Tag: mallakastër

  • Goditi me mjet prerës një 45-vjeçar, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Mallakastër

    Goditi me mjet prerës një 45-vjeçar, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Mallakastër

    Një 26-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Mallakastrës pasi dyshohet se ka goditur me një mjet prerës një 45 -vjeçar.
    Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i plagosuri ka marrë ndihmën mjekësore dhe është kthyer në banesë. Policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar.
    Njoftim i Policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër shpallën në kërkim shtetasin M. B., 26 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, një shtetas 45 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Po Punohet për kapjen e 26-vjeçarit.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

  • Plagosje me thikë në Mallakastër, autori në kërkim

    Plagosje me thikë në Mallakastër, autori në kërkim

    FOTO ILUSTRUESE

    MALLAKASTËR-Një plagosje me thikë është regjistruar në Mallakastër. Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas sherrit me një person tjetër. Sherri dyshohet se ka nisur për motive të dobëta, por situata ka agravuar dhe 26-vjeçari ka goditur me thikë 45-vjeçari. I plagosuri mori mjekim në spital dhe u largua për në banesë, ndërsa autori i dyshuar është në kërkim.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër shpallën në kërkim shtetasin M. B., 26 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, një shtetas 45 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Punohet për kapjen e 26-vjeçarit./ZËRI

  • Mallakastër/ Plagosi me thikë 45-vjeçarin, në kërkim i riu

    Mallakastër/ Plagosi me thikë 45-vjeçarin, në kërkim i riu

    Një konflikt mes dy personave ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të ftohta në Mallakastër.
    Sipas Policisë, një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas konfliktit me një të ri, dhe u dërgua në spital ku mori mjekim. Pasi mori kujdesin e nevojshëm shëndetësor, u largua për në banesë, pasi plaga nuk paraqiste rrezik.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër shpallën në kërkim shtetasin M. B., 26 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, një shtetas 45 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Punohet për kapjen e 26-vjeçarit.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

  • Zjarret në Finiq, Mallakastër e Mirditë/MM: Po ndërhyhet nga ajri dhe nga toka

    Zjarret në Finiq, Mallakastër e Mirditë/MM: Po ndërhyhet nga ajri dhe nga toka

    Ministria e Mbrojtjes ka lajmëruar se po përpiqen të izolojnë zjarret, që janë të përqëndruara në Finiq, Mallakastër dhe Mirditë.
    Mësohet se në:
    Finiq – Në fshatin Livinë, zjarri është nën kontroll dhe banesat nuk rrezikohen.
    Po operohet nga ajri me avion Canadair kroat dhe helikopter i Forcave Ajrore, ndërsa mjetet zjarrfikëse dhe forcat tokësore janë të pozicionuara në gatishmëri rreth fshatit.
    Mallakastër – Forcat e Armatosura dhe MZSH Mallakastër po punojnë në një zonë ndarëse midis pyllit dhe pronave private për të ulur intensitetin e flakëve.
    Mirditë – Po ndërhyhet nga ajri me avion Canadair italian dhe nga toka për izolimin e vatrave.
    Forcat tokësore janë angazhuar maksimalisht për izolimin e zjarreve në të tre bashkitë.

  • “Luftë” nga ajri dhe toka me zjarret në Finiq dhe Mallakastër

    “Luftë” nga ajri dhe toka me zjarret në Finiq dhe Mallakastër

    Në Finiq dhe Mallakastër është intensifikuar puna nga toka dhe ajri për të frenuar përhapjen e vatrave dhe në mbrojtje të zonave të banuara.
    Në Finiq, ku intensiteti i erës ndikoi në riaktivizim dhe përhapje të vatrave gjatë natës, 120 forcave operacionale në terren u janë bashkuar që prej orëve të mëngjesit dy avionet suedezë të siguruar nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile EU Civil Protection & Humanitarian Aid dhe një helikopter i Forca Ajrore.
    Falë ndërhyrjes së kombinuar nga toka dhe ajri janë mbrojtur banesat dhe është krijuar perimetër sigurie në Dhivër dhe Janicat.
    Ministri Pirro Vëngu njofton se të gjitha përpjekjet tashmë të angazhuara në frenimin e vatrave dhe mbrojtjen e banesave në perimetrin Navaricë – Memoraq dhe Rumanxë, dhe vigjilencë të shtuar në zonën e Leshnicës.
    Në Mallakastër ku situata është përmirësuar gjatë orëve të fundit, momentalisht po veprojnë 25 forca nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, 25 forca nga MZSH dhe 24 forca nga bashkitë Mallakastër dhe Patos.
    Në këtë zonë po vepron aktualisht dhe në avion Canadair i Forcës Ajrore kroate.
    Ndërkohë në lartësitë e Bërzhitës, ku dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme, forcat e MZSHTiranë ndodhen në terren dhe momentalisht nuk ka asnjë rrezik për banesat.
    Situata në rang vendi mbetet dinamike ndërkohë që presim rritje të termometrit në ditët në vijim.

  • Vijojnë të mbeten aktive vatrat e zjarrit në Mallakastër, terreni i thepisur vështirëson ndërhyrjen nga toka

    Vijojnë të mbeten aktive vatrat e zjarrit në Mallakastër, terreni i thepisur vështirëson ndërhyrjen nga toka

    Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në masivin pyjor të Lofkëndit në Mallakastër ku terreni i vështirë pamundëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.

    Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj, pohon për Top Channel se përballë kësaj situate vetëm ndërhyrja nga ajri mund të bëjë të mundur izolimin e plotë të flakëve të cilat përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era.
    Qerimaj pohon gjithashtu se në këtë ditë të tretë të përballjes me flakët, në terren janë angazhuar 11 mjete zjarrfikëse dhe rreth 130 forca zjarrfikëse, të ushtrisë dhe strukturave bashkiake ndërsa thekson se sipërfaqja e përshkuar nga zjarri përllogaritet në 40 ha, kryesisht pisha të mbjella në vitet 70- 80- të.
    Po sipas tij menjëherë pas neutralizimit të plotë të zjarrit, komisionet e verifikimit do të dalin në terren për të bërë një bilanc të dëmeve, jo vetëm të pemëve frutore, por edhe të masivit pyjor.

    Top Channel

  • Vatrat e zjarrit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Vetëm ndërhyrja nga ajri mund t’i izolojë flakët

    Vatrat e zjarrit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Vetëm ndërhyrja nga ajri mund t’i izolojë flakët

    Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në masivin pyjor të Lofkëndit në Mallakastër, ku terreni i vështirë pamundëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.
    Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj, pohon se përballë kësaj situate vetëm ndërhyrja nga ajri mund të bëjë të mundur izolimin e plotë të flakëve, të cilat përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era.
    Qerimaj pohon gjithashtu se në këtë ditë të tretë të përballjes me flakët, në terren janë angazhuar 11 mjete zjarrfikëse dhe rreth 130 forca zjarrfikëse, të ushtrisë dhe strukturave bashkiake, ndërsa thekson se sipërfaqja e përshkuar nga zjarri përllogaritet në 40 ha, kryesisht pisha të mbjella në vitet 70-80-të.
    Po sipas tij, menjëherë pas neutralizimit të plotë të zjarrit, komisionet e verifikimit do të dalin në terren për të bërë një bilanc të dëmeve, jo vetëm të pemëve frutore, por edhe të masivit pyjor.

  • Zjarre në Mallakastër, aktive prej disa ditësh! Gjatë ditës së sotme pritet ndërhyrja me helikopterë

    Zjarre në Mallakastër, aktive prej disa ditësh! Gjatë ditës së sotme pritet ndërhyrja me helikopterë

    Vijon të jetë aktive prej tre ditësh vatra e zjarrit në masivin pyjor Lofkënd-Drenie-Vlosh të bashkisë Mallakastër.

    Sipas përgjegjësit të sektorit të mbrojtjes civile pranë Prefekturës Fier, Kreshnik Ymeraj gjatë ditës së sotme po me operohet me 5 mjete zjarrfikëse të cilët po operojnë në një terren tepër të vështirë.
    Ndërsa pritet sërish ndërhyrje nga ajri për neutralizimin e plotë të vatrës masive të zjarrit.
    Ndërkohë situata e zjarrit në Lofkënd u monitorua në terren pasditen e djeshme edhe nga Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i agjencisë kombëtare te mbrojtjes civile Haki Çako.

    Top Channel

  • Situata e zjarreve në Mallakastër: Tre vatra ende aktive në Lofkënd, kërkohet ndërhyrje nga ajri

    Situata e zjarreve në Mallakastër: Tre vatra ende aktive në Lofkënd, kërkohet ndërhyrje nga ajri

    Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në masivin pyjor të Lofkëndit në Mallakastër, ndërsa ndërhyrja nga toka është thuajse e pamundur për shkak të terrenit të thepisur dhe të paarritshëm për mjetet zjarrfikëse.

    Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj, ka deklaruar se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës dhe se izolimi i tyre i plotë mund të bëhet vetëm me ndërhyrje nga ajri.

    Në këtë ditë të tretë të përballjes me zjarrin, në operacionin e shuarjes janë angazhuar 11 mjete zjarrfikëse dhe rreth 130 efektivë të forcave zjarrfikëse, ushtrisë dhe strukturave bashkiake. Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 40 hektarësh, kryesisht me pisha të mbjella gjatë viteve ’70–’80.

    Ismailaj thekson se sapo flakët të neutralizohen plotësisht, komisionet e verifikimit do të dalin në terren për të hartuar një bilanc të detajuar të dëmeve, jo vetëm mbi pemët frutore, por edhe mbi masivin pyjor të dëmtuar nga zjarri.

  • Mallakastër/ U kap në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet 58-vjeçari

    Mallakastër/ U kap në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet 58-vjeçari

    Policia ka arrestuar në flagrancë një 58-vjeçar, pasi kishte kultivuar 77 bimë narkotike Cannabis Sativa në Mallakastër.
    Ai është vënë në pranga në parcelën ku ishin kultivuar bimët.
    Shtetasi K. Xh., 58 vjeç, akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.
    Nga kontrollet, në fshatin Visokë u konstatua një parcelë ku ishin kultivuar 77 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e të cilave u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.
    Gjatë ndërhyrjes së Policisë, u kap në flagrancë, në parcelë, shtetasi K. Xh., 58 vjeç, i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
    Plani operacional policor antikanabis “Koordinata” vijon intensivisht, në të gjithë territorin e qarkut Fier”, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.