Tag: mallrave

  • FIER/ Po transportonin karburant kontrabandë, arrestohen dy persona në Fier, një tjetër në kërkim

    FIER/ Po transportonin karburant kontrabandë, arrestohen dy persona në Fier, një tjetër në kërkim

    Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Liquid”, duke goditur një rast të kontrabandës me lëndë hidrokarbure.

    Dy persona të identifikuar si Blertian Dulaj dhe Mario Margilaj janë arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi u kapën duke transportuar dhe magazinuar karburant të dyshuar të kontrabanduar, pa dokumentacionin përkatës.

    Operacioni është zhvilluar në kuadër të luftës kundër krimeve ekonomike dhe financiare.

    Fier

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Liquid”. Goditet 1 rast në fushën e kontrabandës së mallrave.  

    Magazinonin dhe tregtonin lëndë hidrokarbure të dyshuara të kontrabanduara, vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.  

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Liquid”. 

    Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin rrugor “Fier-Mbrostar”, autobotin me drejtues shtetasin B. D., i cili po transportonte lëndë hidrokarbure, të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës. 

    Nga veprimet hetimore rezultoi se autoboti ishte ngarkuar me lëndë hidrokarbure në një ambient në pronësi të shtetasit M. M. dhe se do të magazinohej në një ambient në pronësi të shtetasit E. R.   

    Në përfundim të veprimeve: 
    -u arrestuan në flagrancë shtetasit B. D., 49 vjeç, banues në Patos dhe M. M., 58 vjeç, banues në Fier;  
    -u shpall në kërkim shtetasi E. R., 34 vjeç, banues në Fier. 

    Autoboti dhe lënda hidrokarbure u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, “Ruajtja dhe magazinimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.   

    #angazhimpërkushtimsakrificë
    #tëvendosurkundërkrimit
    #nëçdoskajtëvendit🇦🇱
    #nëshërbimtëqytetarëve

  • S’ka më veshje imitim të firmave luksoze në Shqipëri- Kushte edhe për bagazhet e qytetarëve

    S’ka më veshje imitim të firmave luksoze në Shqipëri- Kushte edhe për bagazhet e qytetarëve

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Tregtarët, si dhe qytetarët që tentojnë të fusin në Shqipëri produkte të falsifikuara të markave luksoze do të bllokohen në pikat doganore. Ligji i ri ka hyrë në fuqi më 16 gusht forcon mbrojtjen e markave tregtare, në përputhje me standardet e BE-së.
    Në zbatim të ligjit Dogana Shqiptare ndalon importin/eksportin e mallrave që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale dhe merr masa kundër mallrave false. Pra çdo mall që vjen i stampuar me logo të firmave të mëdha botërore, siç janë Gucci, Armani, Louis Vuitton, Hermes, etj por që është imitim dhe jo prodhim zyrtar i këtyre kompanive, do të bllokohen në doganë, ndërsa do të ndalohen personat që tentojnë t’i fusin në Shqipëri.
    Ndërkohë udhëtarët që vijnë në Shqipëri përmes rrugëve ajrore, tokësor edhe detare,  lejohen të kenë në bagazhin personal vetëm mallra jo-tregtare, brenda limiteve duty free dhe pa tregues të dyshimtë.
    Kjo pritet të jetë një goditje për firmat që imitojnë këto kompani dhe tregtarët që deri më tani importonin pa kriter këto mallra jo cilësore, duke i shitur me çmime të lira në treg.
    Roli i Doganës Shqiptare
    Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka një rol thelbësor në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, duke qenë në vijën e parë të kontrollit të qarkullimit ndërkufitar të mallrave. Në përputhje me ligjet e reja dhe dispozitat e Kodit Doganor, Dogana Shqiptare:
    -Parandalon importin dhe/ose eksportin e mallrave që cenojnë të drejtat e markave tregtare apo patentave.-Zbaton masa ndaluese dhe sekuestroje ndaj mallrave të dyshuara si shkelëse të të drejtave të pronësisë intelektuale.-Bashkëpunon me pronarët e të drejtave dhe autoritetet përkatëse për nxjerrjen jashtë qarkullimit dhe konfiskimin e mallrave të falsifikuara.-Informon dhe këshillon udhëtarët që mallrat pjesë e bagazhit personal lejohen vetëm kur janë të një natyre jo-tregtare, brenda limiteve duty free dhe pa tregues të dyshimtë që lidhen me trafikun tregtar.

  • Tregtia e mallrave të konsumit nxit rritjen ekonomike

    Tregtia e mallrave të konsumit nxit rritjen ekonomike

    Shpenzimet e konsumatorit në Kinë patën rritje të qëndrueshme në periudhën janar- korrik , me shitjet me pakicë të mallrave të konsumit që u rritën me 4.8 për qind në baza vjetore.
    Sipas të dhënave zyrtare të publikuara të premten nga Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS), vetëm në korrik, shitjet me pakicë të mallrave të konsumit u rritën me 3.7 për qind nga një vit më parë në gati 3.88 trilionë juanë (rreth 543.6 miliardë dollarë amerikanë), shkruan “Xinhua”.
    Tregtia e mallrave të konsumit vazhdoi të nxisë rritjen. Ndër shitësit kryesorë me pakicë, shitjet e pajisjeve shtëpiake dhe pajisjeve audio-vizuale u rritën me 28.7 për qind në baza vjetore, ndërsa mobiljet u rritën me 20.6 për qind.
    Shitjet me pakicë online mbetën një pikë e fortë, duke u rritur me 9.2 për qind në baza vjetore në shtatë muajt e parë.
    Shitjet e mallrave fizike online u rritën me 6.3 për qind, duke përbërë gati një të katërtën e shitjeve totale me pakicë.

  • Sa para dhe mallra mund të sillni me vete kur udhëtoni? Ja rregullat e reja doganore

    Sa para dhe mallra mund të sillni me vete kur udhëtoni? Ja rregullat e reja doganore

    Udhëtarët që hyjnë në territorin shqiptar mund të sjellin me vete mallra për përdorim vetjak ose në formë dhurate, pa detyrime doganore, duke respektuar kufijtë e përcaktuar në legjislacionin doganor në fuqi.
    Vlera maksimale e mallrave që mund të përfitojnë nga përjashtimi doganor është 300 euro për udhëtarët që vijnë nëpërmjet rrugëve tokësore, 430 euro për ata që udhëtojnë me rrugë ajrore apo detare dhe 150 euro për udhëtarët nën moshën 15 vjeç.
    Në kuadër të mallrave të lejuara për konsum personal pa taksa doganore përfshihen edhe sasi të kufizuara të produkteve si duhani dhe pijet alkoolike. Konkretisht, udhëtarët mund të sjellin deri në 200 cigare, ose 100 cigarillo, ose 50 puro, ose 250 gramë duhan. Për pijet alkoolike, lejohet të sillet një litër pije me përqindje alkooli më shumë se 22% ose dy litra pije me përqindje më të ulët se 22%, përveç dy litrave verë pa gaz dhe deri në dhjetë litra birrë.
    Gjithashtu, mund lejohen deri në tre kilogramë kafe për përdorim personal. Megjithatë, udhëtarët nën moshën 17 vjeç, nuk përfitojnë nga përjashtimet që lidhen me alkoolin dhe duhanin.
    Në rastet kur udhëtarët sjellin mallra që e tejkalojnë kufirin e lejuar, është e detyrueshme që ato të deklarohen pranë autoriteteve doganore. Për mallrat që nuk kanë karakter tregtar, zbatohet një procedurë e thjeshtuar deklarimi. Autoritetet doganore kanë të drejtën të kontrollojnë bagazhet dhe mallrat e udhëtarëve në çdo moment, për të verifikuar përputhshmërinë me ligjin dhe për të parandaluar futjen e paligjshme të mallrave në territorin shqiptar.
    Këto masa janë vendosur për të siguruar një administrim të drejtë të kufijve dhe për të lehtësuar qarkullimin e udhëtarëve që respektojnë rregullat.

     

  • Rregullat doganore për udhëtarët, ja kufijtë për mallrat personale pa detyrime

    Rregullat doganore për udhëtarët, ja kufijtë për mallrat personale pa detyrime

    Udhëtarët që hyjnë në territorin shqiptar mund të sjellin me vete mallra për përdorim vetjak ose në formë dhurate, pa detyrime doganore, duke respektuar kufijtë e përcaktuar në legjislacionin doganor në fuqi.

