pranishëm është vetëm Jamarbër Malltezi, pasi dhe të pandehurit e tjerë përfaqësohen nga avokatët.

    Në nisje të seancës kryetarja e trupit gjykues, Elsa Ulliri paraqiti vendimin e gjyqtarit Erjon Çela që rrëzoi kërkesën për përjashtimin e trupës gjykuese të bërë nga avokatët e Sali Berishës.
    Edhe pse mungon në seancë, Berisha ishte këtë mëngjes në SPAK në kuadër të urdhrit për masën e sigurisë detyrim paraqitje.
    Pasi firmosi, Berisha i shoqëruar me mbështesit e tij hodhi akuza ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe Altin Damanit ku sipas tij ka lidhje me pushtetin dhe krimin.
    Ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet nga SPAK se gjatë periudhës që ishte në krye të ekzekutivit ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për ndërtimin e 19 kullave në truallin e ish-kompleksit sportiv Partizani duke përfituar afro 5.4 milionë euro./vizionplus.tv

  • Dosja ‘Partizani/ Berisha: Jamarbër Malltezi nuk ka shkelur ligjin, s‘ka qenë funksionar publik

    Dosja ‘Partizani/ Berisha: Jamarbër Malltezi nuk ka shkelur ligjin, s‘ka qenë funksionar publik

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

    Pas daljes nga SPAK, kryedemokrati dha një prononcim për gazetarët, ku tha se dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi nuk ka shkelur ligjin, pasi nuk ka qenë funksionar publik.
    “Sot fillon procesi gjyqësor. Gjykata e Lartë në një vendim të dytë shpall se për veprën e korrupsionit pasiv duhet detyrimisht që nëpunësi apo funksionari të jetë funksionar publik. Dhe duhet detyrimisht që të kenë pasur fuqi vendimmarrëse.
    Jamarbër Malltezi nuk ka qenë kurrë zyrtar apo funksionar publik, sepse ligji ka përjashtuar universitetet nga kjo kategori. Dhe në ligjin e ri që po bëjnë, tani po përpiqen që t’i përfshijnë. Por, po këta zotërinj, që tani në një vendim të muajit korrik, qartësojnë se nuk mund të ketë korrupsion pasiv në qoftë se personi nuk është zyrtar i lartë apo zyrtar jo i lartë se janë dy nene dhe që ka fuqi vendimmarrëse“, tha Berisha.

    Top Channel

  • Dosja ‘Partizani’, nis gjyqi në GJKKO, Berisha nuk paraqitet

    Dosja ‘Partizani’, nis gjyqi në GJKKO, Berisha nuk paraqitet

    Ka nisur seanca gjyqësore në GJKKO për dosjen “Partizani”.

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se vetëm Jamarbër Malltezi është prezent nga të pandehurit, të tjerët përfaqësohen nga avokatët.
    Avokati Genc Gjokutaj siç raporton Anila Hoxha deklaroi se kërkon pavlefshmëri të akteve.
    “Kërkojmë konstatim të pavlefshmërisë absolute të vendimit për marrjen të pandehur, komunikimin e akuzës dhe çdo akt që rrjedh prej tij.
    Prokuroria ka kaluar kompetencat kushtetuese, duke shprehur opinione. Ngritja e akuzës nuk është kryer në funksion të ushtrimit të kompetencës së saj. Prokuroria nuk ka përfaqësuar interesat e shtetit, por të një force politike, me qëllim mbajtjen në pushtet të saj.
    Prokuroria ka marrë përsipër të vlerësojë cilësinë e qeverisë, që nuk është kompetencë e saj.”, u shpreh ai.
    Kryedemokrati akuzohet se në cilësinë e kryeministrit të kohës, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për ndërtimin e 19 kullave në truallin e ish-kompleksit sportive Partizani. Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash.

    Top Channel

  • ‘Partizani’/ Berisha paraqitet në SPAK, por jo në gjyq! Në GJKKO vetëm Malltezi

    ‘Partizani’/ Berisha paraqitet në SPAK, por jo në gjyq! Në GJKKO vetëm Malltezi

    Sali Berisha

    TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës detyrim paraqitje për aferën Partizani, të vendosur nga gjykata. Po sot në Gjykatën e Posaçme mbahet seanca e radhës me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe tre të tjerët, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina. 
    Edhe pse zbatoi masën e sigurisë detyrim paraqitje në SPAK, Berisha deklaroi se nuk do të marrë pjesë në gjyq. Në deklaratën për mediat pas daljes nga Prokuroria, kreu i PD u shpreh se do të paraqitet në seancë vetëm kur ta këshillojnë avokatët mbrojtës.
    Sali Berisha: Unë nuk e kam zakon të flas në emër të avoketërve të mi. Prandaj mundësisht ç’të jetë pyetje për avokatin, të ja drejtoni avokatit. Kurse unë do të veproj në përputhje me këshillat e avoketëve. Ky është qëndrimi im… … Kur avoketërit të më këshillojnë që unë të jem i pranishëm në sallën e gjyqit, do të shkoj pa asnjë hezitim. Por ka një radhë atje, ka një radhë pune dhe janë gjithë ato dhe ata kur e gjykojnë të arsyeshme unë do të shkoj.
    Në seancën e sotme në GJKKO është paraqitur, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ky i fundit është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
    Në çështjen “Partizani”, Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi SPAK pretendon se gjatë periudhës kur ishte kryeministër, ai favorizoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin në përfitimin e pronës, duke i hapur rrugë përfitimeve të parregullta në vlerë prej 5.4 milionë eurosh nga një biznes ndërtimi. Përveç Berishës dhe Malltezit, të pandehur në këtë dosje janë edhe ortaku i Malltezit, Xhimi Begeja, biznesmeni Fatmir Bektashi dhe financierja Andia Pustina./ZËRI

  • Afera Partizani/ Mbahet seanca e rradhës sot në GJKKO, për Berishën dhe Malltezin

    Afera Partizani/ Mbahet seanca e rradhës sot në GJKKO, për Berishën dhe Malltezin

    Sot, në orën 10:30, mbahet seanca e radhës për aferën Partizani, me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe tre të tjerët, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.
    Në seancën e kaluar, të mbajtur më 21 korrik, avokatët e Berishës dhe Malltezit kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese me argumentin se duan të gjykohen nga një gjykatë e paanshme, pasi sipas tyre, GJKKO është nën kontrollin e SPAK. Sipas tyre, të gjithë gjyqtarët e GJKKO janë të shantazhueshëm.
    Por kjo kërkesë u rrëzua pak ditë më pas, më 28 korrik nga GJKKO. Më herët edhe relatores së trupit gjykues Elsa Ulliri iu refuzua kërkesa për dorëheqje nga çështja nga zv/kryetari i gjykatës. Gjyqtarja kërkoi dorëheqjen me arsyetimin se ka kushërirë demokraten Andia Ulliri.
    Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj, pak ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, dhe pasi u zvarrit për 7 muaj në seancë paraprake. Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
    Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
    Fatmir Bektashi është i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, ortaku i Malltezit dhe trashëgimtari i tokës Xhimi Begeja, dhe financierja Andia Pustina, që merrej me punët financiare dhe ligjore të kompanisë “Homeplan”, akuzohen për pastrim parash.
    Po ashtu, në gjyq për pastrim parash janë dërguar edhe tre kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”.

  • “Kapje e institucioneve nga maxhoranca”, Malltezi denoncon: Peleshi, shërbëtor i Ramës dhe ortak në vjedhjet e Zotos

    “Kapje e institucioneve nga maxhoranca”, Malltezi denoncon: Peleshi, shërbëtor i Ramës dhe ortak në vjedhjet e Zotos

    Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka reaguar pas zgjedhjes së Niko Peleshit në krye të Kuvendit.
    Me një postim në Facebook, Malltezi shkruan se, drejtuesi i komisionin të zgjedhjes së tij e kryesoi deputeti socialist Fadil Nasufi, duke i lidhur të dy me të njëjtën aferë korruptive.‘Çfarë kanë të përbashkët Fadil Nasufi dhe Niko Peleshi?
    Të dy i dhanë qindra mijëra euro Klodian Zotos për matësa uji dixhital inekzistentë! Por edhe kjo vjedhje është intelektuale për shërbëtorin e Edi Ramës’, shkruan Malltezi në një postim në Facebook.
    Afera e matësve të ujit lidhet me kompanitë e Klodian Zotos, një nga të akuzuarit kryesorë në aferën skandaloze të korrupsionit me inceneratorët.
    Sipas opozitës, kontratat për ‘matësa dixhitalë’ janë firmosur nga bashkitë dhe institucionet e drejtuara nga zyrtarë të lartë socialistë, por pajisjet ose nuk janë dorëzuar, ose nuk funksionojnë.
    Tre qytetet kryesore që nënshkruan kontrata me Zoton për këto matësa ishin, Fieri, Berati dhe Korça.
    Malltezi thotë se zgjedhja e Peleshit në krye të Kuvendit konfirmon kapjen e institucioneve nga maxhoranca dhe mbulimin e aferave të rënda korruptive.

