Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi është paraqitur në GJKKO për seancën e radhës për dosjen ”Partizani”.
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillohet sot seanca në themel për dosjen e njohur si “Partizani”, ku i pandehur është kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në këtë çështje janë të pandehur gjithsej pesë persona: ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, si dhe Andia Pustina dhe Xhimi Begeja.
Çështja do të gjykohet nga magjistratja Elsa Ulliri, e cila u përzgjodh pas hedhjes së shortit.
Anëtarë të trupës gjykuese janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloi.
Prokuroria ka ngritur ndaj Berishës akuzën për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.
Ndërsa ndaj Jamarbër Malltezit rëndojnë akuzat për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.
Tre të pandehurit e tjerë, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina, akuzohen për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, lidhur me veprimtarinë e kompanisë “Homeplan”.
Tag: malltezi
-

‘Dosja Partizani’/ Malltezi mbërrin në GJKKO, zbardhen detajet nga procesi
-

“Ti dhe Berisha jeni lapangjoz”/ Qytetari nuk kursen dhëndrin Malltezi para GJKKO-së: Po vjehrri yt ka vjedhur gjë?
Një qytetar ka debatuar me dhëndrin e Sali Berishës në hyrje të GJKKO, ku ai po paraqitej si i pandehur për gjyqin e aferës së Partizanit.
Në hyrje të GJKKO, Malltezi u shfaq me një pankartë ku sulmonte ish-ambasadoren e BE në Tiranë dhe zv.kryeministren Belinda Balluku, si të korruptuara, ndërsa sulmoi edhe prokurorët e SPAK, duke i quajtur lapangjozë.
“120 milionë euro për 0 kw energji, hajdutët vijojnë punën se lolot e Edi Ramës mbrojnë vjedhjet”, shkruhej në pankartën e Malltezit.
Por, një qytetar para derës së GJKKO nuk e kurseu Malltezin duke i kujtuar vjedhjet që ka bërë vjehrri i tij, Sali Berisha.
Qytetari: Po yt vjehrr ka vjedhur gjë?
Malltezi: Më fal…
Qytetari: Po yt vjehrr ka vjedhur?
Malltezi: Po ta gjenin këta lapangjozët….
Qytetari: Je edhe ti lapangjoz me vjehrrin tënd -

‘Irena Gjoka u qëlluar për ta vrarë’/ Malltezi: Kjo nuk është gjuhë sulmuese, por fakte të injoruara nga shteti
Jamarbër Malltezi, i ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, ka folur edhe për gjuhën sulmuese ndaj trupërs së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të dënuar në publik pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.
Malltezi solli në vëmendje një tjetër fakt të rëndë në lidhje me të kaluarën e gjyqtares Irena Gjoka, e cila është qëlluar para 20 vitesh për ta vrarë, pasi bënte ryshfet me palët në gjyq.
‘Irena Gjoka, para 20 vitesh e kanë qëlluar për të vrarë sepse ishte delinkuente që në atë kohë. Mori plumbin roja i gjykatës që e mbrojti por ajo që në atë kohë ishte delinkuente. Gjuha e dhunës ndaj Irena Gjokës, meriton çdo gjë, pasi të vjen me vendim 2 herë nga Greqia që është e dënuar dhe nuk veprohet ndaj Irena Gjokës, çfarë mund të ketë aty? Kjo nuk është gjuhë sulmuese por fakte, ti si shtet i injoron faktet që të vijnë nga shteti grek, atëherë nuk duhe të flasim ne?’, theksoi Malltezi.
19:38-19:44
Malltezi: Irena Gjoka, para 20 vitesh e kanë qëlluar për të vrarë sepse ishte delinkuente që në atë kohë. Mori plumbin roja i gjykatës që e mbrojti por ajo që në atë kohë ishte delinkuente. Gjuha e dhunës ndaj Irena Gjokës, meriton çdo gjë, pasi të vjen me vendim 2 herë nga Greqia që është e dënuar dhe nuk veprohet ndaj Irena Gjokës, çfarë mund të ketë aty? Kjo nuk është gjuhë sulmuese por fakte, ti si shtet i injoron faktet që të vijnë nga shteti grek, atëherë nuk duhe të flasim ne?
Irena Gjokës nuk i hyri gjemb në këmbë nga kjo por i ndodhi kur vinte ryshfete me palët.
Kjo lejon vetëgjyqësinë sepse është një drejtësi e munguar.
Reforma në drejtësi u bë e njëkahshme. Drejtuese e vetingut ishte motra e Belinda Ballukut, a mund të jetë e besueshme kjo drejtësi?
Një rast tjetër. Ulsi Manja në fushatë elektorale me bluze logo të PS në 2017 në Paskuqan, dhe personi ngjitur me të, Ulsi Manja e bën hetues në BKH.
Këtë e kanë përdorur prokurorët në 90% të rasteve kundër Sali Berishës.
A mund të kemi besim te kjo drejtësi?
Tani kemi 120 milionë euro të vjedhura nga populli më i varfër i Europës. Këto dy zonjat sollën 2 anije, këto anije kanë prodhuar 0 energji, ne kemi paguar 120 milionë euro. Këta këtu prokurorët e SPAK gjoja do e hetojnë. Ku kanë shkuar 120 milionë euro, a ka ndonjë përgjigje? A jep besueshmëri kjo drejtësi?
-

Afera ‘Partizani’, Berisha paraqitet sot në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje
Kreu i PD-së, Sali Berisha do të paraqitet sot, në orën 09:30, në SPAK në kuadër të masës “detyrim paraqitje” për aferën Partizani. Në gjyqin për këtë aferë, dosje e cila kaloi për gjykim më 19 maj, Berisha nuk është paraqitur asnjëherë deri më tani, por është përfaqësuar nga avokatët e tij.
Të pandehur bashkë me Berishën, është marrë edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi si dhe tre të tjerë, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina. Seanca e radhës e gjyqit është shtyrë për më 13 tetor për shkak se avokatët e të pandehurve kanë kërkuar pavlefshmëri të akteve të SPAK.
Berisha akuzohet se, gjatë kohës kur mbante postin e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete për miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, nga të cilat ka përfituar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, në ndërtimin e pallateve mbi truallin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij. Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash.
Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ortaku i Malltezit dhe trashëgimtari i tokës Xhimi Begeja, dhe financierja Andia Pustina, që merrej me punët financiare dhe ligjore të kompanisë “Homeplan”, akuzohen për pastrim parash.
Po ashtu, në gjyq për pastrim parash janë dërguar edhe tre kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”. -

“Korrupsion i përhapur në të gjithë qeverinë”/ Malltezi hedh akuza të rënda: Rama pastron paratë e narkosit
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka akuzuar prokurorët dhe gjyqtarët e reformës në drejtësi si kukulla të Soros.
Në reagimin e tij për mediat jashtë GJKKO-së ku po do mbahej seanca e radhës për dosjen ‘Partizani’, Malltezi u ndal te raporti i fundit i publikuar nga DASH për Shqipërinë, ku dënohej korrupsioni masiv i përhapur në qeveri dhe drejtësi.
Gjitashtu Malltezi theksoi se në raportin e DASH Edi Rama akuzohet se ka nxjerrë ligje nominative për klientët e tij.
Malltezi: Që mashtroi duke falsifikuar dokument shërbimeve sikur gjoja Hunter Biden nuk kishte pasur laptop. Pra kur arriti të mashtronte Kongresin dhe të gjithë popullin amerikan imagjino si i kishte lolot e Soros. Kjo kukull nuk është më dhe bashkë me barin e saj e mori me vete. Kjo kukulla vinte përherë këtu dhe i rreshtonte prokurorët dhe gjyqtarët e Soros sikur të ishin birrila. Pa pikë respekti dhe dinjiteti për veten e tyre. Kjo kukulla u qërua bashkë me barin e saj.
Kemi një lajm të dytë nga Amerikan që erdhi dje, klima e biznesit në Shqipëri. Çfarë tha?
Korrupsion i përhapur në të gjithë qeverinë dhe në të gjithë gjyqësorin. Pra u bë reforma në drejtësi dhe u shtua korrupsioni. Ky ishte përfundimi i reformës Soros në drejtësi. Soros është i hetuar në vendin e tij dhe duhet të hetohet dhe në Shqipëri. Të gjithë lolot e Soros nuk e kanë vendin në drejtësi, por duhet të përballen me drejtësinë.
E dyta, pastrim masiv i parave të narkosit në kullat që i jep Edi Rama. Edi Rama ka shkelur Kushtetutën, ka marrë të gjitha lejet, i ka zeruar të gjithë kryetarët e bashkive që të japë vetë leje dhe të ndajë paratë me narkotrafikantët.
Së treti, ky raport thotë që Edi Rama ka nxjerrë ligje nominative për klientët e vetë. Të gjitha këto janë sinjale që kanë ardhur vetëm 4 ditët e fundit nga Amerika. -

