Tag: mallra

  • VIDEO/ Po transportonte 40 mijë euro mall kontrabandë në tregun e shumicës, “i pritet” rruga 52-vjeçarit, arrestohet nga policia

    VIDEO/ Po transportonte 40 mijë euro mall kontrabandë në tregun e shumicës, “i pritet” rruga 52-vjeçarit, arrestohet nga policia

    Pamje nga policia

    TIRANË- Policia e Tiranës ka arresuar një 52-vjeçar, drejtues i një furgoni që po transportonte për te tregu i shumicës mallra të dyshura si kontrabandë.
    Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se ai u ndalua në rrugën “Bardhyl” dhe gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra (veshje sportive), të cilat arrinin vlerën 40 000 euro.
    Ndërkohë, nga hetimet ka rezultuar se 52-vjeçari do t’i shiste veshjet në dyqane të ndryshme të një tregu të shumicës në rrugën “5 Maji”.
    Njoftimi i policisë:
    DVP Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, operacioni policor i koduar “Silent Load”.
    Vihet në pranga drejtuesi i një furgoni duke transportuar për te tregu i shumicës mallra të dyshuara si të kontrabanduara.
    Sekuestrohen mallra (veshje sportive), të dyshuara si të kontrabanduara, me vlerë totale 40 000 euro.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Silent Load”.
    Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Xh., 52 vjeç, banues në Kukës.Shërbimet e Policisë, në rrugën “Bardhyl”, kanë lokalizuar dhe ndaluar furgonin me drejtues m 52-vjeçarin, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra (veshje sportive) të dyshuara si të kontrabanduara, me vlerë totale 40 000 euro.
    Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas do t’i shiste veshjet në dyqane të ndryshme të një tregu të shumicës në rrugën “5 Maji”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Bie në prangat e policisë 68-vjeçari/ Transportonte qytetarë dhe mallra kontrabandë (EMRI)

    Bie në prangat e policisë 68-vjeçari/ Transportonte qytetarë dhe mallra kontrabandë (EMRI)

    Ai u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, duke transportuar 2 qytetarë. Nga kontrolli fizik, iu gjetën shuma parash në euro dhe në lekë, të dyshuara të përfituara nga këto paligjshmëri, si dhe nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën 550 paketa me cigare, pije alkoolike, mjete industriale dhe produkte ushqimore.
    Transportonte mallra dhe qytetarë, pa qenë i regjistruar në organet kompetente për asnjërin aktivitet, policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë 68-vjeçarin Flamur Pashaj.
    Nga verifikimet rezultoi se shtetasi F. P. nuk kishte licencë për transport qytetarësh, si dhe se mallrat që transportonte ishin të kontrabanduara, pasi nuk kishte fatura blerjeje për to. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.

  • Kontrabandë me mallra të markave të njohura, kapen në flagrancë babë e bir, sekuestrohen 25 mijë euro mall

    Kontrabandë me mallra të markave të njohura, kapen në flagrancë babë e bir, sekuestrohen 25 mijë euro mall

    Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion kundër veprimtarive të paligjshme në fushën e kontrabandës. Në kuadër të operacionit “Label Hunt”, u ndaluan dy persona, babë e bir, të cilët kontrabandonin mallra të markave të ndryshme.
    Në pranga u vu 48-vjeçari me iniciale S.Ç, ndërsa i procedua në gjendje të lirë djali i tij 20 vjeç,
    “Në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. Ç. dhe pasagjerë shtetasin E. Ç. Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur mallra (veshje, çanta) me vlerë rreth 25 000 euro, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar. Nga verifikimet e kryera rezultoi se këta shtetas do i shisnin këto mallra në subjektin në administrim të tyre në Elbasan”, thote policia.
    Njoftimi:
    Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Label Hunt”
    U kapën në flagrancë duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 25 000 euro, vihet në pranga 48-vjeçari, si dhe procedohet penalisht djali i tij.
    Sekuestrohen mallrat e kontrabanduara(veshje, çanta) të markave të ndryshme.
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare,në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Label Hunt”.
    Si rezultat i këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi S. Ç., 48 vjeç si dhe u procedua penalisht E. Ç., 20 vjeç, babë e bir, të dy banues në Elbasan.
    Në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. Ç. dhe pasagjerë shtetasin E. Ç. Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur mallra (veshje, çanta) me vlerë rreth 25 000 euro, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar.
    Nga verifikimet e kryera rezultoi se këta shtetas do i shisnin këto mallra në subjektin në administrim të tyre në Elbasan.
    Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Tiranë, “Label Hunt”, finalizon me sukses superoperacioni, arrestime dhe sekuestrime mallrash kundrabandë