  • Malltezi: Peleshi dhe Nasufi kanë të përbashkët mes tyre, fondet që i kanë dhënë Klodian Zotos

    Malltezi: Peleshi dhe Nasufi kanë të përbashkët mes tyre, fondet që i kanë dhënë Klodian Zotos

    Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka reaguar pas zgjedhjes së Niko Peleshit në krye të Kuvendit.

    Me një postim në Facebook, Malltezi shkruan se, drejtuesi i komisionin të zgjedhjes së tij e kryesoi deputeti socialist Fadil Nasufi, duke i lidhur të dy me të njëjtën aferë korruptive.

    ‘Çfarë kanë të përbashkët Fadil Nasufi dhe Niko Peleshi?

    Të dy i dhanë qindra mijëra euro Klodian Zotos për matësa uji dixhital inekzistentë! Por edhe kjo vjedhje është intelektuale për shërbëtorin e Edi Ramës’, shkruan Malltezi në një postim në Facebook.

    Afera e matësve të ujit lidhet me kompanitë e Klodian Zotos, një nga të akuzuarit kryesorë në aferën skandaloze të korrupsionit me inceneratorët.

    Sipas opozitës, kontratat për ‘matësa dixhitalë’ janë firmosur nga bashkitë dhe institucionet e drejtuara nga zyrtarë të lartë socialistë, por pajisjet ose nuk janë dorëzuar, ose nuk funksionojnë.

    Tre qytetet kryesore që nënshkruan kontrata me Zoton për këto matësa ishin, Fieri, Berati dhe Korça.

    Malltezi thotë se zgjedhja e Peleshit në krye të Kuvendit konfirmon kapjen e institucioneve nga maxhoranca dhe mbulimin e aferave të rënda korruptive.

  • Malltezi: Miku i huaj vlerëson rrugën tonë, por ecën në tjetrën. ‘Kukulla’ e Sorosit vetëposhtërohet

    Malltezi: Miku i huaj vlerëson rrugën tonë, por ecën në tjetrën. ‘Kukulla’ e Sorosit vetëposhtërohet

    Në një reagim të fortë në rrjetet sociale, drejtuesi i departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka sulmuar Edi Ramën dhe propagandën e tij për integrimin e Shqipërisë në BE.

    Me një postim në Facebook, Malltezi shkruan se, retorika mashtruese vazhdon, ndërsa Shqipëria është i vetmi vend që nuk përfidon nga fondet e Bashkimit Europian, duke ironizuar deklaratat zyrtare të përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe duke denoncuar dështimet e rënda në menaxhimin e fondeve të huaja.

    Në reagimin e tij, Malltezi rikujton retorikën e njohur të viteve ’80 me batutën ironike të të atit:

    ‘Miku i huaj vlerësoi lart rrugën e ndjekur nga partia dhe populli shqiptar, – duke shtuar, – çudi e madhe, vlerëson shumë rrugën tonë, por për vete ecën nga rruga tjetër’.

    Ai rendit disa prej skandaleve më të bujshme që, sipas tij, kanë ndikuar drejtpërdrejt në ndërprerjen e mbështetjes nga BE:

    Hedhja në kosh e strategjisë për menaxhimin e mbetjeve, ndonëse ishte hartuar me 4 milion euro nga BE.

    Afera e inceneratorëve, ku pretendohet se janë vjedhur 400 milion euro për projekte që nuk ekzistojnë.

    Keqpërdorimi i fondeve IPARD, që çoi në anulimin e të gjitha fondeve të BE për fermerët shqiptarë.

    Sipas Malltezit, Shqipëria është aktualisht i vetmi vend në rajon që nuk përfiton asnjë cent nga fondet europiane, një fakt që ai e cilëson skandaloz dhe pasojë direkte e korrupsionit dhe abuzimit nga qeveria.

    Në fund të reagimit, Jamarbër Malltezi kritikon edhe përfaqësuesen e BE në Shqipëri, Marta Kos, duke e quajtur ‘kukull e Soros’ dhe duke e akuzuar për ‘vetëposhtërim’ përmes deklaratave që, sipas tij, injorojnë realitetin në terren.

