Tag: mallakastër

  • Fier – Policia kryen disa arrestime dhe procedime penale

    Fier – Policia kryen disa arrestime dhe procedime penale

    Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka njoftuar sot për një sërë arrestimesh dhe procedimesh të kryera nga strukturat e saj në Fier dhe Mallakastër.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Kanosi bashkëshorten me armë gjahu – arrestohet 49-vjeçari Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 49 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kanosur bashkëshorten duke përdorur armën e gjahut në pronësi të babait.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Gjatë kontrollit të banesës, policia gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi fishekësh luftarak.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Tre arrestime në qarkullimin rrugor

    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

    – B. B., 50 vjeç, dhe F. Gj., 43 vjeç, të dy banues në Fier, të kapur duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit;

    – I. V., 28 vjeç, banues në Ballsh, i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

    Procedim në gjendje të lirë në Mallakastër

    Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Mallakastër referuan materialet në Prokurori për shtetasin H. P., 69 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka prishur murin rrethues të një 48-vjeçari, në fshatin Kremenar.

    Për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë.

    Materialet iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

  • Mallakastra feston Çlirimin me super-show; Helldrift “çmend” qytetin

    Mallakastra feston Çlirimin me super-show; Helldrift “çmend” qytetin

    Screenshot

    Bashkia Mallakastër ka festuar në mënyrë të veçantë Ditën e Çlirimit, me një sërë aktivitetesh që kulmuan në qendër të Ballshit. Spektakli Helldrift, i zhvilluar për më shumë se tre orë, solli ritëm, atmosferë dhe adrenalinë, duke mbledhur dhjetëra të rinj dhe qytetarë të të gjitha moshave në një event që u organizua për herë të parë në qytet.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ngjarja u shoqërua me efekte speciale dhe muzikë energjike, duke e kthyer sheshin qendror në një hapësirë festive. Festimet për Ditën e Çlirimit u përmbyllën me koncertin festiv, ku i ftuar special ishte këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka, i cili ndezi atmosferën me performancat e tij. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Aktivitetet u pritën me interes të madh nga komuniteti, duke e bërë këtë vit një ndër kremtimet më dinamike në Mallakastër.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Skandal ndërtimesh në Mallakastër/ 7 zyrtarë të IMT dhe qytetarë përfundojnë në gjyq për ndërtim të paligjshëm dhe shpërdorim detyre

    Skandal ndërtimesh në Mallakastër/ 7 zyrtarë të IMT dhe qytetarë përfundojnë në gjyq për ndërtim të paligjshëm dhe shpërdorim detyre

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim shtatë persona, mes tyre zyrtarë lokalë dhe efektivë policie në Bashkinë e Mallakastrës, të akuzuar për ndërtim të paligjshëm dhe shpërdorim detyre. Hetimet zbuluan një skemë të mirëstrukturuar tolerimi, ku inspektorë të IMT-së dhe Ndihmës Specialistë të Policisë së Shtetit kanë mbyllur sytë përballë ndërtimeve pa leje në zonë. Prokuroria konfirmon se do të vijojë ndjekjen penale të çdo rasti ku zyrtarët publikë abuzojnë me detyrën dhe lejojnë cënimin e territorit në kundërshtim me ligjin.

    Njoftimi i prokurorisë: 

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgoinë gjyq shtatë zyrtarë për veprat penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ dhe ‘Shpërdorim detyre’, parashikuar nga nenet 199/a, pg 1 dhe 4 dhe 248 të Kodit Penal. Në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.1665, datë 21.10.2024, u evidentuan 7 raste të ndërtimeve pa leje nga shtetas të ndryshëm të Bashkisë Mallakastër. Këta shtetas kryesisht pajiseshin me deklarata paraprake për kryerje punimesh dhe më pas kryenin ndërtime të cilat kërkonin pajisje me leje ndërtimi. Në disa raste të ndërtimeve pa leje, rezultoi se strukturat përkatëse inspektuese dhe Ndihmës Specialistët e zonës ishin në dijeni të ndërtimeve pa leje dhe nuk ushtronin përgjegjësitë e tyre sipas ligjit. Nga hetimi u provua se kryeinspektori dhe dy inspektor pranë IMT-së Bashkia Mallakastër, nuk ushtruan detyrat funksionale në 7 rastet e ndërtimeve pa leje.

    Megjithse ishin vënë në dijeni për ekzistencën në disa raste të këtyre ndërtimeve, ato nuk ushtronin detyrën funksionale sipas ligjit nr. 9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme”, ligjit nr. 107/2024 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, si dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tyre, duke i ngarkuar me përgjegjësi sipas nenit 248 të Kodit Penal. Gjithashtu, mos ushtrimi i përgjegjësive sipas ligjit nr.108/2014 “Për policinë e shtetit”, dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, u evidentua dhe për 3 Ndihmës Specialist/SPZ, pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, konkretisht shtetasit Y.K, I.B, D.Y.

    Rezultoi se, këta shtetas nuk kanë ushtruar detyrat e tyre funksionale në kontrollin, evidentimin dhe identifikimin e ndërtimeve pa leje, megjithse kanë qënë në dijeni të tyre. Dijenia e tyre rezultoi nga aktet shkresore të marra gjatë hetimit. Në përfundim të hetimeve u morën me cilësinë e të pandehurit 7 shtetas dhe përkatësisht:

    1- Ylli Korroveshaj, me detyrë ish Ndihmës Specialist/SPZ, pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

    2- Irfan Bajrami, me detyrë ish Ndihmës Specialist/SPZ, pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

    3- Dashamir Jaupaj, me detyrë ish Ndihmës Specialist/SPZ, pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

    4- Ajet Xeba, me detyrë Kyeinspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit bashkia Mallakastër, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

    5- Shkelqim Xheladini, me detyrë inspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit bashkia Mallakastër, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

    6- Kevin Ymeraj, me detyrë inspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit bashkia Mallakastër, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

    7- L M, për kryerjen e veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a pg.4 i Kodit Penal.

    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë shtetasve që cënojnë regjimin juridik të tokës dhe të ndërtimeve, si dhe punonjësve shtetërorë ose në shërbim publik që kryejnë vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore.

  • Lejuan ndërtimet pa leje, Prokuroria e Fierit çon në gjyq 6 ish-zyrtarë të IMT-së dhe një shtetas tjetër

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtatë persona, të akuzuar për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Shpërdorim detyre”, të parashikuara nga nenet 199/a dhe 248 të Kodit Penal.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Hetimet nisën nga procedimi penal nr.1665, datë 21.10.2024, ku u evidentuan shtatë raste ndërtimesh pa leje në territorin e Bashkisë Mallakastër. Sipas Prokurorisë, shtetas të ndryshëm kryenin punime me deklarata paraprake, të cilat në fakt kërkonin leje ndërtimi, ndërsa strukturat inspektuese dhe punonjës të policisë ishin në dijeni, por nuk ushtronin përgjegjësitë ligjore. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Nga hetimet u provua se kryeinspektori dhe dy inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Mallakastër, si dhe tre ish-ndihmës specialistë pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, nuk kishin ndërhyrë për ndalimin e ndërtimeve të paligjshme, pavarësisht se ishin informuar për ekzistencën e tyre.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Të pandehurit që do të përballen me drejtësinë janë:Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Y.K., ish-Ndihmës Specialist/SPZ, Komisariati i Policisë Mallakastër – “Shpërdorim detyre” (neni 248).

    I.B., ish-Ndihmës Specialist/SPZ, Komisariati i Policisë Mallakastër – “Shpërdorim detyre” (neni 248).

    D.J., ish-Ndihmës Specialist/SPZ, Komisariati i Policisë Mallakastër – “Shpërdorim detyre” (neni 248).

    A.X., ish-Kryeinspektor, IMT Mallakastër – “Shpërdorim detyre” (neni 248).

    Sh.Xh., ish-inspektor, IMT Mallakastër – “Shpërdorim detyre” (neni 248).

    K.Y., ish-inspektor, IMT Mallakastër – “Shpërdorim detyre” (neni 248).

    L.M., për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” (neni 199/a).

    Prokuroria e Fierit deklaron se do të vijojë me vendosmëri ndjekjen penale të çdo shtetasi që shkel regjimin juridik të tokës dhe ndërtimeve, si dhe punonjësve publikë që, përmes mosveprimit apo abuzimit me detyrën, kontribuojnë në shkeljen e ligjit.

  • E rëndë në Mallakastër! Arrestohet 54-vjeçari, dyshohet se ka ngacmuar vajzën e tij adoleshente

    E rëndë në Mallakastër! Arrestohet 54-vjeçari, dyshohet se ka ngacmuar vajzën e tij adoleshente

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mallakatsër.
    Mësohet se një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë.
    Ai dyshohet se ka ngacmuar vajzën e tij 14 vjeçe.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër ndaluan shtetasin M. M., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 14 vjeçe”, njofton policia.

  • Mallakastër – 54-vjeçari ndalohet nga Policia, dyshohet për ngacmim sek*ual të së bijës 14-vjeçare

    Mallakastër – 54-vjeçari ndalohet nga Policia, dyshohet për ngacmim sek*ual të së bijës 14-vjeçare

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Mallakastër, ku Policia ka ndaluar një shtetas 54-vjeçar, i dyshuar për ngacmim seksual ndaj vajzës së tij të mitur.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Drejtoria Vendore e Policisë Fier bëri të ditur se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë ndaluar shtetasin Mysret Maraj, 54 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer ngacmime seksuale ndaj vajzës së tij, vetëm 14 vjeçe. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Fierit, e cila do të vijojë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tronditëse.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Aksident tragjik në aksin Memaliaj-Mallakastër, humb jetën fëmija 10 vjeç

    Aksident tragjik në aksin Memaliaj-Mallakastër, humb jetën fëmija 10 vjeç

    Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje ku një i mitur ka humbur jetën.
    Sipas raportimeve, aksidenti fatal ndodhi në aksin Memaliaj-Mallakastër ndërsa 10-vjeçari s’i mbijetoi plagëve.
    Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

  • Dhu*oi 10-vjeçarin, procedohet penalisht 17-vjeçarja në Mallakastër

    Dhu*oi 10-vjeçarin, procedohet penalisht 17-vjeçarja në Mallakastër

    Drejtoria Vendore e Policisë Fier bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për një 17-vjeçare. E reja dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë një shtetas 10 vjeç.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë Fier për veprime të mëtejshme ligjore.

    Nga burime konfidenciale mësohet se ditën e djeshme, e ëma e 10-vjeçarit të dhunuar ka bërë kallëzim edhe ndaj nënës së 17-vjeçares, pasi kjo e fundit dyshohet se ka ndaluar në rrugë të miturin dhe e ka kërcënuar me fjalë të rëndaReklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

  • Nuk kontrolluan tubacionet e naftës dhe ndotën fshatin në Mallakastër, procedohen penalisht dy persona

    Nuk kontrolluan tubacionet e naftës dhe ndotën fshatin në Mallakastër, procedohen penalisht dy persona

    Pas ndotjes së shkaktuar nga mjetet hidrokarbure në fshatin Lavdan të Mallakastrës, policia ka proceduar penalisht dy persona.
    Të proceduarit janë inxhinier dhe përgjegjës sektori të cilët akuzohen se nuk kanë kontrolluar tubat në të cilat qarkullonte nafta, në shoqërinë për trajtimin e këtyre lëndëve, në të cilën janë të punësuar.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. M., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe A. M., 24 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se nuk kanë kontrolluar tubat në të cilat qarkullonte nafta, në shoqërinë për trajtimin e këtyre lëndëve, në të cilën janë të punësuar përkatësisht si inxhinier dhe përgjegjës sektori. Si pasojë e dëmtimit të njërit prej tubave, ka rrjedhur lëndë hidrokarbure që ka ndotur një sipërfaqe toke (pronë shtetërore) në fshatin Lavdan.”, bën me dije policia.
    Fshati Lavdan në Mallakastër, është i pozicionuar mbi një sipërfaqe kodrinore përballë qytetit të Ballshit, ku shpesh herë ka incidente si ky të ndotjes së shkaktuar nga mbetjet hidrokarbure.

  • Mallakastër/ I riu qëllon me thikë 45-vjeçarin pas sherrit

    Mallakastër/ I riu qëllon me thikë 45-vjeçarin pas sherrit

    Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas sherrit me një të ri 26-vjeçar në Mallakastër.
    Sipas policisë, pas një debati mes tyre, i riu goditi me thikë 45-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
    I plagosuri mori mjekim në spital dhe u largua për në banesë, pasi plaga nuk paraqiste rrezik, ndërsa autori i dyshuar është në kërkim.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër shpallën në kërkim shtetasin M. B., 26 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, një shtetas 45 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Punohet për kapjen e 26-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.