Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, feston sot 81-vjetorin e lindjes.
Me këtë rast, ish-deputeti Lefter Maliqi i ka përcjellë një mesazh urimi në rrjetet sociale.
URIMI I MALIQIT
Edhe 100 Liderit Berisha, Fat e lumturi familjarisht! Zoti i dhëntë forcë për t’a çuar në Fitore Opozitës!
Tag: maliqi
-

Berisha feston sot 81-vjetorin, Lefter Maliqi: Zoti i dhëntë forcë për t’a çuar në Fitore Opozitën
-

“I drejti zhytet, por nuk mbytet”, Maliqi paralajmëron kundërshtarët politikë: Nga hundët do ju dalë çdo pabesi dhe..
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtarëve të tij politikë, duke i cilësuar si të paaftë, të cilët, sipas tij, përpiqen të përfitojnë padrejtësisht përmes intrigave dhe servilizmit.
Përmes një mesazhi në rrjete sociale, Maliqi thekson se “i drejti zhytet, por nuk mbytet”, ndërsa shton se “të paaftët kërkojnë me çdo kusht të mbysin të aftin me servilizma, miqësi, intriga dhe joshje”
Më tej ai i paralajmëron se çdo përfitim i padrejtë, do të marrë ndëshkimin e merituar.
“Nga hundët do ju dalë çdo pabesi, intrigë, çdo përfitim i padrejtë dhe keqpërdorim. Çdo gjë i lihet Zotit! Lër të përpiqen me djallëzitë e tyre dhe me zemërligësitë, se do ju vij dita e ndëshkimit dhe turpërimit”, shkruan ai.
Reagimi i Maliqit
I drejti zhytet por nuk mbytet! 💪
Të paaftët kërkojnë me çdo kusht të mbysin të aftin. Të paaftët me servilizma, miqësi, intriga dhe joshje përfitojnë padrejtësisht mbi të aftët dhe nuk ndalen duke e luftuar me çdo skemë e ligësi të aftët.
Por megjithëse të paaftët kanë pushtet të pamerituar me djersën e mundin e të aftit, është e sigurt që s’do ja dalin! Nga hundët do ju dalë çdo pabesi, intrigë, çdo përfitim i padrejtë dhe keqpërdorim. Çdo gjë i lihet Zotit! Lër të përpiqen me djallëzitë e tyre dhe me zemërligësitë, se do ju vij dita e ndëshkimit dhe turpërimit. Nuk u shuaka kjo farë e keqe në shoqëri, politikë e kudo! -

Lefter Maliqi i bindur: Po kandidova për Bashkinë e Beratit e kam të sigurt fitoren
Ish-deputeti Lefter Maliqi, deklaroi me bindje se nëse kandidon në zgjedhjet e parakohshme lokale për Bashkinë e Beratit, e ka të sigurt fitoren.
“Nëse unë kandidoj sot në Berat, e fitoj Bashkinë e Beratit, të jeni të bindur. Pavarësisht se unë nuk heq dorë nga Bashkia e Kuçovës”, deklaroi Maliqi.
“Unë do të jem drejtues vendor i ardhshëm në Qarkun e Beratit dhe nuk ka forcë që më ndalon.
Edhe kësaj radhe që dola nga listat e hapura, që pretendoja të isha në listë të mbyllur në bazë të rezultateve që kisha, mora 5222 vota në një qark të vogël, me 7 mandate”, shtoi ish-deputeti demokrat.
Sipas tij, opozita duhet të punojë fort në bazë:
“Ngul këmbë se duhet punë e madhe në bazë, duhet rifreskim. Kam thënë që duhet të ikin drejtuesit politikë që janë humbës, pavarësisht masakrës elektorale.
Për shembull, mandatin e tretë në Berat nuk e kam humbur unë, por u humb nga drejtimi politik në Qarkun e Beratit.
3 mandate ishin të sigurta, nuk u punua siç duhet dhe nuk u morën. Pa masakër elektorale do merrnim 4 mandate, me masakër ishin të sigurta 3”. -

“Lufta brenda llojit është kudo”, Lefter Maliqi flet për sabotim të mundshëm brenda PD
Ish-deputeti Lefter Maliqi, foli për një sabotim të mundshëm brenda Partisë Demokratike.
“Opozita duhet të jetë në punë në terren, në bazë. Pa bazën nuk fiton dot. Unë konkurrova në Kuçovë dhe jam akoma në procese gjyqësore. Edhe mund të më kenë sabotuar sepse lufta brenda llojit është kudo. Megjithëse nuk kishim asnjë pushtet vendor, punuam fort në përballje. Nëse ne përballemi fort, sigurisht që dalim fitues. Lefter Maliqi, edhe në Tiranë, pavarësisht se unë jam lidhur shpirtërisht me Beratin, këtë Manastirliun e palos. Por, unë nuk heq dorë kurrë nga Qarku i Beratit. Po them që çdo kandidat që do të nxjerrë Sali Berisha është i fituar ndaj Manastirliut po u organizuam siç duhet dhe po shmangëm luftën brenda llojit”, tha Maliqi.
Sipas tij, mandati i tretë në Berat u humb nga drejtimi politik në këtë qark.
“Ngul këmbë se duhet punë e madhe në bazë, duhet rifreskim. Kam thënë që duhet të ikin drejtuesit politikë që janë humbës, pavarësisht masakrës elektorale. Për shembull, mandatin e tretë në Berat nuk e kam humbur unë, por u humb nga drejtimi politik në Qarkun e Beratit. 3 mandate ishin të sigurta, nuk u punua siç duhet dhe nuk u morën. Pa masakër elektorale do merrnim 4 mandate, me masakër ishin të sigurta 3”. -

Maliqi zbulon takimin Veliaj-Dako në burg: Iu kërkua të pranonte shkarkimin, por ai e di pabesinë e Ramës
Ish-deputeti Lefter Maliqi, ka deklaruar se ish-kryebashkiaku Vangjush Dako është dërguar sërish në burgun e Durrësit për të bindur Erjon Veliajn që të pranojë shkarkimin si kryebashkiak i Tiranës. Maliqi tha se kreu i qeverisë i ka çuar në burg Veliajt edhe të fortë të tjerë.
“E shkarkoi Tushen se ra dakord me shkarkimin dhe nuk bëri ankimin. Kurse Rama i çoi doktor Dakon i mati tensionin i dha dhe kokrrën e ilaçit që të pranonte shkarkimin gjë që u refuzua. Veliaj bëri mirë që ka refuzuar. Derisa gjykatat e çuan sërish Dakon 5-6 ditë në burgun e Durrësit. I ka çuar edhe të fortë të tjerë, por nuk ka arritur të pranonte shkarkimin se nuk i besonte Ramës; Haberi ka qenë; prano shkarkimin se nesër do dalësh nga burgu, por duke ditur pabesinë, pavarësisht se nuk flet. E çoi për t’i mbushur mendjen, i mati dhe tensionin. Kishte luhatje të tensionit”, tha Maliqi.
Sipas tij, shkarkimi i Veliajt është një lojë politike e Ramës në një kohë kur opozita e ka akuzuar Veliajn për inceneratorët e 5D. Maliqi thekson se Gjykata Kushtetuese do ta pezullojë pasi nuk ka shkak ligjor për shkarkimin e tij.
“Është një lojë politike, opozita e ka akuzuar për inceneratorët e 5D. Ai u arrestua për rrobat e brendshme. Gjykata Kushtetuese do ta pezullojë se nuk ka shkak ligjor për shkarkimin e tij. Rama të gjitha këto i bën për të mbuluar skandalet e përgjimet që po i dalin nga ndërkombëtarët se pritet dhe raporti i OSBE ODIHR për masakrën elektorale”. -

“Sali Berisha kandidat për Tiranën”, Lefter Maliqi i përgjigjet ashpër Dash Sulës: Je kthyer në aktor
Ish-deputeti Lefter Maliqi i është përgjigjur në një emision televiziv propozimit të Dashnor Sulës, i cili deklaroi se vetëm Sali Berisha mund të fitojë bashkinë e Tiranës përballë Ogerta Manastirliut. Ai theksoi se Berisha është një personalitet dhe atij i shkon vetëm kostumi i kryeministrit, ndërsa shton se pa pushtetin lokal, nuk mund të fitosh pushtetin qendror.
“Dash Sula nuk besoj që t’i pëlqejë roli i aktorit. Vërtet mund të ketë bërë gabime PD me Sulën por këto ide që hedh në media po ua them prerë saktë; Berisha është personalitet. Kostumi i Berishës është ai i kryeministrit dhe ka një mision për të rrëzuar Ramën dhe do ta çojë deri në fund. Dhe ta dinë shqiptarët në këtë gjendje që është PD dhe opozita e bashkuar, pavarësisht gabimeve që kemi ne duhet t’u themi shqiptarëve që nuk kemi bërë zgjedhje lokale në 2019 dhe 2023. Pa pushtet lokal nuk mund të fitosh pushtetin qendror”, u shpreh Maliqi.
Parimisht ai shprehet se në Tiranë mund t’i fitojë zgjedhjet çdo kandidat i PD-së, pasi sipas Maliqit kryeministri e qeveria janë kalbur politikisht nga krimi e betoni.
“Në Tiranë është e lehtë për t’u fituar bashkia se Rama është kalbur politikisht nga skandalet e krimet, qeveria de facto e ka mbuluar krimi. Tirana është betonizuar parqet mungojë. Kështu që çdo kandidat i PD që caktohet përballë ministres së Covidit. Unë mendoj që Berisha ka pjekurinë politike shumë të madhe dhe Berisha dyshon që do të bëhen zgjedhjet dhe pret kur të marrin formë të prerë zgjedhjet”, tha Maliqi.Ish-deputeti Dashnor Sula propozoi emrin e Sali Berishës si kandidatin e vetëm që mund të fitojë zgjedhjet në bashkinë e Tiranës. -

Lefter Maliqi zbulon takimin e fshehtë Veliaj-Dako në burg
Kronikë E Martë, 30 Shtator 2025 21:46
Ish-deputeti i PD, Lefter Maliqi tregon se ish-kryebashkiaku Vangjush Dako është dërguar sërish në burgun e Durrësit për të bindur Erion Veliajn që të pranojë shkarkimin si kryebashkiak i Tiranës.
Sipas tij shkarkimi i Veliajt është një lojë politike, në një kohë kur opozita e ka akuzuar Veliajn për inceneratorët e 5D. Maliqi thekson edhe se Gjykata Kushtetuese do ta pezullojë, pasi nuk ka shkak ligjor për shkarkimin e tij.
”Haberi ka qenë; prano shkarkimin se nesër do dalësh nga burgu, por duke ditur pabesinë, pavarësisht se nuk flet. E çoi për t’i mbushur mendjen, i mati dhe tensionin. Kishte luhatje të tensionit”, tha Maliqi në A2 CNN. -

Dash Sula propozoi Sali Berishën si kandidat për Tiranën, i përgjigjet Lefter Maliqi: Je kthyer në aktor
Ish-deputeti Lefter Maliqi i është përgjigjur në A2 CNN propozimit të Dashnor Sulës, i cili deklaroi se vetëm Sali Berisha mund të fitojë bashkinë e Tiranës përballë Ogerta Manastirliut. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ai theksoi se Berisha është një personalitet dhe atij i shkon vetëm kostumi i kryeministrit, ndërsa shton se pa pushtetin lokal, nuk mund të fitosh pushtetin qendror.
“Dash Sula nuk besoj që t’i pëlqejë roli i aktorit. Vërtet mund të ketë bërë gabime PD me Sulën por këto ide që hedh në media po ua them prerë saktë; Berisha është personalitet. Kostumi i Berishës është ai i kryeministrit dhe ka një mision për të rrëzuar Ramën dhe do ta çojë deri në fund. Dhe ta dinë shqiptarët në këtë gjendje që është PD dhe opozita e bashkuar, pavarësisht gabimeve që kemi ne duhet t’u themi shqiptarëve që nuk kemi bërë zgjedhje lokale në 2019 dhe 2023. Pa pushtet lokal nuk mund të fitosh pushtetin qendror”, u shpreh Maliqi.
Parimisht ai shprehet se në Tiranë mund t’i fitojë zgjedhjet çdo kandidat i PD-së, pasi sipas Maliqit kryeministri e qeveria janë kalbur politikisht nga krimi e betoni.
“Në Tiranë është e lehtë për t’u fituar bashkia se Rama është kalbur politikisht nga skandalet e krimet, qeveria de facto e ka mbuluar krimi. Tirana është betonizuar parqet mungojë. Kështu që çdo kandidat i PD që caktohet përballë ministres së Covidit. Unë mendoj që Berisha ka pjekurinë politike shumë të madhe dhe Berisha dyshon që do të bëhen zgjedhjet dhe pret kur të marrin formë të prerë zgjedhjet”, tha Maliqi.
Më herët në Ditarin e pasdites me Pandi Gjatën në A2 CNN ish-deputeti Dashnor Sula propozoi emrin e Sali Berishës si kandidatin e vetëm që mund të fitojë zgjedhjet në bashkinë e Tiranës. -

120 “Sali Berisha kandidat për Tiranën”, Lefter Maliqi i përgjigjet ashpër Dash Sulës: Je kthyer në aktor
Ish-deputeti Lefter Maliqi i është përgjigjur në një emision televiziv propozimit të Dashnor Sulës, i cili deklaroi se vetëm Sali Berisha mund të fitojë bashkinë e Tiranës përballë Ogerta Manastirliut. Ai theksoi se Berisha është një personalitet dhe atij i shkon vetëm kostumi i kryeministrit, ndërsa shton se pa pushtetin lokal, nuk mund të fitosh pushtetin qendror.
“Dash Sula nuk besoj që t’i pëlqejë roli i aktorit. Vërtet mund të ketë bërë gabime PD me Sulën por këto ide që hedh në media po ua them prerë saktë; Berisha është personalitet. Kostumi i Berishës është ai i kryeministrit dhe ka një mision për të rrëzuar Ramën dhe do ta çojë deri në fund. Dhe ta dinë shqiptarët në këtë gjendje që është PD dhe opozita e bashkuar, pavarësisht gabimeve që kemi ne duhet t’u themi shqiptarëve që nuk kemi bërë zgjedhje lokale në 2019 dhe 2023. Pa pushtet lokal nuk mund të fitosh pushtetin qendror”, u shpreh Maliqi.
Parimisht ai shprehet se në Tiranë mund t’i fitojë zgjedhjet çdo kandidat i PD-së, pasi sipas Maliqit kryeministri e qeveria janë kalbur politikisht nga krimi e betoni.
“Në Tiranë është e lehtë për t’u fituar bashkia se Rama është kalbur politikisht nga skandalet e krimet, qeveria de facto e ka mbuluar krimi. Tirana është betonizuar parqet mungojë. Kështu që çdo kandidat i PD që caktohet përballë ministres së Covidit. Unë mendoj që Berisha ka pjekurinë politike shumë të madhe dhe Berisha dyshon që do të bëhen zgjedhjet dhe pret kur të marrin formë të prerë zgjedhjet”, tha Maliqi.Ish-deputeti Dashnor Sula propozoi emrin e Sali Berishës si kandidatin e vetëm që mund të fitojë zgjedhjet në bashkinë e Tiranës. -

“Mesazhi i Ramës për Veliajn erdhi nga burgu,Maliqi tregon lëvizjen me Vangjush Dakon: U dërgua në burg për t’i çuar..
Ish-deputeti Lefter Maliqi ka komentuar situatën politike në vendin tonë, teksa e ka konsideruar shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj si antikushtetues. I ftuar në një emision televiziv, Maliqi tha se zgjedhjet në 6 bashkitë e mbetura pa kryetar, duhet të ishin zhvilluar.
Po ashtu ai tha se shkarkimi i Veliajt është bërë për të tërhequr vëmendjen nga publikimi i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit.
“Unë mendoj që duhet të ishin mbajtur zgjedhjet në 6 bashkitë. në 2007 unë dhe i ndjeri dhe Gert Bogdani, në momentin që kemi bërë betimin, është shpallur brenda 48 orëve vakanca dhe brenda 45 ditëve u bënë zgjedhje.Tani jemi shumë vonë, ka tre javë që ka nisur Parlamenti dhe janë betuar deputetët. Unë mendoj që Rama këtë shkarkim antikushtetues mund ta bënte më përpara. Por e bëri në këto momente kur pritetet edhe raporti i OSBE-ODHR, ku ka zëra të ndryshëm brenda opozitës për protesta dhe aksionin opozitar, dhe ai tërheq vëmendjen siç bëri me Diellën dhe tani po e bën me Bashkinë e Tiranës”, tha Maliqi.
Ndërsa për pezullimin e vendimit të shkarkimit të Erion Veliajt, Maliqi tha se nëse presidenti Bajram Begaj do të shpallte datën e zgjedhjeve, Gjykata Kushtetuese do t’i rrëzonte.
“Çfarë nuk ndodh në këtë vend. Presidenti edhe mund ta shpalli datën, por nëse Gjykata Kushtetuese e rrëzon, do të ketë një kallëzim penal për Këshillin e Ministrave, presidentin e kështu me radhë. Çfarë nuk ndodh në këtë vend, mos të na duket si habi. Ajo ndodhi edhe me rastin e Olta Xhaçkës, që nuk e respektoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, se është ajo që kemi thënë për kapjen e të gjitha institucioneve, por nuk besoj se do të shkojë kaq larg dhe të dalë mbi Gjykatën Kushtetuese”, tha Maliqi.
Gjithashtu Maliqi tha se më burimet e tij, ka mësuar se ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u dërgua në burgun e Durrësit, për t’i dhënë një mesazh Erion Veliajt.
“Mua bëhet qejfi që më në fund Erion Veliaj filloi të ndjehej. Unë kam informacione të sigurta, se i çuan për disa ditë ‘doktor’ Vangjushin atje dhe ai i mbati tensionin dhe i çoi mesazhin e ramës. Unë kam qenë Drejtor në Drejtorinë e Burgjeve dhe e di shumë mirë që kushtet e sigurisë në burgun e Durrësit dhe se kush e drejton. Mendoj që zoti Veliaj filloi të hedhë zëra se nuk ka çfarë fiton më.
Maliqi tha se nisur nga ankimimin i avokatëve të tij, Erion Veliaj sipas tij, do të ndjekë rrugën ligjore.
“Për mua është kjo, deri sa avokatët e tij bënë ankimim, ai do të vazhdojë rrugën ligjore sepse ndryshe do të ishte fundi i turpshëm i karrierës së tij politike. Duke e njohur zotin Rama, Veliaj nuk i besonte edhe kompromisit për të dalë nga burgu”, tha ai.
Ndërsa i pyetur nga Karapanço mbi aksionin opozitar, Maliqi tha se pritet raporti nga OSBE për zgjedhjet e 11 majit, që opozita të nisë protestat.
“Në parlament bëhet se çfarë do Rama. Edhe pse ne jemi Republikë Parlamentare, Rama ka kapur të gjitha institucionet. Që nga vendimi i fundit i Kolegjit Zgjedhor në 20 gusht për zgjedhjet, që për mua ishin farsë, do të pritet raporti i OSBE-së për zgjedhjet dhe do të shihet reagimi i ndërkombëtarëve. Pastaj do të shihet ideja për protesta që nuk do të jenë një apo dy orëshe”, tha Maliqi