Tag: mallra

  • Goditet rrjeti i kontrabandës/ Procedohet një doganier, arrestohen dy persona, gjatë kontrollit…

    Goditet rrjeti i kontrabandës/ Procedohet një doganier, arrestohen dy persona, gjatë kontrollit…

    Një rast i kontrabandës së mallrave është goditur nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Sektorin Operacional, gjatë një operacioni të zhvilluar në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”.
    Dy shtetas, D. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, dhe R. D., 54 vjeç, banues në Vlorë, janë kapur në flagrancë duke transportuar me autobus mallra të kontrabanduara nga Greqia. Të dy janë arrestuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”.
    Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, Policia zbuloi sasi të konsiderueshme mallrash të kontrabanduara, ku përfshihen rreth 178 kg produkte deti, 45 kuti me medikamente dhe 159 kuti me këpucë të markave të ndryshme.
    Të gjitha mallrat, së bashku me autobusin që po i transportonte, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
    Në kuadër të hetimeve, është proceduar penalisht edhe një doganier i Degës Doganore Kakavijë, shtetasi E. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”. Dyshohet se ai ka lehtësuar kalimin e mallrave të kontrabanduara përmes pikës doganore.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila do vijojë me hetimet e mëtejshme.

  • U kapën duke transportuar mallra të kontrabanduara nga Greqia, pranga dy shqiptarëve, shoqërohet edhe doganieri

    U kapën duke transportuar mallra të kontrabanduara nga Greqia, pranga dy shqiptarëve, shoqërohet edhe doganieri

    Dy shtetas shqiptarë janë vënë në pranga ditën e sotme pasi u kapën në flagrancë në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”, duke transportuar mallrat të kontrabanduara nga Greqia.

    Në pranga u vunë shtetasit me iniciale D. M., 45 vjeç, dhe R. D., 54 vjeç, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”.
    Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e mallrave të kontrabanduara, si produkte deti, medikamente dhe veshje, me vlerë të konsiderueshme dhe po ashtu sekuestrimin e autobusit me të cilin po kalonin mallrat.
    Pas ngjarjes është proceduar penalisht edhe një doganier i Degës Doganore Kakavijë, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.
    Në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar autobusin që këta shtetas e drejtonin me radhë. Gjatë kontrollit në autobus janë gjetur kuti me produkte të ndryshme deti, me peshë rreth 178 kg, 45 kuti me medikamente dhe 159 kuti me këpucë të markave të ndryshme, të cilat dyshohet se i këta shtetas i kanë kontrabanduar nga Greqia.
    Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier në Degën Doganore Kakavije, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Kapet kontrabandë mbi 54 milionë lekë në Morinë – Arrestohen dy shtetas nga Kukësi

    Kapet kontrabandë mbi 54 milionë lekë në Morinë – Arrestohen dy shtetas nga Kukësi

    Një operacion i përbashkët i Policisë Kufitare dhe Doganës në pikën kufitare të Morinës ka çuar në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme mallrash kontrabandë dhe arrestimin e dy shtetasve.
    Gjatë kontrollit rutinë të dy automjeteve në dalje të territorit shqiptar, autoritetet zbuluan mallra të ndryshme të futur në mënyrë të paligjshme, me një vlerë totale që kap shifrën e rreth 54.3 milionë lekëve.
    Nga kontrolli fizik i automjeteve u sekuestruan:

    930 kilogramë duhan

    Mbi 1000 kuti me medikamente

    41,000 tableta farmaceutike

    2,194 aparate celularë

    Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë drejtuesit e dy automjeteve:B.L., 52 vjeç dhe F.M., 55 vjeç, të dy banues në Kukës, të cilët akuzohen për veprën penale të kontrabandës me mallra të akcizës dhe mallra të tjera.
    Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
    Policia Kufitare thekson se kontrollet intensive në pikat kufitare do të vijojnë, në kuadër të përpjekjeve për të parandaluar aktivitetet kriminale ndërkufitare dhe për të garantuar sigurinë dhe ligjshmërinë në territorin shqiptar.

  • Gjirokastër, zbulohen mallra kontrabandë në një magazinë

    Gjirokastër, zbulohen mallra kontrabandë në një magazinë

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. K., 40 vjeç, banues në fshatin Valare, pasi gjatë kontrollit në magazinën e tij, u gjetën produkte të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se kishte një punonjës të paregjistruar në organet kompetente.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Dogana ndalon mallra të falsifikuara me logo të markave të famshme

    Dogana ndalon mallra të falsifikuara me logo të markave të famshme

    Dogana në Kapshticë ka kapur dhe ndaluar një sasi të madhe mallrash të dyshuar si falsifikime të markave të njohura ndërkombëtare.

    Kontrolli u bë gjatë inspektimit të një automjeti që po kalonte në këtë pikë kufitare, ku u zbuluan veshje dhe aksesorë që mbanin logo të markave të tilla si Nike, Lacoste, Prada, Hugo Boss, dhe shumë të tjera.

    Këto mallra dyshohet se shkelin pronësinë intelektuale, pasi nuk janë produkte origjinale dhe mund të dëmtojnë konsumatorët dhe bizneset që operojnë në mënyrë të ndershme.

    Ky operacion vjen pas dy ndalimeve të ngjashme gjatë ditëve të fundit në të njëjtën pikë doganore, ku u sekuestruan edhe mallra me logo të markave si Adidas, Vans, dhe Massimo Dutti.

    Dogana shqiptare thekson se do të vazhdojë me kontrolle të tilla për të mbrojtur tregun dhe për të siguruar që konsumatorët të mos bien pre e produkteve të falsifikuara.

  • Në mjetet që drejtonin u gjetën mallra kontrabandë, arrestohen dy shoferët në Kapshticë

    Në mjetet që drejtonin u gjetën mallra kontrabandë, arrestohen dy shoferët në Kapshticë

    Një shofer autobusi dhe një drejtues automjeti, janë arrestuar nga policia në pikën kufitare të Kapshticës.
    Policia bën me dije se gjatë kontrollit, efektivët gjetën ne bagazhin e automjetit dhe autobusit, veshje të ndryshme, produkte ushqimore dhe konfeksione, të dyshuara si të kontrabanduara nga Greqia.Dy shoferët do të akuzohen për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.
    Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore, shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë:
    1- autobusin me drejtues shtetasin O. H., 48 vjeç, banues në Korçë;
    2- automjetin me drejtues shtetasin A. P., 54 vjeç, banues në Elbasan.
    Nga kontrolli, në bagazhin e autobusit dhe të automjetit që këta shtetas drejtonin, u gjetën veshje të ndryshme, produkte ushqimore dhe konfeksione, të dyshuara si të kontrabanduara nga Greqia.
    Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë të dy shtetasit, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera””, thuhet në njoftimin e policisë.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

  • Vodhi para dhe mallra të ndryshme në një lokal, arrestohet i riu në Korçë

    Vodhi para dhe mallra të ndryshme në një lokal, arrestohet i riu në Korçë

    Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi vodhi një shumë parash dhe mallra në një lokal dhe tentoi të vidhte me thyerje në një dyqan.
    Të dyja ngjarjet u regjistruan gjatë natës në lagjen nr.7 të qytetit.
    Policia vijon hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer i riu.
    Njoftimi i policisë:
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi nga hetimet e kryera mbi dy kallëzime, dyshohet se gjatës natës, në lagjen nr. 7, ky shtetas:
    -ka vjedhur një shumë parash dhe mallra të ndryshme në një lokal;
    -ka tentuar të vjedhë në një dyqan, pasi ka dëmtuar kangjellat dhe ka thyer xhamat.
    Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • Tregtonte mallra kontrabandë, bie në pranga 49-vjeçarja në Sarandë

    Tregtonte mallra kontrabandë, bie në pranga 49-vjeçarja në Sarandë

    Një 49-vjeçare është arrestuar në Sarandë, pasi akuzohet për kontrabandë mallrash.

    Në pranga është vënë shtetasja me inicialet S. K., për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

    Policia e Vlorës sekuestroi një sasi të konsiderueshme mallrash, konkretisht: 402 copë produkte kozmetike, 195 paketime kafe, si dhe produkte të tjera të dyshuara kontrabandë.

    Njoftimi i Policisë së Shtetit:

    Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme, të bazuara edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë, gjatë një kontrolli në një subjekt tregtar të tipit market, në Sarandë, konstatoi mallra kontrabandë, në shkelje të legjislacionit tatimor dhe doganor dhe, si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasja: S. K., 49 vjeçe, banuese në Sarandë, administratore e subjektit tregtar, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

    Në përfundim, u bë sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë dhe mallrash për të cilat paguhet akcizë, të cilat nuk ishin të shoqëruara me dokumentacion përkatës blerjeje, dhe konkretisht:
    402 copë produkte kozmetike;
    195 paketime kafe;
    dhe produkte të tjera të dyshuara kontrabandë.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Mallra kontrabandë/ Arrestohet administratorja e marketit Sarandë, sekuestrohen mbi 400 produkte kozmetike

    Mallra kontrabandë/ Arrestohet administratorja e marketit Sarandë, sekuestrohen mbi 400 produkte kozmetike

    Porduktet e sekuetruara

    SARANDË- Administratorja e një marketi në Sarandë është vënë në pranga, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Gjatë një kontrolli në një market në qytetin bregdetar, u konstatuan mallra kontrabandë, në shkelje të legjislacionit tatimor dhe doganor. Policia sekuestroi 402 copë produkte kozmetike; 195 paketime kafe dhe produkte të tjera të dyshuara kontrabandë.

    Njoftimi:
    Sarandë/Arrestohet administratorja e një marketi, për kontrabandë mallrash që paguhet akcizë dhe fshehje të ardhurash.
    ✅ Sekuestrohen mbi 400 produkte kozmetike dhe qindra artikuj të tjerë pa fatura blerjeje.
    Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme, të bazuara edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë, gjatë një kontrolli në një subjekt tregtar të tipit market, në Sarandë, konstatoi mallra kontrabandë, në shkelje të legjislacionit tatimor dhe doganor dhe, si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasja:
    • S. K., 49 vjeçe, banuese në Sarandë, administratore e subjektit tregtar, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
    Në përfundim, u bë sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë dhe mallrash për të cilat paguhet akcizë, të cilat nuk ishin të shoqëruara me dokumentacion përkatës blerjeje, dhe konkretisht: 402 copë produkte kozmetike; 195 paketime kafe dhe produkte të tjera të dyshuara kontrabandë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Mallra kontrabandë në market, arrestohet një grua në Sarandë

    Mallra kontrabandë në market, arrestohet një grua në Sarandë

    Policia njofton se kontrollet e ushtruara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë kanë çuar në zbulimin e një rasti të ri kontrabande në Sarandë. Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, policia ka ushtruar kontroll në një subjekt tregtar të tipit market, ku konstatoi mallra të dyshuara kontrabandë, të shkelura nga ana tatimore dhe doganore.
    Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasja S. K., 49 vjeçe, banuese në Sarandë, administratore e subjektit tregtar. Ajo akuzohet për tre vepra penale:
    “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”
    “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”
    “Fshehja e të ardhurave”
    Gjatë kontrollit, u bë sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme mallrash të pa shoqëruara me dokumentacionin përkatës të blerjes:
    402 copë produkte kozmetike
    195 paketime kafe
    si dhe produkte të tjera të dyshuara kontrabandë.
    Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme ligjore.