    Vlera maksimale e mallrave që mund të përfitojnë nga përjashtimi doganor është 300 euro për udhëtarët që vijnë nëpërmjet rrugëve tokësore, 430 euro për ata që udhëtojnë me rrugë ajrore apo detare dhe 150 euro për udhëtarët nën moshën 15 vjeç.

    Në kuadër të mallrave të lejuara për konsum personal pa taksa doganore përfshihen edhe sasi të kufizuara të produkteve si duhani dhe pijet alkoolike. Konkretisht, udhëtarët mund të sjellin deri në 200 cigare, ose 100 cigarillo, ose 50 puro, ose 250 gramë duhan.

    Për pijet alkoolike, lejohet të sillet një litër pije me përqindje alkooli më shumë se 22% ose dy litra pije me përqindje më të ulët se 22%, përveç dy litrave verë pa gaz dhe deri në dhjetë litra birrë.

    Gjithashtu, mund lejohen deri në tre kilogramë kafe për përdorim personal.
    Megjithatë, udhëtarët nën moshën 17 vjeç, nuk përfitojnë nga përjashtimet që lidhen me alkoolin dhe duhanin.

    Në rastet kur udhëtarët sjellin mallra që e tejkalojnë kufirin e lejuar, është e detyrueshme që ato të deklarohen pranë autoriteteve doganore.

    Për mallrat që nuk kanë karakter tregtar, zbatohet një procedurë e thjeshtuar deklarimi.

    Autoritetet doganore kanë të drejtën të kontrollojnë bagazhet dhe mallrat e udhëtarëve në çdo moment, për të verifikuar përputhshmërinë me ligjin dhe për të parandaluar futjen e paligjshme të mallrave në territorin shqiptar.

    Këto masa janë vendosur për të siguruar një administrim të drejtë të kufijve dhe për të lehtësuar qarkullimin e udhëtarëve që respektojnë rregullat.

  • Mbështetje financiare për programin e tregëtisë së mallrave të konsumit

    Mbështetje financiare për programin e tregëtisë së mallrave të konsumit

    Planifikuesi kryesor ekonomik i Kinës njoftoi të premten se në tetor do të ndahen edhe 69 miliardë juanë të tjerë (rreth 9.65 miliardë dollarë amerikanë) në fonde të obligacioneve të thesarit ultra të gjata speciale, për të mbështetur programin e tregtisë së mallrave të konsumit të vendit, shkruan “Xinhua”.
    Ky do të jetë grupi i katërt dhe i fundit i vitit, sipas Jiang Yi, zyrtar i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës (NDRC), i cili vuri në dukje se vendi ka lëshuar tashmë grupin e tretë të fondeve të obligacioneve të thesarit ultra të gjata speciale në të njëjtën shumë.
    Ministria e Financave, së bashku me NDRC-në, këtë vit kanë caktuar 300 miliardë juanë në fonde të tilla për të mbështetur programin e tregtisë së mallrave të konsumit.
    Performanca ekonomike në gjysmën e parë të vitit tregoi qëndrueshmëri të fortë, me kërkesën e brendshme që kontribuoi me 68.8 për qind në rritjen e PBB-së dhe vazhdoi të shërbente si një forcë lëvizëse për zgjerim, tha zyrtari i NDRC-së, Zhou Chen

