Mallorca-Osasuna, ndeshja e parë për sot për javën e 14-të në La Liga është mbyllur në barazim 2-2. Në sfidën e luajtur në “Palma de Mallorca”, të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë.
Vendasit fillimisht gjetën avantazhin e dyfishtë me dy golat e Vedat Muriqit. Goli i parë erdhi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 61-të, pas një faulli në zonë ndaj Jan Virgili. Godet Muriqi, topi përfundon në rrjetë.
Në minutën e 66-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Jan Virgili, Muriqi tregon gjithë klasin e tij dhe shënon golin e dytë. Vendasit do të “ringjalleshin” në minutat e fundit. Fillimisht Raul Garcia ngushton shifrat me një ekzekutim eprfekt nga goditja e dënimit në minutën e 81-të.
Në minutat shtesë, Flavien Boyomo, barazoi shifrat me një gol shumë të bukur me gjysmë-rroveshatë, duke shtangur vendasit. Rezultati final 2-2, Vedat Muriqi padyshim “Lojtari më i Mirë i Ndeshjes”. Pas këtij barazimi, të dy ekipet renditen në pjesën e fundit të tabelës, Mallorca në vendin e 15-të me 13 pikë, Osasuna në vendin e 17-të me 12 pikë.
Me dy golat e shënuar sot, Vedat Muriqi shkon në kuotën e 8 golave në 14 javë, duek barazuar Robert Lewandowski-n në vendin e dytë. Vendi i parë mbahet nga Kylian Mbappe me 13 gola.
SHIKOGOLAT
Tag: mallorca
-

Vedat Muriqi i jashtëzakonshëm me dy gola, por Mallorca-s i ikën fitorja nga duart në fund (video)
-

Muriqi fantastik, i jep fitoren Mallorca-s dhe bëhet pjesë e historisë (video)
9 Nëntor 2025
20:27
Telesport
Mallorca ka fituar 1-0 ndaj Getafe, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në La Liga. Golin e vetëm të takimit e shënoi Vedat Muriqi në minutën e 13-të.
Pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Mojica, Muriqi nuk kishte si të gabonte para portës dhe dërgoi topin në rrjetë. Ky është goli i gjashtë për sulmuesin dardan në këtë sezon në La Liga.
Me golin e shënuar sot, Muriqi ka shkruar emrin e tij me gërma të mëdha në historinë e Mallorca-s, duke u bërë golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e këtij klubi me 40 gola. Vendi i parë mbahet nga Samuel Eto me 54 gola dhe vendi i dytë nga Juan Arango me 45 gola.
Me fitoren e arritur sot, Mallorca shkëputet disi nga fundi dhe renditet në vendin e 15-të me 12 pikë.
SHIKOGOLAT -

ANTONYYYYYY! Braziliani i jashtëzakonshëm, shënon gol spektakolar ndaj Mallorca-s
2 Nëntor 2025
21:26
Telesport
Betis e ka nisur mjaft mirë ndeshjen ndaj Mallorca, duke gjetur golin pas vetëm 10 minutash. Ishte braziliani Antony që shënoi një gol tejet të bukur nga distanca.
Pasi depërtoi bukur nga krahu i djathtë duke u futur në qendër dhe pas një kombinimi perfekt me Cucho Hernandez, Antony dërgon topin në rrjetë me një goditje të fuqishme.
Ky është goli i tretë për brazilianin me fanellën e Betis për këtë sezon të ri të në La Liga. Kujtojmë se te Mallorca, Vedat Muriqi e ka nisur si zakonisht titullar, ndërsa Marash Kumbulla vazhdon të jetë i dëmtuar.
SHIKOGOLIN -

Muriqi i shpreh dashurinë Mallorcas: Dua të mbyll karrierën këtu, ky është plani im
Vedat Muriqi dëshiron të mbyllë karrierën te Mallorca. Kjo është ajo që ka thënë vetë sulmuesi dardan, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“E kam rinovuar kontratën time me Mallorcan dhe plani është ta përfundoj atë dhe të dal në pension këtu.Kur të dal në pension, shpresoj të hap biznese në Mallorca dhe të jem në gjendje të vij këtu dhe të flas për klubin dhe ekipin”.
Vështirësitë te Lazio dhe kalimi në Spanjë- Kur isha te Lazio, më telefonoi Ortells dhe e refuzova ofertën. Vuajta shumë në Itali dhe kur isha në formë të mirë fizike, Sarri nuk më kishte në planet e tij.
Ortells më telefonoi sërish, dhe fillova të kërkoj informacione për Mallorcan, pastaj pranova. Nuk e mora familjen me vete, sepse mendova se do të ishte vetëm për katër muaj. Erdha për katër muaj, dhe tani jam këtu gati pesë vjet. Dua të fitoj një trofe me Mallorcan dhe pothuajse ia dolëm para dy vjetësh në Kupën e Mbretit, sepse La Liga është shumë e vështirë. Do të doja të fitoja një trofe dhe që të mos e harroja. Për mua do të ishte një ëndërr e bërë realitet -

