Tag: maliq

  • Maliq/ Shkrumbohet banesa në fshatin Sovjan, dëme të shumta materiale

    Maliq/ Shkrumbohet banesa në fshatin Sovjan, dëme të shumta materiale

    Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Sovjan, në Maliq, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi në dy dhoma të banesës, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

    Në vendngjarje kanë ndërhyrë dy mjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në banesat përreth.

    Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në shpërthimin e zjarrit.

     

  • Tragjedia në Maliq/ Shefi zjarrfikës: Fëmijët u gjetën jashtë, pistat tregojnë…

    Tragjedia në Maliq/ Shefi zjarrfikës: Fëmijët u gjetën jashtë, pistat tregojnë…

    Përgjegjësi i shërbimit zjarrfikës në Bashkinë e Maliqit, Sadik Halili tha se ka qenë policia ajo që ka lajmëruar shërbimin e MZSH e që më pas ka shkuar menjëherë një vendngjarje, aty ku një banesë u përfshi nga flakët. Sipas tij, 40 vjeçarja Merjeme Hazisllari dhe djali i saj 14 vjeçar të cilët ndërruan jetë, kanë pasur shumë pak djegie ndërkohë vajza 6 vjeçare ka më shumë.
    Përgjegjësi i zjarrfikëses nuk përjashton mundësinë që vdekja e nënës dhe djalit ka ardhur nga asfiksia. Më tej, ai shton se në vendngjarje janë gjetur prova materiale që tregojnë edhe shkakun e rënies së zjarrit në dhomën e ndenjes së familjes Hazisllari.
    “Djali ka qenë i pavetëdijshëm kurse vajza e vetëdijshme dhe tek dera e kuzhinës kemi gjetur të asfiksuar nënën e tyre e cila kishte ndëruar jetë. Njoftuam ambulancën, ju dhamë ndihmën e parë i dërguam në spitalin e Korçës. Për këtë ngjarje është ngritur grupi hetimor pjesë e të cilit jam edhe unë për të gjetur shkakun e zjarrit. Për momentin kemi dy versione: brenda në kuzhinë ka qenë soba me dru zjarri e ndezur ndërsa poshtë në dysheme kemi gjetur disa fije shkrepse të ndezura. Nuk mund të themi ende pistën përfundimtare”, tha Sadik Halili shefi i shërbimit zjarrfikës Maliq.
    Ngjarja tragjike ndodhi të dielën në qytetin e Maliqit. Zjarri që ka rënë në banesë u ka marrë jetën nënës dhe djalit, Merjeme Azisllari dhe djali i saj, Valter Azisllari, 14 vjeç. Në gjendje të rëndë ndodhet fëmija tjetër i familjes, 6 vjeç, i cili po trajtohet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Fëmija u prit në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës nga ekipi mjekësor, i cili ishte në komunikim të vazhdueshëm me mjekët, që e shoqëronin gjatë transportit nga Korça drejt Tiranës.

  • Tragjedia në Maliq, nënë e bir humbën jetën, përcillen sot për në banesën e fundit

    Tragjedia në Maliq, nënë e bir humbën jetën, përcillen sot për në banesën e fundit

    Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, nënës dhe djalit të saj të mitur, Merjeme dhe Luka Azisllari, të cilët humbën jetën dje pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët në Maliq.

    Kryefamiljari, Valentino Azisllari, përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se ceremonia e varrimit do të mbahet sot pasdite, ora 15:00.

    Si pasojë e zjarrit ka mbetur e lënduar dhe vajza e mitur, vetëm 6 vje֛çe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës.
    Zjarri ka shpërthyer rreth orës 13:30 në një banesë familjare, ku ndodheshin një nënë 40-vjeçare së bashku me dy fëmijët e saj. Si pasojë e flakëve dhe tymit të dendur, nëna Merjeme Azisllari, dhe djali i saj, Luka Azisllari, 14 vjeç, humbën jetën nga asfiksia.
    Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ambulancat, të cilat kanë transportuar me urgjencë dy fëmijët drejt Spitalit Rajonal të Korçës. Fatkeqësisht, 14-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa fëmija tjetër, 6-vjeç, ndodhet në gjendje kritike për jetën.

    Top Channel

  • Zjarri në Maliq/ Fqinja rrëfen tmerrin: Vajza ishte nxirë dhe po i binin flokët! Djali vdiq në koridor

    Zjarri në Maliq/ Fqinja rrëfen tmerrin: Vajza ishte nxirë dhe po i binin flokët! Djali vdiq në koridor

    Fqinjët rrëfejnë momentet e tmerrit në Maliq, ku zjarri përfshiu banesën e familjes Hazisllari, ku humbën jetën nëna, djali 14-vjeçar dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital vajza 6-vjeçare.
    Xhemile Kapri është banorja që ka qenë në vendngjarje si dëshmitare dhe si personi që dha ndihmën e parë, në tragjedinë që i morri jetën Nefeli dhe Luka Hazisllarit.
    “Unë dola të hidhja plehrat, edhe ajo çupka po qante… qante në oborr. Shkoj atje dhe shoh, ajo dukej sikur ishte futur në kazan, e tëra e nxirë. Thërras komshiun lart dhe i them: ‘Hajde shpejt, shiko çfarë ka ndodhur!’ Më dridhej trupi, nuk shikoja dot. Kur vajtëm, komshiu tha: ‘Kjo është e djegur! Si ka mundësi, është në mes të oborrit?!’ Hapëm derën me këmbë. Djali ishte i shtrirë barkas, me këmbë dhe krahë hapur. Thashë: ‘Ka vdekur.’ Nuk e dinim që edhe nëna ishte brenda e gjeti policia dhe zjarrfikësja”, tha ajo.
    Më tej rrëfeu se si i dhanë ndihmën e parë vajzës së djegur rëndë.
    Vajtëm dhe ngritëm çupkën; ishte një kuvertë atje jashtë dhe e mbështollëm. Asaj i binin flokët dhe kishte plagë nga djegiet. Ata ishin me autizëm vajza nuk fliste, as nuk ecte, ndërsa djali ecte por nuk fliste. Djali ishte i vdekur që në korridor, ndërsa vajza po qëndronte ulur. Nëna ishte brenda”, vijoi ajo.
    Fqinja rrëfen se familja jetonte në vështirësi ekonomike.
    “Kishin vështirësi ekonomike, me dy të sëmurë në shtëpi kempi, 200 mijë lekë nuk u mjaftonin. I ndihmonim dhe i flisnim të ëmës, se ishin dy, një s’e mban dot, jo më dy të sëmurë. Ndihmohej, por me aq lekë sa merrnin, as për pampersa nuk u dilnin. Djalin e çonte në një qendër, ndërsa vajzën jo.”

  • Zjarri me dy viktima, shefi i Zjarrfikëses në Maliq jep detaje:Nënë e bir i gjetëm të asfiksuar,dy pistat ku po hetohen

    Zjarri me dy viktima, shefi i Zjarrfikëses në Maliq jep detaje:Nënë e bir i gjetëm të asfiksuar,dy pistat ku po hetohen

    Shefi i MZSH Maliq, Sadik Halili, ka dhënë detaje të reja lidhur me zjarrin tragjik që u mori jetën dy personave në Maliq. Halili ka bërë me dije se zjarrfikësja është njoftuar me vonesë pasi fqinjët nuk e kanë kuptuar se ka rënë zjarr në banesë pasi dritaret e dyert kanë qenë të mbyllura.
    Ai theksoi se distanca ka qene e vogël dhe se pasi janë njoftuar nga policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Sipas tij kur kanë mbërritur i kanë gjetur të pajetë nënë e bir të cilët humbën jetën nga asfiksia.
    Sipas tij deri më tani janë dy pista hetimi, një që shkak i zjarrit ka qenë ndezja e shkrepëseve ose soba e druve.
    “I kemi gjetur pas shenja jete, djalin 14-vjeçar dhe zonjën e shtëpisë, te asfiksuar nga tymi. Djegiet u konstatuan te fëmija i dytë, kishte djegie në fytyre e në pjesë të ndryshme të trupit. Te dy fëmijët i kemi gjetur ne oborrin e banesës, nënën e tyre e kemi gjetur ne derën e kuzhinës të asfiksuar nga tymi. Nuk kishte djegie, vdekja erdhi nga asfiksia nga tymi.
    Me marrjen e njoftimit ne kemi mbërritur për 2 minuta. Distanca ishte e shkurtër, duke parë djegiet kur kemi arritur ne nuk kishte zjarr kishte mbaruar. Ne kemi bërë evakuimin e fëmijës, të nënës së tyre dhe i përgatitem për spital”, tha ai në “Euronews Albania”.

