Tag: mallra

  • Arrestohet administratorja e marketit/ Tregtonte mallra kontrabandë, produkte kozmetike, kafe dhe…

    Arrestohet administratorja e marketit/ Tregtonte mallra kontrabandë, produkte kozmetike, kafe dhe…

    Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme, të bazuara edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë, gjatë një kontrolli në një subjekt tregtar të tipit market, në Sarandë, konstatoi mallra kontrabandë, në shkelje të legjislacionit tatimor dhe doganor dhe, si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasja:
    • S. K., 49 vjeçe, banuese në Sarandë, administratore e subjektit tregtar, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
    Në përfundim, u bë sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë dhe mallrash për të cilat paguhet akcizë, të cilat nuk ishin të shoqëruara me dokumentacion përkatës blerjeje, dhe konkretisht: 402 copë produkte kozmetike; 195 paketime kafe dhe produkte të tjera të dyshuara kontrabandë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Dy thasë me veshje kontrabandë në autobus/ Arrestohet në Kapshticë 50 vjeçari

    Dy thasë me veshje kontrabandë në autobus/ Arrestohet në Kapshticë 50 vjeçari

    Tentoi të kontrabandonte mallra nga Greqia, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga nga Policia Kufitare, 50-vjeçari. Sekuestrohen mallrat (veshjet) e kontrabanduara.
    “Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet policore, shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë, autobusin me drejtues shtetasin E. N., 50 vjeç, banues në Korçë. Nga kontrolli, në bagazhin e autobusit, janë gjetur dy thasë me veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia.
    Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 50-vjeçari, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, si dhe u sekuestruan veshjet”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

  • Tentoi të kontrabandonte mallra nga Greqia, arrestohet 50-vjeçari në pikën kufitare të Kapshticës

    Tentoi të kontrabandonte mallra nga Greqia, arrestohet 50-vjeçari në pikën kufitare të Kapshticës

    Një 50-vjeçar është arrestuar në pikë kufitare të Kapshticës.

    Shtetasi me iniciale E.N., tentoi të kontrabandonte mallra (veshje) nga Greqia.
    Nga kontrolli policor, në bagazhin e autobusit ku udhëtonte 50-vjeçari, janë gjetur dy thasë me veshje të ndryshme.
    Njoftimi:
    Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
    Tentoi të kontrabandonte mallra nga Greqia, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga nga Policia Kufitare, 50-vjeçari.
    Sekuestrohen mallrat (veshjet) e kontrabanduara.
    Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet policore, shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë, autobusin me drejtues shtetasin E. N., 50 vjeç, banues në Korçë. Nga kontrolli, në bagazhin e autobusit, janë gjetur dy thasë me veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia.
    Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 50-vjeçari, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, si dhe u sekuestruan veshjet.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Policia arreston në Kapshticë 57-vjeçarin që kontrabandonte mallra nga Greqia

    Policia arreston në Kapshticë 57-vjeçarin që kontrabandonte mallra nga Greqia

    Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin (DVKM) Korçë, në kuadër të kontrolleve të rregullta dhe mbi bazën e informacioneve operative, kanë goditur një rast të kontrabandës me mallra të padeklaruara.
    Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit në Pikën Kufitare të Kapshticës, në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë, u ndalua një automjet me drejtues shtetasin Th. B., 57 vjeç, banues në Plasë.

    Nga kontrolli i detajuar në automjet u zbuluan produkte ushqimore, pije alkoolike, dhjetëra steka cigaresh dhe disa aparate celularë, të dyshuara si mallra të kontrabanduara nga Greqia, pasi rezultuan pa dokumentacionin përkatës ligjor dhe pa fatura blerjeje.
    Policia njofton se, në përfundim të veprimeve procedurale, 57-vjeçari u arrestua në flagrancë, për veprat penale: “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, dhe“Kontrabanda me mallra të tjerë”.
    Ndërkohë, mallrat e kontrabanduara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.

  • Kontrabandoi mallra nga Greqia, arrestohet në flagrancë 57-vjeçari në Kapshticë, i sekuestrohen celularë, pije alkoolike dhe cigare pa faturë

    Kontrabandoi mallra nga Greqia, arrestohet në flagrancë 57-vjeçari në Kapshticë, i sekuestrohen celularë, pije alkoolike dhe cigare pa faturë

    Policia Kufitare në Kapshticë ka arrestuar në flagrancë një 57-vjeçar nga Plasa, i cili tentoi të fuste në territorin shqiptar një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara të kontrabanduara.

