Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka tentuar të kontrabandojë mallra për të cilat paguhet akcizë.
Policia bën të ditur se i riu nga Kukësi është kapur në tentativë për të dalë jashtë shtetit, me 177 steka me cigare të cilat i kishte fshehur në furgon, të cilat ai i kishte fshehur për t’iu shmangur detyrimeve doganore.
Janë sekuestruar stekat dhe furgoni, teksa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
“Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të kontrabanduar mallra për të cilat paguhet akcizë. Kishte fshehur në furgon, 177 steka me cigare, arrestohet në flagrancë në dalje të RSh-së, 28-vjeçari. Sekuestrohen stekat dhe furgoni. Policia Kufitare e portit të Durrësit, në vijim të goditjeve ndaj krimeve ndërkufitare, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve, analizës së riskut dhe inteligjencës policore, ka goditur në bashkëpunim me autoritetet doganore të portit, një rast të tentativës për të kontrabanduar mallra.
Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi R. S., 28 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”. Në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit të detajuar në furgonin e shtetasit R. S., u gjetën 177 steka me paketa me cigare, të cilat ai i kishte fshehur për t’iu shmangur detyrimeve doganore. Stekat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me furgonin”, njofton Policia.
Tag: mallra
-

Kishte fshehur 177 steka me cigare në furgon, arrestohet 28-vjeçari në Portin e Durrësit
-

Dogana konfiskon 372 kilogramë mjaltë të kontrabanduar
Policia dhe Dogana e Kosovës kanë zbuluar një rast të kontrabandës me mallra në Viti, gjatë ditës së enjte (24 prill).
Në automjetin që kishin ndaluar njësitë e Task Forcës, u gjetën 372 kilogramë mjaltë, të shpërndara në 31 paketa.
Vlera e mallit të konfiskuar kap shifrën prej mbi 7000 euro.
“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën, ka zbuluar një rast të kontrabandës me mallra në Viti, më 24 prill 2025. Gjatë një kontrolli të zhvilluar nga njësitë e Task Forcës – Lindje, u ndalua një automjet me targa vendore që transportonte mjaltë të kontrabanduar. Në automjet u gjetën gjithsej 372 kg mjaltë, të shpërndara në 31 paketa.
Rasti është cilësuar si “Kontrabandë me mallra” dhe është iniciuar nga Prokurori i Shtetit.
Automjeti dhe malli janë deponuar në SPMK – Zhegër dhe do të dorëzohen në Terminalin Doganor. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Vlera e mallit të konfiskuar kap shifrën prej mbi 7000 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

Dogana ndalon mallra të dyshuara si të falsifikuara në terminalin Prishtina 3
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar mallra të cilat dyshohen se kanë shkelur të drejtat e pronësisë intelektuare[DPI] në terminalin doganor Prishtina 3.
Në njoftim thuhet se mallrat për verifikim janë pantallona ose farmerka me marka të falsifikuara si DSQUARED2, TOMMY HILFIGER, DIESEL, GUCCI dhe MONCLER.
” Më datë 22.04.2025, në terminalin doganor Prishtina 3, gjatë një ekzaminimi fizik të një dërgese, oficerët doganorë kanë hasur mallra për të cilat dyshohet se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI).
Gjatë kontrollit janë ndaluar për verifikim mallrat në vijim:
Pantallona (farmerka) me marka të dyshuara si të falsifikuara:
DSQUARED2, TOMMY HILFIGER, DIESEL, GUCCI dhe MONCLER.
Veprimet e mëtejme do të ndërmerren në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe procedurat doganore në fuqi. Dogana mbetet e përkushtuar në luftimin e falsifikimit dhe mbrojtjen e konsumatorëve dhe bizneseve të ligjshme”, thuhet në njoftim.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, ja kush janë zyrtarët që u proceduan në Kapshticë
Gjashtë zyrtarë të doganës së Kapshticës janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre. Sipas Policisë 3 doganierët Vasfi Toska, Erjon Gozhdari dhe Anxhela Elezi shpërdoruan detyrën duke falsifikuar dokumentet e regjistrimit të një ngarkese me mallra ushqimore.
Dy specialistët për Hetimin Doganor, Kejdi Kacupi dhe Genti Tashana nuk njoftuan organet kompetente, duke sjellë pasoja të rënda për hetimin e rastit.
Sipas policisë, ata kanë falsifikuar dokumentet e regjistrimit të një ngarkese me mallra ushqimore. Rasti mësohet të ketë ndodhur më 15 Prill, ditë në të cilën ata nuk kanë kryer praktikat doganore për kalimin e një kamioni. Përpos tyre, nën hetim janë Drejtori i Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe 2 specialistë të tjerë.
“Shpërdoruan detyrën duke falsifikuar dokumentet e regjistrimit të një ngarkese me mallra ushqimore, procedohen penalisht 3 doganierë në Doganën e Kapshticës. Procedohen penalisht Drejtori i Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe dy specialistë për Hetimin Doganor, pasi nuk njoftuan organet kompetente, duke sjellë pasoja të rënda për hetimin e rastit. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj shtetasve: V. T., 49 vjeç, banues në Korçë; E. G., 45 vjeç, banues në Tiranë; A. E., 39 vjeçe, banuese në Korçë. Procedimi penal filloi pasi këta shtetas, me detyrë doganierë në Doganën e Kapshticës, dyshohen se më datë 15.04.2025, nuk kanë kryer praktikat doganore për kalimin e një kamioni që transportonte mallra ushqimore, duke e regjistruar këtë ngarkesë me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.
Gjithashtu, po nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Korçë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj shtetasve: D. D., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave; G. T., 58 vjeç, dhe K. K., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, me detyrë specialistë për Hetimin Doganor në të njëjtën drejtori. Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi, më datë 15.04.2025, rreth orës 22:00, janë njoftuar për rastin e falsifikimit të dokumenteve, të konstatuar në afërsi të PPK Kapshticë nga shërbimet e Antikontrabandës. Pavarësisht marrjes së këtij njoftimi, këta shtetas nuk kanë informuar Prokurorin e gatshëm apo strukturat për hetimin e krimeve pranë DVP Korçë deri në orën 15:00 të datës 16.04.2025 (pas më shumë se 15 orësh), duke sjellë pasoja të rënda për hetimin e këtij rasti”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë. -

