Tag: mallrash

  • Hekurudha Vorë – Hani i Hotit do të ketë 13 stacione, shtohet një i ri në Lezhë

    Hekurudha Vorë – Hani i Hotit do të ketë 13 stacione, shtohet një i ri në Lezhë

    Projekti i hekurudhës Vorë – Hani i Hotit parashikon13 stacione përgjatë saj, ku një pjesë e mirë e tyre janë në linjën ekzistuese por që mund të zhvendosen me pak metra për të përmirësuar qarkullimin në kontekstin që zonat ndodhen sot.Një dokument i hartuar nga konsulenti për llogari të Hekurudhës Shqiptare detajon se vetëm në Lezhë do të kemi dy stacione, ku një prej tyre është i ri.“Në projekt janë marrë në konsideratë gjithsej 13 stacione, nga të cilat vetëm një (Lezhë 2) është një shtesë e re, që kërkon si një vendndodhje të re ashtu edhe një ndërtesë të re.Stacionet e tjera janë ekzistuese; ato ose do të rindërtohen në vendndodhjet e tyre aktuale ose do të shemben dhe rindërtohen, me ndryshime të vogla të mundshme në pozicion brenda kufijve të zonës së stacionit në pronësi të HSH-së”, thuhet në dokument. Por cilat janë në fakt stacionet sipas detajeve që jepen nga projekti?Stacioni Budull Stacioni Budull do të zhvendoset afërsisht 160 metra në jug, i pozicionuar pak përtej km 28+488. Kjo zhvendosje i mundëson kalimit hekurudhor ekzistues, i cili do të sigurohet, të funksionojë jashtë kufijve hekurudhorë të stacionit, duke përmirësuar si sigurinë ashtu edhe rrjedhën e trafikut.Ishmi Stacioni i Ishmit do të zhvendoset afërsisht 250 metra në veri, duke lejuar që kalimi ekzistues në nivel i rrugës, i cili do të sigurohet, të funksionojë jashtë zonës së rrethuar të stacionit. Plani i përditësuar i stacionit do të përfshijë një linjë pasagjerësh prej 480 metrash dhe një linjë mbrojtëse.Mamurras Stacioni i Mamurrasit do të zhvendoset afërsisht 60 metra në veri duke lejuar që kryqëzimi ekzistues në nivel rrugor në km 43+667, i cili do të sigurohet, të mbetet jashtë zonës së rrethuar të stacionit.Gjorm Stacioni i Gjormit është një stacion i posaçëm për mallrat i cili do të jetë i pajisur me tre shina mallrash prej 750 metrash dhe një platformë 100 x 4 metra të projektuar për operacionet e ngarkesave. Plani i rrethimit të stacionit lejon shtimin e tre shinave të tjera të ngarkesave në të ardhmen, duke siguruar shkallëzueshmëri për të përmbushur kërkesën në rritje.Laç Stacioni i Laçit do të mbetet në vendndodhjen e tij ekzistuese duke ofruar një pistë pasagjerësh 400 metra. Planet përfshijnë një zonë të re parkimi dhe një platformë pjesërisht të mbuluar me përmasa 150 x 4 metra. Projekti i gardhit të stacionit do të përfshijë gjithashtu një pistë mallrash në të ardhmen duke lejuar zgjerim të mundshëm.Milot Stacioni kryesor i Milotit do të mbetet në vendndodhjen e tij aktuale, duke përfshirë një linjë pasagjerësh 650 metra, dy linja mallrash 750 metra dhe një linjë rezervë të posaçme për një lidhje të ardhshme me zonën industriale. Ndërtesa ekzistuese e stacionit të Milotit nuk do të shembet; përkundrazi, ajo do të rindërtohet për të përmirësuar funksionalitetin dhe pamjen e saj.Stacioni do të rrethohet me hapësirë të ndarë për linja shtesë mallrash dhe zhvillime të ardhshme. Planet përfshijnë gjithashtu një zonë të re parkimi dhe një platformë pjesërisht të mbuluar me përmasa 150 x 4 metra, duke përmirësuar operacionet e pasagjerëve dhe ngarkesave, ndërkohë që lejojnë hapësirë për zgjerim.Lezhë 1 Stacioni Lezhë 1 do të mbetet në vendndodhjen e tij aktuale duke ofruar një pistë pasagjerësh 650 metra dhe një pistë mallrash 750 metra. Planet përfshijnë një zonë të re parkimi, një platformë pjesërisht të mbuluar 170 x 4 metra dhe rindërtimin e ndërtesës ekzistuese për të përmirësuar mjediset e stacionit. Ndërtesa ekzistuese e stacionit Lezhë 1 nuk do të prishet; përkundrazi, ajo do të rindërtohet për të përmirësuar funksionalitetin dhe pamjen e saj.Lezhë 2 Një stacion i ri, Lezha 2, do të ndërtohet brenda Zonës së ardhshme Industriale të Lezhës, i cili do të përfshijë një linjë të kombinuar pasagjerësh/ngarkesash prej 450- 800 metrash për përdorim lokal dhe operacione mallrash, një linjë mallrash prej 950 metrash dhe parashikime për një lidhje të ardhshme me Portin e Shëngjinit. Lezha 2 është projektuar vetëm si stacion mallrash. Stacioni do të rrethohet me gardh për të siguruar tokën e HSH dhe për të lejuar një pistë shtesë mallrash në të ardhmen.Projekti përfshin një zonë të re parkimi, një platformë pjesërisht të mbuluar 150 x 4 metra dhe një ndërtesë të re stacioni. Fillimisht do të përdoret kalimi ekzistues rrugor, me një mundësi për ta zëvendësuar atë me një mbikalim në të njëjtin vend nëse është e nevojshme.Baqel Stacioni Baqelit do të ndërtohet në vendndodhjen ekzistuese, duke përfshirë një linjë pasagjerësh 460 metra dhe një linjë rezervë. Stacioni do të rrethohet me gardh për të siguruar tokën e HSH dhe për të akomoduar një linjë shtesë mallrash në të ardhmen.Planet përfshijnë një zonë të re parkimi dhe një platformë pjesërisht të mbuluar 150 x 4 metra. Kalimi ekzistues rrugor do të mbetet në përdorim, me një mundësi për ta zëvendësuar atë me një mbikalim në të njëjtin vend nëse është e nevojshme.Mjedë Stacioni i Mjedës do të mbetet në vendndodhjen e tij aktuale duke përfshirë një linjë pasagjerësh prej 570 metrash, tre linja mallrash me një gjatësi të dobishme prej 900 metrash dhe një linjë mbrojtëse, së bashku me mundësitë për një lidhje të ardhshme hekurudhore me Kosovën.Për të mbrojtur tokën ekzistuese në pronësi të HSH-së, stacioni do të rrethohet me gardh për të akomoduar shina dhe ambiente shtesë për ngarkesat në të ardhmen. Planet përfshijnë një zonë të re parkimi, një platformë pjesërisht të mbuluar me përmasa 200 x 4 metra dhe rindërtimin e ndërtesës ekzistuese për të përmirësuar funksionalitetin e përgjithshëm.Shkodër Stacioni i Shkodrës do të mbetet në vendndodhjen e tij ekzistuese, duke përfshirë dy linja pasagjerësh 500 metra, një linjë mallrash 700 metra dhe një linjë mbrojtëse. Planet përfshijnë një zonë të re parkimi dhe dy platforma pjesërisht të mbuluara me përmasa 200 x 4 metra, të lidhura nga një nënkalim. Do të përfshihen rampa për të siguruar aksesueshmëri për individët me aftësi të kufizuara.Koplik Ndërtesa ekzistuese e stacionit të Koplikut do të shembet dhe do të ndërtohet një stacion krejtësisht i ri, duke përfshirë karakteristika të përmirësuara për funksionalitet dhe pamje më të mirë. Stacioni i Koplikut do të zhvendoset afërsisht 400 metra në veri, drejt stacionit të Bajzës, për të mundësuar sigurimin e kalimit në nivel të rrugës ekzistuese.Stacioni i ri do të ketë një linjë pasagjerësh prej 450 metrash, një linjë mallrash prej 750 metrash dhe një linjë rezervë, duke siguruar një lidhje me oborrin ekzistues të gurores hekurudhore. Përveç kësaj, planet përfshijnë një zonë të re parkimi, një platformë pjesërisht të mbuluar me përmasa 150 x 4 metra dhe një ndërtesë të re stacioni.Bajzë Stacioni i Bajzës do të ndërtohet në vendndodhjen e tij ekzistuese, duke përfshirë një linjë pasagjerësh prej 550 metrash, katër linja mallrash me një gjatësi të dobishme prej 750 metrash dhe një linjë tampon.Ndërtesa ekzistuese e stacionit të Bajzës nuk do të shembet; përkundrazi, ajo do të rindërtohet për të përmirësuar funksionalitetin dhe pamjen e saj. Për të mbrojtur pronën aktuale të HSH-së, stacioni do të rrethohet për të mundësuar shtimin e ardhshëm të linjave dhe objekteve shtesë për mallra.Planet përfshijnë gjithashtu një hapësirë të re parkimi dhe një platformë të pjesshme të mbuluar me përmasa 200 x 4 metra, së bashku me rindërtimin e godinës ekzistuese.Kalimi ekzistues rrugor do të mbetet në vend, me mundësinë për ta shndërruar atë në një mbikalim rrugor në të njëjtin vend në të ardhmen. Gjithashtu, parashikohet prania e doganës në këtë stacion.Projekti i hekurudhës Projekti Vorë – Hani i Hotit është në fazë prokurimi këtë vit, ku gjatë korrikut u zbulua edhe lista e kompanive që kaluan fazën e parë të përzgjedhjes ku bënin pjesë pesë konsorciume ndërkombëtarë.ALTINOK – DMEC – IPSA Joint Venture TurkeyDB E&C – Typsa – Abkons GermanyHill International N.V. – TUMAS Turkısh Engıneerıng Consultıng & Contractıng Co. – PLANET S.A. – SYSTEMA Consulting S.A. Netherlands (the)JV SUEZ Consulting (SAFEGE) and Eptisa Servicios de Ingenieria S.L., FranceSYSTRA – ARDANUYKosto totale e projektit është rreth 356 milionë euro, teksa do të jetë bashkëfinancim nga një sërë institucionesh financiare ndërkombëtare.       Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Superoperacion në portin e Pireut/ Sekuestrohen mbi 2,000 kontejnerë mallrash, destinacion i trafikut të kontrabandës edhe Shqipëria

    Superoperacion në portin e Pireut/ Sekuestrohen mbi 2,000 kontejnerë mallrash, destinacion i trafikut të kontrabandës edhe Shqipëria

    Në një super operacion të policisë greke dhe të koordinuar prej prokurorisë europiane, është shkatërruar një linjë ndërkombëtare trafiku mallrash të përmasave gjigante.
    Degë të trafikut edhe në vendet ballkanike dhe Shqipëri.
    Sipas informacioneve të deritanishme, 2,435 kontejnerë janë sekuestruar në portin e Pireut gjatë orëve të mbrëmjes së së hënës, ndërsa 350 të tjerë janë ende të padeklaruar, por që autoritetet thonë se edhe ata do të verifikohen dhe sekuestrohen gjatë orëve në vazhdim.
    Operacioni që ende vazhdon, konsiderohet si më i madhi i llojit të tij deri tani në historinë e Bashkimit Europian. Deri tani është verifikuar se dëmi i shkaktuar ekonomisë së vendeve europiane nga taksat e importit dhe TVSH-ja llogaritet në mbi afro 800 milionë euro, kurse vlera e mallrave të sekuestruara kalon 250-300 milionë euro.
    500 kontejnerë të sekuestruar janë ngarkuar me skuterë elektrikë, ndërsa dyshohet se në të tjerët ndodhen pajisje elektrike, veshje, sasi këpucësh dhe mallra të ndryshme industriale.Dyshohet se disa të tjerë kanë edhe sasi mallrash kontrabandë si cigare dhe mallra me marka të falsifikuara.
    Prokuroria europiane thotë se organizata përdorte pikërisht portin e Pireut dhe terminalin e COSCO-s në këtë port, kurse të gjithë kontejnerët e sekuestruar janë pronë e kësaj kompanie, e cila është pronë e shtetit kinez, çka shton dyshime për një skandal të përmasave shtetërore ku janë të përfshirë edhe eksponentë qeveritarë kinezë.
    Mësohet se në ngarkesat e sekuestruara, ngarkesat deklaroheshin të ndryshme nga çfarë ishin në të vërtetë dhe zhdoganoheshin me kod tjetër nga ai që duhet të importoheshin realisht, duke krijuar evazion miliona eurosh.Përfituesit e kësaj kontrabande janë kryesisht kompani kineze në vendet e Europës, kurse e sigurt konsiderohet edhe përfshirja e vendeve të rajonit në këtë kontrabandë.
    Veç mijëra ngarkesave me destinacion vendet europiane, janë dhjetëra kontejnerë me destinacion Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën ndër të sekuestruarat.
    Deri tani janë arrestuar dy doganierë të doganës së Pireut, 5 agjentë doganorë, dhe pritet ngritja e akuzave edhe për subjektet tregtare të përfshira.

  • Produkte kozmetike dhe kafe kontrabandë, arrestohet administratorja e marketit në Sarandë (EMRI)

    Produkte kozmetike dhe kafe kontrabandë, arrestohet administratorja e marketit në Sarandë (EMRI)

    Policia e Sarandës nga arrestuar 49-vjeçaren Silvana Koronaci, pasi në marketin ku ishte administratore, shiteshin mallra kontrabandë.
    Gjatë kontrollit u sekuestrua një sasie të konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë dhe mallrash për të cilat paguhet akcizë, të cilat nuk ishin të shoqëruara me dokumentacion përkatës blerjeje, dhe konkretisht: 402 copë produkte kozmetike; 195 paketime kafe dhe produkte të tjera të dyshuara kontrabandë.
    Njoftimi:
    Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme, të bazuara edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë, gjatë një kontrolli në një subjekt tregtar të tipit market, në Sarandë, konstatoi mallra kontrabandë, në shkelje të legjislacionit tatimor dhe doganor dhe, si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasja:
    • S. K., 49 vjeçe, banuese në Sarandë, administratore e subjektit tregtar, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
    Në përfundim, u bë sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë dhe mallrash për të cilat paguhet akcizë, të cilat nuk ishin të shoqëruara me dokumentacion përkatës blerjeje, dhe konkretisht: 402 copë produkte kozmetike; 195 paketime kafe dhe produkte të tjera të dyshuara kontrabandë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Kontrabandë mallrash dhe fshehje të ardhurash, arrestohet administratorja e një marketi në Sarandë

    Kontrabandë mallrash dhe fshehje të ardhurash, arrestohet administratorja e një marketi në Sarandë

    Administratorja e një marketi në Sarandë është vënë në pranga, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

    Në përfundim, u bë sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë dhe mallrash për të cilat paguhet akcizë, të cilat nuk ishin të shoqëruara me dokumentacion përkatës blerjeje, dhe konkretisht: 402 copë produkte kozmetike; 195 paketime kafe dhe produkte të tjera të dyshuara kontrabandë.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Njoftimi i policisë:

    Arrestohet administratorja e një marketi, për kontrabandë mallrash që paguhet akcizë dhe fshehje të ardhurash.
    Sekuestrohen mbi 400 produkte kozmetike dhe qindra artikuj të tjerë pa fatura blerjeje.
    Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme, të bazuara edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë, gjatë një kontrolli në një subjekt tregtar të tipit market, në Sarandë, konstatoi mallra kontrabandë, në shkelje të legjislacionit tatimor dhe doganor dhe, si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasja:
    • S. K., 49 vjeçe, banuese në Sarandë, administratore e subjektit tregtar, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
    Në përfundim, u bë sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë dhe mallrash për të cilat paguhet akcizë, të cilat nuk ishin të shoqëruara me dokumentacion përkatës blerjeje, dhe konkretisht: 402 copë produkte kozmetike; 195 paketime kafe dhe produkte të tjera të dyshuara kontrabandë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Tregtonte mallra kontrabandë, bie në pranga 49-vjeçarja në Sarandë

    Tregtonte mallra kontrabandë, bie në pranga 49-vjeçarja në Sarandë

    Një 49-vjeçare është arrestuar në Sarandë, pasi akuzohet për kontrabandë mallrash.

    Në pranga është vënë shtetasja me inicialet S. K., për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

    Policia e Vlorës sekuestroi një sasi të konsiderueshme mallrash, konkretisht: 402 copë produkte kozmetike, 195 paketime kafe, si dhe produkte të tjera të dyshuara kontrabandë.

    Njoftimi i Policisë së Shtetit:

    Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme, të bazuara edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë, gjatë një kontrolli në një subjekt tregtar të tipit market, në Sarandë, konstatoi mallra kontrabandë, në shkelje të legjislacionit tatimor dhe doganor dhe, si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasja: S. K., 49 vjeçe, banuese në Sarandë, administratore e subjektit tregtar, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

    Në përfundim, u bë sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë dhe mallrash për të cilat paguhet akcizë, të cilat nuk ishin të shoqëruara me dokumentacion përkatës blerjeje, dhe konkretisht:
    402 copë produkte kozmetike;
    195 paketime kafe;
    dhe produkte të tjera të dyshuara kontrabandë.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Policia arreston administratoren e një marketi në Sarandë, për kontrabandë mallrash dhe fshehje të ardhurash

    Policia arreston administratoren e një marketi në Sarandë, për kontrabandë mallrash dhe fshehje të ardhurash

    Policia arreston administratoren e një marketi në Sarandë, për kontrabandë mallrash që paguhet akcizë dhe fshehje të ardhurash
     
    Policia njofton se kontrollet e ushtruara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë kanë çuar në zbulimin e një rasti të ri kontrabande në Sarandë. Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, policia ka ushtruar kontroll në një subjekt tregtar të tipit market, ku konstatoi mallra të dyshuara kontrabandë, të shkelura nga ana tatimore dhe doganore.
     

     
    Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasja S. K., 49 vjeçe, banuese në Sarandë, administratore e subjektit tregtar. Ajo akuzohet për tre vepra penale:
    “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”
    “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”
    “Fshehja e të ardhurave”
     
    Gjatë kontrollit, u bë sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme mallrash të pa shoqëruara me dokumentacionin përkatës të blerjes:
     
    402 copë produkte kozmetike
    195 paketime kafe
    si dhe produkte të tjera të dyshuara kontrabandë.
     
    Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme ligjore.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Zjarr në një anije mallrash në Oqeanin Indian, 40 kontejnerë bien në ujë (VIDEO)

    Zjarr në një anije mallrash në Oqeanin Indian, 40 kontejnerë bien në ujë (VIDEO)

    Një zjarr ka shpërthyer në bordin e anijes së mallrave Wan Hai 503, me flamur të Singaporit dhe me destinacion qytetin Mumbai, rreth 140 kilometra larg brigjeve të shtetit jugor indian Kerala.
    Në anije kanë ndodhur disa shpërthime dhe vatra zjarri, të cilat kanë shkaktuar rrëzimin e 40 kontejnerëve në Detin Arabik, në pjesën veriore të Oqeanit Indian.
    Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se 18 nga 22 anëtarët e ekuipazhit janë detyruar të hidhen në det për t’i shpëtuar flakëve dhe janë shpëtuar nga forcat e emergjencës.

  • Zjarr në një anije mallrash në Alaskë, evakuohen 22 persona

    Zjarr në një anije mallrash në Alaskë, evakuohen 22 persona

    Një anije mallrash që transportonte rreth 3,000 makina, përfshirë 800 elektrike, shpërtheu në flakë të martën vonë në brigjet e Alaskës .  Të 22 marinarët në bord u evakuuan në mënyrë të sigurt pasi nuk arritën ta shuanin zjarrin , sipas kompanisë së menaxhimit Zodiac Maritime.

    Marinarët hipën në një varkë shpëtimi dhe më pas u shpëtuan nga anija tregtare Cosco Hellas, e cila nxitoi për të ndihmuar. Vërehet se Cosco Hellas ka një port regjistrimi në Pire.

    Anija që u përfshi nga flakët, mban flamurin e Liberisë dhe ishte nisur nga Kina më 26 maj me destinacion Meksikën. Siç njoftoi kompania, tymi dukej se vinte nga një kuvertë ku ishin ngarkuar automjete elektrike. Nuk dihej se çfarë marke makine mbante.

    A #ship carrying about 3,000 cars, including 800 #EVs, to Mexico was abandoned in the mid-Pacific Ocean after catching #fire on Tuesday. The vessel, named #MorningMidas, had departed from Yantai Port in China on May 26. All 22 crew were evacuated to a nearby merchant ship. pic.twitter.com/ObYVY7KML7— Shanghai Daily (@shanghaidaily) June 5, 2025

    Duhet theksuar se zjarret e shkaktuara nga makinat elektrike janë veçanërisht të rrezikshme, pasi janë të vështira për t’u shuar dhe mund të shpërthejnë përsëri për shumë ditë.

    Roja Bregdetare ka dërguar avionë dhe një anije për të ndihmuar në situatë, ndërsa tre anije të tjera janë tashmë në vendngjarje.  Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Në vitin 2022, një anije që transportonte 4,000 makina luksoze, përfshirë Porsche dhe Bentley, u fundos në Ishujt Azore dy javë pas një zjarri.

    Sipas Allianz Commercial, incidente të tilla arritën një nivel rekord në vitin 2024. Siç është vënë re në raportin e Allianz për vitin 2025, “rreziku mbetet i lartë, për shkak të madhësisë së madhe të këtyre anijeve dhe vështirësisë në menaxhimin e zjarreve dhe operacioneve të shpëtimit”.

  • Grabitje në Francë/ Kapen 6 “skifterët” shqiptarë në Belgjikë, precedentë edhe në Shqipëri

    Grabitje në Francë/ Kapen 6 “skifterët” shqiptarë në Belgjikë, precedentë edhe në Shqipëri

    Pas disa muajsh hetimesh, në koordinim me Policinë Federale Gjyqësore Belge, xhandarët e Zyrës Qendrore për Luftën Kundër Krimit Udhëtues neutralizuan një grup kriminelësh, gjashtë shqiptarë, veçanërisht aktivë në autostradat e Veriut.
    Hetimi zbulon ekzistencën e një organizate kriminale shqiptare të përfshirë në shtatë vjedhje mallrash në Francë. Plaçka totale vlerësohet në më shumë se dy milionë euro.
    Gjatë natës, një konteiner detar i transportuar nga një automjet i rëndë mallrash u thye në një zonë pushimi në buzë të autostradës A26, në departamentin e Aisne (02).
    Kriminelët më pas e transferuan ngarkesën, kuti me uiski, në një automjet tjetër të rëndë mallrash.
    Të njoftuar nga një shofer tjetër kamioni, ushtarët nga toga e autostradës Laon ndërhynë, duke i bërë dy autorë të iknin, ndërsa të tjerët u larguan me nxitim nga zona me një pjesë të ngarkesës.
    Më tej, në autostradë, ata braktisën automjetin e tyre rrugor përpara se të iknin në këmbë përmes fushave.
    Më pas u sekuestrua automjeti i rëndë i mallrave që ishte përdorur për të transportuar mallrat e vjedhura.
    Hetimet fillestare e drejtojnë hetimin drejt një Grupi të Lëvizshëm të Krimit të Organizuar Shqiptar të përbërë nga gjashtë individë.
    Me bazë në Belgjikë, këta kriminelë janë të njohur edhe për autoritetet gjyqësore shqiptare dhe belge për vepra penale veçanërisht të rënda.

  • Kryen 7 vjedhje me vlerë 2 milionë euro në Francë, policia belge vë në pranga 6 persona

    Kryen 7 vjedhje me vlerë 2 milionë euro në Francë, policia belge vë në pranga 6 persona

    Autoritete belge pas disa muajsh hetimesh kanë arritur të arrestojnë një grup kriminelësh. Sipas hetimeve organizate kriminale shqiptare ishte përfshirë në shtatë vjedhje mallrash në Francë me vlerë më shumë se dy milionë euro.

    Gjatë natës, një konteiner detar i transportuar nga një automjet i rëndë mallrash u thye në një zonë pushimi në buzë të autostradës A26, në departamentin e Aisne (02). Kriminelët më pas e transferuan ngarkesën, kuti me uiski, në një automjet tjetër të rëndë mallrash. Të njoftuar nga një shofer tjetër kamioni, ushtarët nga toga e autostradës Laon ndërhynë, duke i bërë dy autorë të iknin, ndërsa të tjerët u larguan me nxitim nga zona me një pjesë të ngarkesës.

    Më tej, në autostradë, ata braktisën automjetin e tyre rrugor përpara se të iknin në këmbë përmes fushave. Më pas u sekuestrua automjeti i rëndë i mallrave që ishte përdorur për të transportuar mallrat e vjedhura. Hetimet fillestare e drejtojnë hetimin drejt një Grupi të Lëvizshëm të Krimit të Organizuar Shqiptar të përbërë nga gjashtë individë. Me bazë në Belgjikë, këta kriminelë janë të njohur edhe për autoritetet gjyqësore shqiptare dhe belge për vepra penale veçanërisht të rënda.