Tag: mallorca

  • 40 goditjet drejt portës së Mallorca, rekord për 10 sezonet e fundit të La Liga-s

    40 goditjet drejt portës së Mallorca, rekord për 10 sezonet e fundit të La Liga-s

    Ishte një festë e vërtetë e futbollit sulmues. Barça rikuperoi shkëlqimin e saj, versionin më të freskët dhe të gjallë në momentin më të përshtatshëm, pikërisht para finales së madhe të Kupës së Mbretit, që do të zhvillohet të shtunën në “Estadio de la Cartuja” të Seville, kundër Real Madridit.
    40 goditjet në portën kundërshtare, që skuadra e Hansi Flick realizoi të martën në fitoren minimale ndaj Mallorca (1-0), përbëjnë rekordin e një ndeshjeje në La Liga në 10 sezonet e fundit, sipas të dhënave të “BeSoccer Pro”.
    40 goditje, një çmenduri që nuk u pasqyrua në rezultatin përfundimtar. Prej tyre, 13 ishin në kuadratin e portës së Mallorca. “Heroi” për mysafirët ishte portieri Leo Román, lojtari më i mirë i ndeshjes për skuadrën balearike, që shkëlqeu me 11 pritje vendimtare, duke tejkaluar rekordin e dy ndeshjeve të mëparshme me nga 10 pritje, të mbajtura këtë sezon nga portieri i Espanyol, Joan Garcia. Në kontrast, Mallorca realizoi vetëm 4 goditje, por asnjë në portën katalanase.
    Nga pothuajse 40 goditje të provuara nga Barcelona, vetëm Dani Olmo, në minutën e parë të pjesës së dytë, arriti të gjejë rrugën e rrjetës. Në total, Barça regjistroi kundër Mallorca 4.64 “expected goals” (xG) – një metrikë e avancuar që i jep vlerë çdo goditjeje nga 0.00 deri në 1.00 për të pasqyruar probabilitetin që ajo goditje të përfundonte në gol.
    Asnjë skuadër që nga sezoni 2015-16, kur “BeSoccer Pro” nisi të mbledhë këto të dhëna, nuk kishte realizuar kaq shumë goditje në një ndeshje të La Liga-s. Statistikë mbresëlënëse që vjen në një fazë kyçe të sezonit, me një Barçë që është e etur për t’i fituar të gjitha trofetë në lojë.

  • Hansi Flick surprizon me formacionin ndaj Mallorca-s, i “harruari” i këtij sezoni e nis titullar

    Hansi Flick surprizon me formacionin ndaj Mallorca-s, i “harruari” i këtij sezoni e nis titullar

    22 Prill 2025

    20:37

    Telesport

    Barcelona do të presë sonte Mallorca-n në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në La Liga. Në formacionin titullar për sfidën e sotme bien në sy disa ndryshime nga Flick, i cili ka zgjedhur të lërë në stol disa nga titullarët dhe t’u japë hapësirë lojtarëve të rinj.
    Vendimi surprizë është padyshim rikthimi si titullar pas kaq shumë ndeshjesh në stol i Ansu Fati, 22-vjeçari do ketë mundësinë e artë sot të tregojë cilësitë e tij.
    Në stol gjenden Raphinha, Frenkie De Jong dhe Jules Kounde, duke ditur që Barcelona do të luajë në fundjavë ndaj Real Madridit në finalen e Kupës së Mbretit dhe javën e ardhshme në gjysmëfinale ndaj Interit, ndaj Flick ka vendosur t’i lërë pushim tre titullarët për sonte.
    Mungon Robert Lewandowski për shkak dëmtimi, vendin e polakut e ka marrë Ferran Torres. Nga minuta e parë e nis dhe 18-vjeçari Hector Fort i pakënaqur me minutat e pakata të vëna në dispozicion nga trajneri gjerman.