Tag: mallorca

  • Nuk e bind as Gasperinin te Roma! Marash Kumbulla firmos zyrtarisht në Spanjë, e merr ekipi që humbi me Barcelonën

    Nuk e bind as Gasperinin te Roma! Marash Kumbulla firmos zyrtarisht në Spanjë, e merr ekipi që humbi me Barcelonën

    Marash Kumbulla ka nisur një aventurë të re. Mbrojtësi shqiptar është lojtari më i ri i Mallorca, ndërsa më pas do të dalë edhe njoftim zyrtar në faqen e klubit spanjoll. Kumbulla ka mbërritur në Mallorca, teksa ka kaluar në formën e huazimit me të drejtën e blerjes së kartonit në fund të sezonit, për 8 milionë euro.
    Mallorca e nisi këtë sezon të ri duke humbur me Barcelonën dhe si përforcim në mbrojtje ka zgjedhur shqiptarin. Pas një sezoni të mirë me Espanjolin, këtë herë Kumbulla shkon në Mallorca pasi nuk e bindi dot as Gasperinin për të qëndruar te Roma. /Sport Ekspres/

    ??El central Marash Kumbulla arriba al Mallorca cedit de la Roma per aquesta temporada.
    ?Tot mentre el club es recupera de la derrota contra el Barça amb molta polèmica arbitral en l’estrena lliguera. pic.twitter.com/uRM5LIue1h
    — RTVEBalears (@RTVEBalears) August 18, 2025

  • Barcelona mposht Mallorca-n dhe e nis me fitore sezonin e ri. Nuk mungojnë polemikat (video)

    Barcelona mposht Mallorca-n dhe e nis me fitore sezonin e ri. Nuk mungojnë polemikat (video)

    Në kërkim të mbrojtjes së titullit kampion, Barcelona e ka nisur sezonin e ri me fitore në transfertë 0-3 ndaj Mallorca. Një ndeshje që me siguri do diskutohet shumë gjatë javës, pas asaj që ndodhi në fushën e lojës.
    Fillimisht në minutën e 7-të, një kombinim i bukur mes Lamine Yamal dhe Raphinha-s, i ka dhënë Barcelonës golin e avantazhit. Yamal kroson në krah, Raphinha i harruar nga mbrojtësit e Mallorca-s, dërgon me kokë topin në rrjetë.
    Por, nuk munguan polemikat për këtë gol, pasi vendasit pretendojnë se topi ka dalë jashtë vijës anësore dhe duhej të ishte dhënë rivënie anësore. Në minutën e 23-të, Barcelona gjeti golin e dytë me Ferran Torres, i cili dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur, por në atë moment kapiteni i Mallorca-s, Antonio Raillo, ishte i shtrirë në fushë pas një dëmtimi në kokë dhe vendasit prisnin që arbitri të ndalte lojën.
    Kjo gjë acaroi shumë lojtarët e Mallorca-s, dy prej tyre lanë fushën e lojës pasi u ndëshkuan me kartonë të kuq. Fillimisht Morlanes merr kartonin e dytë të verdhë dhe më pas Muriqi për një ndërhyrje shumë të ashpër me takë ngritur ndaj Joan Garcia, ndëshkohet me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR.
    Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Barcelonën dhe dy lojtarë më pak për Mallorca-n. Pjesa e dytë foli për Barcelonën, duke ditur që ishte edhe me dy lojtarë më shumë në fushë. Në minutën e 69-të u fut në fushë Marcus Rashford në vend të Ferran Torres. Anglezi i regjistruar në momentet e fundit, debutoi zyrtarisht sonte për katalanasit.  Në minutën e fundit shtesë ishte Lamine Yamal që shënoi golin e tretë dhe vulosi fitoren e Barcelonës 0-3.
    SHIKOGOLAT

  • Vedat Muriqi ngatërron futbollin me karatenë, sulmuesi ndëshkohet me të kuq (video)

    Vedat Muriqi ngatërron futbollin me karatenë, sulmuesi ndëshkohet me të kuq (video)

    16 Gusht 2025

    20:19

    Telesport

    Barcelona po fiton në transfertë 0-2 ndaj Mallorca-s, në ndeshjen e parë të sezonit të ri në La Liga. Fillimisht në minutën e 7-të, një kombinim i bukur mes Lamine Yamal dhe Raphinha-s, i ka dhënë Barcelonës golin e avantazhit. Yamal kroson në krah, Raphinha i harruar nga mbrojtësit e Mallorca-s, dërgon me kokë topin në rrjetë.
    Por, nuk munguan polemikat për këtë gol, pasi vendasit pretendojnë se topi ka dalë jashtë vijës anësore dhe duhej të ishte dhënë rivënie anësore. Në minutën e 23-të, Barcelona gjeti golin e dytë me Ferran Torres, i cili dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur, por në atë moment kapiteni i Mallorca-s, Antonio Raillo, ishte i shtrirë në fushë pas një dëmtimi në kokë dhe vendasit prisnin që arbitri të ndalte lojën.
    Situata u përkeqësua akoma edhe më shumë për vendasit në minutat në vijim, pasi mbetën me 9 lojtarë në fushë. Fillimisht Morlanes merr kartonin e dytë të verdhë dhe më pas Muriqi për një ndërhyrje shumë të ashpër me takë ngritur ndaj Joan Garcia, ndëshkohet me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR.
    Barcelona udhëheq 0-2 dhe vendasit janë me dy lojtarë më pak.
    SHIKOGOLAT2

  • Mallorca reziston vetëm 7 minuta, kombinimi perfekt Yamal-Raphinha i jep avantazhin Barcelonës (video)

    Mallorca reziston vetëm 7 minuta, kombinimi perfekt Yamal-Raphinha i jep avantazhin Barcelonës (video)

    16 Gusht 2025

    19:47

    Telesport

    Barcelona nis sot sezonin e ri në La Liga, me synimin kryesor mbrojtjen e titullit. Katalanasit po luajnë në transfertë ndaj Mallorca-s dhe kanë kaluar në avantazh vetëm pas 7 minutash lojë.
    Një kombinim i bukur mes Lamine Yamal dhe Raphinha-s, i ka dhënë Barcelonës golin e avantazhit. Yamal kroson në krah, Raphinha i harruar nga mbrojtësit e Mallorca-s, dërgon me kokë topin në rrjetë.
    Kujtojmë që për vendasit luan nga minuta e parë, Vedat Muriqi si dhe Pablo Torre, i transferuar në verë te Mallorca nga Barcelona për 5 milionë euro.
    SHIKOGOLINERAPHINHA

  • Barcelona shënon golin e dytë, plasin polemikat. Kundërshtari i shtrirë në fushë, Torres dërgon topin në rrjetë (video)

    Barcelona shënon golin e dytë, plasin polemikat. Kundërshtari i shtrirë në fushë, Torres dërgon topin në rrjetë (video)

    16 Gusht 2025

    20:10

    Telesport

    Barcelona po fiton në transfertë 0-2 ndaj Mallorca-s, në ndeshjen e aprë të sezonit të ri në La Liga. Fillimisht në minutën e 7-të, një kombinim i bukur mes Lamine Yamal dhe Raphinha-s, i ka dhënë Barcelonës golin e avantazhit. Yamal kroson në krah, Raphinha i harruar nga mbrojtësit e Mallorca-s, dërgon me kokë topin në rrjetë.
    Por, nuk munguan polemikat për këtë gol, pasi vendasit pretendojnë se topi ka dalë jashtë vijës anësore dhe duhej të ishtë dhënë rivënie anësore.

    Në minutën e 23-të, Barcelona gjeti golin e dytë me Ferran Torres, i cili dërgoi topin në rrjete me një goditje të bukur, por në atë moment kapiteni i Mallorca-s, Antonio Raillo ishte i shtrirë në fushë pas një dëmtimi në kokë dhe vendasit prisnin që arbitri të ndalte lojën.