  • Kaso për ngjarjen në Maliq:Shteti kujtohet për qytetarët vetëm pas tragjedisë

    Kaso për ngjarjen në Maliq:Shteti kujtohet për qytetarët vetëm pas tragjedisë

    Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, në një postim në rrjetet sociale është shprehur se ngjarja tragjike që ndodhi sot në Maliq është dëshmi e një shteti të dështuar, që kujtohet për qytetarët vetëm pasi ndodh fatkeqësia.
    Kaso vë theksin tek braktisja e plotë e shtresave më të pambrojtura nga një sistem që, prej 13 vitesh, nuk funksionon për ata që kanë nevojë.
    “Një familje në skaj të mbijetesës goditet rëndë, ndërsa shteti dhe bashkia bëhen të gjallë vetëm kur ndodh tragjedia”, shprehet deputeti demokrat.
    Postimi i Kasos:
    Të dashur miq!
    Ngjarja e sotme në Maliq është nga ato ngjarje që askush nuk do të dëshironte t’i dëgjonte.Një familje në skaj të mbijetesës, pëson dhe një goditje tejet të rëndë.
    Për fat të keq, shteti dhe bashkia kujtohet për këto kategori familjesh vetëm pasi iu ndodhin fatkeqësi apo tragjedi.
    Ky sistem që është instaluar tani e 13 vjet, nuk ka sy e veshë për ata që kanë nevojë por vetëm për ata që i sigurojnë jetëgjatësinë. Lutjet tona sot shkojnë për familjen Azisllari dhe vajzën e mitur që po lufton për jetën në spital!

  • Zjarri në banesën në Maliq/ Vajza e mitur në gjendje të rëndë, intubohet në QSUT

    Zjarri në banesën në Maliq/ Vajza e mitur në gjendje të rëndë, intubohet në QSUT

    Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e së dielës në Maliq, ku një banesë është përfshirë nga flakët, brenda së cilës ndodheshin nëna me dy fëmijët e saj të mitur.
    40-vjeçarja Merjeme Azisllari dhe djali 14-vjeçar Luka Azisllari ndërruan jetë nga asfiksia.
    Në gjendje të rënduar vajza e mitur 6-vjeçe ka mbërritur në QSUT.
    E mitura po merr trajtim në pediatri në shërbimin e reanimacionit, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, e intubuar.
    Mjekët thonë se gjendja e saj vijon të jetë e rëndë. Krahas asfiksisë që pësoi nga tymi ka dhe shumë djegie.
    Dyshohet se shkak për zjarrin të jetë bërë soba me dru.

  • Tragjedia në Maliq me dy viktima, Kaso: Shteti i Rilindjes, i vdekur për të varfrit, i gjallë për oligarkët

    Tragjedia në Maliq me dy viktima, Kaso: Shteti i Rilindjes, i vdekur për të varfrit, i gjallë për oligarkët

    Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, në një postim në rrjete sociale është shprehur se ngjarja tragjike që ndodhi sot në Maliq është dëshmi e prekshme e një shteti të dështuar, që kujtohet për qytetarët vetëm pasi ndodh fatkeqësia.

    Në një reagim të fortë, Kaso vë theksin tek braktisja e plotë e shtresave më të pambrojtura nga një sistem që, prej 13 vitesh, funksionon vetëm për klientelën e pushtetit dhe jo për ata që kanë realisht nevojë.

    “Një familje në skaj të mbijetesës goditet rëndë, ndërsa shteti dhe bashkia bëhen të gjallë vetëm kur ndodh tragjedia”, shprehet deputeti demokrat, duke përcjellë lutjet për familjen Azisllari dhe vajzën e mitur që ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

    Postimi:

    Të dashur miq!

