Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, në një intervistë në edicionin e lajmeve në SYRI TV, foli rreth situatës aktuale mjedisore dhe menaxhimit të mbetjeve, duke e cilësuar atë si “pasojë të një vjedhjeje marramendëse” dhe “kronikë të një krize të paralajmëruar”.
Malltezi akuzoi qeverinë se ka keqmenaxhuar që në fillim projektet e inceneratorëve, duke i kthyer ato në burim ndotjeje dhe korrupsioni. Ai tha se tarifat për trajtimin e mbetjeve në Tiranë janë trefishuar, duke arritur në 29 euro për ton, ndërkohë që incenerimi nuk ekziston.
Sipas tij, Sharra është kthyer në një “bombë ekologjike”, ndërsa kapacitetet e Elbasanit dhe Fierit janë tejkaluar. Malltezi shtoi se qeveria ka falimentuar ricikluesit duke u dhënë monopole klientëve të saj dhe duke e kthyer sistemin e menaxhimit të mbetjeve në një aferë të pastër korruptive.
Në përfundim, ai theksoi se “qeveria vetëm vjedh dhe kalon nga një emergjencë në tjetrën”, ndërsa qytetarët vazhdojnë të paguajnë koston e vjedhjes së shekullit.
Jamambër Malltezi: Kjo është kronikë e një krize të paralajmëruar, ose pasojat e një vjedhje marramendëse. Vjedhja e shekullit, këto pasoja mund të kishte, s’mund të ketë pasoja të tjera. Çfarë ka ndodhur është një, keqmenaxhim i të gjithë situatës, që nga dita e parë kur këto i lindi ideja për të vjedhur duke mos bërë asgjë, dhe deri në ditët e fundit. Për fat të keq nuk u ndalën dhe kur u zbulua që këtu kishin bënin me një aferë kriminale, vjedhje masive, nuk u ndalua. Dhe sot e kësaj dite ne vazhdojnë të na vjedhë qeveria.
Një, një moment zoti Paruca, mendoni pak. A e dini që neve në Tiranë sot paguajmë 29 euro, saqë ishte tarifa qoftë për lendfillimin, qoftë për incenerimin. Po incenerim nuk ka. Pra pse shkoi tarifa nga 12 në 29 euro, pra gati tre herë, trefish? Çfarë po ndodh me këto para? Po vidhemi ne si qytetarë, po i vjedh Edi Rama me bandën e tij të hajdutëve. Pra, nuk është gjë e re, kur vetëm vjedh dhe nuk mendon zgjidhje, të gjitha, të gjithë variantet pastaj ngelin utopira. Këto duhet të ishin menduar me kohë. Duhet të kishim, qeveria duhet të kishte ndarë ekspertizën, ekspertët, grupin e ekspertëve për të gjithë këto situata.
Për fat të keq nuk e bëri asnjë nga këto. Tani qeveria thjesht vjedh dhe hidhet nga një situatë emergjence në një situatë tjetër emergjence. Duhet të kemi parasysh që jo vetëm Elbasani dhe Fieri që janë përtej kapaciteteve të tyre dhe janë burime ndotëse tani, nuk ka më asgjë, por dhe Tirana, Sharra në Tiranë është burim ndotës. Sharra është një bombë ekologjike. Për fat të keq kapacitetet e Sharrës janë ezauruar tashmë, sepse nuk bëhet asnjë lloj riciklimi. Sepse dhe riciklimin, edhe dherat dhe gjithçka, për fat të keq Edi Rama ja dha monopol dy Klodianëve.
Pra, duke mos bërë asnjë nga ato dhe ato i rritën çmimet dhe për ricikluesit. Për fat të keq, kështu që i përzunë dhe riciklusit, i falimentuan. Pra është një kronikë e një krize të paralajmëruar dhe një pasoje e një vjedhje babëzie. Për fat të keq shqiptarët do vazhdojnë të vidhen. Po të kemi parasysh dhe ky tender që kishte dalë ishte tender 600.000 eurosh, pra i paracaktuar. Pse do ishte i paracaktuar dhe kush e paracaktoi? Ka shumë shumë pikëpyetje. Po të kemi parasysh që për çdo tender që është mbi 500.000 euro, Banka Botërore bën tender me dy faza. Fazë e parë shprehje interesi, fazë e dytë vlerësimi teknik, fazë e tretë vlerësimi i projekteve financiare. Pra për fat të keq këto paratë i kanë, domethënë, i kanë, i kanë qindra mijëra eurove, i kanë si të ndara. Po vjedhin çdo ditë dhe për fat të keq nuk mbajnë absolutisht asnjë lloj përgjegjësie.