    Arrestimi u bë gjatë kontrolleve të thelluara në hyrje të pikës kufitare, ku autoritetet sekuestruan mallra pa fatura blerjeje, përfshirë pije alkoolike, produkte ushqimore, cigare dhe aparate celularë.
    Deklarata e policise
    Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet policore, shërbimet e DVKM Korçë, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë automjetin me drejtues shtetasin Th. B., 57 vjeç, banues në Plasë.
    Nga kontrolli, në automjet janë gjetur produkte ushqimore dhe pije alkoolike, dhjetëra steka cigare dhe disa aparate celularë, të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 57-vjeçari, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjerë”, si dhe u sekuestruan mallrat. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Kontrabandoi mallra nga Greqia, arrestohet në flagrancë 57-vjeçari në Kapshticë

    Kontrabandoi mallra nga Greqia, arrestohet në flagrancë 57-vjeçari në Kapshticë

    Policia Kufitare në Kapshticë ka arrestuar në flagrancë një 57-vjeçar nga Plasa, i cili tentoi të fuste në territorin shqiptar një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara të kontrabanduara.
    Arrestimi u bë gjatë kontrolleve të thelluara në hyrje të pikës kufitare, ku autoritetet sekuestruan mallra pa fatura blerjeje, përfshirë pije alkoolike, produkte ushqimore, cigare dhe aparate celularë.
    Deklarata e policise
    Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet policore, shërbimet e DVKM Korçë, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë automjetin me drejtues shtetasin Th. B., 57 vjeç, banues në Plasë.
    Nga kontrolli, në automjet janë gjetur produkte ushqimore dhe pije alkoolike, dhjetëra steka cigare dhe disa aparate celularë, të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 57-vjeçari, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjerë”, si dhe u sekuestruan mallrat. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

  • Futën mallra kontrabandë nga Greqia, në pranga dy persona në Kapshticë

    Futën mallra kontrabandë nga Greqia, në pranga dy persona në Kapshticë

    Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë kanë arrestuar 2 shtetas, pasi tentuan të fusnin kontrabandë në Shqipëri produkte ushqimore, medikamente, produkte medicinale për bimët, ikona kulti dhe disa aparate celularë.
    Mësohet se janë sekuestruar mallrat e futura kontrabandë, të fshehura në automjetet që këta shtetas drejtonin.
    “Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kanë intensifikuar kontrollet në kufirin jeshil dhe në pikat e kalimit kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
    Si rezultat i kontrolleve të shtuara, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, shërbimet e Policisë Kufitare kaluan në vijë të dytë për kontroll të detajuar automjetin me drejtues shtetasin D. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Papër, Elbasan dhe një autobus me drejtues shtetasin A. K., 58 vjeç, banues në fshatin Drenovë,Korçë.
    Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u konstatuan të fshehura një sasi produktesh ushqimore dhe produkte medicinale për bimët, të cilat shtetasi D. Ç., tentonte t’i fuste në Shqipëri pa i deklaruar.
    Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin që drejtohej nga shtetasi A.K, u konstatuan të fshehura në pjesën e brendshme të derës së autobusit, një numër i konsiderueshëm ikonash kulti, një sasi medikamentesh, 2 aparat celularë dhe disa pajise automjetesh, të cilat shtetasi A. K., tentoi t’i fuste kontrabandë në Shqipëri, pa i deklaruar në kundërshtim me ligjin.
    Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:D. Ç., për veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuar” dhe “Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe A. K., për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”.
    Mallrat e konstatuara dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Gjithashtu, po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit E., Z., 30 vjeç, banues në Korçë, R. Ç., 35 vjeç, banues në Pogradec, dhe G. B., 35 vjeç, banues në Elbasan për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror””, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

  • Sa para dhe mallra mund të sillni me vete kur udhëtoni? Ja rregullat e reja doganore

    Sa para dhe mallra mund të sillni me vete kur udhëtoni? Ja rregullat e reja doganore

    Udhëtarët që hyjnë në territorin shqiptar mund të sjellin me vete mallra për përdorim vetjak ose në formë dhurate, pa detyrime doganore, duke respektuar kufijtë e përcaktuar në legjislacionin doganor në fuqi.
    Vlera maksimale e mallrave që mund të përfitojnë nga përjashtimi doganor është 300 euro për udhëtarët që vijnë nëpërmjet rrugëve tokësore, 430 euro për ata që udhëtojnë me rrugë ajrore apo detare dhe 150 euro për udhëtarët nën moshën 15 vjeç.
    Në kuadër të mallrave të lejuara për konsum personal pa taksa doganore përfshihen edhe sasi të kufizuara të produkteve si duhani dhe pijet alkoolike. Konkretisht, udhëtarët mund të sjellin deri në 200 cigare, ose 100 cigarillo, ose 50 puro, ose 250 gramë duhan. Për pijet alkoolike, lejohet të sillet një litër pije me përqindje alkooli më shumë se 22% ose dy litra pije me përqindje më të ulët se 22%, përveç dy litrave verë pa gaz dhe deri në dhjetë litra birrë.
    Gjithashtu, mund lejohen deri në tre kilogramë kafe për përdorim personal. Megjithatë, udhëtarët nën moshën 17 vjeç, nuk përfitojnë nga përjashtimet që lidhen me alkoolin dhe duhanin.
    Në rastet kur udhëtarët sjellin mallra që e tejkalojnë kufirin e lejuar, është e detyrueshme që ato të deklarohen pranë autoriteteve doganore. Për mallrat që nuk kanë karakter tregtar, zbatohet një procedurë e thjeshtuar deklarimi. Autoritetet doganore kanë të drejtën të kontrollojnë bagazhet dhe mallrat e udhëtarëve në çdo moment, për të verifikuar përputhshmërinë me ligjin dhe për të parandaluar futjen e paligjshme të mallrave në territorin shqiptar.
    Këto masa janë vendosur për të siguruar një administrim të drejtë të kufijve dhe për të lehtësuar qarkullimin e udhëtarëve që respektojnë rregullat.

     

  • Formalizimi për produktet bujqësore-blegtorale/ Malaj: 103 ton mallra të bllokuara

    Formalizimi për produktet bujqësore-blegtorale/ Malaj: 103 ton mallra të bllokuara

    Tashmë ka përfunduar faza e parë në terren, në kuadër të përpjekjes së vazhdueshme të forcimit të ligjshmërisë fiskale në sektorin e produkteve bujqësore dhe blegtorale.
    Kështu shkruan në një postim në rrjetin social Facebook, ministri i Financave, Petrit Malaj, i cili në këtë postim me anë të një fotoje tregon se nga përpjekja 20 ditore për të formalizuar tregun e produkteve bujqësore edhe blegtorale dhe rritjen e sigurisë ushqimore rezultuan 103 ton mallra të bllokuara edhe 223 subjekte të inspektuara.
    Administrata Tatimore do të nisë fazën e dytë të monitorimit, që synon verifikimin në vazhdimësi shoqërimin e produkteve me faturë tatimore.
    ‘Qëllimi është formalizim i tregut, rritje e sigurisë ushqimore dhe mbrojtje e konsumatorit!
     Zero Tolerancë ndaj subjekteve, pjesë e zinxhirit të tregut të produkteve bujqësore dhe blegtorale, që nuk respektojnë ligjin!’ shkruan ministri Malaj.
     

  • “Në 20 ditë u bllokuan 103 ton mallra!” Malaj njofton nisjen e fazës së dytë të formalizimit të tregut

    “Në 20 ditë u bllokuan 103 ton mallra!” Malaj njofton nisjen e fazës së dytë të formalizimit të tregut

    Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi përfundimin e fazës së parë të verifikimeve në terren, në kuadër të forcimit të ligjshmërisë fiskale në sektorin e produkteve bujqësore dhe blegtorale. Përmes një postimi në Facebook, ai tha se brenda 20 ditëve të para janë inspektuar 283 subjekte dhe janë bllokuar 103 ton mallra.
    Malaj njoftoi se tashmë administrata Tatimore do të nisë fazën e dytë, e cila do të fokusohet në monitorimin e vazhdueshëm të shoqërimit të produkteve me faturë tatimore.
    Sipas tij qëllimi i kësaj nisme është formalizimi i tregut, rritja e sigurisë ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit.
    “Zero tolerancë ndaj çdo subjekti që shkel ligjin dhe nuk respekton rregullat e tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale”, deklaroi Malaj.