Tag: malli

  • “Kisha vite pa e parë djalin tim”/ Endri Prifti: Erdhi dhe më takoi, e kishte marrë malli

    “Kisha vite pa e parë djalin tim”/ Endri Prifti: Erdhi dhe më takoi, e kishte marrë malli

    Endri Prifti ka folur mbremjen e sotme per djalin e tij të vogël, duke treguar se kishte tre vite pa e takuar dhe ushte ribashkuar vetëm katër muaj më parë. I ftuar sot në ‘Goca dhe Gra’, këngëtari ka treguar me emocion momentin e ribashkimit rreth katër muaj më parë, duke kujtuar ardhjen e djalit dhe fjalinë e tij se atë e kishte marrë malli.
    “Kam 2 djem. Tani e takova edhe djalin e vogël, para katër muajsh pas tre vitesh. Më erdhi vetëm më tha më ka marrë malli. Më iku truri fare mua. Nuk ka gjë më të bukur se të jesh afër fëmijëve. Kur nuk e shikoja djalin e vogël, më dukej vetja bosh. Nga mungesa edhe abuzonim një çikë. Nga një gotë tani do e pimë ne. Një gotë raki ngordh mikrobet”, tha ai.
    Endri ka treguar gjithashtu se për shumë kohë nuk e ka takuar të atij e tij, për shkak dhe të largësisë, por gjithsesi këngëtari u shpreh se e ka falur për mungesën e tij prej një kohë shumë të gjatë, që edhe pse shkëmbehej në rrugë, ai nuk i fliste.
    “Unë fal çdo njeri në jetë. Jeta kështu ishte atëherë, komunizëm. Unë babin se kam parë asnjëherë, vetëm në rrugë. Kështu ishte jeta. Kur kaluan shumë vite e takuam në një dasmë. Do donim ta takonim por kaluan shumë vite dhe ai s’kishte më forcë të na takonte. Kështu ndodhi. Ishim larg. Të falur janë të gjithë”, tha Endri.

  • Sot dy vite nga vrasja e Liridona Ademajt, i vëllai: Do luftojmë deri në frymën e fundit për drejtësi

    Sot dy vite nga vrasja e Liridona Ademajt, i vëllai: Do luftojmë deri në frymën e fundit për drejtësi

    Sot shënohet dy vjetori i vrasjes tragjike të Liridona Ademajt, në sytë e dy djemve të mitur, krim i cili u shoqërua me shumë polemika. Më 29 nëntor 2023, Liridona Ademaj u vra në makinën me të cilën po udhëtonte së bashku me djemtë dhe bashkëshortin, Naim Murseli, i akuzuar për porositjen e elimimimit.
    Vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, i cili ka kërkuar vazhdimisht drejtësi për të motrën, ka bërë një postim prekës. Ai shkruan se malli për Liridonën shtohet çdo ditë, teksa theksoi se do të kërkojnë drejtësi deri në fund.
    “Sot bëhen 2 vite që nga ikja jote Motër.Malli për ty shtohet qdo ditë, mungesa jote vërehet në qdo kohë. Këto 2 vite nuk ishin të lehta për ne si familje, nuk mundemi asesi të pajtohemi me faktin qe ti nuk je më ne mesin tonë. Na ka marë malli shumë për prezencën tënde asgjë më nuk është e njejtë.
    Vitet po ecin shpejtë e ne akoma po ballafaqohemi me kriminelët të cilet padrejtësisht të moren nga ne. Do të luftojmë deri në frymen e fundit duke kerkuar drejtësi për ty Motër. Kriminelët duhet të marrin denimin e merituar. Të kujtojmë me mall e shumë dashuri Familja Ademaj dhe djemt Diar&Dion”, shkruan ai.

  • Ah, malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur, i shenjtë mall / Malli i Konicës për atdheun

    Ah, malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur, i shenjtë mall / Malli i Konicës për atdheun

    Faik Konica: Malli i atdheut

    Kur vete njeriu, i lirë e i vetëm, larg atdheut – viset e reja, ndryshimi i zakoneve, ëmbëlsia e udhëtimit e një mijë gjëra që vihen re ndër popuj të huaj, të gjitha këto ta përgëzojnë zemrën e të bëjnë jo të harrosh Shqipërinë, po të mos të vejë tek ajo aq dendur mendja.

    Më tutje, si ngopen sytë së pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S`di ç`të mungon, s`di se ç`të duhet. Një hije trishtimi ta mbulon fytyrën; e, pikë së pari herë-herë, mbastaj më dendur e më në fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtimi i prindërve, i miqve e shokëve, kujtimi i dheut ku u lindem e u rritem, ku qajtëm foshnja e ku lozëm djelm, kujtimi i atyre maleve larg të cilëve nuk rron dot mirë një shqiptar, kujtimi i kombit, që, me gjithë ca të liga që ka, është kombi ynë, e më tepër kujtimi e dëshira e etja e gjuhës sonë ta shtrëngojnë e ta dërrmojnë me të vërtetë zemrën.

    Ah, malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur, i shenjtë mall e dashuri e shenjtë, kush është ai shqiptar që s`e ka pasur në dhe të huaj! Duhet të jeshë jashtë Shqipërisë, e të jesh larg, për të kuptuar se ç`forcë e ç`bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë: Shqipëri! Ajo më e zbrazura letër, ajo fjala më e vogël, na sjell, kur vjen nga Shqipëria, një gaz të parrëfyeshëm, se na sjell si një copë të atdheut…

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    FAIK KONICA: NE SHQIPTARËT EDHE PAS 100 VJETËSH DO TË JEMI AQ POSHTË SA EDHE SOT!

  • “E di që ju ka marrë malli”, Basha flet për mediat pas daljes nga SPAK

    “E di që ju ka marrë malli”, Basha flet për mediat pas daljes nga SPAK

    Lulzim Basha ka lënë ambientet e SPAK, një orë pasi hyri në Prokurorinë e Posaçme. Ish-kreu i Partisë Demokratike tha për gazetarët se ishte thirrur këtë të enjte në SPAK si një person në dijeni për një nga çështjet nën hetim.
    “Jam thirrur si person që ka dijeni për nëj çështje në hetim”, tha Basha.
    I pyetur nëse bëhet fjalë për dosjen e “21 Janarit”, ish-kryedemokrati tha:
    “Informacionin se për cilën çështje jam thirrur ju lus ta merrni drejtëpëdrejtë tek institucioni sepse ligjërisht dua të respektoj sekretin hetimor.
    Këto ishin gjithçka që kisha për të deklaruar për këtë cështje.
    Për të tjerat e di që ju ka marrë malli për konferencë për shtyp, por do të prisni edhe pak.”

  • “Nuk na merr malli për Putinin”/ Rama: Në komunizëm, i cilësuam sovjetikët si tradhtarë. Ishim të vetmit që nuk e braktisëm Stalinin

    “Nuk na merr malli për Putinin”/ Rama: Në komunizëm, i cilësuam sovjetikët si tradhtarë. Ishim të vetmit që nuk e braktisëm Stalinin

    Në takimin e tij në Londër, Edi Rama u ndal edhe te Presidenti rus, Vladimir Putin.

    I pyetur nëse është takuar ndonjëherë me liderin rus, Kryeministri Rama e mohoi, duke folur për periudhën kur Shqipëria Komuniste u shkëput nga Bashkimi Sovjetik pas vdekjes së Stalinit.
    “Për disa vjet, gjatë administratës së mëparshme amerikane, Europa jashtë-kontraktoi politikën e saj të jashtme dhe e vuri veten në autopilot duke ndjekur SHBA-në, në dritën e konfliktit dhe në qasjen që ishte maksimaliste. Tani, situata ka ndryshuar dramatikisht dhe ajo që konsiderohej se ishte një fjalë e papranueshme, armëpushimi dhe kur e përmendi Orban e u kalua pa vëmendje, befas e përmendi Donald Trump dhe e gjithë Europa e përqafoi.
    Mendoj se Europa akoma nuk ka një plan paqeje të vetin, është legjitime të mbështetës Ukrainën dhe të dënosh marrjen me forcë të një cope tokë nga një vend tjetër. Teksa mendojmë që të mbështesim Ukrainën me armë, tingëllon e çuditshme që nuk kemi ende një plan.
    Na duhet një plan si duket kjo paqe. Mungesa e saj na duket e varur se çfarë duhet të bëjë Uashingtoni dhe ndryshon shumë nga më parë. E shoh si një shembull mbresëlënës të mungesës së një qëndrimi autonom të Europës në raport me çështjet e rëndësisë së madhe.
    Takim me Putinin? Jo, faleminderit. Ne jemi një rast i veçantë, sepse Shqipëria është i vetmi vend në të gjithë kontinentin që nga Kremlini dhe Moska nuk ka ardhur askush nga 1960 dhe askush nga pala jonë nuk ka shkuar në Moskë. Kjo ka të bëjë me historinë tonë, sepse ne, si i vetmi vend komunist, i cilësonim ata tradhtarë dhe të degraduar që nuk e meritonin shoqërinë tonë. Luftuam si fari i vetëm i komunizmit në Europë. Kur komunistët e braktisën Stalinin, ne e ndoqëm Stalinin, Stalini ishte në bulevardin tonë kryesorë deri në vitin 1990. Kjo krijoi një mungesë totale qëndrimi. Ne e dashurojmë Dostojevskin dhe gjithçka që na ka dhënë kultura ruse. Por nuk kemi të bëjmë me Putinin dhe Rusinë, edhe as nuk na merr malli”, tha Rama.