Policia e RMV-së dhe e Kosovës në një aksion të përbashkët parandaluan kontrabandën me rroba dhe këpucë
Ministria e Punëve të Brendshme RMV-së njofton se në një aksion të përbashkët të policisë kufitare të Maqedonisë dhe Kosovës është parandaluar kontrabanda e veshjeve dhe këpucëve
“Dje (09.04.2025), në zonën e kufirit shtetëror afër fshatit Tanushë, Shkup, në anën e Kosovës dhe Maqedonisë, Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migrim të Byrosë për Siguri Publike dhe Policia Kufitare e Kosovës kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët dhe të koordinuar për parandalimin e kontrabandës me mallra të ndryshme”.
“Kështu, në anën kosovare është kontrolluar një furgon Volkswagen me targa nacionale të Kosovës dhe janë gjetur mbi 100 pako me mallra tekstili dhe mallra të tjera, pas së cilës shoferi është privuar nga liria”.
“Më vonë, pas bastisjes së objekteve të braktisura përreth vijës kufitare, nëpunësit policorë në fshatin Tanushë rreth orës 19:00 gjetën më shumë se 130 kuti me këpucë të ndryshme, si dhe rreth pesë metër kub dru zjarri. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, kutitë e këpucëve do t’i dorëzohen Agjencisë për menaxhim me pronat e konfiskuara, ndërsa drutë do t’i dorëzohen Policisë Pyjore”, thonë nga MPB.
Gjithashtu theksojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të bëhet kallëzimi përkatës.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

Kontrabandoi mallra nga Greqia/ Bie në prangat e policisë 51-vjeçari, e pëson edhe…
Policia njofton se 51-vjeçari ka tentuar që të fusë në territorin shqiptar mallra kontrabandë pa faturë blerjeje. Një 51-vjeçar është arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Pas verifikimeve të mëtejshme për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për doganierin i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos kryer kontroll në automjetin e 51-vjeçarit.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e inteligjencës policore, shërbimet e DVKM Korçë ndaluan në aksin rrugor “PKK Kapshticë-Bilisht”, automjetin me drejtues shtetasin M. K., 51 vjeç, banues në Korçë. Nga kontrolli, në automjet janë gjetur mallra të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, sepse nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 51-vjeçari, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, si dhe u sekuestruan mallrat. Pas verifikimeve të mëtejshme për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Doganier në PKK Kapshticë, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos kryer kontroll në automjetin e shtetasit M. K., në momentin e paraqitjes në PKK. -

