Tag: mallkuar

  • Artan Lame shkoi, mesazhi prekës i nënës dhe bashkëshortes: Më premtoi se do të…

    Artan Lame shkoi, mesazhi prekës i nënës dhe bashkëshortes: Më premtoi se do të…

    Luftoi deri në fund, por zemra e Artan Lames pushoi së rrahuri përfundimisht këtë të premte pasi qëndroi në koma cerebrale, si pasojë e një operacioni të vështirë që kreu.
    Lajmin e trishtë e konfirmuan bashkëshortja Mirela dhe e ëma e tij.
    “Unë jam Tani dhe do jem përgjithmonë! Të dua përjetësisht zemërbardhi im”, shkroi Mirela Lame në Facebook.
    Ndërkohë mamaja e tij tha se ky moment i mallkuar që erdhi i shoi atë shpresë që iu ngjall dje.
    “Te nderuar shoke, miq dhe dashamires. Nuk me ben dora te shkruaj per humbjen e te shtrenjtit, djalit tim te dashur Artan Lame.
    Po ky moment i mallkuar erdhi dhe me shoi ate shprese qe mu ngjall dje”, shkruan zonja Diana Lame.
    Ajo tregon momentet e fundit të të birit dhe thotë se ai i kishte premtuar se do të kthehej në Shqipëri, pasi kishin biseduar në telefon, dhe i kishte thënë se ishte i qetë e nuk i trembej operacionit.
    “Shpresoja sepse me premtoi qe do kthehej, “ …nuk e kam mendjen te e nesermja (qe do operohej) jam mire, jam i qete por po perqendrohem te Muzeu.”
    Edhe nga gjumi ta zgjoje per Muzeun fliste. Kur Tanin te ma sjellin ketu do t’ju bejme te ditur procedurat e metejeshme”, shkruan ajo.

  • “Mallkuar dita kur e njoha!” Dilberja e prekur: Më akuzojnë se e ndava tim shoq nga gruaja

    “Mallkuar dita kur e njoha!” Dilberja e prekur: Më akuzojnë se e ndava tim shoq nga gruaja

    Një çift bashkëshortësh përballen në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Dilberja ka thirrur bashkëshortin, Bashkimin duke mallkuar ditën kur u njoh me të sepse ishte i martuar.

    “Nuk ka më keq se të marrësh një burrë të martuar! Qoftë mallkuar ajo ditë që u njoha me të!”, tha ajo në insertin prezantues. Kur hyri në studio, ajo sqaroi se Bashkimi ishte i divorcuar kur u njoh me të.

    Në insertin e tij, Bashkimi i cili është baba i 5 fëmijëve, thotë se nuk e lëshon pasurinë e tij.

    “Kam punuar tërë jetën. Kam 5 fëmijë dhe tani po më nxjerrin jashtë se duan të më marrin pasurinë, të më lënë pa shtëpi e pa gjë. Nuk lëshoj asnjë centimetër! Është djersa ime që kam derdhur për tërë jetën!”

    Dilberja thotë se bashkëshorti i saj i ka premtuar shumë  gjëra prej momentit kur janë njohur në vitin  2011 dhe nuk është realizuar ndarja e pasurisë. Kjo është një nga arsyet që e ka sjellë, si dhe fakti që e akuzojnë se ka qenë ajo shkaku i ndarjes  së Bashkimit me gruan e parë.

    Bashkim: Unë jam i divorcuar, kisha gruan e parë me 4 kalamaj. Kam punuar tërë jetën, erdhëm nga Burreli në Tiranë…

    Dilbere: Po mirë mo mirë, ç’më duhet mua se çfarë ke bërë ti me të parën? Mua më duhet jeta ime se  më ke  premtuar shumë gjëra e s’ke arritur asgjë. Ç’më duhet mua?

    Bashkim: Të gjitha gjërat i ke, shtëpinë e ke…

    Dilbere: Nuk kam as shtëpi, kam vetëm djalin.

    Bashkim: Edhe shtëpinë, edhe djalin, edhe burrin e  ke.

    Dilbere: Jo, nuk kam asgjë. Kur t’i  bësh ti me letra, atëherë i kam. Ore unë fëmijët e tu as nuk i njoh, më  keni akuzuar kot se unë kam ndarë çiftin  kur unë nuk kisha asnjë lidhje as me ty, as me njeri!

    Eni Çobani: Pra Dilbere që ta kuptojë publiku, ju akuzoheni që jeni futur mes çiftit të parë, me znj.  Lumturie që është bashkëshortja e parë dhe e ke ndarë ti Lumturinë nga Bashkimi?

    Dilbere: Po.

    Bashkim: Ti nuk ke probleme për atë punë…

    Eni Çobani: Jo, ka probleme se akuzohet. Është shumë e thjeshtë në rolin tuaj si bashkëshort të thuash që s’ka probleme me ty. Për gruan është tjetër gjë sepse në qoftë se vjen akuza nga gruaja e parë juaja dhe  nga 4 fëmijët, është shumë e rëndë që ta përballojë.