    Top Channel

  • “Mbretërinë e Bashkuar e ka marrë malli për BE-në”, Rama batuta në Londër: Vendin tonë nuk e merrni dot, nëse doni…

    “Mbretërinë e Bashkuar e ka marrë malli për BE-në”, Rama batuta në Londër: Vendin tonë nuk e merrni dot, nëse doni…

    Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një takim në Londër, në panelin e Chatham House, ku temë ishte “Ballkani Perëndimor”.

    Gjatë fjalës së tij, Rama nuk i kurseu batutat, duke thënë se Mbretërinë e Bashkuar e ka marrë malli për Bashkimin Europian, por vendin e Shqipërisë nuk e zë dot.
    “Të gjithë ata që duan lirinë, të gjithë ata që duan që të drejtat e njeriut të jenë të padiskutueshëm dhe që shteti i së drejtës të jetë I paprekshëm, ka vetëm një alternativë, BE, deri sa Mbretëria e Bashkuar të na provojë të kundërtën. Mbretëria e Bashkuara po shtyn që samiti të mbahet në Berlin sepse e ka marrë malli për BE-në, por ne nuk do i lëshojmë vendin tonë, duhet të gjejnë vend tjetër”, tha Rama.

    Top Channel

  • “Na mori malli o burrë i dheut, ku është kryeministri ta puth”, ironi dhe batuta te “Ligjet”, Manja i përgjigjet Korreshit: Edhe po erdhi, ti nuk e arrin dot

    “Na mori malli o burrë i dheut, ku është kryeministri ta puth”, ironi dhe batuta te “Ligjet”, Manja i përgjigjet Korreshit: Edhe po erdhi, ti nuk e arrin dot

    Po zhvillohet sot mbledhja e përbashkët e Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

    Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka paraqitur raportin mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024, ku i është përgjigjur dhe pyetjeve nga anëtarët e këtij komisioni.
    Por edhe në këtë komision, pavarësisht debateve, nuk kanë munguar as batutat dhe ironitë, e këtë herë mes drejtuesit të komisionit Ulsi Manja dhe anëtarit të PD, deputetit Saimir Korreshi.
    Teksa Manja i dha fjalën për t’iu drejtuar me pyetje ministrit, i tha me batutë që të mos i shoqërojë me komente.
    “Pa shumë komente te fjala, se ti çdo koment e merr me referencë nga Lushnja, po s’besoj se do na hyjë në punë te Kodi Penal”, tha Manja me batutë.
    “T’i hyn te ai zanati im te tokat, unë me tokat jam marrë Ulsi… Ore meqë ai kryeministri s’po vjen, se mori malli, ta puthim një herë, na mori malli o burrë i dheut…”, tha Korreshi me humor.
    Por përgjigjen ia ktheu Manja duke i thënë se edhe nëse Edi Rama do të ishte prezentë, Korri nuk e arrin dot për nga gjatësia që “ta puthë”.
    “Ti dhe po erdhi nuk e mbërrin dot”, tha Manja.
     

    Top Channel

  • “Na mori malli o burrë i dheut, ku është kryeministri ta puth”, Korreshi ironi dhe batuta te “Ligjet”

    “Na mori malli o burrë i dheut, ku është kryeministri ta puth”, Korreshi ironi dhe batuta te “Ligjet”

    Po zhvillohet sot mbledhja e përbashkët e Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka paraqitur raportin mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024, ku i është përgjigjur dhe pyetjeve nga anëtarët e këtij komisioni.
    Por edhe në këtë komision, pavarësisht debateve, nuk kanë munguar as batutat dhe ironitë, e këtë herë mes drejtuesit të komisionit Ulsi Manja dhe anëtarit të PD, deputetit Saimir Korreshi. Teksa Manja i dha fjalën për t’iu drejtuar me pyetje ministrit, i tha me batutë që të mos i shoqërojë me komente.
    “Pa shumë komente te fjala, se ti çdo koment e merr me referencë nga Lushnja, po s’besoj se do na hyjë në punë te Kodi Penal”, tha Manja me batutë.
    “T’i hyn te ai zanati im te tokat, unë me tokat jam marrë Ulsi… Ore meqë ai kryeministri s’po vjen, se mori malli, ta puthim një herë, na mori malli o burrë i dheut…”, tha Korreshi me humor.
    Por përgjigjen ia ktheu Manja duke i thënë se edhe nëse Edi Rama do të ishte prezentë, Korri nuk e arrin dot për nga gjatësia që “ta puthë”.
    “Ti dhe po erdhi nuk e mbërrin dot”, tha Manja.