Kumbulla fatkeq, Sorloth nuk është në terezi këtë sezon. Muriqi i heq fitoren Atletico-s (video)
21 Shtator 2025
18:13
Telesport
Atletico Madrid nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Mallorca, sfidë e vlefshme për javën e katërt në La Liga.
Për Mallorca-n e nisën titullar Marash Kumbulla dhe Vedat Muriqi, por për fatin e tij të keq mbrojtësi i Shqipërisë u dëmtua dhe u largua nga fusha në minutën e 36-të, në vend të tij Pablo Torre i ardhur nga Barcelona.
“Colchoneros” patën shansin e artë për të kaluar në avantazh në minutën e 14-të, por Julian Alvarez gaboi nga penalltia. Goditja e argjentinasit u ndal në mënyrë të shkëlqyer nga portieri i Mallorca-s, Roman. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
Minuat e fundit të pjesës së dytë ishin vërtet të zjarrta. Fillimisht, në minutën e 71-të, Alexander Sorloth lë me 10 lojtarë Atletico-n. Sulmuesi norvegjez ndëshkohet me karton të kuq për ndërhyrje të ashpër me takë ndaj kundërshtarit.
Në minutën e 79-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Atletico gjen golin me Conor Gallagher. Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e barazimit me Vedat Muriqi, sulmuesi i Kosovës shënoi me kokë pas krosimit perfekt të Virgil.
SHIKOGOLAT -

Mallorca, flet Marash Kumbulla: Kam bërë zgjedhjen e duhur, ndaj Espanyol jap maksimumin
Marash Kumbulla zgjodhi të transferohej te Mallorca në merkaton e verës. Së fundmi, mbrojtësi kuqezi ka prekur tema të ndryshme, në një intervistë të dhënë për mediat.
“Ndihem mirë me shokët e ekipit dhe me stafin teknik. Kemi një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin edhe në dhomat e zhveshjes jo vetëm në fushë. Punojmë shumë për takimin e radhës pasi duam ta fitojmë.“Ndeshja ndaj Espanyol- Ne duam që të fitojmë. Na duhet që të marrim tri pikë dhe këtë e shikoj nga dëshira që kanë lojtarët kur stërviten”, tha Kumbulla.
© BalkanWeb -

Kumbulla dhe Muriqi nuk ia dalin dot të bëjnë surprizën, Reali merr fitoren e tretë radhazi (video)
Real Madrid fiton 2-1 ndaj Mallorca-s dhe merr kerun e La Ligës, me 9 pikë të plota në 3 javë. Vedat Muriqi dhe Marash Kumbulla e nisën të dy si titullar sonte për Mallorca-n, në transfertën e vështirë në “Santiago Bernabeu”. Do të ishte pikërisht Vedat Muriqi, i cili do të zhbllokonte shifrat dhe do të kalonte në avantazh Mallorca-n, me golin e shënuar me kokë në minutën e 17-të, pas krosimit nga këndit të Pablo Torre.
Në minutën e 36-të, Alvaro Carreras kroson bukur në zonë, Dean Hujisen asiston me kokë për Arda Guler, i cili e kishte mjaft të lehtë të dërgonte topin në rrjetë po me kokë. Vetëm një minutë më pas, ishte Vinicius Junior, i cili shënoi një gol shumë të bukur, pas një topi të marrë nga Federico Valverde, braziliani tregoi gjithë klasin e tij, duke dërguar topin në rrjetë për herë të dytë. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për madrilenët.
Duhet përmendur fakti që Kylian Mbappe shënoi dy gola, por të dy u anulluan me ndërhyrjen e VAR, për pozicion jashtë loje. Në fillim të pjesës së dytë, vendasve iu anullua sërish një gol nga VAR, këtë herë nga Arda Guler, për prekje topi me dorë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Real Madrid fiton 2-1.
Vedat Muriqi ishte lojtari më i mirë në fushë për Mallorca-n, i vlerësuar me notën 7.2. Vinicius Junior, lojtari më i mirë i ndeshjes, i vlerësuar me notën 7.8.
SHIKOGOLAT -

Muriqiiiiiii! Sulmuesi i Kosovës hesht “Bernabeun” dhe kalon Mallorca-n në avantazh (video)
30 Gusht 2025
21:54
Telesport
Real Madrid po përballet në “Santiago Bernabeu” me Mallorca-n, në ndeshjen e vlefshme ëpr javën e tretë në La Liga. Pas krosimit nga goditja e këndit nga Pablo Torre, Vedat Muriqi dërgon me kokë topin në rrjetë në minutën e 17-të.
Kujtojmë se në minutën e 7-të, Real Madrid gjeti golin me Kylian Mbappe, por që u anullua nga VAR, për pozicion jashtë loje të francezit, një pozicion jashtë loje milimetrik. SHIKOGOLINEMURIQIT
Duhët përmendur që në këtë sfidë përveç Muriqit, luan nga minuta e parë edhe Marash Kumbulla, i huazuar nga Roma. -

Kumbulla: Ja përse vendosa të luaj me Mallorca, këtu ka një projekt ambicioz
19 Gusht 2025
9:51
Telesport
Marash Kumbulla do të luajë me Mallorca në La Liga sezonin e ri, pas transferimit në formë huazimi me mundësi blerjeje nga Roma, skuadra që ka kartonin e tij. Pas transferimit, mbrojtësi shqiptar dha deklaratën e parë.
“Jam shumë i lumtur që po bashkohem me Mallorca“, tha qendërmbrojtësi shqiptar, që shtoi: “E kam shijuar kohën time në Spanjë në nivel futbollistik, por jo vetëm kaq. Më pëlqen shumë mentaliteti sportiv dhe kulturor i vendit”.
“Jam përgatitur mirë dhe jam gati të kem një sezon të shkëlqyer dhe të ndihmoj Mallorca të synojë lart. Ekipi dhe rajoni kanë potencial të madh. Ky është një klub i përparuar dhe ka gjithçka që duhet për të pasur sukses. Jam entuziast për këtë projekt ambicioz“, tha Kumbulla.
Më tej, Kumbulla deklaroi: “Trajneri më telefonoi dhe më beson. Ai me të vërtetë më donte këtu, ashtu si klubi dhe menaxhmenti i tij. Duhet të jemi ambiciozë, por mbi të gjitha, të punojmë me vendosmëri të madhe çdo ditë“.
