Tag: mallakastër

  • Gjenden 77 bimë kanabisi në Mallakastër, arrestohet 58-vjeçari

    Gjenden 77 bimë kanabisi në Mallakastër, arrestohet 58-vjeçari

    Mallakastër/Kontrolle intensive në të gjithë territorin e rrethit, me objektiv parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
    Gjenden gjatë kësaj faze të planit operacional “Koordinata”, 77 bimë narkotike Cannabis Sativa.
    Arrestohet në flagrancë, në parcelën ku ishin kultivuar bimët, autori i rastit.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.
    Nga kontrollet, në fshatin Visokë u konstatua një parcelë ku ishin kultivuar 77 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e të cilave u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.
    Gjatë ndërhyrjes së Policisë, u kap në flagrancë, në parcelë, shtetasi K. Xh., 58 vjeç, i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
    Plani operacional policor antikanabis “Koordinata” vijon intensivisht, në të gjithë territorin e qarkut Fier.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Zjarret, Vengu në Mallakastër: Po ndërhyjmë nga toka dhe ajri për izolimin e flakëve

    Zjarret, Vengu në Mallakastër: Po ndërhyjmë nga toka dhe ajri për izolimin e flakëve

    Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka mbërritur në fshatrat Lofkënd dhe Drenie të Mallakastrës, ku prej ditës së djeshme po digjet një masiv i madh pyjor me pisha. Situata alarmante ka çuar në Mallakastër dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
    Vengu thotë se janë angazhuar 11 mjete e skuadra zjarrfikëse për izolimin dhe shuarjen e flakëve, teksa shpreh vlerësim për profesionalizmin dhe përkushtimin e të gjitha forcave.
    “Në fshatrat Lofkënd dhe Drenie, ku vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri për izolimin dhe shuarjen e flakëve që kanë përfshirë një masiv pyjor midis Bashkisë Mallakastër dhe Bashkisë së Patosit.
    Gjatë gjithë ditës në terren janë angazhuar 11 mjete dhe skuadra zjarrfikëse të bashkive të Qarkut Fier, Forcave të Armatosura dhe Albpetrol”, shkruan ministri Pirro Vengu.
    Zjarri ka përfshirë prej dje një pyll pishash që shtrihet mes Patosit e Mallakastrës dhe për izolimin e shuarjen e tij janë angazhuar Emergjencat Civile në bashkëpunim me forcat e tjera nga dy bashkitë, si dhe një helikopter.

  • Arrestohen 2 shtetas për zjarrvënie në Divjakë e Mallakastër

    Arrestohen 2 shtetas për zjarrvënie në Divjakë e Mallakastër

    Evidentohen dhe vihen në pranga dy shtetas të dyshuar si autorë të zjarrvënieve në Divjakë e Mallakastër.
    Si rezultat i veprimeve hetimore për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve të Policisë Divjakë dhe Mallakastër arrestuan në flagrancë autorët përkatës.
    ‘Në Divjakë, u arrestua shtetasi K. A., 65 vjeç, banues në fshatin Korije, pasi ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e marrë me qira dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 170 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi.
    Në Mallakastër u arrestua shtetasi P. J., 41 vjeç, banues në fshatin Belishovë, pasi ka ndezur zjarr për djegien e ferrave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me shkurre’, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

  • Zjarre të qëllimshme në Divjakë dhe Mallakastër, dy të arrestuar! Dëme të mëdha në ullinj dhe sipërfaqe me shkurre

    Zjarre të qëllimshme në Divjakë dhe Mallakastër, dy të arrestuar! Dëme të mëdha në ullinj dhe sipërfaqe me shkurre

    Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Fierit këtë të dielë më 3 gusht, pasi dyshohen se janë autorë të zjarrvënieve që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe me ullinj dhe me shkurre.
    Arrestimet u kryen pas hetimeve të specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë dhe atë të Mallakastrës. Zjarri në Divjakë kishte përfshirë një sipërfaqe me 170 rrënjë ulliri, ndërsa në Mallakastër ishte djegur një sipërfaqe e tërë me shkurre.

    “Në Divjakë, u arrestua shtetasi K. A., 65 vjeç, banues në fshatin Korije, pasi ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e marrë me qira dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 170 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi.
    Në Mallakastër u arrestua shtetasi P. J., 41 vjeç, banues në fshatin Belishovë, pasi ka ndezur zjarr për djegien e ferrave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me shkurre.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
    Të dy rastet janë referuar për ndjekje të mëtejshme pranë Prokurorisë së Fierit, ndërsa autorët do të përballen me akuzat për zjarrvënie të qëllimshme dhe shkatërrim prone.
    Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka reaguar ndaj rasteve të përsëritura të zjarrvënieve të pakujdesshme apo të qëllimshme, duke bërë thirrje të qartë për qytetarët:“që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin”.

  • Ndezën zjarr për djegien e mbeturinave, por dogjën sipërfaqe të mëdha toke, vihen në pranga dy persona në Divjakë e Mallakastër

    Ndezën zjarr për djegien e mbeturinave, por dogjën sipërfaqe të mëdha toke, vihen në pranga dy persona në Divjakë e Mallakastër

    Dy persona janë arrestuar si autorë të dyshuar për zjarrvënie në Divjakë e Mallakastër.