Dosja “Partizani”/ Malltezi kërkon praninë e mediave gjatë të gjithë seancës, GJKKO nuk i lejon
Në seancën gjyqësore të së hënës për dosjen “Partizani”, ku i pandehur është Jamarbër Malltezi, mediat kishin shprehur interesin për të ndjekur të gjithë zhvillimin e seancës, kërkesë për të cilën vetë Malltezi ishte shprehur dakord.
Megjithatë, GJKKO vendosi të rrëzojë kërkesën për regjistrim, duke lejuar vetëm filmimin e momenteve të nisjes së seancës, siç është praktika e zakonshme në shumicën e proceseve gjyqësore. Malltezi reagoi pas vendimit, duke e kundërshtuar vendimin e gjykatës dhe duke theksuar se qëllimi i kërkesës së tij ishte transparenca e plotë, dhe jo krijimi i një efekti mediatik të njëanshëm.
“Kam bërë kërkesë që të regjistrohet e gjithë seanca, për të pasur një proces sa më transparent dhe të dëgjohen qëndrimet e të gjitha palëve. Gjykata e rrëzoi këtë kërkesë, duke lejuar vetëm regjistrimin e fillimit të seancës. Unë nuk mund të lejoj që të filmohen vetëm pamje sa për show. Po të jepej mundësia për të parë të gjithë seancën, do ta kuptonit që gjykata dhe prokuroria janë bërë lepe-peqe”, u shpreh Malltezi.
Procesi ndaj Malltezit vijon në kuadër të hetimeve për çështjen e pronave të ish-klubit sportiv “Partizani”, ndërkohë që mbrojtja këmbëngul për transparencë të plotë dhe publikim të gjerë të çdo zhvillimi gjyqësor. -

Dosja “Partizani”, regjistrimi i seancës nga mediat përplas Malltezin me togat e zeza
Në gjyqin për dosjen “Partizani” mediat kishin shfaqur interes për ta regjistruar të plotë seancën, ku kishte shprehur dakordësi edhe Jamarbër Malltezi.
Gjykata vendosi që të mos e pranojë këtë kërkesë duke dhënë miratim vetëm për regjistrim të planeve të nisjes së seancës. Por Malltezi e kundërshtoi këtë duke theksuar që kërkesa e tij ishte për transparencë të plotë të procesit dhe jo për show.
“Kam bërë kërkesë që të regjistrohet e gjithë seanca, për të patur një proces sa më transparent dhe të dëgjohen qëndrimet e të gjitha palëve. Por gjykata e ka rrëzuar këtë kërkesë duke vendosur që mund të lejohet vetëm regjistrimi i fillimit të seancës. Unë nuk mund ta lejoj këtë që të regjistrohen pamje sa për show. Po të jepej e gjitha do të kuptohej që gjykata dhe prokuroria janë bërë ‘leqe-peqe’”, tha Malltezi.
Prej orës 11:00 ka nisur në GJKKO seanca e radhës gjyqësore për kryedemokratin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurit e tjerë për aferën “Partizani”.
Në seancën e kaluar, ekipi ligjor i Berishës dhe Malltezit kërkoi pavlefshmëri absolute të hetimeve, të akteve të marrjes si të pandehur, njoftimit të akuzës, akteve të ekspertimit si dhe të çdo prove të paraqitur nga SPAK.
Berisha nuk ishte i pranishëm në seancë gjyqësore, por u paraqit në ambientet e SPAK-ut në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Nga aty lideri i opozitës sulmoi prokurorinë dhe drejtuesin e saj, Altin Dumani e akuzoi si puçist që fle mbi dosjet e krimit. -

Malltezi: Lolot e Soros nuk e kanë vendin në drejtësi! Korrupsion masiv… Rama pastron paratë e narkosit
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka akuzuar prokurorët dhe gjyqtarët e reformës në drejtësi si kukulla të Soros.
Në reagimin e tij për mediat jashtë GJKKO-së ku po do mbahej seanca e radhës për dosjen ‘Partizani’, Malltezi u ndal te raporti i fundit i publikuar nga DASH për Shqipërinë, ku dënohej korrupsioni masiv i përhapur në qeveri dhe drejtësi.
Gjitashtu Malltezi theksoi se në raportin e DASH Edi Rama akuzohet se ka nxjerrë ligje nominative për klientët e tij.
Malltezi: Që mashtroi duke falsifikuar dokument shërbimeve sikur gjoja Hunter Biden nuk kishte pasur laptop. Pra kur arriti të mashtronte Kongresin dhe të gjithë popullin amerikan imagjino si i kishte lolot e Soros. Kjo kukull nuk është më dhe bashkë me barin e saj e mori me vete. Kjo kukulla vinte përherë këtu dhe i rreshtonte prokurorët dhe gjyqtarët e Soros sikur të ishin birrila. Pa pikë respekti dhe dinjiteti për veten e tyre. Kjo kukulla u qërua bashkë me barin e saj.
Kemi një lajm të dytë nga Amerikan që erdhi dje, klima e biznesit në Shqipëri. Çfarë tha?
Korrupsion i përhapur në të gjithë qeverinë dhe në të gjithë gjyqësorin. Pra u bë reforma në drejtësi dhe u shtua korrupsioni. Ky ishte përfundimi i reformës Soros në drejtësi. Soros është i hetuar në vendin e tij dhe duhet të hetohet dhe në Shqipëri. Të gjithë lolot e Soros nuk e kanë vendin në drejtësi, por duhet të përballen me drejtësinë.
E dyta, pastrim masiv i parave të narkosit në kullat që i jep Edi Rama. Edi Rama ka shkelur Kushtetutën, ka mërrë të gjitha lejet, i ka zeruar të gjithë kryetarët e bashkive që të japë vetë leje dhe të ndajë paratë me narkotrafikantët.
Së treti, ky raport thotë që Edi Rama ka nxjerrë ligje nominative për klientët e vetë. Ligje nominative qoftë për investimet strategjike, qoftë për Bolinon qoftë për vëllain e vetë.
Të gjitha këto janë sinjale që kanë ardhur vetëm 4 ditët e fundit nga Amerika.
-

Gjyqi për aferën Partizani, GJKKO nuk lejon mediat të regjistrojnë të plotë seancën
Në gjyqin për dosjen “Partizani” mediat kishin shfaqur interes për ta regjistruar të plotë seancën, ku kishte shprehur dakordësi edhe Jamarbër Malltezi. Gjykata vendosi që të mos e pranojë këtë kërkesë duke dhënë miratim vetëm për regjistrim të planeve të nisjes së seancës. Por Malltezi e kundërshtoi këtë duke theksuar që kërkesa e tij ishte për transparencë të plotë të procesit dhe jo për show
“Kam bërë kërkesë që të regjistrohet e gjithë seanca, për të patur një proces sa më transparent dhe të dëgjohen qëndrimet e të gjitha palëve. Por gjykata e ka rrëzuar këtë kërkesë duke vendosur që mund të lejohet vetëm regjistrimi i fillimit të seancës. Unë nuk mund ta lejoj këtë që të regjistrohen pamje sa për show. Po të jepej e gjitha do ta kuptonit që gjykata dhe prokuroria janë bërë leqe-peqe”, u tha Malltezi-gazetarëve. -

Berisha dhe Malltezi në GJKKO, mbahet sot seanca e radhës për dosjen “Partizani”
Duke nisur nga ora 11:00 në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet ditën e sotme seanca e radhës gjyqësore për kryedemokratin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurit e tjerë për aferën “Partizani”.
Në seancën e kaluar, ekipi ligjor i Berishës dhe Malltezit kërkoi pavlefshmëri absolute të hetimeve, të akteve të marrjes si të pandehur, njoftimit të akuzës, akteve të ekspertimit si dhe të çdo prove të paraqitur nga SPAK.
Berisha nuk ishte i pranishëm në seancë gjyqësore, por u paraqit në ambientet e SPAK-ut në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Nga aty lideri i opozitës sulmoi prokurorinë dhe drejtuesin e saj, Altin Dumani e akuzoi si puçist që fle mbi dosjet e krimit.