Tag: maliqi

  • ‘Administrata shtetit nuk është me Ramën’, Maliqi: Jemi më të motivuar se kurrë, Beratin e fiton opozita…

    ‘Administrata shtetit nuk është me Ramën’, Maliqi: Jemi më të motivuar se kurrë, Beratin e fiton opozita…

    I ftuar në edicionin e lajme në Syri tv ka qenë Lefter Maliqi Kandidat i opozitës në qarkun e Beratit

    Ai ka folur ne studio me Bled Markun për fushatën e PD-ASHM, 8 ditë para verdiktit të 11 majit.

    Lefter Maliqi: Sapo mbërrita nga Berati. Jemi më të motivuar se kurrë. Presim mitingun madhështor ditën e martë me liderin Berisha, ku i bindur totalisht për të patur një fitore 4-3 për opozitën e bashkuar në qarkun e Beratit.

    Në rastin konkret jemi në një koalicion të madh ku të gjithë forcat e opozitës janë me PD dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore.

    Tani jemi në koalicon dhe të mos harrojmë Skrapari i zotit Meta del forcë e parë. Por edhe në Kuçovë po ashtu.

    Po bëhet një punë shumë e madhe në terren dhe besoj që do të dalim 4, me 3 për opozitën.

    Fryma është në rritje dhe unë kam besim që kjo do të ndodhë, është java e fundit e natën do ta bëjmë ditë.

    Në qarkun e Beratit janë marrë të gjithë masat. Unë këtë gjë e provova edhe më Çuçin e familjes, drejtorin e operacionales me banditë, oligarkë në Kuçovë dhe ngrita grupe patrullimi. Ne nga dita e mërkurë e në vazhim, në do të kemi grupe patrullimi edhe natën. Nuk do ti lëmë.

    Por të jeni të bindur se edhe administrata shtetit nuk është më me Ramën. Pjesa më e madhe. Sepse i shikoj kur venë. Venë me detyrim. I shikoj kur me çojnë mesazhe se skami çfarë bejmë, na detrojnë…

  • Plasi në Kuçovë!” Maliqi i entuziazmuar nga mitingu i djeshëm: Opozita fiton 4 mandate në Qarkun e Beratit

    Plasi në Kuçovë!” Maliqi i entuziazmuar nga mitingu i djeshëm: Opozita fiton 4 mandate në Qarkun e Beratit

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • “Më 11 maj, votoni për të ardhmen europiane të Shqipërisë”/ Kryeministri Rama në Maliq: Ky qytet baston i palëkundur…

    “Më 11 maj, votoni për të ardhmen europiane të Shqipërisë”/ Kryeministri Rama në Maliq: Ky qytet baston i palëkundur…

    Kryeministri Edi Rama ka theksuar gjatë fjalës së tij në Maliq se ky qytet ka kaluar një transformim të jashtëzakonshëm, duke u bërë një model i zhvillimit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës. Rama theksoi se angazhimi i qeverisë ka qenë për të kthyer mbështetjen e qytetarëve në vepra konkrete, si ndërtimi i infrastrukturës moderne, krijimi i mundësive për punësim, dhe përmirësimi i kushteve të jetesës.
    Ai u shpreh se Maliqi është një bastion i palëkundur i Partisë Socialiste dhe ka pasur një mbështetje të madhe nga qytetarët.Rama përmendi veçanërisht rinovimin e Pallatit të Kulturës në Maliq, një tjetër projekt i rëndësishëm që ka sjellë transformim për këtë qytet. Ai gjithashtu theksoi se këto projekte janë vetëm fillimi, dhe se Maliqi do të vazhdojë të jetë një shembull për të gjithë vendin në rrugën e zhvillimit dhe modernizimit.
    Edi Rama: Maliqi ka një energji të madhe e Maliqi mbetet bastion i palëkundur i PS-së. Ne jemi përpjekur që mbështetjen tuaj ta kthejmë në punë për ju, vepra të reja për ju, rrugë të reja për zhvillim, punësim e mirëqenie. Kemi gjetur mbështetje të madhe te kryetari juaj. Kjo bashki është transformuar totalisht. Keni edhe Pallatin e Kulturës të Rilindur në Maliq. Më 11 maj, votoni për të ardhmen europiane të Shqipërisë. T’i japim mesazh Europës, se shqiptarët e duan BE-në. Ne kemi bërë dhe po bëjmë detyrat që na takojnë në rrugën drejt BE-së.

  • Lefter Maliqi i zhgënjyer me prezantimin që i bënë në Berat:Kam 20 vite karrierë,s’më denigron asnjë “kodosh politikan”

    Lefter Maliqi i zhgënjyer me prezantimin që i bënë në Berat:Kam 20 vite karrierë,s’më denigron asnjë “kodosh politikan”

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbrëmjen e djeshme ishte në Berat ku prezantoi kandidatët e ‘Aleanca Shqipëria Madhështore‘.
    Mes kandidatëve është dhe Lefter Maliqi i cili ka reaguar ditën e sotme për të shprehur një pakënaqësi gjatë prezantimit të tij para demokratëve në Berat.
    “Leftër Maliqi – oficer”, ky ishte prezantimi i bërë për kandidatin e Berishës në hapje të fushatës elektorale në Berat.
    Përmes një reagimi në facebook, Maliqi shprehet i keqardhur për këtë prezantim aspak “dinjitoz” sipas tij, ndërsa shkruan se “me 20 vite karrierë politike, s’mund t’a denigrojë asnjë ‘kodosh politikan’ në thonjëza pa vota. Uragani nuk ndalet!”

    Reagimi i plotë i Lefter Maliqit:
    Të dashur miq ju njoh me CV time! Keqardhje për prezantimin e padenjë dje në Berat, në hapjen e fushatës.
    Ju sqaroj se figurën time, me 20 vite karrierë politike, s’mund t’a denigrojë asnjë ‘kodosh politikan’ në thonjëza pa vota. Uragani nuk ndalet!
    Lefter Maliqi; lindur në Berat me 03.09.1972.
    I martuar dhe me dy fëmijë (dy vajza).
    Arsimimi: 1987-1991 Shkolla e mesme ushtarake “Skenderbej”
    1991-1993 “Akademia e Mbrojtes”,
    1993-1996 “Akademia e Policise”,
    2005-2006 Instituti Demokratik Amerikan,
    2007-2008 “Kolegji i Lartë i Mbrojtjes (NATO),
    2011-2013 Master Shkencor në “Studime Europiane” pranë Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tiranës dhe me dhjetra trajnime per policinë e shtetit, pushtetin lokal dhe politikën.
    Karriera: 1996-2005, Shef policie rendi, Shef policie kriminale, Shef komisariati në 9 qytete të Shqipërisë si: Shkodër, Mirditë, Lushnjë, Tepelenë, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, Berat, Tepelenë, Gjirokastër
    Pedagog në Akademinë e Policisë me gradën ‘Major’.
    2007-2009 Kryetar i Komunës më të madhe në Qarkun Berat, në Otllak, me fitore të thellë, kundra PS dhe PD.
    2009-2013 Deputet i Kuvendit të Shqiperisë për Qarkun Berat me rezultat të thellë fitoreje.
    2017-2019 Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve,
    2019-2021 Deputet në mandatin e dytë në Kuvendin e Shqipërisë.
    2023- Kandidat për Bashkinë Kuçovë
    Aktualisht Drejtues Politik i Qarkut Berat dhe Kandidat për Deputet.

  • Maliqi i zhgënjyer me prezantimin që i bënë të vetët në Berat: 20 vite karrierë politike, s’mund të mi denigrojë asnjë “kodosh politikan”

    Maliqi i zhgënjyer me prezantimin që i bënë të vetët në Berat: 20 vite karrierë politike, s’mund të mi denigrojë asnjë “kodosh politikan”

    Mes kandidatëve është dhe Lefter Maliqi i cili ka reaguar ditën e sotme për të shprehur një pakënaqësi gjatë prezantimit të tij para demokratëve në Berat.
    “Leftër Maliqi – oficer”, ky ishte prezantimi i bërë për kandidatin e Berishës në hapje të fushatës elektorale në Berat.
    Ish deputeti i PD, aktualisht drejtuesi politik i PD për Qarkun e Beratit,  shprehet i keqardhur për këtë prezantim aspak “dinjitoz” sipas tij, ndërsa shkruan se “me 20 vite karrierë politike, s’mund t’a denigrojë asnjë ‘kodosh politikan’ në thonjëza pa vota. Uragani nuk ndalet!”
    Reagimi i plotë i ish-deputetit Lefter Maliqi:
    Të dashur miq ju njoh me CV time! Keqardhje për prezantimin e padenjë dje në Berat, në hapjen e fushatës.
    Ju sqaroj se figurën time, me 20 vite karrierë politike, s’mund t’a denigrojë asnjë ‘kodosh politikan’ në thonjëza pa vota. Uragani nuk ndalet!
    Lefter Maliqi; lindur në Berat me 03.09.1972.
    I martuar dhe me dy fëmijë (dy vajza).
    Arsimimi: 1987-1991 Shkolla e mesme ushtarake “Skenderbej”
    1991-1993 “Akademia e Mbrojtes”,
    1993-1996 “Akademia e Policise”,
    2005-2006 Instituti Demokratik Amerikan,
    2007-2008 “Kolegji i Lartë i Mbrojtjes (NATO),
    2011-2013 Master Shkencor në “Studime Europiane” pranë Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tiranës dhe me dhjetra trajnime per policinë e shtetit, pushtetin lokal dhe politikën.
    Karriera: 1996-2005, Shef policie rendi, Shef policie kriminale, Shef komisariati në 9 qytete të Shqipërisë si: Shkodër, Mirditë, Lushnjë, Tepelenë, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, Berat, Tepelenë, Gjirokastër
    Pedagog në Akademinë e Policisë me gradën ‘Major’.
    2007-2009 Kryetar i Komunës më të madhe në Qarkun Berat, në Otllak, me fitore të thellë, kundra PS dhe PD.
    2009-2013 Deputet i Kuvendit të Shqiperisë për Qarkun Berat me rezultat të thellë fitoreje.
    2017-2019 Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve,
    2019-2021 Deputet në mandatin e dytë në Kuvendin e Shqipërisë.
    2023- Kandidat për Bashkinë Kuçovë
    Aktualisht Drejtues Politik i Qarkut Berat dhe Kandidat për Deputet.

  • “Opozita fiton 4:3 në Berat”, Maliqi bën apel: Votoni me bindje dhe zemër

    “Opozita fiton 4:3 në Berat”, Maliqi bën apel: Votoni me bindje dhe zemër

    Drejtuesi politik i PL-së për qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, teksa ka shpërndarë pamje nga takimi me banorët e Duhanasit, ka shprehur një falenderim për frymën e bashkëpunimit të Kryetarëve të PD dhe PL.
    Maliqi shprehet se vetëm si ekip do të mund të shkojnë drejt fitores surprizë në Qarkun Berat 4:3, për herë të parë për opozitën.
    Maliqi bën thirrje të votojnë PD dhe si kandidat të listës preferenciale atë që deshirojnë pa imponim, por me bindje dhe zemër!
    “Duhanas! Mirënjohje banorëve! Falenderim për frymën e bashkëpunimit të Kryetarëve të PD dhe PL për takimin së bashku. Vetëm si ekip shkojmë drejt fitores surprizë në Qarkun Berat 4:3, për herë të parë për Opozitën!
    Thirrja ime mbetet kudo votoni NR. PD dhe “Aleancën për Shqipërinë Madhështore dhe votoni si kandidat të listës preferenciale atë që deshironi pa imponim por me bindje dhe zemër! Fitore!”- shkruan Maliqi krahas postimit.

  • Lefter Maliqi nga kalaja e Beratit: Uragani i fitores nuk ndalet!

    Lefter Maliqi nga kalaja e Beratit: Uragani i fitores nuk ndalet!

    Lefter Maliqi

    BERAT- Kandidadi Lefter Maliqi ka përcjellë nje mesazh për votuesit nga kalaja e qytetit të Beratit. Maliqi ka njoftuar se në kuadër të zgjedhjeve do të zhvillojë takime me çdo qytetar.
    Lefter Maliqi: Me flamujt e fitores nga maja e Kalasë Berat! Ju uroj një javë të mbarë plot energji! Mesazhi i fitores surprizë 4:3 vjen për herë të parë për PD dhe “Opozitë e Bashkuar në Berat”. Takime kudo duke përcjell mesazhin e fitores tek çdo qytetar. Uragani i fitores nuk ndalet!