    Bashkim: Siç më gjetën mua këto halle, edhe ajo do t’i përballojë.

    Eni Çobani: Po tani ti s’e more për halle, më vjen keq!

  • “Mallkuar dita kur e njoha”, Dilberja: Më akuzojnë se e ndava tim shoq nga gruaja

    “Mallkuar dita kur e njoha”, Dilberja: Më akuzojnë se e ndava tim shoq nga gruaja

    Një çift bashkëshortësh përballen në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Dilberja ka thirrur bashkëshortin, Bashkimin duke mallkuar ditën kur u njoh me të sepse ishte i martuar.
    “Nuk ka më keq se të marrësh një burrë të martuar! Qoftë mallkuar ajo ditë që u njoha me të!”, tha ajo në insertin prezantues. Kur hyri në studio, ajo sqaroi se Bashkimi ishte i divorcuar kur u njoh me të.
    Në insertin e tij, Bashkimi i cili është baba i 5 fëmijëve, thotë se nuk e lëshon pasurinë e tij.
    “Kam punuar tërë jetën. Kam 5 fëmijë dhe tani po më nxjerrin jashtë se duan të më marrin pasurinë, të më lënë pa shtëpi e pa gjë. Nuk lëshoj asnjë centimetër! Është djersa ime që kam derdhur për tërë jetën!”
    Dilberja thotë se bashkëshorti i saj i ka premtuar shumë  gjëra prej momentit kur janë njohur në vitin  2011 dhe nuk është realizuar ndarja e pasurisë. Kjo është një nga arsyet që e ka sjellë, si dhe fakti që e akuzojnë se ka qenë ajo shkaku i ndarjes  së Bashkimit me gruan e parë.
    Bashkim: Unë jam i divorcuar, kisha gruan e parë me 4 kalamaj. Kam punuar tërë jetën, erdhëm nga Burreli në Tiranë…
    Dilbere: Po mirë mo mirë, ç’më duhet mua se çfarë ke bërë ti me të parën? Mua më duhet jeta ime se  më ke  premtuar shumë gjëra e s’ke arritur asgjë. Ç’më duhet mua?
    Bashkim: Të gjitha gjërat i ke, shtëpinë e ke…
    Dilbere: Nuk kam as shtëpi, kam vetëm djalin.
    Bashkim: Edhe shtëpinë, edhe djalin, edhe burrin e  ke.
    Dilbere: Jo, nuk kam asgjë. Kur t’i  bësh ti me letra, atëherë i kam. Ore unë fëmijët e tu as nuk i njoh, më  keni akuzuar kot se unë kam ndarë çiftin  kur unë nuk kisha asnjë lidhje as me ty, as me njeri!
    Eni Çobani: Pra Dilbere që ta kuptojë publiku, ju akuzoheni që jeni futur mes çiftit të parë, me znj.  Lumturie që është bashkëshortja e parë dhe e ke ndarë ti Lumturinë nga Bashkimi?
    Dilbere: Po.
    Bashkim: Ti nuk ke probleme për atë punë…
    Eni Çobani: Jo, ka probleme se akuzohet. Është shumë e thjeshtë në rolin tuaj si bashkëshort të thuash që s’ka probleme me ty. Për gruan është tjetër gjë sepse në qoftë se vjen akuza nga gruaja e parë juaja dhe  nga 4 fëmijët, është shumë e rëndë që ta përballojë.
    Bashkim: Siç më gjetën mua këto halle, edhe ajo do t’i përballojë.
    Eni Çobani: Po tani ti s’e more për halle, më vjen keq!/ Tv klan

  • Camavinga “i mallkuar”, nuk i ndahen dëmtimet. E mbyll këtu sezonin, përfshirë edhe Botërorin për Klube

    Camavinga “i mallkuar”, nuk i ndahen dëmtimet. E mbyll këtu sezonin, përfshirë edhe Botërorin për Klube

