Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë zonën gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në disa akse rrugore të Bashkisë Maliq.
Një ndër dëmtimet më serioze është shembja e një segmenti të rrugës së vjetër Lozhan-Moglicë, e cila ka sjellë izolimin e 8 familjeve në fshatrat Gjinikas dhe Osojë. Për shkak të shembjes, qarkullimi i mjeteve në këtë aks është bërë i pamundur.
Nga ana e bashkisë, ekipet e terrenit kanë nisur menjëherë punën për hapjen e një bypass provizor, me qëllim krijimin e një rruge alternative që do të mundësojë lëvizjen e banorëve deri në rikthimin e plotë të qarkullimit. Punimet po vijojnë me intensitet për të garantuar normalizimin sa më të shpejtë të situatës.
Ndërkohë, reshjet kanë shkaktuar edhe shkarje dherash në rrugën e fshatit Kakaç. Specialistët e bashkisë ndodhen në terren duke kryer inspektime dhe studimin e zonës, pasi janë konstatuar dhe lëvizje të tjera të terrenit që kërkojnë vlerësim të kujdesshëm.
Megjithatë, pavarësisht dëmtimeve, aktualisht aksi mbetet i kalueshëm për mjetet, ndërsa autoritetet janë në gatishmëri të plotë për ndërhyrje të mëtejshme, nëse situata e motit përkeqësohet.
Tag: maliq
-

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
-

Arrestohet efektivi i policisë në Maliq! Përplasi për vdekje me makinë qytetarin gjatë shërbimit
Një efektiv policie i quajtur Dritan Qylafi është arrestuar në Maliq, pasi akuzohet se ka përplasur për vdekje një qytetar.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor “Elbasan- Korçë”, kur efektivi ishte duke qarkulluar me makinën e tij, gjatë orarit të shërbimit. Dritan Qylafi ka përplasur qytetarin konkretisht në rrugën Maliq – Lozhan dhe ai ka ndërruar jetë në vendngjarje. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Policia ndërkohë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Njoftimi i AMP:Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor D. Q., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme / Trupë Shërbimi në Seksionin e Rendit Publik, në Komisariatin e Policisë Maliq, pranë DVP Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 290 të Kodit Penal.
Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme rreth orës 18:00, duke drejtuar mjetin e tij (gjatë shërbimit) në aksin rrugor Maliq – Lozhan, është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e shtetasit B. H., banues në Maliq.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
-

Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin në aksin Maliq-Lozhan, arrestohet punonjësi i Policisë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar punonjësin e policisë pasi përplasi për vdekje një këmbësor në aksin Maliq-Lozhan, një ditë më parë.
Efektivi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
68-vjeçari ishte duke kaluar rrugën teksa u përplas.
Njoftimi i policisë:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor D. Q., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme / Trupë Shërbimi në Seksionin e Rendit Publik, në Komisariatin e Policisë Maliq, pranë DVP Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 290 të Kodit Penal.
Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme rreth orës 18:00, duke drejtuar mjetin e tij (gjatë shërbimit) në aksin rrugor Maliq – Lozhan, është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e shtetasit B. H., banues në Maliq.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. -

I mori jetën në një aksident një 67-vjeçari në Maliq, arrestohet inspektori i Policisë në Korçë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Elbasan-Korçë, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë që aksidentoi për vdekje një 67-vjeçar mbrëmjen e kaluar.
Inspektor D. Q., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme / Trupë Shërbimi në Seksionin e Rendit Publik në Komisariatin e Policisë Maliq, pranë DVP Korçë u vu në pranga pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” sipas nenit 290 të Kodit Penal.
Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme, rreth orës 18:00, gjatë drejtimit të mjetit të tij në aksin rrugor Maliq-Lozhan, Inspektor D. Q. është përfshirë në një aksident me pasojë vdekjen e shtetasit B. H., banues në Maliq.
Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

Aksidentoi për vdekje një person, arrestohet polici
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor Dritan Qylafi, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme / Trupë Shërbimi në Seksionin e Rendit Publik, në Komisariatin e Policisë Maliq, pranë DVP Korçë.
Qulafi është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 290 të Kodit Penal.
Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme rreth orës 18:00, duke drejtuar mjetin e tij (gjatë shërbimit) në aksin rrugor Maliq – Lozhan, është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 67-vjeçari.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
-

Përplasi për vdekje kalimtarin gjatë shërbimit, arrestohet efektivi i policisë
foto ilustruese
KORÇË- Një punonjës policie është vënë në pranga nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore, për shkak se ka shkaktuar një aksident me vdekje mbrëmjen e djeshme.
Punonjësi i policisë, teksa drejtonte mjetin e tij, në orarin e shërbimit, përplasi për vdekje shtetasin Bashkim Hida, rreth 67 vjeç, i cili po kalonte rrugën.
NJOFTIMI I AMP
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor D. Q., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme / Trupë Shërbimi në Seksionin e Rendit Publik, në Komisariatin e Policisë Maliq, pranë DVP Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 290 të Kodit Penal.
Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme rreth orës 18:00, duke drejtuar mjetin e tij (gjatë shërbimit) në aksin rrugor Maliq – Lozhan, është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e shtetasit B. H., banues në Maliq.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].
Për ankesa me Whatsapp 0694151511 Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”. -

Polici aksidenton me makinë këmbësorin në Maliq, burri humb jetën
Aksident i rëndë në aksin Maliq-Lozhan. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një mjet ka goditur një këmbësor që po kalonte rrugën i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Viktima është identifikuar si Bashkim Hida.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Maliq-Lozhan”, automjeti me drejtues shtetasin D. Q.,(punonjës policie), ka përplasur shtetasin B. H., rreth 67 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, 67-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor dhe AMP ndodhen në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
gijotina.com/ -

Aksident me vdekje në Maliq
Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Maliq.
Paraprakisht raportohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vendngjarje.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit. -

Aksident me vdekje në aksin Maliq-Lozhan, humb jetën këmbësori
Një aksident ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Maliq – Lozhan.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Kolanec, kur një këmbësor është goditur nga një mjet. Fatkeqësisht këmbësori, 67-vjeç ka humbur jetën.
Mësohet se viktima është banor i fshat Maliq, i cili ka qenë duke ecur në këmbë nga qyteti i Maliqit në drejtim të fshatit të tij, ndërkohë që mjeti që e ka aksidentuar ka qenë duke lëvizur nga Lozhani në drejtim të qytetit të Maliqit.Burime thanë se drejtuesi i mjetit është një oficer policie i komisariatit të Maliqit, i cili ka qenë me shërbim në këtë aks rrugor, ku lëvizin edhe refugjatë si dhe persona të dyshuar për prerjen e lëndëve drusore.
“Rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Maliq-Lozhan”, automjeti me drejtues shtetasin D. Q.,(punonjës policie), ka përplasur shtetasin B. H., rreth 67 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, 67-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor dhe AMP ndodhen në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit”, njofton policia.
/vizionplus.tv -

EMRI/ Aksident i rëndë në aksin Maliq-Lozhan, një i vdekur
Aksident i rëndë në aksin Maliq-Lozhan.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një mjet ka goditur një këmbësor që po kalonte rrugën i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Viktima është identifikuar si Bashkim Hida.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Maliq-Lozhan”, automjeti me drejtues shtetasin D. Q.,(punonjës policie), ka përplasur shtetasin B. H., rreth 67 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, 67-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor dhe AMP ndodhen në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.Top Channel