  • Ngadalësohet transporti nga ajri në tremujorin e dytë

    Ngadalësohet transporti nga ajri në tremujorin e dytë

    Lëvizja e shtetasve shqiptarë dhe të huaj përmes ajrit është ngadalësuar ndjeshëm në tremujorin e dytë të këtij viti, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.Në tremujorin e dytë 2025, kanë udhëtuar me linja ajrore 3.052.511 pasagjerë nga 2.879.158 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 6,0%.Kjo rritje është shumë më e ngadaltë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur INSTAT raportonte se në tremujorin e dytë 2024, kanë udhëtuar me linja ajrore 2.879.158 pasagjerë nga 1.747.887 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 64,7%.Sipas INSTAT, në transportin ajror gjatë tremujorit të dytë 2025 kanë operuar 29 shoqëri ajrore, nga këto 28 janë shoqëri të huaja dhe 1 shoqëri shqiptare. Në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 110.073 avionë, nga të cilët 83,2% të tyre e zë numri i mbikalimeve.Volumi i mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 798,6 ton, nga të cilat 67,5% janë mallra të hyrë dhe 32,5% janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e dytë 2024, volumi i mallrave paraqitet me rritje 42,4%.Volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) me ajër në tremujorin e dytë 2025 është 583 ton.Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ky tregues është rritur me 2,3 %. Volumi i mallrave të importuara me ajër në tremujorin e dytë 2025 zë 0,02% ndaj volumit gjithsej të mallrave të importuara. Rritje 10% e pasagjerëve në porteNdryshe nga lëvizjet përmes ajrit, lëvizjet përmes porteve janë përmirësuar. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare në vend është 330.630 persona, me rritje prej 10.9% me bazë vjetore.Sipas INSTAT, Porti i Sarandës është porti nga i cili kanë udhëtuar 54,0% e pasagjerëve, ndjekur nga porti i Durrësit me 40,3 % dhe më pas porti i Vlorës me 5,7 %. Ndryshe nga ajri, transporti përmes detit është përshpejtuar, teksa në të njëjtën periudhë të një viti më parë rritja kishte qenë 6.1%.Në Shqipëri operojnë katër porte detare të cilët shërbejnë për transport mallrash: Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe porti i Limjonit (Sarandë). Porti i Durrësit është porti kryesor në vend prej të cilit, gjatë tremujorit të dytë 2025, janë transportuar 93,6% e volumit të mallrave të transportuar me det, ose 2.063 mijë ton mallra.Volumi gjithsej i mallrave të transportuara nga porti i Durrësit është rritur me 1,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Numri i anijeve të hyra dhe të dala nga portet në vend rezulton 276 anije, nga këto 253 anije janë të huaja dhe 23 anije vendase. Numri i anijeve të hyra dhe të dala në porte është rritur me 10,0 %, ku numri anijeve të huaja është rritur me 16,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2024.Portet detare ku kryhet transporti pasagjerëve në vend janë: Porti i Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe porti i Shëngjinit. Lëvizja e pasagjerëve në tremujorin e dytë 2025 është kryer nga porti i Durrësit, Vlorës dhe porti i Sarandës. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • SHBA-të marrin gazin dhe investimet, BE “dorëzon” tregun! Kush buzëqesh në fund?

    SHBA-të marrin gazin dhe investimet, BE “dorëzon” tregun! Kush buzëqesh në fund?

    Artikull i Associated Press – përshtatur në shqip
    Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë shpallur një marrëveshje të gjerë tregtare që vendos tarifa prej 15% për rreth 70% të mallrave evropiane që hyjnë në SHBA. Marrëveshja shmang një përshkallëzim të mundshëm, pasi Trump kishte kërcënuar më herët me tarifa 30% nëse nuk arrihej një marrëveshje deri më 1 gusht.
    Kjo tarifë do të ndikojë në çmimet për konsumatorët amerikanë dhe do të ulë fitimet për kompanitë evropiane dhe partnerët e tyre që eksportojnë në SHBA. Megjithatë, shumë detaje të marrëveshjes mbeten të paqarta, dhe dokumenti final nuk është ende gati.
    Çfarë përfshin marrëveshja:
    -Tarifë 15% për rreth 70% të mallrave evropiane që hyjnë në SHBA, përfshirë makina, mikroçipa dhe produkte farmaceutike.
    -30% e mallrave të tjera janë ende subjekt i negociatave të mëtejshme.
    -Lista e mallrave strategjike me zero tarifa përfshin: aeroplanë dhe pjesë të tyre, kimikate të caktuara, pajisje për gjysmëpërçues, disa produkte bujqësore dhe lëndë të para kritike, por pa specifikime të plota.
    -SHBA do të mbajë tarifën 50% mbi çelikun, por të dy palët do të negociojnë për kufizime dhe kuota importi.
    -Farmaceutikët janë lënë jashtë kësaj marrëveshjeje, dhe do të trajtohen veçmas.

    Shkëmbimet energjetike dhe investimet:
    -BE do të blejë 750 miliardë $ energji amerikane (gaz natyror, naftë dhe karburant bërthamor) në tre vitet e ardhshme, për të zëvendësuar furnizimin nga Rusia.
    -Kompanitë evropiane do të investojnë 600 miliardë $ në SHBA, në bazë të një angazhimi politik jo detyrues.
    Reagimet në Evropë:
    -Kancelari gjerman Friedrich Merz e mirëpriti marrëveshjen si një shmangie të “përshkallëzimit të panevojshëm” dhe ruajtje të interesave kryesore.
    -Franca kritikoi marrëveshjen si të pabalancuar. Komisioneri francez për Strategjinë, Clément Beaune, tha se “Evropa nuk e përdori fuqinë e saj”.

    Efektet ekonomike:
    -Tarifa efektive rritet nga 1.2% në 17%, sipas Capital Economics.
    -BE mund të humbasë 0.5% të PBB-së për shkak të ndikimit negativ në eksportet.
    -Volkswagen raportoi humbje 1.3 miliardë euro në gjysmën e parë të vitit për shkak të tarifave.
    -Mercedes Benz paralajmëron rritje të çmimeve, megjithëse prodhon 35% të makinave për SHBA-të në Alabama.
    -BE ka rënë dakord të ulë tarifën për makinat amerikane nga 10% në 2.5%.
    SHBA-të dhe BE përbëjnë së bashku rreth 44% të ekonomisë globale me rreth 2 trilionë dollarë tregti vjetore. Para rikthimit të Trump në detyrë, tarifat mes tyre ishin përgjithësisht të ulëta: 1.47% për mallrat evropiane në SHBA dhe 1.35% për mallrat amerikane në BE.
    Trump ka shprehur pakënaqësi për suficitin tregtar të BE-së prej 198 miliardë euro, ndërsa kompensimi amerikan ka ardhur kryesisht përmes shërbimeve si cloud computing, turizmi dhe financat. Rreth 30% e importeve evropiane janë nga kompani në pronësi amerikane, sipas Bankës Qendrore Evropiane.

  • Nga tregjet bujqësore, te thertoret dhe përpunuesit, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza

    Nga tregjet bujqësore, te thertoret dhe përpunuesit, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza

    Prej disa ditësh tatimorët kanë nisur aksionin për kontrollin e tregtimit të produkteve bujqësore me qëllim gjurmueshmërinë e mallrave për forcimin e sigurisë ushqimore. Ndërmarrja e aksionit parashikohet të zbatohet nëpërmjet disa fazave sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), ku përveç subjekteve në Tiranë aksioni do të zhvendoset drejt rretheve dhe më pas te pikat e grumbullimit dhe përpunimit.
    Gjatë këtyre ditëve aksioni i tatimorëve është fokusuar në tregjet e mëdha të tregtimit të mallrave bujqësore dhe blegtorale, baxhot dhe thertoret në Tiranë. Në Tiranë në 3 ditët e para të aksionit janë kontrolluar 87 subjekte dhe janë sekuestruar 20 ton mallra blegtorale që kanë rezultuar se tregtoheshin pa faturë.
    “Fokusi i aksionit për tregtimin e mallrave me faturë do të jenë tregjet e mëdha, thertoret, baxhot, më pas grumbulluesit dhe përpunuesit të cilat kanë volum tregtar të lartë që më pas tregtohen në të gjithë vendin. Nga kontrollet e kryesore deri tani më problematik për tregtim të mallit pa faturë rezultojnë tregjet e mëdha të mallrave bujqësore dhe blegtorale dhe thertoret”, pohon administrata tatimore.
    Në fazën e dytë, sipas drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve përveç Tiranës dhe zonave përreth saj, aksioni do të shtrihet edhe në rrethe, ku fokusi do të jenë tregjet e mëdha, baxhot e grumbullit të qumështit dhe thertoret e kafshëve. Në fazën e tretë, administrata tatimore parashikon që aksioni të shtrihet te pikat e grumbullimit dhe përpunimit të mallrave blegtorale.
    Administrata Tatimore thekson sërish se fokusi i aksionit është forcimi i kontrollit në terren mbi lëshimin e autofaturës për tregtimin e produkteve blegtorale, te tregjet e mëdha të tregtimit të mallrave bujqësore, thertoret, baxhot dhe më pas grumbulluesit dhe përpunuesit e mëdhenj. Tatimet pohojnë se tregtarët e vegjël dhe ambulantët nuk janë në fokus të aksionit. Ndërsa numri i supermarketeve të kontrolluara deri tani mbetet i ulët. Aksioni i ndërmarrë nga aksioni tatimet synojnë të rrisin të ardhurat, dhe të forcojnë sistemin për gjurmueshmërinë e mallit.
    Në mbyllje të aksionit nëpërmjet të cili synohet të rritet autofaturime për mallrat e tregtuara nga fermeri, qeveria parashikon të nisë zbatimin e skemës së rimbursimit të TVSH-së në masën 10% për fermerin. Projektligji për kthimin e skemës së kompensimit të TVSh-së pritet të shqyrtohet për miratim vitin e ardhshëm, ku dhe do të nisë zbatimin. Pas ndryshimeve që u bënë në vitin 2019 në skemën e rimbursimit të TVSH-së ku nga 20% u ul në 6%, prej 2022 TVSH-ja e kreditueshme për blerjet e mallrave nga fermerët u shfuqizua. / Monitor

  • Nga tregjet bujqësore te thertoret, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza

    Nga tregjet bujqësore te thertoret, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza

    Prej disa ditësh tatimorët kanë nisur aksionin për kontrollin e tregtimit të produkteve bujqësore me qëllim gjurmueshmërinë e mallrave për forcimin e sigurisë ushqimore.
    Ndërmarrja e aksionit parashikohet të zbatohet nëpërmjet disa fazave sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), ku përveç subjekteve në Tiranë aksioni do të zhvendoset drejt rretheve dhe më pas te pikat e grumbullimit dhe përpunimit.
    Gjatë këtyre ditëve aksioni i tatimorëve është fokusuar në tregjet e mëdha të tregtimit të mallrave bujqësore dhe blegtorale, baxhot dhe thertoret në Tiranë.
    Në Tiranë në 3 ditët e para të aksionit janë kontrolluar 87 subjekte dhe janë sekuestruar 20 ton mallra blegtorale që kanë rezultuar se tregtoheshin pa faturë.
    “Fokusi i aksionit për tregtimin e mallrave me faturë do të jenë tregjet e mëdha, thertoret, baxhot, më pas grumbulluesit dhe përpunuesit të cilat kanë volum tregtar të lartë që më pas tregtohen në të gjithë vendin.
    Nga kontrollet e kryesore deri tani më problematik për tregtim të mallit pa faturë rezultojnë tregjet e mëdha të mallrave bujqësore dhe blegtorale dhe thertoret”, pohon administrata tatimore.
    Në fazën e dytë, sipas drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve përveç Tiranës dhe zonave përreth saj, aksioni do të shtrihet edhe në rrethe, ku fokusi do të jenë tregjet e mëdha, baxhot e grumbullit të qumështit dhe thertoret e kafshëve.
    Në fazën e tretë, administrata tatimore parashikon që aksioni të shtrihet te pikat e grumbullimit dhe përpunimit të mallrave blegtorale.
    Administrata Tatimore thekson sërish se fokusi i aksionit është forcimi i kontrollit në terren mbi lëshimin e autofaturës për tregtimin e produkteve blegtorale, te tregjet e mëdha të tregtimit të mallrave bujqësore, thertoret, baxhot dhe më pas grumbulluesit dhe përpunuesit e mëdhenj.
    Tatimet pohojnë se tregtarët e vegjël dhe ambulantët nuk janë në fokus të aksionit. Ndërsa numri i supermarketeve të kontrolluara deri tani mbetet i ulët. Aksioni i ndërmarrë nga aksioni tatimet synojnë të rrisin të ardhurat, dhe të forcojnë sistemin për gjurmueshmërinë e mallit.
    Në mbyllje të aksionit nëpërmjet të cili synohet të rritet autofaturime për mallrat e tregtuara nga fermeri, qeveria parashikon të nisë zbatimin e skemës së rimbursimit të TVSH-së në masën 10% për fermerin. Projektligji për kthimin e skemës së kompensimit të TVSh-së pritet të shqyrtohet për miratim vitin e ardhshëm, ku dhe do të nisë zbatimin.
    Pas ndryshimeve që u bënë në vitin 2019 në skemën e rimbursimit të TVSH-së ku nga 20% u ul në 6%, prej 2022 TVSH-ja e kreditueshme për blerjet e mallrave nga fermerët u shfuqizua./Monitor