    Tiranë, “Label Hunt”, finalizon me sukses superoperacioni, arrestime dhe sekuestrime mallrash kundrabandë

    TiranëFinalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Label Hunt”U kapën në flagrancë duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 25 000 euro, vihet në pranga 48-vjeçari, si dhe procedohet penalisht djali i tij.Sekuestrohen mallrat e kontrabanduara(veshje, çanta) të markave të ndryshme.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare,në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Label Hunt”.Si rezultat i këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi S. Ç., 48 vjeç si dhe u procedua penalisht E. Ç., 20 vjeç, babë e bir, të dy banues në Elbasan.Në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. Ç. dhe pasagjerë shtetasin E. Ç. Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur mallra (veshje, çanta) me vlerë rreth 25 000 euro, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar.Nga verifikimet e kryera rezultoi se këta shtetas do i shisnin këto mallra në subjektin në administrim të tyre në Elbasan.Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Finalizohet operacioni policor “Label Hunt”/ U kapën duke transportuar mallra të kontrabanduara, arrestohet babai…

    Finalizohet operacioni policor “Label Hunt”/ U kapën duke transportuar mallra të kontrabanduara, arrestohet babai…

    Si rezultat i këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi S. Ç., 48 vjeç si dhe u procedua penalisht E. Ç., 20 vjeç, babë e bir, të dy banues në Elbasan. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare,në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Label Hunt”.
    Në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. Ç. dhe pasagjerë shtetasin E. Ç. Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur mallra (veshje, çanta) me vlerë rreth 25 000 euro, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar.
    Nga verifikimet e kryera rezultoi se këta shtetas do i shisnin këto mallra në subjektin në administrim të tyre në Elbasan. Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

  • Serbia sërish partner i madh ekonomik në Kosovë, importet tejkalojnë Shqipërinë

    Serbia sërish partner i madh ekonomik në Kosovë, importet tejkalojnë Shqipërinë

    Gjatë këtyre pesë muajve, Kosova ka importuar nga Serbia mallra me vlerë totale prej 75 milionë euro, ndërsa nga Shqipëria 61 milionë euro. Përkundër marrëdhënieve të tensionuara politike mes Kosovës dhe Serbisë, kjo e fundit vazhdon të mbetet një prej burimeve kryesore të mallrave që hyjnë në tregun kosovar.Të dhënat doganore për periudhën janar–maj 2025 tregojnë se Serbia e ka kaluar Shqipërinë për nga vlera e mallrave të importuara në Kosovë. Gjatë këtyre pesë muajve, Kosova ka importuar nga Serbia mallra me vlerë totale prej 75 milionë euro, ndërsa nga Shqipëria 61 milionë euro. Kjo ndodh në një kohë kur në diskursin politik, Serbia përmendet vazhdimisht si shtet armik, ndërsa Shqipëria si partner strategjik dhe komb vëlla.Për ta bërë më të qartë kontrastin, vetëm në muajin mars, importet nga Serbia kapën vlerën e afro 19 milionë eurove, ndërsa nga Shqipëria 13.3 milionë euro. Madje, Serbia kishte vlerë më të lartë importi sesa Shqipëria në katër nga pesë muajt e parë të vitit.Gjatë muajve të parë të vitit 2025, janë realizuar importe nga disa vende me regjimin IM4 dhe AL, në bazë të marrëveshjeve preferenciale CEFTA. Nga Maqedonia e Veriut (MK), në muajin janar, janë importuar mallra në sasi prej 18.99 milionë, me vlerë mbi 11.1 milionë euro dhe peshë neto mbi 24.1 milionë kg. Për këto importe nuk është paguar taksë doganore, por janë paguar 771 mijë euro akcizë dhe mbi 1.94 milionë euro TVSH.Nga Bosnja dhe Hercegovina (BA), në të njëjtin muaj, janë importuar mallra në sasi më të vogël – 83,892 kg, me vlerë rreth 2.5 milionë euro dhe peshë neto mbi 3.3 milionë kg, me 392 mijë euro TVSH të paguar.Importet nga Moldavia (MD) gjatë muajit janar arrijnë në 66,679 kg me vlerë rreth 67 mijë euro dhe rreth 12 mijë euro TVSH. Nga Serbia (XS), janë importuar në disa raste mallra me vlerë nga 4.5 milionë deri në 2.9 milionë euro, me TVSH të paguar që kalon 1.8 milionë euro, në disa raste edhe me akcizë mbi 123 mijë euro.Në muajt vijues, Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë ndër partnerët kryesorë tregtarë, me importe që arrijnë në 23.9 milionë kg në maj, dhe vlerë mallrash prej mbi 20.2 milionë euro, duke paguar 933 mijë euro akcizë dhe 3.44 milionë euro TVSH.Nga Shqipëria (AL), përmes regjimit AL-CEFTA, janë importuar mallra me vlerë të ndryshme, ku për shembull në muajin maj janë regjistruar 2.5 milionë kg mallra me vlerë mbi 13.3 milionë euro, me rreth 2.3 milionë euro TVSH.Gjithashtu, janë regjistruar edhe importe nga Mali i Zi, me vlera të ndryshme nga 1.1 milionë deri në 2.8 milionë euro, dhe TVSH të paguar nga 134 mijë deri në 657 mijë euro.Në raste të veçanta, disa rreshta kanë TVSH të paguar deri në 3 milionë euro, siç është rasti me importet nga Maqedonia apo Shqipëria në muajin maj. Kosova ka shënuar një rritje të theksuar të deficitit tregtar në muajin maj 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 21,5% në muajin maj 2025, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2024, gjegjësisht në vlerë prej 523,4 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 430,6 milionë euro në vitin 2024.Kosova ka shënuar një rritje të theksuar të deficitit tregtar në muajin maj 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare, deficiti tregtar ka arritur vlerën prej 523,4 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 21,5% krahasuar me majin e vitit 2024, kur deficiti ishte 430,6 milionë euro.Gjatë këtij muaji, eksportet arritën vlerën 81,4 milionë euro, duke shënuar një rënie prej 0,5%, ndërsa importet u rritën me 17,1%, duke kapur vlerën 604,7 milionë euro. Si rezultat, mbulueshmëria e importit nga eksporti ishte vetëm 13,5%.Tregtia me BE-në dhe CEFTA-nKosova vazhdon të ketë shkëmbime më të mëdha tregtare me vendet e Bashkimit Evropian, ku eksportet në BE arritën 29,0 milionë euro (35,6% e eksporteve totale), me një rritje prej 2,3%. Partnerët kryesorë ishin:Gjermania – 12,5%. Italia – 3,5%. Holanda – 3,1%. Imported nga BE-ja ishin 265,1 milionë euro (43,8% e importeve), me rritje prej 13,0%, kryesisht nga:Gjermania – 14,6%. Italia – 5,1%. Polonia – 5,1% Ndërkohë, eksportet në vendet e CEFTA-s shënuan rënie prej 13,0%, duke arritur në 34,5 milionë euro, përkatësisht 42,5% të eksporteve totale. Partnerët kryesorë ishin:Maqedonia e Veriut – 14,8%. Shqipëria – 13,6%. Mali i Zi – 6,5%. Serbia – 6,1%. Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 69,6 milionë euro, ose 11,5% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 3,3%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (3,7%), Serbia (3,4%), Shqipëria (3,3%)./ Monitor

  • Serbia sërish partner i madh ekonomik në Kosovë, importet e saj e kalojnë Shqipërinë këtë vit  

    Serbia sërish partner i madh ekonomik në Kosovë, importet e saj e kalojnë Shqipërinë këtë vit  

    Gjatë këtyre pesë muajve, Kosova ka importuar nga Serbia mallra me vlerë totale prej 75 milionë euro, ndërsa nga Shqipëria 61 milionë euro.  Përkundër marrëdhënieve të tensionuara politike mes Kosovës dhe Serbisë, kjo e fundit vazhdon të mbetet një prej burimeve kryesore të mallrave që hyjnë në tregun kosovar.Të dhënat doganore për periudhën janar–maj 2025 tregojnë se Serbia e ka kaluar Shqipërinë për nga vlera e mallrave të importuara në Kosovë.Gjatë këtyre pesë muajve, Kosova ka importuar nga Serbia mallra me vlerë totale prej 75 milionë euro, ndërsa nga Shqipëria 61 milionë euro. Kjo ndodh në një kohë kur në diskursin politik, Serbia përmendet vazhdimisht si shtet armik, ndërsa Shqipëria si partner strategjik dhe komb vëlla.Për ta bërë më të qartë kontrastin, vetëm në muajin mars, importet nga Serbia kapën vlerën e afro 19 milionë eurove, ndërsa nga Shqipëria 13.3 milionë euro.Madje, Serbia kishte vlerë më të lartë importi sesa Shqipëria në katër nga pesë muajt e parë të vitit.Gjatë muajve të parë të vitit 2025, janë realizuar importe nga disa vende me regjimin IM4 dhe AL, në bazë të marrëveshjeve preferenciale CEFTA.Nga Maqedonia e Veriut (MK), në muajin janar, janë importuar mallra në sasi prej 18.99 milionë, me vlerë mbi 11.1 milionë euro dhe peshë neto mbi 24.1 milionë kg. Për këto importe nuk është paguar taksë doganore, por janë paguar 771 mijë euro akcizë dhe mbi 1.94 milionë euro TVSH.Nga Bosnja dhe Hercegovina (BA), në të njëjtin muaj, janë importuar mallra në sasi më të vogël – 83,892 kg, me vlerë rreth 2.5 milionë euro dhe peshë neto mbi 3.3 milionë kg, me 392 mijë euro TVSH të paguar.Importet nga Moldavia (MD) gjatë muajit janar arrijnë në 66,679 kg me vlerë rreth 67 mijë euro dhe rreth 12 mijë euro TVSH.Nga Serbia (XS), janë importuar në disa raste mallra me vlerë nga 4.5 milionë deri në 2.9 milionë euro, me TVSH të paguar që kalon 1.8 milionë euro, në disa raste edhe me akcizë mbi 123 mijë euro.Në muajt vijues, Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë ndër partnerët kryesorë tregtarë, me importe që arrijnë në 23.9 milionë kg në maj, dhe vlerë mallrash prej mbi 20.2 milionë euro, duke paguar 933 mijë euro akcizë dhe 3.44 milionë euro TVSH.Nga Shqipëria (AL), përmes regjimit AL-CEFTA, janë importuar mallra me vlerë të ndryshme, ku për shembull në muajin maj janë regjistruar 2.5 milionë kg mallra me vlerë mbi 13.3 milionë euro, me rreth 2.3 milionë euro TVSH.Gjithashtu, janë regjistruar edhe importe nga Mali i Zi, me vlera të ndryshme nga 1.1 milionë deri në 2.8 milionë euro, dhe TVSH të paguar nga 134 mijë deri në 657 mijë euro.Në raste të veçanta, disa rreshta kanë TVSH të paguar deri në 3 milionë euro, siç është rasti me importet nga Maqedonia apo Shqipëria në muajin maj.Kosova ka shënuar një rritje të theksuar të deficitit tregtar në muajin maj 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 21,5% në muajin maj 2025, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2024, gjegjësisht në vlerë prej 523,4 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 430,6 milionë euro në vitin 2024.Kosova ka shënuar një rritje të theksuar të deficitit tregtar në muajin maj 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare, deficiti tregtar ka arritur vlerën prej 523,4 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 21,5% krahasuar me majin e vitit 2024, kur deficiti ishte 430,6 milionë euro.Gjatë këtij muaji, eksportet arritën vlerën 81,4 milionë euro, duke shënuar një rënie prej 0,5%, ndërsa importet u rritën me 17,1%, duke kapur vlerën 604,7 milionë euro. Si rezultat, mbulueshmëria e importit nga eksporti ishte vetëm 13,5%.Tregtia me BE-në dhe CEFTA-nKosova vazhdon të ketë shkëmbime më të mëdha tregtare me vendet e Bashkimit Evropian, ku eksportet në BE arritën 29,0 milionë euro (35,6% e eksporteve totale), me një rritje prej 2,3%. Partnerët kryesorë ishin:Gjermania – 12,5%. Italia – 3,5%. Holanda – 3,1%.Imported nga BE-ja ishin 265,1 milionë euro (43,8% e importeve), me rritje prej 13,0%, kryesisht nga:Gjermania – 14,6%. Italia – 5,1%. Polonia – 5,1%Ndërkohë, eksportet në vendet e CEFTA-s shënuan rënie prej 13,0%, duke arritur në 34,5 milionë euro, përkatësisht 42,5% të eksporteve totale. Partnerët kryesorë ishin:Maqedonia e Veriut – 14,8%. Shqipëria – 13,6%. Mali i Zi – 6,5%. Serbia – 6,1%.Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 69,6 milionë euro, ose 11,5% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 3,3%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (3,7%), Serbia (3,4%), Shqipëria (3,3%). Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

    Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona, shtetas të Kosovës për veprën penale ‘Kontrabanda me mallra të licencuara’ në bashkëpunim, parashikuar nga neni 173/2 i Kodit Penal.
    Siç bëhet me dije të akuzuarit janë kapur në Aeroportin e Rinasit teksa ktheheshin nga Stambolli me 14 valixhe me medikamente në dhjetor 2024, ku kishin gjithashtu me vete edhe 300 mijë euro cash.
    “Ndërkohë që pas mbërritjes së bagazheve, nga doganierët e Doganës Rinas, Grupi i Antikontrabandës, Antitrafikut dhe Policia Rinas, u konstatuan 14 valixheve me 1057840 medikamente me mbishkrimin ‘Unified’ me peshë totale 417.1 kg, të cilat u sekuestruan së bashku me vlerën monetare të padeklaruar. Nga hetimet rezultoi e provuar kryerja e kontrabandës me mallra të licensuar (medikamente) të pa autorizuar në Republikën e Shqipërisë. Prokuroria arriti në përfundimin se vepra penale është kryer në bashkëpunim nga të pestë personat e arrestuar. Mallrat e sekuestruara të cilat klasifikohen ‘barna’ në kuptim të Ligjit nr.105/2014 ‘Për barnat dhe shërbimin farmaceutik’ të ndryshuar kërkojnë: autorizim tregtimi, autorizim përdorimi dhe pullën e kontrollit të lëshuar nga AKBPM në përputhje me detyrimet  e përcaktuara në Ligjin nr.105/2014 ‘Për barnat dhe shërbimin farmaceutik’ të ndryshuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
    Për sa më sipër, në mbështetje të nenit 331 të Kodit Penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dërgon në gjyq shtetasit A.M., B.Z., F.Z., A.G. dhe A.I. të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Kontrabanda me mallra të licencuara’.

  • I dehur në timon dhe me mallra kontrabandë në makinë, arrestohet shoferi në Gjirokastër

    I dehur në timon dhe me mallra kontrabandë në makinë, arrestohet shoferi në Gjirokastër

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin H. Zh., 61 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi mbrëmjen e djeshme, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit të automjetit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan pije alkoolike dhe pajisje elektroshtëpiake, të dyshuara të kontrabanduara. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Fshehu qindra steka me cigare, arrestohet 28-vjeçari në portin e Durrësit

    Fshehu qindra steka me cigare, arrestohet 28-vjeçari në portin e Durrësit

    Policia ka arrestuar një 28-vjeçar në portin e Durrësit, pasi kishte futur në një fugon 177 steka me cigare.
    Policia arrestoi në flagrancë shtetasin R. S., 28 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
    Sipas uniformave blu, i arrestuari i kishte fshehur cigaret për t’iu shmangur detyrimeve doganore, ndaj ato u sekuestruan bashkë me fugonin në cilësinë e provës materiale.
    “Policia Kufitare e portit të Durrësit, në vijim të goditjeve ndaj krimeve ndërkufitare, si rezultat i  intensifikimit të kontrolleve, analizës së riskut dhe inteligjencës policore, ka goditur në bashkëpunim me autoritetet doganore të portit, një rast të tentativës për të kontrabanduar mallra.
    Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi R. S., 28 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.