    Jo vetëm që loja nuk u ndal, por goli i Ferran Torres u quajt i rregullt. Barcelona udhëheq 0-2.
    SHIKOGOLAT2

  • Mallorca-Barcelona hap siparin e La Liga-s, befasi në formacionin startues të Flick

    Mallorca-Barcelona hap siparin e La Liga-s, befasi në formacionin startues të Flick

    Përveç zgjidhjes së çështjes së regjistrimeve, një nga “atraksionet” kryesore të debutimit të La Liga-s këtë të shtunë (prej orës 19:30) është zbulimi i formacionit startues të Hansi Flick në Mallorca. Një formacion që mund të ngjajë shumë me atë të shikuar në “Trofeun Gamper” javën e kaluar, me disa ndryshime, si hyrja e Ferran Torres.
    Porta – Joan García pritet të jetë i padiskutueshëm.
    Mbrojtja – Mund të ketë surpriza. Eric García, titullar ndaj Comos me një performancë të mirë, mund të zëvendësojë Koundé, i cili sapo ka rinovuar kontratën. Megjithatë, vendimi mbetet te Flick, pasi francezi ishte lojtar kyç sezonin e kaluar. Araújo, Cubarsí dhe Baldé duket se janë të sigurt në mbrojtje.

    Mesfusha – Frenkie de Jong dhe Pedri janë të padiskutueshëm. Në rolin e lidhësit mes mesfushës dhe sulmit, Fermín duket se ka avantazh ndaj Gavi dhe Olmo, bazuar në fjalët e Flick gjatë konferencës së shtypit, të shtunën. Trajneri gjerman nuk ishte i kënaqur me punën e Fermin në përgatitjet parasezonale, por mbeti shumë i lumtur nga ajo që dha në “Trofeun Gamper”, duke i lejuar mundësi për vazhdimësi.
    Sulmi – Pa dyshim, do t’i besohet “tridentit” Lamine Yamal, Ferran Torres dhe Raphinha. Pra, Rashford duhet të presë minuta, duke e nisur nga stoli.

    𝐂𝐎𝐍𝐕𝐎𝐂𝐀𝐓𝐎𝐑𝐈𝐀 ✅#MallorcaBarça pic.twitter.com/qECKgvaksi
    — FC Barcelona (@FCBarcelona_es) August 16, 2025

  • Nesër starti ndaj Mallorca, rrëfehet për gjithçka Flick: Nëse fiton tre trofe, nuk është fundi, por…

    Nesër starti ndaj Mallorca, rrëfehet për gjithçka Flick: Nëse fiton tre trofe, nuk është fundi, por…