    Ngjarja e sotme në Maliq është nga ato ngjarje që askush nuk do të dëshironte t’i dëgjonte.
    Një familje në skaj të mbijetesës, pëson dhe një goditje tejet të rëndë.

    Për fat të keq, shteti dhe bashkia kujtohet për këto kategori familjesh vetëm pasi iu ndodhin fatkeqësi apo tragjedi.

    Ky sistem që është instaluar tani e 13 vjet, nuk ka sy e veshë për ata që kanë nevojë por vetëm për ata që i sigurojnë jetëgjatësinë. Lutjet tona sot shkojnë për familjen Azisllari dhe vajzën e mitur që po lufton për jetën në spital!

     

  • “Një shtet i dështuar”, Kaso reagon për tragjedinë në Maliq: Rama kujtohet për qytetarët vetëm pas fatkeqësive

    “Një shtet i dështuar”, Kaso reagon për tragjedinë në Maliq: Rama kujtohet për qytetarët vetëm pas fatkeqësive

    Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, në një postim në rrjete sociale është shprehur se ngjarja tragjike që ndodhi sot në Maliq është dëshmi e prekshme e një shteti të dështuar, që kujtohet për qytetarët vetëm pasi ndodh fatkeqësia.
    Në një reagim të fortë, Kaso vë theksin tek braktisja e plotë e shtresave më të pambrojtura nga një sistem që, prej 13 vitesh, funksionon vetëm për klientelën e pushtetit dhe jo për ata që kanë realisht nevojë.“Një familje në skaj të mbijetesës goditet rëndë, ndërsa shteti dhe bashkia bëhen të gjallë vetëm kur ndodh tragjedia”, shprehet deputeti demokrat, duke përcjellë lutjet për familjen Azisllari dhe vajzën e mitur që ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
    Postimi:
    Të dashur miq!
    Ngjarja e sotme në Maliq është nga ato ngjarje që askush nuk do të dëshironte t’i dëgjonte.Një familje në skaj të mbijetesës, pëson dhe një goditje tejet të rëndë.
    Për fat të keq, shteti dhe bashkia kujtohet për këto kategori familjesh vetëm pasi iu ndodhin fatkeqësi apo tragjedi.
    Ky sistem që është instaluar tani e 13 vjet, nuk ka sy e veshë për ata që kanë nevojë por vetëm për ata që i sigurojnë jetëgjatësinë. Lutjet tona sot shkojnë për familjen Azisllari dhe vajzën e mitur që po lufton për jetën në spital!

  • Tragjedia në familjen Azisllari, kryebashkiaku Topçiu: Bashkia Maliq do të mbulojë të gjitha shpenzimet

    Tragjedia në familjen Azisllari, kryebashkiaku Topçiu: Bashkia Maliq do të mbulojë të gjitha shpenzimet

    Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar ditën e sotme në Maliq, ku Merjeme Azisllari dhe djali i saj Luka Azisllari humbën jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët, ndërsa lëndime mori edhe vajza 6-vjeçare, ka reaguar edhe kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu.
    Në një postim në rrjetet sociale, Topçiu shkruan se në këto momente Bashkia e Maliqit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe qëndron pranë tyre në këtë situatë kaq të rëndë.
    Ndërsa më tej, Gëzim Topçiu u shpreh se do të mbulojë të gjitha shpenzimet Bashkia për këtë rast.
    Postimi i plotë:
    Ngjarje e rëndë në Maliq
    Një ngjarje e trishtë ka prekur sot qytetin tonë.
    Një nënë dhe djali i saj kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e asfiksisë nga tymi në ambientet e baneses të tyre, ndërsa vajza e vogël 6-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
    Në këto momente dhimbjeje të thellë, Bashkia e Maliqit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe qëndron pranë tyre në këtë situatë kaq të rëndë.
    Ngjarje të tilla na kujtojnë sa e brishtë është jeta dhe sa e rëndësishme është të jemi pranë njëri-tjetrit në ditë të vështira.
    Ngushëllime të ndjera!