    Uniformat blu bëjnë me dije se në Divjakë u arrestua shtetasi me iniciale K.A., 65-vjeç, pasi ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, por flakët u përhapën dhe dogjën 170 rrënjë ulliri.
    Në Mallakastër ra në pranga shtetasi me iniciale P.J., 41 vjeç, pasi ndezi zjarr për djegien e ferrave, por u dogj një sipërfaqe e madhe toke me shkurre.
    Njoftimi i policisë:
    Divjakë/Ndezi zjarr në fshatin Mërtish dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën 170 rrënjë ulliri, vihet në pranga 65-vjeçari.
    Mallakastër/Vihet në pranga autori i zjarrit në fshatin Belishovë ku u dogj një sipërfaqe me shkurre.
    Si rezultat i veprimeve hetimore për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve të Policisë Divjakë dhe Mallakastër arrestuan në flagrancë autorët përkatës.
    Në Divjakë, u arrestua shtetasi K. A., 65 vjeç, banues në fshatin Korije, pasi ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e marrë me qira dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 170 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi.
    Në Mallakastër u arrestua shtetasi P. J., 41 vjeç, banues në fshatin Belishovë, pasi ka ndezur zjarr për djegien e ferrave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me shkurre.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
    Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

    Top Channel

  • Mallakastër – Pas përfundimit të operacionit për fikjen e zjarreve në Drenovë dhe Belishovë, drejtori i emergjencës civile falënderon publikisht të gjithë efektivët pjesëmarrës

    Mallakastër – Pas përfundimit të operacionit për fikjen e zjarreve në Drenovë dhe Belishovë, drejtori i emergjencës civile falënderon publikisht të gjithë efektivët pjesëmarrës

    Pas përfundimit me sukses të operacionit për neutralizimin e vatrave të zjarrit në zonat e Drenovës dhe Belishovës, drejtori i emergjencës civile pranë Bashkisë Mallakastër, Hajri Malaj, ka zhvilluar një takim falënderues me të gjitha forcat që morën pjesë në këtë aksion intensiv.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Përpara dhjetëra efektivëve të shërbimit zjarrfikës, policisë bashkiake, forcave të ushtrisë dhe punonjësve të tjerë të përfshirë në operacion, Malaj shprehu mirënjohjen për përkushtimin dhe punën e palodhur të treguar gjatë ditëve me përballje të vështira me flakët. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    “Ju falënderoj për përkushtimin, bashkëpunimin dhe gatishmërinë që treguat për të mbrojtur jetën, pronën dhe natyrën. Pa përpjekjen tuaj të jashtëzakonshme, ky operacion nuk do të ishte i mundur,” u shpreh Malaj.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Operacioni për shuarjen e zjarreve në këto zona ka qenë një ndër më të vështirët e këtij sezoni, për shkak të terrenit të thyer dhe kushteve të pafavorshme atmosferike, por falë ndërhyrjes së koordinuar dhe vendosmërisë së forcave në terren, flakët janë neutralizuar pa rrezikuar banesa apo jetë njerëzish.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Mallakastër – Zjarr masiv përfshin zonën e Drenovës, rrezikon ullishtet dhe banesat

    Mallakastër – Zjarr masiv përfshin zonën e Drenovës, rrezikon ullishtet dhe banesat

    Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë këtë pasdite zonën e Drenovës në Bashkinë Mallakastër, duke rrezikuar seriozisht ullishtet, sipërfaqe me shkurre dhe disa banesa pranë zonës së zjarrit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Era e fortë ka favorizuar përhapjen me shpejtësi të flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se për shkak të terrenit të thyer dhe të vështirë për akses, zjarrfikësit po hasin vështirësi në lokalizimin dhe neutralizimin e vatrave të zjarrit. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Autoritetet lokale i bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme pranë zonës së zjarrit, ndërsa vijon puna për vënien nën kontroll të flakëve. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale në pemëtari janë të konsiderueshme.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Zjarr në Mallakastër, digjen parcelat me ullishte

    Zjarr në Mallakastër, digjen parcelat me ullishte

    Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Drenovë të Mallakastrës.
    Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe ullishte.
    Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.
    Sipas burimeve nga terreni, ndërhyrja po vështirësohet për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer.

  • Zjarr i madh në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej erës së fortë dhe terrenit të thyer

    Zjarr i madh në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej erës së fortë dhe terrenit të thyer

    Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër.
    Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe ullishte.
    Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.
    Sipas burimeve nga terreni, ndërhyrja po vështirësohet për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer kodrinor, që e bën të vështirë ndërhyrjen.

  • Vijon rrokada në Policinë e Shtetit/ E vetmja grua në garë, Edjona Dano emërohet shefe Komisariati në Kuçovë

    Vijon rrokada në Policinë e Shtetit/ E vetmja grua në garë, Edjona Dano emërohet shefe Komisariati në Kuçovë

    Policia e Shtetit

    TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, po vijon me emërimin e figurave të reja në drejtim të komisariateve në të gjithë vendin. Këtë të shtunë janë njoftuar lëvizjet të reja, ku janë emëruar 3 drejtues të rinj të komisariateve të policisë në Kuçovë, Mallakastër dhe Vlorë.
    Për herë të parë një grua do të drejtojë Komisariatin e Policisë së Kuçovës. Ajo është komisare, Edjona Duro, e cila mbante detyrën e Shefes së Seksionit për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, në Policinë e Tiranës. Duro ishte e vetmja grua që garoi për shef komisariati dhe u shpall në listën fituese.
    Ndërkohë, ish-shefi i komisariatit të Policisë Kuçovë, Kleant Serdari është emëruar shef i Komisariatit të Policisë Mallakastër. Ish-shefi i Komisariatit të Policisë Mallakastër, Bledar Metaj është emëruar shef Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë.
    Emërimet e reja vijonë në kuadër të lëvizjeve dhe reformimit të strukturës drejtuese në nivel vendor./ZËRI/