Fustane e dyshekë: Çka tregojnë të dhënat për eksportin e Kosovës në SHBA?
Në vitin 2021, Kosova kishte eksportuar 131 milionë euro mallra në SHBA. Shumica prej tyre ishin dyshekë, jorganë e jastëkë. Vitin e kaluar, kjo shifër ra në rreth 39 milionë euro. Tani, eksporti është vështirësuar për shkak të tarifës prej dhjetë për qind të vendosur nga SHBA-ja.
Më 2 prill, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, njoftoi se do t’i vendoseshin tarifa mallrave të importuara nga të gjitha vendet e botës.
Për Kosovën vlen tarifa bazë prej dhjetë për qind, ndërsa për disa shtete të rajonit të Ballkanit Perëndimor u vendosën tarifa edhe më të larta si “masë reciprociteti”.
Tarifat – që do të hyjnë në fuqi në ditët në vijim – janë vendosur me qëllim të përmirësimit të ekonomisë së SHBA-së. Por, vendimi është kritikuar pasi që konsumatorët dhe bizneset mund të përballen me rritje të çmimeve për automjetet, rrobat dhe mallrat e tjera.
Për shembull, qytetarët amerikanë, që më parë kanë blerë produkte të eksportuara nga Kosova, tani mund të përballen me çmime më të larta, pasi që kompanitë që importojnë mallrat nga Kosova do të duhet ta paguajnë tarifën prej dhjetë për qind.
E, çfarë mallra kosovare janë shitur në SHBA? Të dhënat tregojnë se produktet më të eksportuara janë dyshekët, jorganët, jastëkët e fustanet.
Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, Kosova eksportoi veshmbathje – kryesisht fustane – në vlerë prej 3.2 milionë eurosh.
Tarifa më të larta sesa tarifa bazë prej dhjetë për qind i janë vendosur vendeve me të cilat SHBA-ja ka deficit tregtar, pra me vendet nga të cilat SHBA-ja më shumë importon sesa që eksporton.
Në rastin e Kosovës, importi nga SHBA-ja ka qenë pothuajse gjithmonë më i madh sesa eksporti në SHBA.
Vetëm në periudhën prej 2021-s deri më 2023, kjo gjë kishte ndryshuar.
Për pjesën më të madhe të dekadës së fundit, eksporti në SHBA ka qenë shumë i vogël në krahasim me vlerën e gjithsej eksportit nga Kosova.
Më së shumti eksport në SHBA kishte pasur në vitin 2022. Atë vit, Kosova eksportoi mallra në vlerë prej 131.1 milionë eurosh, apo 15.1 për qind të gjithsej eksportit.
Edhe Kosova ka tarifë prej 10 për qind në mallra të importuara nga SHBA-ja. Autoritetet e Kosovës e aplikojnë këtë tarifë për të gjitha vendet me të cilat nuk kanë marrëveshje të tregtisë së lirë.
Përveç kësaj, Kosovës i paguhet edhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në vlerë prej 8 për qind për mallra esenciale, ndërsa për mallrat e tjera prej në vlerë prej 18 për qind.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

Fustane e dyshekë: Çfarë tregojnë të dhënat për eksportin e Kosovës në SHBA?
Në vitin 2021, Kosova kishte eksportuar 131 milionë Euro mallra në SHBA. Shumica prej tyre ishin dyshekë, jorganë e jastëkë. Vitin e kaluar, kjo shifër ra në rreth 39 milionë Euro. Tani, eksporti është vështirësuar për shkak të tarifës prej dhjetë për qind të vendosur nga SHBA-ja.
Më 2 Prill, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, njoftoi se do t’i vendoseshin tarifa mallrave të importuara nga të gjitha vendet e botës.
Për Kosovën vlen tarifa bazë prej dhjetë për qind, ndërsa për disa shtete të rajonit të Ballkanit Perëndimor u vendosën tarifa edhe më të larta si “masë reciprociteti”.
Tarifat – që do të hyjnë në fuqi në ditët në vijim – janë vendosur me qëllim të përmirësimit të ekonomisë së SHBA-së. Por, vendimi është kritikuar pasi që konsumatorët dhe bizneset mund të përballen me rritje të çmimeve për automjetet, rrobat dhe mallrat e tjera.
Për shembull, qytetarët amerikanë, që më parë kanë blerë produkte të eksportuara nga Kosova, tani mund të përballen me çmime më të larta, pasi që kompanitë që importojnë mallrat nga Kosova do të duhet ta paguajnë tarifën prej dhjetë për qind.
E, çfarë mallra kosovare janë shitur në SHBA? Të dhënat tregojnë se produktet më të eksportuara janë dyshekët, jorganët, jastëkët e fustanet.
Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, Kosova eksportoi veshmbathje – kryesisht fustane – në vlerë prej 3.2 milionë eurosh.
Tarifa më të larta sesa tarifa bazë prej dhjetë për qind i janë vendosur vendeve me të cilat SHBA-ja ka deficit tregtar, pra me vendet nga të cilat SHBA-ja më shumë importon sesa që eksporton.
Në rastin e Kosovës, importi nga SHBA-ja ka qenë pothuajse gjithmonë më i madh sesa eksporti në SHBA.
Vetëm në periudhën prej 2021-tës deri më 2023, kjo gjë kishte ndryshuar.
Për pjesën më të madhe të dekadës së fundit, eksporti në SHBA ka qenë shumë i vogël në krahasim me vlerën e gjithsej eksportit nga Kosova.
Më së shumti eksport në SHBA kishte pasur në vitin 2022. Atë vit, Kosova eksportoi mallra në vlerë prej 131.1 milionë eurosh, apo 15.1 për qind të gjithsej eksportit.Edhe Kosova ka tarifë prej 10 për qind në mallra të importuara nga SHBA-ja. Autoritetet e Kosovës e aplikojnë këtë tarifë për të gjitha vendet me të cilat nuk kanë marrëveshje të tregtisë së lirë.
Përveç kësaj, Kosovës i paguhet edhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në vlerë prej 8 për qind për mallra esenciale, ndërsa për mallrat e tjera prej në vlerë prej 18 për qind./REL -

Fustane e dyshekë: Ç’tregojnë të dhënat për eksportin e Kosovës në SHBA?
Foto ilustruese
PRISHTINË- Në vitin 2021, Kosova kishte eksportuar 131 milionë euro mallra në SHBA. Shumica prej tyre ishin dyshekë, jorganë e jastëkë. Vitin e kaluar, kjo shifër ra në rreth 39 milionë euro. Tani, eksporti është vështirësuar për shkak të tarifës prej dhjetë për qind të vendosur nga SHBA-ja.
Më 2 prill, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, njoftoi se do t’i vendoseshin tarifa mallrave të importuara nga të gjitha vendet e botës.Për Kosovën vlen tarifa bazë prej dhjetë për qind, ndërsa për disa shtete të rajonit të Ballkanit Perëndimor u vendosën tarifa edhe më të larta si “masë reciprociteti”. Tarifat – që do të hyjnë në fuqi në ditët në vijim – janë vendosur me qëllim të përmirësimit të ekonomisë së SHBA-së. Por, vendimi është kritikuar pasi që konsumatorët dhe bizneset mund të përballen me rritje të çmimeve për automjetet, rrobat dhe mallrat e tjera.
Për shembull, qytetarët amerikanë, që më parë kanë blerë produkte të eksportuara nga Kosova, tani mund të përballen me çmime më të larta, pasi që kompanitë që importojnë mallrat nga Kosova do të duhet ta paguajnë tarifën prej dhjetë për qind. E, çfarë mallra kosovare janë shitur në SHBA? Të dhënat tregojnë se produktet më të eksportuara janë dyshekët, jorganët, jastëkët e fustanet.
Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, Kosova eksportoi veshmbathje – kryesisht fustane – në vlerë prej 3.2 milionë eurosh. Tarifa më të larta sesa tarifa bazë prej dhjetë për qind i janë vendosur vendeve me të cilat SHBA-ja ka deficit tregtar, pra me vendet nga të cilat SHBA-ja më shumë importon sesa që eksporton.
Në rastin e Kosovës, importi nga SHBA-ja ka qenë pothuajse gjithmonë më i madh sesa eksporti në SHBA. Vetëm në periudhën prej 2021-tës deri më 2023, kjo gjë kishte ndryshuar. Për pjesën më të madhe të dekadës së fundit, eksporti në SHBA ka qenë shumë i vogël në krahasim me vlerën e gjithsej eksportit nga Kosova.Më së shumti eksport në SHBA kishte pasur në vitin 2022. Atë vit, Kosova eksportoi mallra në vlerë prej 131.1 milionë eurosh, apo 15.1 për qind të gjithsej eksportit. Edhe Kosova ka tarifë prej 10 për qind në mallra të importuara nga SHBA-ja. Autoritetet e Kosovës e aplikojnë këtë tarifë për të gjitha vendet me të cilat nuk kanë marrëveshje të tregtisë së lirë.
Përveç kësaj, Kosovës i paguhet edhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në vlerë prej 8 për qind për mallra esenciale, ndërsa për mallrat e tjera prej në vlerë prej 18 për qind./REL -

Vietnami ul tarifat doganore për disa mallra të importuara
Qeveria e Vietnamit ka vendosur të ulë tarifat doganore për një kategori mallrash të importuara, në përpjekje për të shmangur kërcënimet e tarifave të SHBA-së.
Sipas burimeve lokale, bëhet fjalë për mallra të importuara si makina, gaz i lëngshëm dhe produkte bujqësore dhe blegtorale.
“Nga data 31 mars 2025, artikuj të caktuar, si automjete, lëndë druri, etanoli, këmbët e ngrira të pulës, kikirikët, mollët e freskëta, qershitë, frutat e thata, etj., i nënshtrohen një niveli të ri tarifash doganore të rezervuara për importet preferenciale”, thuhet në njoftimin të lëshuar nga autoritetet vietnameze. Syri.net-iefimerida.