  • “Vetëm Shqipëria nuk përfiton nga fondet europiane”, Malltezi sulmon Ramën: ‘Kukull e Sorosit’ në Tiranë

    “Vetëm Shqipëria nuk përfiton nga fondet europiane”, Malltezi sulmon Ramën: ‘Kukull e Sorosit’ në Tiranë

    Në një reagim të fortë në rrjetet sociale, drejtuesi i departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka sulmuar Edi Ramën dhe propagandën e tij për integrimin e Shqipërisë në BE.
    Me një postim në Facebook, Malltezi shkruan se, retorika mashtruese vazhdon, ndërsa Shqipëria është i vetmi vend që nuk përfidon nga fondet e Bashkimit Europian, duke ironizuar deklaratat zyrtare të përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe duke denoncuar dështimet e rënda në menaxhimin e fondeve të huaja.
    Në reagimin e tij, Malltezi rikujton retorikën e njohur të viteve ’80 me batutën ironike të të atit:
    ‘Miku i huaj vlerësoi lart rrugën e ndjekur nga partia dhe populli shqiptar, – duke shtuar, – çudi e madhe, vlerëson shumë rrugën tonë, por për vete ecën nga rruga tjetër’.
    Ai rendit disa prej skandaleve më të bujshme që, sipas tij, kanë ndikuar drejtpërdrejt në ndërprerjen e mbështetjes nga BE:
    Hedhja në kosh e strategjisë për menaxhimin e mbetjeve, ndonëse ishte hartuar me 4 milion euro nga BE.
    Afera e inceneratorëve, ku pretendohet se janë vjedhur 400 milion euro për projekte që nuk ekzistojnë.
    Keqpërdorimi i fondeve IPARD, që çoi në anulimin e të gjitha fondeve të BE për fermerët shqiptarë.
    Sipas Malltezit, Shqipëria është aktualisht i vetmi vend në rajon që nuk përfiton asnjë cent nga fondet europiane, një fakt që ai e cilëson skandaloz dhe pasojë direkte e korrupsionit dhe abuzimit nga qeveria.
    Në fund të reagimit, Jamarbër Malltezi kritikon edhe përfaqësuesen e BE në Shqipëri, Marta Kos, duke e quajtur ‘kukull e Soros’ dhe duke e akuzuar për ‘vetëposhtërim’ përmes deklaratave që, sipas tij, injorojnë realitetin në terren.

  • Malltezi: Lana përmbyt Tiranën sepse sulltani Rama e mbingarkoi me betonin e Mond Begos, bregun e saj

    Malltezi: Lana përmbyt Tiranën sepse sulltani Rama e mbingarkoi me betonin e Mond Begos, bregun e saj

    Përmbytjet e sotme në zonën Lanës, pranë pallatit me Shigjeta, përveç se janë bërë objekte memesh, kanë risjellë në vëmendje një problem të përhershëm, ngushtimin e Lanës dhe dëmtimin e shtratit të saj nga mbindërtimet me beton, duke penguar rrjedhjen natyrale të ujërave, duke i kthyer rrugët dhe oborret e qytetarëve në pishina.

    Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi në një reagim të tij në Facebook, shkruan se, ka mbi 10 vjet që Bashkia e Tiranës ka miratuar Planin e Adaptimeve të Lanës, që parashikonte veprime konkrete për mbrojtjen e qytetit nga përmbytjet, por plani u hodh poshtë nga Rama, duke i hapur rrugë ndërtimeve të pakontrolluara dhe projekteve pa plan të qartë urban.

    Reagimi i Jamarbër Malltezit:

    Përmbytje dhe dalje e Lanës në rrugë nga mbindërtimet me beton dhe ngushtimi i shtratit të Lanës me gryka shishesh.

    Ka 10 vjet që Bashkia ka miratuar Planin e Adaptimeve dhe ka një seri veprimesh të studiuara, shkruara dhe miratuara, por kur Edi Rama bëhet sulltan dhe hodhi poshtë çdo studim, kur Tualet Balla përlan para nga Edmond Bego, në vend që të zbatohej plani dhe të bëheshin meandrinat për Lanën, u veprua e kundërta.

    Tani Lana dhe fekalet i hyjnë deri në shtëpi qytetarëve.