  • Dëgjojeni “Malli për nënën” të kënduar nga Ermira Babaliu & Ardit Gjebrea/ Kolona zanore e filmit “Eja” (Video)

    Dëgjojeni “Malli për nënën” të kënduar nga Ermira Babaliu & Ardit Gjebrea/ Kolona zanore e filmit “Eja” (Video)

    Të kaltra agimet, purpur janë mbrëmjetdhe jeta bën mall dhe gjoksin zgjeronKalojnë mes zemrës, gëzime dhe dhimbjee bëjnë fletë që dridhen, kambanë që gjëmon.

    Për mall jo i rëndë sa vite një lumë bëjnë malldhe malli për nënën, malli flori të ndjek pastë ndjek pas takimesh porsi deti me shkumëdhe i mbush hapësirat e zemrës plot dritë i mbush.

    Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ERMIRA BABALIU: TEK KY PRAG FLISNIM PËR DASHURINË (TEKSTI DHE KËNGA)

    Këngëtarja Ermira Babaliu, shumë herët u dallua për zërin e saj melodioz e të veçantë, duke e rreshtuar atë krah këngëtarëve të njohur të skenës muzikore shqiptare.

    Ishte pjesëmarrëse në Festivalin e Parë të Këngës në Pogradec dhe nderohet me Çmimin e Parë për këngën “Erdhi pranvera”.

    Pastaj dy herë rresht, vlerësohet me çmime të treta, në edicionin e 25-të dhe të 26-të të Festivalit të RTSH-së.

    Në vazhdim ju sjellim tekstin e këngës “Duke të pritur” të shkruar nga Irma Kurti dhe me muzikë të Galliano Borsato:

    Zëri yt trokitifare lehtë në vetminëqë më kish mbështjellënë dhomë këtë natë.

    Tej, era ulërintesi e marrë, ndoshtamë sillte lajme ti,nga larg.

    Mijëra pika shiu binin mbi tokë,malli për ty i ktheu në lotë.Një vetëtimë u ndez, u fikdiku, atje lart.

    Tekstin dhe këngën mund ta klikoni KËTU:

    ObserverKult

  • Bardhyl Londo: Mesnatë në Korçë

    Bardhyl Londo: Mesnatë në Korçë

    Poezi nga Bardhyl Londo

    E dua këtë qytet. Dhe ai më do herë pas here.Kur jemi larg krahët tundim drejt njëri-tjetrit si mullinj ere.

    Kur jemi pranë qeshim, heshtim, qajmë,Malli mbi katedralen e qytetit tingëllon kambanë.

    Tani kalldrëmeve eci i vetëm në mesnatë,pa një kitarë malli, pa një mall serenate.

    Pa shokë, pa miq shpërndarë nëpër botë për jetëme një hënë të huaj që nuk di ç’ndriçon as vetë.

    Hapuni porta, u bërtas, s’më njihni? Jam miku juaj.Është vonë, thonë ato, ç’kërkon kaq vonë o i huaj?

    Mbi kalldrëmet e ashpër si me gurë strrallinuk shkel këmba ime por ngadalë zvarritet malli.

    S’ka një tavernë hapur, një pijetore zhurmëshume,i verbër si Homeri ngjan qyteti, do verbohem edhe unë.

    Të desha, i bërtas dhe ti më doje herë pas here,pse më fshihesh tani, pse s’më hapet asnjë derë?

    Në këmbanore do ngjitem, kambanës ti bie pa pra,në këtë qytet nuk kam më asgjë, në këtë qytet kam gjithçka.

    Korçë, qershor 2020

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    RRËFIMI I BARDHYL LONDOS PËR LETËRSINË EDHE POLITIKANËT QË VRASIN ËNDRRAT E SHQIPTARËVE ÇDO DITË

    Vëllimi poetik “Prilli i hidhur” e pati rikthyer muaj më parë autorin (tashmë të ndjerë) pranë lexuesit me disa cikle poetike. Nuk munguan në të vargjet për Skënderbeun, aktualitetin e trishtë shqiptar në këto 30 vite tranzicion, por edhe për pandeminë Covid 19.

    Për “ReportTV” poeti Bardhyl Londo pati treguar zymtësinë, në të cilën po jetojnë shqiptarët për shkak të mungesës së vizionit të politikanëve. Nënvlerësimin e kulturës, por edhe përpjekjet që bëri si kryetar i ish-Lidhjes së Shkrimtarëve në fillim të viteve ’90 për një organizëm, që ishte krijuar për një sistem tjetër, siç ishte regjimi socialist…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU