Tag: malishevë

  • Krimi brenda familjes, dy vëllezërit u vranë nga kunati/ Gjendet i plagosur pas arratisë autori i dyshuar në Kosovë

    Krimi brenda familjes, dy vëllezërit u vranë nga kunati/ Gjendet i plagosur pas arratisë autori i dyshuar në Kosovë

    Policia e Kosovës ka arrestuar tashmë autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Malishevë, një ditë më parë.

    Sot rreth orë 06:30 ai është arrestuar në fshatin Plloqicë. I dyshuari është i plagosur dhe pas ndihmës së parë në QKMF Malishevë është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.
    “Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës, është arrestuar personi i dyshuar A.I., i cili më parë kishte qenë në arrati.
    Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.
    Brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të dyshuarit A.I., do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetent”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.
    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Malishevë të Kosovës. Dy vëllezër, nga fshati Gollubovc-Malishevë, kanë ndërruar jetë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
    Mediat e Kosovës raportojnë se i dyshuari është dhëndri i familjes. Arma me të cilën dyshohet të jetë kryer vepra u gjet në vendngjarje.

    Top Channel

  • Të shtëna me armë në Malishevë të Kosovës, vriten dy vëllezër

    Të shtëna me armë në Malishevë të Kosovës, vriten dy vëllezër

    policia kosove

    KOSOVË- Të shtëna me armë janë raportuar mesditën e sotme në Malisheve, ku kanë mbetur të vrarë dy persona. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se të dy viktimat janë vëllezër. Ende nuk dihen motivet apo detajet e kësaj ngjarje të rëndë. 
     
    Lajmi në përditësim…

  • Aksident i rëndë në Malishevë, dy të vdekur dhe dy të plagosur

    Aksident i rëndë në Malishevë, dy të vdekur dhe dy të plagosur

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Astrazub të Komunës së Malishevës, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
    Sipas informacioneve të konfirmuara nga Policia e Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 15:50, në rrugën Malishevë–Rahovec, ku janë përplasur dy automjete.
    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë.

    “Personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave të rritur një mashkulli dhe një femre ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupat e viktimave janë dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor”, ka deklaruar Elezaj.
    Policia ka bërë të ditur se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

  • Raportohet për vdekjen e një të riu në Malishevë, thuhet se humbi jetën teksa punonte në ndërtim

    Raportohet për vdekjen e një të riu në Malishevë, thuhet se humbi jetën teksa punonte në ndërtim

    Një i ri po raportohet se ka vdekur teksa po punonte në ndërtim në Malishevë.
    Në bazë të informacioneve të mediave lokale malishevase, Isuf Xhyliqi, mosha e të cilit nuk dihet, ka humbur jetën në vendin e punës.
    Deri më tani nuk janë zbardhur informacione të tjera lidhur me rastin.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Hajnat vjedhin në një shtëpi në Malishevë dy armë zjarri, rasti po hetohet

    Hajnat vjedhin në një shtëpi në Malishevë dy armë zjarri, rasti po hetohet

    Persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë së ankuesit ku kishin demoluar dhe nga aty dyshohet se kanë marrë dy armë zjarri për të cilët kishte leje përkatëse.
    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Bubavec në Malishevë.
    Tutje thuhet se rasti është nën hetime.
    “Fsh. Bubavec, Malishevë NN. Është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë së ankuesit mashkull kosovar ku kishin demoluar dhe nga aty dyshohet se kanë marrë dy armë zjarri për të cilat kishte leje përkatëse. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Ndërron jetë në moshë të re mësimdhënësja nga Malisheva

    Ndërron jetë në moshë të re mësimdhënësja nga Malisheva

    Mësimdhënësja e lëndës së artit figurativ, Florentine Krasniqi-Mazreku, ka ndërruar jetë.
    Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur shkolla ku ajo ka punuar SHFMU “Ibrahim Mazreku” – Malishevë.
    “Me dhimbje të thellë njoftojmë se është ndarë nga jeta mësimdhënësja e lëndës së artit figurativ, Florentine Krasniqi-Mazreku. Largimi i saj i parakohshëm është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe nxënësit, të cilët do ta kujtojnë gjithmonë për përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë e saj ndaj edukimit”, thuhet në njoftim.
    Në shenjë respekti dhe zie, SHFMU “Ibrahim Mazreku” – Malishevë do të pezullojë mësimin, më 1 prill 2025 (e martë).
    Po ashtu, shkolla organizon një mbledhje komemorative në orën 13:30, e cila do të mbahet në shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani”. Në këtë mbledhje, do të kujtojmë me nderim dhe respekt jetën dhe kontributin e saj të çmuar në arsim.
    Varrimi i së ndjerës do të bëhet më 01.04.2025, e martë, në orën 15:00, në varrezat e Malishevës.
    “Në këto momente të vështira, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të. Kujtimi dhe kontributi i saj do të mbetet i paharruar”, thuhet në njoftimin e SHFMU “Ibrahim Mazreku” – Malishevë.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh