Tag: mallra

  • Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara

    Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara

    Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka ndarë në Facebook bilancin e parë të aksionit për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore dhe blegtorale, si dhe për rritjen e sigurisë ushqimore.
    Sipas tij, në vetëm 12 ditë janë inspektuar 209 subjekte dhe janë bllokuar 76.1 ton mallra që nuk përmbushnin standardet.
    “Ky është vetëm fillimi,” shkruan Malaj, duke theksuar se aksioni do të vijojë për të garantuar një treg të formalizuar, produkte të sigurta e të gjurmueshme, dhe mbrojtje për fermerët dhe prodhuesit e ndershëm.
    Ministri nënvizon se objektivi i këtij operacioni është vendosja e rregullave të barabarta për të gjithë dhe forcimi i besimit të konsumatorit te produktet vendase.

  • ‘Ky është vetëm fillimi!’, Tatimet godasin fort: Sekuestrohen 76 ton mallra pa faturë, tregtarët në panik

    ‘Ky është vetëm fillimi!’, Tatimet godasin fort: Sekuestrohen 76 ton mallra pa faturë, tregtarët në panik

    Në 12 ditë aksion për sigurinë ushqimore, janë bllokuar 76 ton mallra. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se janë inspektuar 209 subjekte deri më tani, duke paralajmëruar se ‘ky është vetëm fillimi’.
    “Në vetëm 12 ditë, aksioni për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore/blegtorale dhe rritjen e sigurisë ushqimore ka dhënë rezultate konkrete: 76.1 ton mallra të bllokuara, 209 subjekte të inspektuara.
    Ky është vetëm fillimi. Aksioni vazhdon për të garantuar: Treg të formalizuar. Produkte të sigurta dhe të gjurmueshme. Mbrojtje për fermerin dhe prodhuesin e ndershëm”, thonë Tatimet.
    Kjo është pjesë e një aksioni të gjerë të qeverisë, të nisur prej disa ditësh, për të luftuar informalitetin në tregun ushqimor dhe për të garantuar standarde të sigurisë për konsumatorët.
    Inspektorët janë në terren duke kryer kontrolle intensive në thertore, pika grumbullimi dhe dyqane ushqimore në të gjithë vendin.

  • DETAJE / 12 ditë aksion për sigurinë ushqimore, bllokohen mbi 76 ton mallra

    DETAJE / 12 ditë aksion për sigurinë ushqimore, bllokohen mbi 76 ton mallra

    Në vetëm 12 ditë nga nisja e aksionit për formalizimin e tregut bujqësor e blegtoral dhe garantimin e sigurisë ushqimore, autoritetet kanë bllokuar 76.1 ton mallra dhe kanë inspektuar 209 subjekte.

    Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se ky është vetëm fillimi, pasi aksioni do të vijojë për të garantuar treg të formalizuar, produkte të sigurta dhe mbrojtje për fermerët e ndershëm.

  • Shiste online mallra të kontrabanduara, arrestohet 26-vjeçari në Gjirokastër

    Shiste online mallra të kontrabanduara, arrestohet 26-vjeçari në Gjirokastër

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Marketing”. Shiste online mallra të kontrabanduara, arrestohet 26-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, duke transportuar në banesën e tij, ku mbante mallrat, 30 parfume të kontrabanduara. Procedohet penalisht, si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale, babai i 26-vjeçarit.
    “Sekuestrohen mallrat (veshje, aksesorë, pajisje për celularë, parfume dhe kamera sigurie). Si rezultat i një hetimi shtatëmujor, të ndjekur me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, për goditjen e një rasti të kontrabandimit të mallrave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Marketing”. Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi 26 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë babai i tij, shtetasi 51 vjeç, të dy banues në Gjirokastër. 26-vjeçari u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, duke transportuar me automjet, 30 parfume pa fatura blerjeje. Më tej, nga kontrolli në banesën e 2 shtetasve, u gjetën mallra të tjera, për të cilat ata gjithashtu nuk kishin fatura. Nga hetimet dyshohet se mallrat ishin kontrabanduar dhe mbajtur në banesë, me qëllim shitjen online”
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

  • Shiste online mallra kontrabandë, arrestohet i riu në Gjirokastër, procedohet babai i tij (VIDEO)

    Shiste online mallra kontrabandë, arrestohet i riu në Gjirokastër, procedohet babai i tij (VIDEO)

    POLICIA E SHTETIT
    Shiste online mallra të kontrabanduara, arrestohet 26-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, duke transportuar në banesën e tij, ku mbante mallrat, 30 parfume të kontrabanduara.
    Procedohet penalisht, si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale, babai i 26-vjeçarit.
    Sekuestrohen mallrat (veshje, aksesorë, pajisje për celularë, parfume dhe kamera sigurie).
    Si rezultat i një hetimi shtatëmujor, të ndjekur me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, për goditjen e një rasti të kontrabandimit të mallrave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Marketing”.
    Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi A. A., 26 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë babai i tij, shtetasi F. A., 51 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.
    26-vjeçari u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, duke transportuar me automjet, 30 parfume pa fatura blerjeje. Më tej, nga kontrolli në banesën e 2 shtetasve, u gjetën mallra të tjera, për të cilat ata gjithashtu nuk kishin fatura. Nga hetimet dyshohet se mallrat ishin kontrabanduar dhe mbajtur në banesë, me qëllim shitjen online.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

  • Formalizimi i tregut të ushqimeve, Tatimet: U bllokuan 20 tonë mallra

    Formalizimi i tregut të ushqimeve, Tatimet: U bllokuan 20 tonë mallra

    Tre ditë nga nisja e aksionit për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale, nga strukturat e Administratës Tatimore dhe Ministrisë së Bujqësisë, janë bllokuar 20 tonë mallra.
    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bën të ditur se bllokimi i mallrave ka ardhur nga inspektimi në 87 subjekte. Sipas DPT-së, rezultatet e 3 ditëve të para tregojnë qartë nevojën për formalizimin e plotë të këtij sektori, si një garanci për cilësinë, sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit. DPT njofton se do të vijojë me intensitet aksionin për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale, nga strukturat e Administratës Tatimore dhe Ministrisë së Bujqësisë.
    Tatime ftuan të gjithë tatimpaguesit të zbatojnë ligjin duke lëshuar faturë fiskale në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor, për të siguruar gjurmueshmëri dhe transparencë nga prodhuesi te konsumatori.

  • Kufiri i pataksueshëm për bagazhet e udhëtarëve, Doganat sqarojnë limitet e lejuara

    Kufiri i pataksueshëm për bagazhet e udhëtarëve, Doganat sqarojnë limitet e lejuara

    Dogana shqiptare sqaroi sot se udhëtarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë përjashtohen nga detyrimet doganore për mallrat në bagazhin personal, nëse këto mallra nuk janë për përdorim tregtar.
    Sipas njoftimit të doganave, përjashtimi vlen për mallrat për përdorim vetjak ose si dhurata, me kufijtë e vlerës: 300 euro për udhëtarët në rrugë tokësore; 430 euro për udhëtarët në rrugë ajrore/detare dhe 150 euro për udhëtarët nën 15 vjeç.
    Administrata Doganore bën të ditur se nëse kalohen këto kufij ose mallrat janë për qëllime tregtare, është i detyrueshëm deklarimi pranë doganës.
    Në raste tejkalimi për mallra jotregtare, zbatohet procedura e Deklarimit të Thjeshtuar.

  • Formalizimi i tregut të produkteve ushqimore, bllokohen 20 ton mallra

    Formalizimi i tregut të produkteve ushqimore, bllokohen 20 ton mallra

    Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se në kuadër të aksionit për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale, nga strukturat e Administratës Tatimore dhe Ministrisë së Bujqësisë janë bllokuar 20 ton mallra.Ky bllokim ka ardhur nga inspektimi i 87 subjekteve deri tani.“Rezultatet e 3 ditëve të para tregojnë qartë nevojën për formalizimin e plotë të këtij sektori, si një garanci për cilësinë, sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.Ftojmë të gjithë tatimpaguesit të zbatojnë ligjin duke lëshuar faturët fiskale në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor, për të siguruar gjurmueshmëri dhe transparencë nga prodhuesi te konsumatori”, thuhet në këtë njoftim.Aksioni i tatimeve ka krijuar ndërkohë konfuzion në të gjithë zinxhirin e tregtimit të mallrave bujqësore për shkak të paqartësisë për mënyrën si duhet të veprojnë me lëshimin e faturave.Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturatDrejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) ka sqaruar për Monitor se referuar udhëzimit nr.16, datë 03.04.2020, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, të gjithë njësitë tregtare pa përjashtim që blejnë mallra nga prodhuesit bujqësorë e blegtoralë duhet të shoqërohen me faturë të fiskalizuar, të llojit autofaturim. Skema për faturimin e mallrave të blera direkt prej fermerëve, nga një market lagjeje, bar, restorant apo supermarkete të mëdhenj është e njëjtë, si në rastin e tregtimit të mallrave bujqësore apo blegtorale te përpunuesit apo grumbulluesit e mëdhenj.Në fillim të aksionit Ministri i Financave Petrit Malaj dhe ministraj e Bujqësisë Anila Denaj thanë se përmes këtij aksioni të përbashkët synojnë të rrisin transparencën, të forcojnë sigurinë ushqimore dhe të ulin informalitetin në sektor.Nis aksioni për produktet ushqimore dhe bujqësore, edhe fermerët me faturë fiskale (E-fatura) Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Në tre ditë bllokuam 20 ton mallra”, Tatimet apel bizneseve: Lëshoni faturë fiskale për ushqimet

    “Në tre ditë bllokuam 20 ton mallra”, Tatimet apel bizneseve: Lëshoni faturë fiskale për ushqimet

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë vijojnë me intensitet aksionin për formalizimin dhe rritjen e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale. Për 3 ditë, janë bllokuar 20 ton mallra (produkte bujqësore apo blegtorale) për 87 subjekte të inspektuara në total.
    Sipas Drejtorisë së Tatimeve, rezultatet e tre ditëve të para të këtij aksioni tregojnë qartë nevojën për formalizimin e plotë të sektorit, si një garanci për cilësinë dhe sigurinë ushqimore, por edhe për mbrojtjen e konsumatorit.
    Në një postim në Facebook, Drejtoria e Tatimeve bën thirrje për të gjithë tatimpaguesit që të respektojnë ligjin duke lëshuar faturë fiskale në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor, me qëllim transparencën nga prodhuesi deri tek konsumatori.

  • BE do të godasë aeroplanët, makinat dhe ushqimet amerikane në sulmin e fundit hakmarrës

    Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e caktimit të 72 miliardë eurove në mallra amerikane në një raund të dytë kundërmasash tregtare, duke përfshirë avionë, makina dhe pjesë makinash, sipas një liste të parë nga POLITICO të hënën.

    Pjesa më e madhe e eksporteve të synuara janë mallra industriale, me një total prej 65.7 miliardë eurosh, ndërsa 6.4 miliardë euro në produkte bujqësore do të goditeshin gjithashtu, nëse vendet e BE-së mbështesin tarifat e reja hakmarrëse. Lista përfshin uiski burbon, pavarësisht lobimit intensiv nga Franca dhe Irlanda për të mbrojtur sektorin e pijeve nga hakmarrjet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump. 

    Pika më e madhe në listën prej 200 faqesh janë avionët dhe pjesët e tyre, me tarifa të vendosura që synojnë pothuajse 11 miliardë euro të eksporteve amerikane – duke i dhënë potencialisht një goditje të rëndë prodhuesit të avionëve Boeing. 

    Pastaj vijnë makineritë, të ndjekura nga makinat dhe pjesët e makinave; kimikatet dhe plastikat; pajisjet dhe pajisjet mjekësore; pajisjet elektrike; dhe mallrat industriale — të cilat bien të gjitha në kategori multimiliardë eurosh.

    Shifra totale është më e ulët nga një propozim i mëparshëm për të vendosur tarifa hakmarrëse për 95 miliardë euro mallra amerikane.

    Komisioni Evropian paraqiti listën e re të goditjeve të hënën, pasi Trump rriti ndjeshëm rreziqet tregtare fundjavën e kaluar, duke kërcënuar të vendosë një tarifë të përgjithshme prej 30%  mbi eksportet e BE-së nga 1 gushti nëse nuk arrihet një marrëveshje tregtare.

    Komisioni gjithashtu u shpjegon vendeve të BE-së se arsyetimi i tij për shënjestrimin e produkteve amerikane bazohet në disa kritere, sipas dokumentit.

    Së pari, thuhet se ekziston “nevojë për të ribalancuar/barazuar fushën e lojës në dritën e tarifave të SHBA-së që ndikojnë në eksportet e BE-së në SHBA”. Pastaj merr parasysh nëse ekziston “disponueshmëria e burimeve alternative të furnizimit nga jashtë ose brenda BE-së”. Së fundmi, përfshin “produkte ku rreziku i zhvendosjes është i lartë”.

    Vendet anëtare të BE-së do të duhet të miratojnë zyrtarisht masat që ato të hyjnë në fuqi. Një votim nuk është thirrur ende pasi ministrat e tregtisë së bllokut u takuan më herët të hënën dhe mbështetën strategjinë negociuese të Komisionit.

    Ndërkohë, Bashkimi Evropian po përpiqet të gjejë një ekuilibër të kujdesshëm midis përmbysjes dhe kundërshtimit të kërcënimeve të fundit të tarifave të Trump. Ai ka shtyrë një raund të parë masash, që mbulojnë 21 miliardë euro në mallra amerikane, deri më 6 gusht për të lënë kohë për të negociuar një marrëveshje tregtare./ Politico.