Tag: maliqit

  • Ambasadorja japoneze në Maliq: Japonia mbështet zhvillimin socio-ekonomik dhe infrastrukturor të Shqipërisë

    Ambasadorja japoneze në Maliq: Japonia mbështet zhvillimin socio-ekonomik dhe infrastrukturor të Shqipërisë

    Maliqi u bë sot qendra e një mesazhi të rëndësishëm bashkëpunimi ndërkombëtar. Ambasadorja e Japonisë në Shqipëri, Kato Kikuko, gjatë një vizite zyrtare në këtë bashki, deklaroi mbështetjen e vazhdueshme të shtetit japonez për Shqipërinë, veçanërisht në fushën socio-ekonomike dhe në forcimin e kapaciteteve të pushtetit vendor.
    Qeveria japoneze ka akorduar një grant të posaçëm për Bashkinë e Maliqit, i cili përfshin dhurimin e një mjeti skid-steer loader, pajisje që pritet të përmirësojë ndjeshëm mirëmbajtjen e rrugëve lokale. Në një territor malor që përballet shpesh me reshje të dendura shiu dhe dëborë, infrastruktura rrugore është thelbësore për garantimin e shërbimeve administrative dhe publike për banorët.
    Ambasadorja Kikuko theksoi se kjo ndërhyrje do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë dhe aksesit për komunitetin:“Falë dhënies së këtij mjeti skid-steer loader, kapacitetet e bashkisë për të mirëmbajtur dhe përmirësuar rrjetin e rrugëve lokale do të rriten ndjeshëm. Si rezultat, banorët e Bashkisë së Maliqit do të përfitojnë nga një akses më i sigurt, më i qëndrueshëm dhe më efikas ndaj shërbimeve thelbësore administrative.”

    Duke folur për prioritetet strategjike të Japonisë në mbështetje të Shqipërisë, ambasadorja nënvizoi dy qëllime kryesore: mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e barabartë të territorit.Sipas saj, dhurimi i këtij mjeti logjistik është plotësisht në harmoni me politikat japoneze për zhvillim të qëndrueshëm dhe përforcimin e kapaciteteve vendore.
    Ajo gjithashtu kujtoi se mbështetja japoneze për Shqipërinë është e vazhdueshme dhe lidhet me procesin e reformave drejt integrimit europian:“Japonia ka qenë duke ofruar mbështetjen tonë për të ndihmuar reformat socio-ekonomike të Qeverisë shqiptare drejt integrimit në BE, në kuadër të të ashtuquajturës Nismë e Bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor, e lançuar në vitin 2018. Që prej asaj kohe kemi ofruar mbështetje në forma të ndryshme, me qëllim përmbushjen e objektivave tona.”
    Mesazhi i ambasadores vjen në një kohë kur bashkitë e vendit, veçanërisht ato në zona malore, përballen me sfida të konsiderueshme infrastrukturore. Investimi i dhuruar nga Japonia shihet si një ndihmë konkrete dhe e prekshme për komunitetin e Maliqit, duke forcuar lidhjet e bashkëpunimit mes dy vendeve./vizionplus.tv

  • Aksident me vdekje në aksin Maliq-Lozhan, humb jetën këmbësori

    Aksident me vdekje në aksin Maliq-Lozhan, humb jetën këmbësori

    Një aksident ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Maliq – Lozhan.
    Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Kolanec, kur një këmbësor është goditur nga një mjet. Fatkeqësisht këmbësori, 67-vjeç ka humbur jetën.
    Mësohet se viktima është banor i fshat Maliq, i cili ka qenë duke ecur në këmbë nga qyteti i Maliqit në drejtim të fshatit të tij, ndërkohë që mjeti që e ka aksidentuar ka qenë duke lëvizur nga Lozhani në drejtim të qytetit të Maliqit.

    Burime thanë se drejtuesi i mjetit është një oficer policie i komisariatit të Maliqit, i cili ka qenë me shërbim në këtë aks rrugor, ku lëvizin edhe refugjatë si dhe persona të dyshuar për prerjen e lëndëve drusore.
     “Rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Maliq-Lozhan”, automjeti me drejtues shtetasin D. Q.,(punonjës policie), ka përplasur shtetasin B. H., rreth 67 vjeç.
    Si pasojë e përplasjes, 67-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
    Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
    Grupi hetimor dhe AMP ndodhen në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit”, njofton policia.
    /vizionplus.tv

  • “Na janë mbushur dhomat me ujë”, përmbyten shtëpi dhe toka në Maliq e Korçë, evakuohen disa familje

    “Na janë mbushur dhomat me ujë”, përmbyten shtëpi dhe toka në Maliq e Korçë, evakuohen disa familje

    Reshje intensive të shiut që kanë rënë gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në fshatrat e Maliqit dhe Korçës. A2 CNN raporton se situata më problematike paraqitet në fushën e Maliqit, ku sipërfaqet e përmbytura janë shumë të mëdha.

    “Na janë mbushur dhomat me ujë”, përmbyten

    Në fshatin Sovjan janë evakuuar nga forcat e policisë dhe zjarrfikësit disa familje pasi kanalet kulluese kanë dalë jashtë funksionit për shkak të prurjeve të mëdha.

    “Na janë mbushur dhomat me ujë, plot të treja”, thotë një banore për A2 CNN.

    “Na janë mbushur dhomat me ujë”, përmbyten

    Një tjetër banor thotë se i janë përmbytur patatet e qepët.

    Situata më e rëndë paraqitet edhe në fushën e Korçës, në fshatrat Çiflig, Bulgarec e Lumalas, ku  është përmbytur edhe fusha e aviacionit në Lumalas.

     

    “Na janë mbushur dhomat me ujë”, përmbyten

  • E rëndë në Maliq/ 45-vjeçari gjendet i pajetë, ngeli i varur tek kangjellat e një banese

    E rëndë në Maliq/ 45-vjeçari gjendet i pajetë, ngeli i varur tek kangjellat e një banese

    Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Plasë të Maliqit, ku është gjetur pa shenja jete një 45-vjeçar.
    Sipas të dhënave paraprake, viktima është gjetur i varur në kangjellat e murit rrethues të një banese që nuk ishte e tij.
    Dyshohet se ai ka tentuar të hyjë brenda territorit të banesës duke kaluar nga muri, por bluza i është ngecur në kangjella, duke shkaktuar mbytjen aksidentale.
    Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se 45-vjeçari mund të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.
    Shërbimet e Policisë së Maliqit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e vdekjes.
     

  • E rëndë në Maliq/ 45-vjeçari gjendet i pajetë, bluza i ngeci tek kangjellat dhe…

    E rëndë në Maliq/ 45-vjeçari gjendet i pajetë, bluza i ngeci tek kangjellat dhe…

    Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Plasë të Maliqit, ku është gjetur pa shenja jete një 45-vjeçar.

    Sipas të dhënave paraprake, viktima është gjetur i varur në kangjellat e murit rrethues të një banese që nuk ishte e tij. Dyshohet se ai ka tentuar të hyjë brenda territorit të banesës duke kaluar nga muri, por bluza i është ngecur në kangjella, duke shkaktuar mbytjen aksidentale.

    Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se 45-vjeçari mund të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.

    Shërbimet e Policisë së Maliqit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e vdekjes.

  • Thellohet tragjedia e Maliqit/ Ndërron jetë pas disa ditësh 6-vjeçarja, nga flakët vdiqën dhe e ëma e vëllai

    Thellohet tragjedia e Maliqit/ Ndërron jetë pas disa ditësh 6-vjeçarja, nga flakët vdiqën dhe e ëma e vëllai

    Screenshot

    Një tjetër humbje e rëndë ka tronditur familjen Azizllari në Maliq.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ditën e sotme ka ndërruar jetë vajza 6-vjeçare, Nefeli Azizllari, e cila prej disa ditësh po luftonte për jetën në QSUT në Tiranë, tek Djegie-Plastika. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    E mitura kishte pësuar djegie të rënda në trup nga zjarri që përfshiu banesën e familjes së saj më 19 tetor, në një lagje të qytetit të Maliqit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Në atë ngjarje tragjike humbën jetën nëna e saj, Merjeme Azizllari (40 vjeç) dhe vëllai 14-vjeçar, Luka Azizllari.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, 6-vjeçarja nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra, duke e thelluar edhe më tej tragjedinë që ka goditur familjen dhe komunitetin e Maliqit.

  • Aksident në afërsi të Maliqit, makina përplas motorin, plagoset çifti i bashkëshortëve

    Aksident në afërsi të Maliqit, makina përplas motorin, plagoset çifti i bashkëshortëve

    Kronikë E Mërkurë, 22 Tetor 2025 10:12
    Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të Maliqit. Një mjet ka përplasur një çift bashkëshortësh që po udhëtonin me motor.
    Mësohet se të dy kanë mbetur të plagosur dhe po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.

    Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, policia në vendngjarje.

  • Tragjedia e Maliqit/ 6-vjeçarja që humbi nënën dhe vëllain, rrezikohet të humbasë duar dhe këmbë

    Tragjedia e Maliqit/ 6-vjeçarja që humbi nënën dhe vëllain, rrezikohet të humbasë duar dhe këmbë

    E mitura ka pësuar djegie të rënda në gjymtyrë dhe ndodhet në reanimacionNjë ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Maliqit, ku një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë banesën e familjes Hazisllari, duke shkaktuar dy viktima dhe një fëmijë në gjendje kritike.
    Të ndjerët janë Luka Hazisllari, 14 vjeç, dhe nëna e tij, Mejreme Hazisllari, të cilët humbën jetën nga asfiksia dhe plagët e marra në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve. Ndërkohë, vajza 6-vjeçare e familjes, Nefeli Hazisllari, ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.Zjarri tragjik në Maliq! Xhaxhai i 6-vjeçares: Të dy fëmijët të sëmurë me autizëm, babai i punonte në ndërtimBurime për mediat nga spitali bëjnë me dije se e mitura, e diagnostikuar me autizëm, ka pësuar djegie të rënda në gjymtyrë dhe ndodhet në reanimacion. Aktualisht ajo është e intubuar dhe ekziston rreziku i amputimit të duarve dhe këmbëve, për shkak të dëmtimeve ekstreme që ka pësuar trupi i saj.
    Të dy fëmijët ishin të diagnostikuar me sindromën e autizmit, ndërsa familja Hazisllari jetonte në kushte të vështira ekonomike.

  • Tragjedia në Maliq, reagon kryebashkiaku: Ngjarje e rëndë, do të mbulojmë të gjitha shpenzimet për familjen

    Tragjedia në Maliq, reagon kryebashkiaku: Ngjarje e rëndë, do të mbulojmë të gjitha shpenzimet për familjen

    Kryetari i Bashkisë së Maliqit, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Maliqit, ku humbën jetën Merjeme Azizllari dhe djali i saj i madh 14 vjeç, L. Azizllari, si pasojë e asfiksisë nga tymi në banesën e tyre. Ndërkohë vajza e mitur, 6 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
    Kryebashkiaku Gëzim Topçiu, e cilësoi ngjarjen si tronditëse dhe shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave.
    “Në këto momente dhimbjeje të thellë, Bashkia e Maliqit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe qëndron pranë tyre në këtë situatë kaq të rëndë. Ngjarje të tilla na kujtojnë sa e brishtë është jeta dhe sa e rëndësishme është të jemi pranë njëri-tjetrit në ditë të vështira”, shkruan ai.
    Ndërkohë, bëhet me dije se Bashkia do të mbulojë të gjitha shpenzimet që lidhen me rastin tragjik.
    Kujtojmë se vajza e vogël 6-vjeçare, e vetmja e mbijetuar nga tragjedia u transportua me urgjencë drejt QSUT-së në Tiranë në gjendje kritike për jetën, për shkak të djegieve të shumta në trup.
    Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq. Fillimisht u raportua se nëna dhe dy fëmijët e saj kishin mbetur të plagosur, por më pas u mësua se gruaja, Merjeme Azizllari kishte ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë brenda në shtëpi.
    Më vonë, ndërroi jetë në spital edhe djali i saj i madh, 14 vjeç, ndërsa në gjendje të rëndë si pasojë e djegieve vazhdon të jetë 6-vjeçarja.
    Nuk dihen ende shkaqet që çuan në përfshirjen e banesës nga flakët, ndërsa shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje teksa kanë nisur hetimet mbi rrethanat e incidentit.

  • Banesa përfshihet nga zjarri, vdes nëna dhe fëmija/ Kryebashkiaku i Maliqit reagon pas tragjedisë

    Banesa përfshihet nga zjarri, vdes nëna dhe fëmija/ Kryebashkiaku i Maliqit reagon pas tragjedisë

    Gëzim Topçiu

    MALIQ- Kryetari i Bashkisë së Maliqit Gëzim Topçiu ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin këtë të diel, ku një nënë dhe djali i saj 14-vjeçar humbën jetën si pasojë e një zjarri në banesën e tyre. Në një mesazh në rrjetet sociale, ai e cilësoi ngjarjen si tepër të rëndë, duke shprehur ngushëllimet më të thella për familjen Azizllari.
    Zjarri përfshiu banesën rreth orës 13:30, duke i marrë jetën Merjeme Azizllarit dhe djalit të saj, Luka, ndërsa vajza 6-vjeçare e familjes ndodhet në gjendje kritike për jetën. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një sobe me dru, ndërsa grupet hetimore po punojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të tragjedisë/ZËRI