Tag: malltezi

  • Dosja “Partizani”/ Mbahet sot seanca e radhës në GJKKO, a do të paraqitet Berisha?

    Dosja “Partizani”/ Mbahet sot seanca e radhës në GJKKO, a do të paraqitet Berisha?

    Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

    TIRANË-Në Gjykatën e Posaçme mbahet sot seanca e radhës gjyqësore për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe për tre të pandehurit e tjerë për aferën “Partizani”. Vetë Berisha nuk është paraqitur në asnjë seancë, ndërsa është përfaqësuar nga avokatët e tij.
    Kujtojmë se mbrojtësit ligjorë të Berishës dhe Malltezit kërkuan pavlefshmëri absolute të hetimeve, të akteve të marrjes si të pandehur, njoftimit të akuzës, akteve të ekspertimit si dhe të çdo prove të paraqitur nga SPAK. Të njëjtën kërkesë për pavlefshmëri të akteve e parashtruan edhe të pandehurit Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.
    Berisha dhe Malltezi të akuzuar për çështjen “Partizani” kërkuan që të mos gjykohen nga e njëjta trupë gjykuese, pasi sipas tyre, nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri. Bëhet fjalë për trupën gjykuese të përbërë nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj. Sipas tyre, nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri.Ata argumentojnë në kërkesën e tyre se gjyqtarët në fjalë monitorohen apo përgjohen nga SPAK që është palë në këtë proces.
    Por, pas shqyrtimit të pretendimeve, gjyqtari Erjon Çela vendosi mospranimin e kërkesës, duke i hapur rrugë vazhdimit të procesit gjyqësor me të njëjtën trupë gjykuese. 
    Në çështjen “Partizani”, Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi SPAK pretendon se gjatë periudhës kur ishte kryeministër, ai favorizoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin në përfitimin e pronës, duke i hapur rrugë përfitimeve të parregullta në vlerë prej 5.4 milionë eurosh nga një biznes ndërtimi. Përveç Berishës dhe Malltezit, të pandehur në këtë dosje janë edhe ortaku i Malltezit, Xhimi Begeja, biznesmeni Fatmir Bektashi dhe financierja Andia Pustina./ZËRI

  • Ironizon Malltezi: Tani mbetet të dalë Erion Veliaj të deklarojë se ‘partia ime më dënon’..

    Ironizon Malltezi: Tani mbetet të dalë Erion Veliaj të deklarojë se ‘partia ime më dënon’..

    Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka reaguar me një postim në facebook pas vendimit të komisionit të ligjeve të Bashkisë Tiranë që të kalojë në rendin e ditës kërkesa për shkarkimin e Erion Veliajt.
    “Tani mbetët vetëm që të dalë Erion Veliaj të deklarojë, “Partia ime më dënon” dhe kthehemi 45 vjet prapa”, shkruan Malltezi në postimin e tij.
     

  • “Qeveria po flet me videoklipe, jo me programe konkrete”, PD denoncon: Rama emëron një kryebashkiak “pa nivel”…

    “Qeveria po flet me videoklipe, jo me programe konkrete”, PD denoncon: Rama emëron një kryebashkiak “pa nivel”…

    Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka demaskuar kryeministrin Edi Rama, pas emërimit të kryebashkiakut të Cërrikut, Andis Salla në detyrën e Ministrit të Bujqësisë.
    Malltezi përmes një video të publikuar në rrjetin e tij social, facebook, shfaq ministrin e ri të Bujqësisë, i cili jo vetëm që nuk di të artikulohet, por tregon nivelin e ulët të përfaqësimit të këtij dikasteri nga ana e Sallës.
    ‘Këtë e emëroi Ministër Bujqësie. Shihni çfarë niveli! Ka pastruar 12 metra kanal kullues! Arritje! 20 vjet pa u pastru, ndërkohë që pushtetin lokal atje gjithë jetën e ka pas PS’, shkruan Malltezi në mesazhin e tij në facebook, përkrah videos së publikuar.

  • “Një ‘son of the b*tch’ në Shqipëri”/ Shpërthen Malltezi: SHBA nuk i plas fare se çfarë ndodh këtu

    “Një ‘son of the b*tch’ në Shqipëri”/ Shpërthen Malltezi: SHBA nuk i plas fare se çfarë ndodh këtu

    Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe i akuzuar në dosjen “Partizani”, ka lëshuar akuza të forta ndaj administratës së shkuar amerikane gjatë një interviste në emisionin “Puls” nga Bruna Çifligu.
    Malltezi e quajti vendimin për shpalljen “non grata” të Berishës një akt të motivuar nga korrupsioni, duke akuzuar emra të lartë të politikës amerikane. “Non gratat janë dhënë nga një administratë e korruptuar. U korruptuan nga McGonigal, Biden me familjen e tij, dhe Blinken, që është njeriu më i korruptuar i Sorosit,” – deklaroi ai.
    Duke iu referuar rastit të ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, Malltezi tha se roli i tij është fshehur nga Departamenti i Shtetit. “Blinken erdhi në Shqipëri një ditë para shpalljes së vendimit për McGonigal, për të mbështetur Ramën si njeriun e tyre, sepse kishin bërë pisllëqe bashkë,” – shtoi ai.
    Ai sulmoi edhe drejtësinë shqiptare, duke akuzuar kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, për fshehje dosjesh: “Dumani po mban të mbyllura çështje të rënda. Amerika nuk ka tagër dhe as nuk i intereson kush ‘son of the b*tch’ është në Shqipëri. Për sa kohë që nuk i dhemb koka vetë, nuk merr përsipër asgjë.”

  • Malltezi: SHBA nuk i plas fare se çfarë po ndodh këtu

    Malltezi: SHBA nuk i plas fare se çfarë po ndodh këtu

    Kronikë E Martë, 16 Shtator 2025 14:00
    Jamarbër Malltezi ka lëshuar akuza të forta ndaj administratës së shkuar amerikane. Ai e quajti vendimin për shpalljen “non grata” të Berishës një akt të motivuar nga korrupsioni, duke akuzuar emra të lartë të politikës amerikane. ”Non-gratat janë dhënë nga një administratë e korruptuar. U korruptuan nga McGonigal, Biden me familjen e tij, dhe Blinken, që është njeriu më i korruptuar i Sorosit”,-tha në ”A2cnn”
    Duke iu referuar rastit të ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, Malltezi tha se roli i tij është fshehur nga Departamenti i Shtetit. ”Blinken erdhi në Shqipëri një ditë para shpalljes së vendimit për McGonigal, për të mbështetur Ramën si njeriun e tyre, sepse kishin bërë pisllëqe bashkë”.
    Ai sulmoi edhe drejtësinë shqiptare, duke akuzuar kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, për fshehje dosjesh. ”Dumani po mban të mbyllura çështje të rënda. Amerika nuk ka tagër dhe as nuk i intereson kush ‘son of the b*ch’ është në Shqipëri. Për sa kohë që nuk i dhemb koka vetë, nuk merr përsipër asgjë”.

  • Në gjurmët e vjehrrit, Malltezi sulmon Gjokën: Vendim burgosje, falsifikim formularësh, mashtrime për të ardhurat…

    Në gjurmët e vjehrrit, Malltezi sulmon Gjokën: Vendim burgosje, falsifikim formularësh, mashtrime për të ardhurat…

    Jamarbër Malltezi, i akuzuar në dosjen “Partizani”, i ftuar në “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN, deklaroi se “vendimet e gjyqtares Irena Gjoka duhen rrëzuar”, pasi, sipas tij, ajo “është delinkuente 4-fish”.
    “Që para dy vitesh, ne kemi thënë që Irena Gjoka nuk përmbushte kushtet për të qenë gjyqtare. Asokohe, ne kishim pretendimin vetëm për konflikt interesi të saj. Nuk dinim historitë e tjera. Disa javë më pas u bënë të njohura dy dëbimet e Irena Gjokës nga Greqia, të cilat e vinin në kushtet e ndërprerjes së mandatit të magjistratit”, tha fillimisht Malltezi.
    Ai shtoi se “KLGJ-ja, në vend që të bënte hetime të thelluara, nxori një vendim që e merrte në mbrojtje Irena Gjokën”.
    “Kanë dalë raste skandaloze të keqpërdorimit, derisa mbërritëm në daljen e vendimit të dënimit me burg të Irena Gjokës në Greqi. Ky fakt erdhi edhe me vulë apostile. Të gjitha këto tregojnë qartazi që Irena Gjoka nuk përmbushte kushtet për të qenë magjistrate. Të gjitha vendimet e hetimit janë nul sepse janë marrë nga një person që nuk plotësonte kushtet për të qenë gjyqtare. Automatikisht, të gjitha ato vendime duhen rrëzuar”, shtoi më tej Malltezi.
    “Irena Gjoka është delinkuente 4-fish. Ka dy vendime dëbimi nga Greqia, ka vendim burgosje nga Greqia, ka falsifikim të formularëve të dekriminalizimit dhe ka mashtrim sa i përket të ardhurave”, u shpreh Jamarbër Malltezi.

  • “SHBA nuk i plas fare se çfarë ndodh këtu”/ Reagon ashpër Malltezi: McGonigal mbështet Ramën si njeriun e tyre, sepse..

    “SHBA nuk i plas fare se çfarë ndodh këtu”/ Reagon ashpër Malltezi: McGonigal mbështet Ramën si njeriun e tyre, sepse..

    Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe i akuzuar në dosjen “Partizani”, ka lëshuar akuza të forta ndaj administratës së shkuar amerikane gjatë një interviste televizive.
    Malltezi e quajti vendimin për shpalljen “non grata” të Berishës një akt të motivuar nga korrupsioni, duke akuzuar emra të lartë të politikës amerikane. “Non gratat janë dhënë nga një administratë e korruptuar. U korruptuan nga McGonigal, Biden me familjen e tij, dhe Blinken, që është njeriu më i korruptuar i Sorosit,” – deklaroi ai.
    Duke iu referuar rastit të ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, Malltezi tha se roli i tij është fshehur nga Departamenti i Shtetit. “Blinken erdhi në Shqipëri një ditë para shpalljes së vendimit për McGonigal, për të mbështetur Ramën si njeriun e tyre, sepse kishin bërë pisllëqe bashkë,” – shtoi ai.

  • Dosja “Partizani”/ Nis gjyqi në GJKKO, Berisha nuk paraqitet

    Dosja “Partizani”/ Nis gjyqi në GJKKO, Berisha nuk paraqitet

    Ka nisur seanca gjyqësore në GJKKO për dosjen “Partizani”. Mësohet se vetëm Jamarbër Malltezi është prezent nga të pandehurit, të tjerët përfaqësohen nga avokatët.
    Avokati Genc Gjokutaj siç raporton Anila Hoxha deklaroi se kërkon pavlefshmëri të akteve. “Kërkojmë konstatim të pavlefshmërisë absolute të vendimit për marrjen të pandehur, komunikimin e akuzës dhe çdo akt që rrjedh prej tij”, u shpreh ai.
    Kryedemokrati akuzohet se në cilësinë e kryeministrit të kohës, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për ndërtimin e 19 kullave në truallin e ish-kompleksit sportive Partizani. Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash.

  • Dosja ‘Partizani’ sot në GJKKO, seanca shtyhet për në 29 shtator. Zbardhet arsyeja

    Dosja ‘Partizani’ sot në GJKKO, seanca shtyhet për në 29 shtator. Zbardhet arsyeja

    Nisi sot seanca gjyqësore në GJKKO për dosjen “Partizani”.
    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se vetëm Jamarbër Malltezi ishte prezent nga të pandehurit, të tjerët përfaqësohen nga avokatët.
    Avokati Genc Gjokutaj deklaroi se kërkon pavlefshmëri të akteve.
    “Kërkojmë konstatim të pavlefshmërisë absolute të vendimit për marrjen të pandehur, komunikimin e akuzës dhe çdo akt që rrjedh prej tij.
    Prokuroria ka kaluar kompetencat kushtetuese, duke shprehur opinione. Ngritja e akuzës nuk është kryer në funksion të ushtrimit të kompetencës së saj. Prokuroria nuk ka përfaqësuar interesat e shtetit, por të një force politike, me qëllim mbajtjen në pushtet të saj.
    Prokuroria ka marrë përsipër të vlerësojë cilësinë e qeverisë, që nuk është kompetencë e saj.”, u shpreh ai.
    Avokati i Jamarbër Malltezi deklaroi: Kërkojmë pavlefshmëri absolute të akteve, akuza e Malltezit pa asnjë bazë ligjore. Malltezi akuzohet për 2 vepra penale: korrupsioni pasiv, nuk ka lidhje fare me të, Malltezi nuk ka pasur kurrë funksion të tillë. Akuza e dytë e pastrimit të produkteve të veprës penale, që gjithashtu nuk ka të bëjë fare.
    Kërkojmë gjithashtu pavlefshmëri të vendimeve gjyqësore të marra gjatë hetimeve paraprake, të marra nga një person që nuk ka as titullin magjistrate.
    Pas disa orësh në sallë, seanca u shtu për në 29 shtator ora 11.
    Siç raporton gazetarja e TCH Anila Hoxha, gjykata pranoi kërkesën e avokatit Sokol Hazizaj, për të përgatitur kërkesat paraprake për Homeplan dhe vendosi të vijojë procesin pas 2 javësh, më 29 shtator ora 11:00.

  • Dosja “Partizani” në GJKKO, avokatët e Jamarbër Malltezit kërkojnë pavlefshmëri të akteve: Akuzat ndaj tij janë pa baza

    Dosja “Partizani” në GJKKO, avokatët e Jamarbër Malltezit kërkojnë pavlefshmëri të akteve: Akuzat ndaj tij janë pa baza

    Ka nisur sot në Gjykatën e Posaçme seanca për dosjen “Partizani”, ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

    Berisha nuk u paraqit sot në seancë ndërsa u shpreh më herët se vendimi për të qenë ose jo në seanca, do të varet nga ajo që do t’i propozojnë avokatët e tij.
    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha e cila po ndjek nga afër procesin, bën me dije se Malltezi mori pjesë në seancën ndaj tij, ku përmes avokatëve kërkoi pavlefshmëri absolute të akteve, duke theksuar se akuzat ndaj tij janë pa bazë ligjore.
    Ndërkohë Malltezi ka kërkuar praninë e medias për të ndjekur procesin
    “Të sjellin kamerat dhe të filmojnë çdo zhvillim të procesit gjyqësor”, tha ai.
    “Kërkojmë pavlefshmëri absolute të akteve, akuza e Malltezit pa asnjë bazë ligjore. Malltezi akuzohet për 2 vepra penale: korrupsioni pasiv, nuk ka lidhje fare me të, Malltezi nuk ka patur kurrë funksion të tillë. Akuza e dytë e pastrimit të produkteve të veprës penale, që gjithashtu nuk ka të bëjë fare.
    Kërkojmë gjithashtu pavlefshmëri të vendimeve gjyqësore të marra gjatë hetimeve paraprake, të marra nga një person që nuk ka as titullin magjistratë”, kanë deklaruar avokatët e tij.

    Top Channel