    Hansi Flick shprehu pakënaqësinë e tij, pasi ende ka lojtarë që nuk janë regjistruar në La Liga për sezonin e ri; Joan García, Marcus Rashford, Gerard Martín… Megjithatë tha se ka besim te menaxhimi i klubit, që t’i ketë të gjithë futbollistët gati për nesër ndaj Mallorca. Trajneri gjerman shtoi se ekipi i tij, kampion në fuqi, është gati për nisjen e sezonit 2025-2026.
    Ndeshja – “Jam shumë i kënaqur me atë që kam parë në stërvitje këto javë. Seanca e sotme ishte me shumë cilësi. Lojtarët janë gati për ndeshjen e nesërme”.
    Regjistrimet – “Kjo është situata, nuk më bën të lumtur, por i besoj klubit. Duhet të presim deri nesër. E njëjta gjë ndodhi edhe sezonin e kaluar. Duhet të fokusohemi tek ajo që mund të bëjmë. Për pjesën tjetër i besoj klubit”.
    Transferimi i Joan García – “Ka qenë një vendim i përbashkët. Është një portier i madh. Pas tij kemi Szczesny. Jam i kënaqur me situatën, siç është”.
    Lamine Yamal – “Njësoj si gjithmonë, më e rëndësishmja është të fitojmë si ekip. Ai është pjesë e rëndësishme e Barcelonës. Po stërvitet shumë mirë me dhe pa top, po mbron, po bën presion, e pamë edhe kundër Comos. Është në rrugën e duhur. Po përmirësohet, ka ende hapësirë për rritje. Nuk më intereson sa gola shënon, por që ekipi të fitojë”.
    Ter Stegen – “Më e rëndësishmja është që të gjithë të komunikojnë. Marc dhe klubi e kanë bërë këtë. Ai është një portier fantastik, duhet të jetë gati për të luajtur. Do ta ndihmojmë të gjithë”.
    Iñigo Martínez – “E kam thënë edhe më parë. Kur po ktheheshim nga Koreja e Jugut, ishte një surprizë për mua, por e kuptoj plotësisht. Nuk më gëzon, sepse është një lojtar i madh, me personalitet të madh, një lider i vërtetë në dhomën e zhveshjes. Sidoqoftë, i uroj gjithë të mirat”.
    Ndeshja në Miami – “Nuk e di nëse kjo e prish garën. Nuk e kam menduar dhe nuk është e konfirmuar. Jam i fokusuar te ndeshja me Mallorca”.
    Sezoni i dytë te Barcelona – “Po punojmë shumë fort dhe lojtarët janë mjaft të fokusuar. Nëse fiton tre trofe, nuk është fundi, por vazhdimësia. Duhet të përmirësohemi dhe të fokusohemi maksimalisht, ta fitojmë çdo ndeshje. E dimë që rivalët në La Liga janë të fortë”.
    Durimi – “Mendoj se është mirë të përmirësohesh me kalimin e moshës. Dua të përmirësohem edhe vetë në çdo aspekt”.
    Marc Bernal – “Mjeku Pruna më tha që do të mungojë një vit. Karriera e tij është në lojë, më mirë le të presim. Po punon fort për t’u rikuperuar. Do ta shohim shpejt në fushat e lojës, por nuk e di saktësisht kur”.
    Mesfusha – “Për një trajner është mirë të ketë lojtarë të tillë, por duhet t’i menaxhoj minutat e secilit. Ky repart te Barcelona ka shumë cilësi, nuk është gjithmonë e lehtë të zgjedhësh”.
    Skuadra – “Besoj se kemi cilësinë e nevojshme për të qenë edhe më të mirë. Do ta shohim në fund të sezonit nëse kemi fituar një apo më shumë trofe. E dimë që do të jetë e vështirë”.
    Fillimi i sezonit – “Është gjithmonë mirë ta nisësh me fitore, por e rëndësishme është të besojmë te stili ynë i lojës. Çdokush duhet të ketë besim për ta përballuar sfidën”.
    Objektivat e sezonit – “Për mua nuk ka të bëjë vetëm me titujt. Më të rëndësishme janë progresi, përmirësimi nga ndeshja në ndeshje dhe rafinimi i stilit tonë”.
    Merkatoja – “Nuk kam folur me Deco. Gerard mund të luajë edhe si qendërmbrojtës, ka bërë shumë mirë në këtë pozicion”.
    Fermín López – “Sezoni i kaluar ishte spektakolar për të. Ka shumë konkurrencë në ato pozita ku luan. Në fillim të përgatitjeve nuk isha shumë i kënaqur, por ka bërë përmirësime të mëdha në dy javët e fundit. Kundër Comos tregoi sa i mirë është”.

  • Mirupafshim Barcelona! Mesfushori largohet nga katalanasit dhe bëhet shokë ekipi me sulmuesin shqiptar

    Mirupafshim Barcelona! Mesfushori largohet nga katalanasit dhe bëhet shokë ekipi me sulmuesin shqiptar

    5 Korrik 2025

    20:54

    Telesport

    Pablo Torre do largohet nga Barcelona dhe do transferohet te Mallorca. Mesfushori sulmues i pakënaqur me minutat e pakta te katalanasit, ka kërkuar një ekip të ri ku të ketë mundësi të jetë protagonist dhe këtë gjë mund ta bëjë më së miri te Mallorca, aty ku do jetë shokë ekipi dhe me sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin.
    Ky transferim, i cili u finalizua për pesë milionë euro, përfshin gjithashtu një klauzolë që do t’i lejojë Barcelonës të mbajë 50% të çdo shitjeje të ardhshme të lojtarit. Me këtë largim, Barcelona i thotë lamtumirë njërit prej talenteve të saj të rinj, ndërsa Mallorca shton një përforcim interesant që mund të bëjë diferencën dhe pas 2-3 sezonesh, mund të shitet për shumëfishin e vlerës për të cilin u arrit sot marrëveshja mes dy klubeve.
    Për mesfushorin sulmues ka pasur interes edhe nga Villarreal, por Mallorca u tregua më e shpejtë dhe arriti marrëveshjen me katalanasit.

  • Eriksen i habit të gjithë me destinacionin  ri, do jetë shokë ekipi me sulmuesin shqiptar

    Eriksen i habit të gjithë me destinacionin ri, do jetë shokë ekipi me sulmuesin shqiptar

    28 Maj 2025

    19:38

    Telesport

    Christian Eriksen e ka mbyllur kapitullin me Manchester United, danezi do laroghet si lojtar i lirë pasi “Djajtë e Kuq” nuk i ofruan rinovimin e kontratës. Destinacioni i ri i 33-vjeçarit me shumë mundësi do jetë La Liga, aty ku ekipi i Mallorca-s duke shumë i interesuar për danezin.
    Edhe pse 33 vjeç, Eriksen mbetet një lojtar me vizion të jashtëzakonshëm dhe i aftë për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Aventura e tij te Manchester United nuk shkoi ashtu siç pritej, pasi nuk ishte ndër të preferuarit e Ruben Amorim dhe ka luajtur shumë pak minuta këtë sezon.
    Pavarësisht moshës, danezi dëshiron ende të luajë në nivele të larta dhe duket se interesi i Mallorca-s përshtatet më së miri me objektivin e tij për të luajtur në një kampionat elitar. Megjithatë, përveç Mallorca-s, për danezin ka interes edhe nga disa klube në Premier League si edhe nga liga arabe, por për momentin Mallorca duket më e avantazhuar se ekipet e tjera.

  • Real Madrid fiton në “frymën e fundit” ndaj Mallorca-s, Barcelona bëhet gati për festën

    Real Madrid fiton në “frymën e fundit” ndaj Mallorca-s, Barcelona bëhet gati për festën

    14 Maj 2025

    23:27

    Telesport

    Pas humbjes në “El Clasico”, Real Madrid zbriti sonte në fushë ndaj Mallorca në “Santiago Bernabeu”, ndeshje e vlefshme për javën e 36-të të La Ligës. Ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti fitoi me përmbysje 2-1, me një gol në minutën e fundit shtesë.
    Miqtë e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 10-të me Valjent, i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtjes madrilene dhe dërgoi topin në rrjetën e Courtois me një goditje të fortë. SHIKOGOLIN
    Barazimi i vendasve do të vinte në minutën e 67-të, pas një kombinimi shumë të bukur Valverde-Modric-Mbappe dhe ishte pikërisht francezi që finalizoi aksionin në mënyrën e duhur. SHIKOGOLIN
    Goli i fitores për madrilenët do ë vinte në minutën e 95-të me Jacob Ramon, i cili shënoi pas topit të marrë nga Jesus Vallejo.  SHIKOGOLINNë këtë takim, luajti titular dhe bëri një paraqitje të mirë Vedat Muriqi.
    Pavarësisht fitores së Realit sot, në rast se Barcelona fiton në derbin nesër ndaj Epsanyol, shpallet zyrtarisht kampion.