    Lajmet më të këqija për Eduardo Camavinga. Pas kontrolleve mjekësore të kryera sot nga mesfushori francez, Real Madrid ka njoftuar se ka pësuar çarje të plotë të tendinit të aduktorit të majtë. Ai do të humbasë gjithë pjesën e mbetur të sezonit, përfshirë edhe Botërorin për Klube.
    Koha e pritshme e rikuperimit për këtë lëndim është dy muaj, ose edhe tre nëse procesi ecën më ngadalë. Në këtë rast, me Kupën e Botës për Klube të përjashtuar, nuk ka më nxitim. Qëllimi është që Camavinga të rikthehet 100% në fillim të sezonit të ardhshëm.
    Një sezon i mallkuar për të, sepse Camavinga është përballur me dëmtime të njëpasnjëshme dhe nuk ka arritur kurrë të tregojë nivelin që pritej prej tij. Problemet nisën që në gusht, kur u dëmtua në gjurin e djathtë gjatë një stërvitjeje, para finales së Superkupës së Europës, pas një përplasjeje me Tchouaméni. Për pasojë qëndroi jashtë për një muaj e gjysmë, deri në fillim të tetorit.
    Pas kësaj, nisën edhe problemet muskulore: i pari në dhjetor (humbi 4 ndeshje) dhe i dyti në janar (edhe 4 ndeshje të tjera). Dëmtim pas dëmtimi, nuk arriti kurrë të kthehej në formën optimale, ndaj nuk e fitoi kurrë vendin fiks në formacionin titullar.
    Ashtu si në gusht me Superkupën, edhe ky dëmtim ndodhi në prag të një finaleje, këtë herë finales së Kupës së Mbretit kundër Barcelonës. Ancelotti kishte planifikuar ta aktivizonte nga minuta e parë si mbrojtës i majtë, për ta përballur me Lamine Yamal, pas një prove të suksesshme ndaj Athletic Bilbao. Madje, nuk e aktivizoi ndaj Getafes për ta ruajtur për finalen.
    Dëmtimi i Alaba e detyroi trajnerin ta fuste në lojë në pjesën e dytë si mesfushor. Dhe në minutën e 85-të, në një përplasje me Milla, u dëmtua rëndë. Tentoi të vazhdonte, por nuk mundej as të ecte më. “Jam këputur”, – i tha ai njërit prej fizioterapistëve.
    Kontrollet mjekësore konfirmuan skenarin më të keq të mundshëm. Për Camavinga, ky është sezoni më i keq me Real Madridin. Gjithashtu, ai nuk do të jetë i gatshëm as për Ligën e Kombeve me Francën.

  • Nëna kuksiane: Edi Rama do të kapitullojë, do të shkojë atje ku e ka vendin

    Nëna kuksiane: Edi Rama do të kapitullojë, do të shkojë atje ku e ka vendin

    Nëna kuksiane: Edi Rama do të kapitullojë, do të shkojë atje ku e ka vendin

    Nëna kuksiane Ramadanije Bela ka ngritur peshë zemrat e pjesëmarrësve në takimin e prezantimit të kandidatëve të PD-Aleancës për Shqipërinë Madhështore në Kukës.

    Gjatë fjalimit të saj, nënë Ramadanije u shpreh se, Edi Rama do të kapitullojë dhe do të shkojë atje ku e ka vendin.

    Ky i mallkuar, që shan popullin, që luan me ndjenjat e popullit shqiptar.

    Ne jemi burrnesha, jemi shqiptare, jemi trimnesha, jemi kuksian jemi burra dhe që kanë burrni.

    Ne këtij njeriu të korruptuar, që nuk la pa marrë, pa vjedhur me gjithë administratën e tij shtetërore, dhe nuk përlyhet Sali Berisha me këto pisllëqe.

    Unë jam një pensioniste, jam nënë Ramadanija jam gati 70 vjeç, por nuk ja harroj kur na ike, zemra qante për liderin historik, qajnë malet për këtë njeri.

    O ju kuksianë, o Tropoja dhe Hasi të mblidhemi bashkë, të jemi të bashkuar të ja japim votën doktor Berishës, të nderuarit tonë që luftoi për Partinë Demokratike.

    E izoluan, e dënuan por Zoti është me Partinë Demokratike dhe me liderin e Partisë Demokratike.

    Se është me të pafajshmit, me popullin e ndershëm.

    Nuk e votojnë të korruptuarit, as nuk i duam. Do ta votojnë njerëzit e ndershëm që do të përmendet me shekujt të tërë, doktor i nderuar Sali Berisha.

    Image

    O i mallkuar, o djalli i mallkuar, o pushtetar që mban qeverinë me vete, ti nuk ke asgjë me vete.

    Ty pushteti të ka ikur.

    Ti livadhis të mashtrosh popullin, për së treti dhe katërti herë.

    Nuk mashtrohet Shqipëria. Të ngrihemi të gjithë së bashku, ti themi jo këtij pushteti.

    Jo diktaturës. Jo pjellës së komunizmit që na la me vite të tëra mbrapa.

    Ne jemi ato që do ti luftojmë dhe nuk kanë vend të korruptuarit, drogmenët dhe kriminelët. Që bëjnë të gjithë ato pisllëqe, që nuk e duan Shqipërinë të jetë ashtu siç duhet.

    O shqiptar, është shansi i fundit.

    Jam dhe e vjetër, kam 70 vjeçe, por zemra dhe shpirti nuk duron diktaturën më, nuk duron diktaturën, nuk duhet të kthehet mbrapa historia Enveriste, Markssiste-Leliniste.

    Shqipëria është e shqiptarëve, është e popullit të ndershëm.

    O Zot i madh ndihmoi dhe ndihma jote ishalla do të jetë për popullin shqiptar.

    Kurse ky i mallkuar do të kapitullojë, do të shkojë në vendin e duhur, atje ku është caktuar vendi i tij.

    Ju falënderoj të gjithëve, Zoti ju bekoftë, Zoti i bekoftë gjithë shqiptarët’, tha nënë Ramadije Bela gjatë fjalës së saj.